Kategori
Uncategorized

“Zëri i Amerikës” financohet nga organizatorët e grushteve të shtetit në Afrikë dhe Amerikën Latine

Nga Kastriot Dervishi

Më 10 shkurt 1991, ATSH-ja pyeste ministrin e Mbrojtjes Popullore, Kiço Mustaqin në lidhje me një intervistë që ishte dhënë në Radion “Zëri i Amerikës”.

Ato kohë flitej se ushtria mund të organizonte një grusht shtetit, ngaqë drejtuesit e saj ishin në masë të madhe enveristë dhe as e kuptonin sistemin e ri pa idhullin e tyre të krimit.

Në përgjigje, Kiço Mustaqi, i cili ishte enveristi nr.1 i ushtrisë akuzoi “Zërin e Amerikës” se financohej nga shteti që organizonte grushte shteti në vende të Afrikës dhe Amerikës Latine.

Pra, megjithëse vendi ynë kish nisur ndryshimet, ende drejtuesit e PPSH-së qanin hallin e vendeve të botës së tretë dhe regjimeve diktatoriale të rrëzuara atje.

Koha tregoi se në shkurtin e vitit 1991 Shqipëria ishte përpara rrezikut të rënies në një juntë ushtarake.

Mustaqi qëndroi ministër deri në prill 1991. Qëndroi deputet i Partisë së Punës dhe pas qershorit, i Partisë Socialiste.

Nga Kastriot Dervishi.

Lini një koment