Alfred Lela
George Herbert Walker Bush ndërroi jetë më 30 nëntor në moshën 94 vjeçare. Ai ishte Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm dy mandate e ndanë Bill Klintonin, që e mundi në zgjedhjet e vitit 1992, nga presidenca e të birit, George, të riut, që qëndroi në Shtëpinë e Bardhë deri në vitin 2004, kur u zëvendësua nga Barack Obama.
Përveçse të qenit patriarku i një prej ‘familjeve të mëdha’ në politikën amerikane, George Herbert Walker Bush është dhe një konservator i moderuar. Që në vitin 1966 ai i pat thënë një miku se, ‘kur termi i moderuar ktheht në fjalë të pistë, ne kemi një problem’. Këtë moderacion ai e ruajti edhe në rezervat që pati për njeriun zëvendës president i të cilit ishte, Ronald Reagan që, njëkohësisht, premtonte rritje të shpenzimeve ushtarake, ulje të taksave dhe buxhet të balancuar.
Megjithatë, moderacioni nuk ishte i mjaftueshëm për të që të fitonte një mandat të dytë presidencial, duke u bërë thuajse i vetmi President që humbte në përpjekjen pasardhëse. Moderimi, ndoshta, e shtyu që të sulmonte, me një vendim të shpejtë e unanim, duke marrë mbështetjn e OKB dhe të Kongresit, Irakun që pushtoi në vitin 1992, Kuvajtin e vogël. Ironitë e fatit apo të historisë e ndalën atë para vendimit që të rrëzonte nga pushteti Sadam Huseinin, çka i lejoi të birit President një dekadë më vonë, një tjetër ndërhyrje më brutale, më të efektshme (në terma afatshkurtër) dhe një prani ushatarke amerikane që vazhdon ende të ekzistojë dhe të prodhojë fatalitete, dilema dhe kundërshtime.
Bushi i vjetër ishte instrumental në përfundimin e Luftës së Ftohtë, shmangien e përplasjeve të mëdha (çmontimin e ‘Luftës së Yjeve’) dhe shpërbërjen e qetë të Bashkimit Sovjetik dhe të Traktatit të Varshavës. Te Mikhail Gorbaçov, lideri i Perestrojkës, ai pa një shtetar me të cilin mund të punonte dhe të dialogonte. Ky dialog lejoi edhe bashkimin e Gjermanive, edhe braktisjen prej Gorbit të ‘doktrinsë së Brezhnjevit’ duke mos ndërhyrë ushatrakisht pas shkëputjes së satelitëve sovjetikë në Europën Lindore.
Ajo ‘detantë’ me komunzimin botëror prodhoi efektet e veta edhe për Shqipërinë e vogël e cila nuk ishte satelit i askujt, por vërtitej në galaksinë pa orbitë të stanlinizmit të vet sipas imagjinares paranoide të Hoxhës ateist.
Nga shërbimi shqip i ‘Zërit të Amerikës” që filloi ‘desantimin’ e ideve duke i dhënë hapësirë atyre pak zërave kritikë në Tiranë, dhe më vonë, kur partitë opozitare ishin krijuar tashmë, vizitën në Shqipëri të Sekretarit të tij të Shtetit, James Baker.
‘Liria funksionon’, tha Baker para një turme entuziaste dhe patetike prej qindra mijra njerëzish, më e madhja e parë ndonjëherë në sheshin ‘Skënderbeg’. George Bush, i vjetri, i çoi edhe një sinjal paralajmërues shefit serb, Sllobodan Milloshevic, atë që njihet si ‘paralajmërimi i i Krishtlindjes’ duke e kërcënuar me luftë në rast agresioni të shqiptarëve të Kosovës. Një shenjë që do të bëhej verdikt 6 vjet më vonë nga pasardhësi i tij, Bill Klinton, që urdhëroi bombardimet mbi Serbinë. Nëntë vjet më vonë, i biri, Bushi i ri, shpalli në Tiranë në krah të Kryeministrit Berisha se Kosova, herët apo vonë, do të ishte shtet i pavarur. Pas nëntë muajsh, u tha, u bë.
George Herbert Walker Bush, më shumë se nga aksionet simbolizohet ndoshta nga një frazë e vetme: Rendi i Ri Botëror (New World Order). Ai është një prej atyre politikanëve të një epoke tashmë të shkuar në botë, liberalë duke qenë konservatorë apo konservatorë duke qenë liberalë, që i moderuan ideologjitë personale apo forcave që përfaqësonin në favor të këtij rendi. Me Macronin, Le Pen-in, Grillon, Salvinin, Kurzin, Trumpin, Erdoganin dhe Putinin, mund të thuhet se sërishmi kemi një ‘Rend të Ri Botëror’, por ‘i riu i të vjetërve’, Bushit, Kohlit, Gorbaçovit, Miteranit, Thatcher-it ishte diçka tjetër.
Sigurisht, me kufizimet e veta, por pikërisht te këto kufizime gjendej maturia dhe liria e atij rendi. George Bush i vjetri, që shkon sot, është ndër të fundit e atyre patriarkëve .