Departamenti Amerikan i Shtetit mohon që ish-kryeministri Sali Berisha të jetë përfshirë në listën e personave që iu ndalohet hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
‘Gazeta Shqiptare’ i është drejtuar me anë të një e-mail DASH-it për të marrë informacion mbi pretendimin e kryeministrit Edi Rama se, Berishës i është refuzuar viza për në SHBA. Në përgjigjen e kthyer nga zyra e çështjeve publike bëhet e qartë se “në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave.”
DASH saktëson se ish-kryeministri shqiptar nuk ndodhet në listën e personave që ju ështe refuzuar viza për ne SHBA sic eshtë në listë deputeti Tom Doshi dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, të cilët janë shpallur ‘non grata’.
“Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë”, thuhet në përgjigjen e DASH.
Ish-kryeministri ka mohuar që t’i jetë refuzuar viza për në SHBA, duke theksuar se që kur është larguar nga detyra në vitin 2013-të, nuk ka bërë asnjë aplikim të tillë.
Ish-ambasadori në OKB për drejtorin e Zërit të Amerikës: Është shumë i besueshëm në DASH


