Kategori
Uncategorized

Gjermani:Merret i pandehur për krime dhe torture në burgjet e diktaturës,ish drejori i burgjeve Edmond Caja.

Nga Mira Dine.

Ju jap lajmin e mirë, se se fundi pas 28 vjetësh të drejtimit të një drejtësie fallco në Shqipëri, është akuzuar krimineli komunist shqiptar, Edmond Caja, nga drejtësia gjermane….

Falenderoj të gjitha ata që më mbështetën, me aq sa kishin në dorë, që së fundi kriminelët, të mund të quhen kriminel e të dënohen, siç e meritojnë.

Kjo luftë sapo ka filluar..

Ndihem me ndërgjegje të lehtësuar,

para gjyshit, kushërinjve, e gjithë atyre njerëzve, të cilët akoma nuk dimë ku janë groposur nga pushtuesit komuniste, pushtuesit më i egër që shkelën Shqipërinë ndër shekuj….

Fola për ata që,

zë më s’kanë

e midis nesh nuk janë.

Fola për ata që,

na dalin në ëndrra të paqetsuar….

Fola që

kriminelët të denohen

të gjallë apo të vdekur….

Të gjallët le të flasin vetë…

Ju lutem mos hezitoni, të akuzoni kriminelët, kudo qofshin…

Luftoni, për drejtësinë, po deshtët, të mos ju mallkojnë pasardhësit….

http://www.radiandradi.com/qafa-e-barit-porta-e-ferrit-nga-urim-gjata/

3 replies on “Gjermani:Merret i pandehur për krime dhe torture në burgjet e diktaturës,ish drejori i burgjeve Edmond Caja.”

Të dënohen nga Gjermania, NATO dhe BE dhe Gjykatat Ndërkombëtare apo të OKB, edhe kriminelët antishqiptarë dhe shovinistë të cë cilët vepruan në rradhët e UDB dhe Shërbimeve të Sigurimit jugosllav, montuan raste dhe akuza të rreme në procese të inskenuara ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi, qofshin që nga vitet 1945-61, ( siç është Procesi i Prizrenit, likuidimi i Mulla Idriz Gjulanit, Hasan Rremnikut dhe rasti ,,Prita në Bistricë,,), madje që nga vitet 1962-68 disa procese të tjera të stilit udbashian ndaj Grupit të Adem Demaçit, ose më herët terrori në Monopolin e Tetovës dhe dëbimi i shqiptarëve në Goli Otokun famkeq prej ku disa nuk u kthyen më dhe nuk u dihen as varret, ose veprimet antishqiptare dhe kriminale nga 1981 (siç ishin gjatë Procesi i Zenicës apo ai i Paraqinit).

Pëlqejeni

Lini një Përgjigje te Nafi ÇEGRANI Anuloje përgjigjen