Kategori
Uncategorized

Djegia e mandateve ktheu tek PD 200 mijë votat e munguara!

Me këtë lëvizje Basha ka kthyer shpresën dhe aromën e fitores tek PD, duke tërhequr të pakënaqurit. 200 mijë votat që mungonin në inventarin e PD, me djegien e mandateve të PD, për paradoks, janë rikthyer dhe kjo u pa gjatë këtyre ditëve, ku qytetarët u rikthyen pranë saj.

Në luftë, elementi i surprizës është aq i rëndësishëm, sa fillimi i saj. Vendimi i kreut të opozitës Lulzim Basha për të radikalizuar qëndrimin kundrejt qeverisë Rama, pas skandaleve të një pasnjëshme, ka sjellë dorëzimin e mandateve parlamentare.

Ky vendim i Bashës i jep fund të gjithë spekullimeve dy vjeçare për vazhdimin e marrëveshjes së 17 majit të 2017. Pas këtij vendimi Basha ka marrë pozitën më të mirë taktike në fushën politike, duke e vendosur qeverinë Rama dhe komunitetin ndërkombëtar në pozitën që duhet të sqarojnë pozicionin e tyre.

Maxhoranca e kapur në befasi po reagon siç e ka zakon: refuzo, huto e kundërsulmo. Zv. Kryeministri Braçe deklaroi se nuk ka zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Edi Rama iu tha mediave italiane se ka parë sondazhet e tij, që e japin favorizues. Ndërsa nr. 2 i PS, Taulant Balla deklaroi se PD e LS kanë sjellje terroriste që duan të hedhin sistemin në erë. Tre reagime, të tre të ndryshme dhe pa lidhje me njëra tjerën.

Në fakt, ka qenë ish kryeministri italian Andreoti që ka thënë se ka gjithmonë një vend në tavolinë, por kur në të lënë vend, ahere ke të drejtën e Zotit për të përmbysur tavolinën.

Rregullat e lojës nuk funksionojnë. Klanet dhe bandat mbledhin votat për gjushët, ndokët, rroshët, bardhët e lalët. Pastaj i kërkojnë KM një xhiro timonin.

Në këto kushte, opozitës dhe PD nuk i mbeti reagim tjetër veçse dalja nga sistemi parlamentar.

Një ESC. Me këtë lëvizje Basha ka kthyer shpresën dhe aromën e fitores tek PD, duke tërhequr të pakënaqurit. 200 mijë votat që mungonin në inventarin e PD, me djegien e mandateve të PD, për paradoks, janë rikthyer dhe kjo u pa gjatë këtyre ditëve, ku qytetarët u rikthyen pranë saj.

Nga Faktor.Al

Lini një koment