Kemi një rikthim masiv tek idetë e të majtës dhe një ringjallje të së majtës dhe përkrahësve të saj në çdo skutë. Një riaktivizim të familjeve, që shkatërruan Shqipërinë gjatë regjimit komunist, çka është edhe oguri më i zi.

Erjon Veliaj është një progresist sekular i të majtës ekstreme. Ai po drejton me arrogancë dhe arbitraritet, ashtu si padroni i tij z. Rama, bashkinë më të madhe në vend. Të gjitha vendimet e marra nga ai si kryetar i bashkisë së Tiranës janë vendime jotransparente dhe në shpërfillje të plotë të konsultave me qytetarët. Gjjthsesi ai nuk është si Edi Rama. Ai di ta fshehë me elegancë narcizizmin dhe nevojën egzistenciale që ka pushtet. Ai ka treguar që është në gjendje të bëjë gjithçka për pushtet, nga tradhtia dhe pabesia deri tek jargavitja dhe vrasja.
Duke qenë se rrjedh nga një familje fshatare, e zbritur nga Tërpani në Tiranë, e cila gëzonte disa të mira dhe favore gjatë regjimit, ai e përjetoi si traumë rënien e regjimit, sepse ardhja e demokracisë dhe kapitalizmit solli dhe humbjen e këtyre të mirave dhe privilegjeve, duke shkaktuar zemërim tek Erjoni i vogël, që asokohe, siç e ka pranuar edhe vetë, u detyrua të shiste edhe fiq në të njëjtin vend me ‘katunarët’, të cilët sot i tall edhe përbuz sa herë i jepet mundësia, me gjuhën e tij të pisët dhe të gjymtuar.
Si pasojë, ai pati një fëmijëri të vështirë ekonomikisht dhe për këtë ai gjithmonë ka mallkuar Partinë Demokratike dhe kapitalizmin. Që prej asaj kohe, ai gjeti ngushëllim tek idetë marksiste dhe e majta ekstreme, ide që e frymëzuan për krijimin e organizatës Mjaft, e cila ishte një kopje e shëmtuar e lëvizjes OTPOR në Serbi, por që gjithsesi e ndihmoi Veliajn, Maznikun, Spiropalin, Fugën etj, të faktorizoheshin në tregun e politikës shqiptare.
Si një vrasës gjakftohtë, ai pranoi që aksionin e tij ta vendoste në shërbim të Edi Ramës, dhe Rama në këmbim të kësaj, do ta emëronte atë dhe sivllezërit e tij në majat e Partisë Socialiste. Kështu ai u katapultua në elitën e partisë socialiste, pikërisht për shkak të kësaj lidhje okulte, të paqartë me kryetarin Edi Rama, që ia dha këtë post si shpërblim për ndihmën bujare, që Veliaj i dha për të rrëzuar Fatos Nanon, asokohe kryeministër i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste.
Ndaj, asnjëherë nuk e ka konsideruar veten vetëm si kryetar bashkie i Tiranës, por si i përzgjedhur, si i llastuar i kryetarit me atribute ekskluzive. Arroganca e tij femërore është shumë më ekstreme se ajo e vetë Ramës. Ky është kryetari i parë i bashkisë së Tiranës për të cilin punon e gjithë Shqipëria.
Shpenzimet e deritanishme nga bashkia e Tiranës janë tejet anormale, amorale dhe të papërgjegjshme për një shtet të varfër si Shqipëria. Po shpenzohen miliona dollarë të shqiptarëve, nga xhepat e shqiptarëve për make-up të Veliajt. Por nëpërmjet këtyre milionave ai blen dhe paguan shërbimin e aktorëve më të rëndësishëm ekonomikë dhe politikë, që do ta ndihmojnë në rikandidimin dhe rizgjedhjen e tij si kryetar bashkie. Nëpërmjet këtyre favoreve dhe milionave ,ai po kalcifikon pozicionin e tij si kryetar i ardhshëm i partisë socialiste dhe kryeminister i ardhshëm i të gjithë shqiptarëve.
Sigurisht, që kjo shkon në faturën e të gjithë secilit prej nesh. Media e blerë ,e mbështet në mënyrë të pacipë. Ajo po i jep një mbështetje pa rezerva në këmbim të trojeve për ndërtim të favoreve që burojnë nga pushteti. Por fatura për këtë po i vjen çdo ditë shqiptarëve në forma nga më absurdet dhe ndër to gllabërimi i hapësirave publike të Tiranës. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, mbajtja e të cilave është ende në dyshim, bashkia e Tiranës është ‘kali’ më i rëndësishëm i betejës për Ramën dhe partinë socialiste, ndaj Rama po investon të gjitha paratë e shqiptarëve në mënyrë që Veliaj të fitojë. Këtë Veliaj e di mirë dhe po e shfrytëzon për likujdimin e kundërshtarëve dhe në favor të rritjes së përkrahjes së tij brenda partisë.
Ajo për të cilën sot nuk duhet të ketë asnjë dyshim është fakti, që me Ramën dhe ekstremistin e majtë Veliaj, në Shqipëri po ndodh një revolucion “i heshtur”. Një grusht i ngadaltë shteti. Kemi një rikthim masiv tek idetë e të majtës dhe një ringjallje të së majtës dhe përkrahësve të saj në çdo skutë. Një riaktivizim të familjeve, që shkatërruan Shqipërinë gjatë regjimit komunist, çka është edhe oguri më i zi.
Është koha që të gjithë patriotët të nisin seriozisht rezistencën dhe të rimarrin me urgjencë fatin e Shqipërisë në duart e tyre, përndryshe nëse nuk e bëjnë tani, nesër do të jetë shumë vonë.
Nga Red Varaku