Nga Ilir Myftiu.
Ndoshta dhimba e dy poeteve u ndie përsëri edhe me 16 Mars. Duart e tyre akoma dhe mbas kaq vitesh te ekzekutuar kanë shenjat e telave me gjemba, trupi i tyre gjithe plagë nga dhuna, kockat e thyera.
Ata sot ndien dhimje.
Xhelati që i torturoj rrinte serbes, i qetë, i pa shqetësuar në oborrin e demokracisë.
Në oborrin e demokracisë, mes protestuesve demokratë, ish të persekutuar, qytetare, të rinj, qëndronte edhe ish xhelati që torturoj deri në vdekje, dy zogj lirie, dy bij nënash, dy poetë që i këndonin natyrës, diellit, lirisë, dhe kurrë diktaturës dhe diktatorit.
Në oborrin e demokracisë qëndronte vetë mëkëmbësi i diktaturës.
Ja çfarë shkruan demokrati i oreve te para Ilir Myftiu.
Miqte e mij dy ore mbas protestes se opozites , me dt 16 janar ne teritorin e Selise PD pashe kete mostren Petrit Azemaj avokat ne zyre ne e avokatit te popullit. , perbri tij jane heronjte mesuesit Genc Lela, dhe Vilson Blloshmi, viktimat e hetuesise cnjerezore te tij , te cilet u denuan me varje ne litar, per fjalen e lire ,per poezine e tyre, per gjuhet e huaja qe zoteronin, dhe per te kaluaren anticomuniste te te pareve te tyre.ky eshte nje turp qe kjo fytyre gjendej ne oborin e PD. Me e keqja kur mesova se ky bajge gjendej ne zyren e avokatit te popullit ne saje te supportit te drejtuesve te larte te PD. Ky njeri duhet ti jepet drejtesise dhe jo te gjeje perkrahje te PD.
Me rastin e ditëlindjes së poetit martir!
VILSON BLLOSHMIT
Unë s’kam qenë në Sahara,
As në ëndrra s’e kam parë.
Saharaja njerëz ha,
Saharaja, tokë e tharë…
Unë s’kam qenë në Sahara,
As Vilsoni nuk pat shkuar,
Veç, kur shkroi vargjet për të,
Fundin kurrë s’e kish menduar.
Çdo vargu plumba i lëshuan,
Poetit që ndanë nga kjo jetë.
Mu në zemër e qëlluan,
Saharaja, ç’ferr i nxehtë!
Do të shkoj në Sahara,
Shpejt a vonë, do të shkoj.
Në më djegtë zjarri i saj,
Atë zjarr do përvëloj…

CIGANËT
Çdo vjeshtë vinte një varg me ciganë
Dhe këndonte plot mall e trishtim:
“Se si janë ca gra, se si janë,
Ah, të vrasin veç me një vështrim…”
Dhe shkuan ciganët në rrugën plot fletë,
Me këngët, me kuajt revan…
Dhe pas i përcillte me duf një gërnetë
E ndezur prej shpirtit cigan
Dhe prapë erë e vjeshtës m’i zgjoi kujtimet
Me këngën e vjetër cigane për gratë.
Në vitet e brishta më çojnë mendimet,
Si vesë mëngjesi m’u tretën gëzimet,
Dhe thinjat m’u shtuan çdo natë…
“Se si janë ca gra ,se si janë…”
Gjithnjë më mundon ky mendim.
E pse o ciganë, a gjetshi belanë,
Me këngë e me kuaj çudisni dynjanë
Dhe vjeshtës këndoni me trishtim:
“Se si janë ca gra, se si janë…”?