Kategori
Uncategorized

Vallë kaq budallenjë na bëjnë këta njerëz dhe duhet që ne emigrantêt ti besojmë dhe t’i votojmë përsëri e përsëri!?

Vallë kaq budallenjë na bëjnë këta njerëz dhe duhet që ne emigrantêt ti besojmë dhe t’i votojmë përsëri e përsëri!?

Ju faleminderit.

Dhe me gjithë respektin personal për ju z.Ministër, nuk mundem ti bashkohem një mashtrimi me emrin “Samit i Diaspores”.

Të gënjesh të tjerët është profesion, të gënjesh vetveten është mëkat.

Ju po gënjeni dhe të tjerët dhe vetveten.

Të kujtohesh për diasporën 80 000 vota që morët me 2013 vetëm nga emigrantët në Greqi, para fushatave elektorale eshtë pafytyrësi, djallëzi, dhe paskrupullësi (një propagandë si Enveri dikur në kongreset e PPSH,me partitë komuniste ne bote ).

Të harxhosh qindra milionë kot së koti nga buxheti i shtetit,ne një kohë kur qindra e mijra familje ngrysen dhe gëdhihen pa bukë, është krim.

Ju e mashtruat me 10 premtimet tuaja duke i vjedhur votën emigracionin shqiptar, sidomos atë në greqi

Dhe nga gjithë premtimet mbajtët vetëm komoditimin e drejtuesve tuaj të degëve të “rilindjes” në greqi te cilet mashtruan emigrantet me premtimet tuaja boshe, duke mbushur përfaqsitë diplomatike atje, por dhe në vendet pikante në administratën shqiptare.

Qeveritaret e Rames dhe vete Rama sillen akoma me emigrantet sikur jane akoma ne opozite dhe jo prej gjashte (6) vitesh ne qeveri.

Premtimet në Selanik, më 1.11.2014

Së pari.

Duhet të marrë fund diskriminimi i votës së emigrantëve, të cilët nuk duhet të lëvizin më nga shtetet ku ata jetojnë për të shprehur vullnetin e tyre për qeverinë që drejton vendin amë. Emigrantët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në shtetet ku ata jetojnë” (premtim i harruar)

Së dyti.

Qeveria socialiste do të zgjidhë problematikën e pensioneve te emigranteve. Gjithë këto vite punë në emigracion nuk mund të shumëzohen me zero, kur emigrantet do rikthehen në atdhe, ne do ta bëjmë realitet njohjen e kontributeve tuaja shoqërore në Greqi përmes një marrëveshjeje, e cila tashmë ka “përfunduar”. (Akoma as nuk kanë filluar negociatat me palën greke).

Së treti.

“Shërbimi diplomatik”. Ne do t’ia heqim nga duart miqve dhe familjarëve të kryeministrit, ministrave apo deputetëve. “Shërbimi diplomatik” do të vihet në funksion të emigrantëve” dhe kush mund ta bëjë këtë më mirë se ju, që e njihni emigracionin, askush”. ( Asnjë lëvizje Stafi i shërbimit diplomatik është mbushur me drejtuesit e degeve te PS në greqi )!?

Së katërti.

Ulja e tarifave konsullore, mashtrimi tjetër i Ramës me emigrantët, emigrantet paguajne dyfish keto tariva në perfaqsite diplomatike.

Së pesti.

Ne do të zgjidhim problematikën e toponimeve dhe sinjalet janë shumë pozitive nga diskutimet me qeverinë greke. …….(çështja akoma jo e plotë, madje edhe e pafilluar) !?

Së gjashti,.

“TVSH 2” do të kthehet nga një mjet mediatik që propagandon vetëm Saliun dhe Jozefinën në ekranin edukues për fëmijët e emigrantëve, duke ndërtuar një program që promovon kulturën, traditën dhe historinë e Shqipërisë, në mënyrë që fëmijët tuaj të ruajnë identitetin kombëtar”. (Asnjë sinjal, madje tani TVSH-ja është kanali më i pa frekuentuar nga emigrantët)!?

Së shtati.

Premtuan per te kontribuar në mësimin e gjuhes shqipe për femijët shqiptare ne greqi, duke biseduar me qeverine greke qe ne shkollat greke mbas diteve te beheshin kurset e gjuhes shqipe, por nuk çoj as edhe një libër atje.

Së teti.

Hapja e nje qendre kulturore per emigrantet shqiptare në greqi, gje qe veç premtim-mashtrimit, nuk u realizua kurrë.

Vallë kaq budallenjë na bëjnë këta njerëz dhe duhet që ne emigrantêt ti besojmë dhe t’i votojmë përsëri,

Më mirë e cilësonit “kongresi i “rilindjes” për diasporën.

Lini një koment