Kategori
Uncategorized

Në Shqipëri lind ‘bursa’ e vrasjeve, ja sa kuotohen ekzekutimet në qytete të ndryshme.

Image

Të gjitha atentatet, ekzekutimet maftioze dhe vrasjet që prej fillimit të 2019:

 2 Janar, Krimi në familje tronditi mbarë opinionin, kur në ditën e dytë e Vitit të Ri,  Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj.

 14 janar, një tjetër krim, madje i trefishtë, tronditi Tiranën. Në 05:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas, të cilët i ekzekutoi.

 15 janar, një atentat mafioz u shënua në Vlorë. Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj një automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

 18 janar në Korçë, Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje, vrau  Altin Balliu.

 24 janar,  34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Me 30 janar, 50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në zonën e Selitës.

 6 shkurt, Teodor  Lera, nga Vlora vrau bashkëshorten e tij, Eva Lera.

 13 shkurt, Lirie Xhepa u qëllua për vdekje me 3 plumba pistolete, shumë pranë banesës së saj. Ajo u gjet e pajetë mes shkurresh nga banorët e zonës së Kodër-Sharrës.

 17 shkurt, një krim i rëndë tronditi Vlorën. Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.

 24 shkurt, një ngjarje e rëndë ka shokuar Durrësin. Një 45-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pas një zënke që ka pasur me autorin e vrasjes në një lokal.

 15 mars, është vrarë Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë.

 16 mars u vra në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi.

 18 mars, u ekzekutua pranë banesës së tij në Tiranë Jurgen Kurti. Ngjarja e rëndë ndodhi në zemër të kryeqytetit, në rrugën “Zef Jubani”.

 20 Mars, pas një atentati me armë zjarri në Shkodër u ekzekutua Ferdinand Polia. 35-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.

 22 mars, ekzekutohet në qendër të qytetit të Elbasanit, në mënyrë mafioze, avokati Ravik Gurra. Ai ka qenë përfaqësuesi ligjor i Emiliano Shullazit dhe pjesëtarëve të familjes Çapja në Elbasan.

 23 mars, një krim i rëndë në familje është regjistruar në qytetin e Gramshit. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij.

 30 mars, vritet para banesës së motrës së tyre në Shkodër, vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Lini një koment