Kategori
Uncategorized

Bashkë mundemi, qoftë edhe me pak.

Akt human i emigranteve shqiptare ne Selanik.

Nuk eshtë e thene të jesh i pasur.

Eshtë zemra ajo që të ben të tillë qoftë duke hequr diçka nga vetja dhe duke ja u dhënë atyre që nuk munden ta kenë.

Eshte fat qe une i njoh te gjithe.

Pavlina Evro, rekordmenia që valëviti flamurin shqiptar në Nicë, Athinë e Oslo, sot Konsulle e pergjitheshme e RSh ne Selanik.

Arjanin nje djalë i qete dhe i dashur, Kostën nje emigrant zemer gjere, Thodhoriun mbajtesin qofte dhe me shpenzimet e tij shkollën e gjuhes shqipe.

Të tre keta emigrante sot nuk jane vetëm bizesmene ku kane te punesuar dhjetra e dhjetra shqiptarë, por qytetarë humanë që me mundesite e tyre perpiqen tju gjenden sa me prane jo vetem emigranteve por gjithkujt qe ndodhet ne hall ne shtetin grek.

Ndoshta ndodh per here te pare, por ky akt human tregon me se miri se komuniteti shqiptar ne greqi megjith hallet dhe problemet e tyre gjejne mundesi te japin pak shprese dhe bashkombasve te tyre ne qendrat e e riedukimit ne greqi.

Ka qene thirrja e Konsulles se Përgjithshme e RSh në Selanik znj. Pavlina Ylli, per sensibilizimin e komunitetit shqiptar që jeton e punon në Selanik për të mbledhur ndihma dhe për tua dërguar në këto ditë festash, bashkëatdhetarëve tanë, të cilët vuajnë denimet në qendrat e riedukimit në shtetin grek.

Intelektualë, mësues, biznesmenë, artistë, shoqata “Nena Terezë” si dhe organizata te ndryshme ju bashkuan thirrjes se znj. Ylli.

Kështu ditën e premte, keta bizesmenë te shoqeruar nga Konsullja e Pergjitheshme, bashke me ndihmat , udhëtuan drejt burgut të Nigritës, në Serres.

Ndihmat e mbledhura iu dorëzuan shtetasve tanë përmes Drejtorisë të kësaj qendre të vuajtjes së dënimit.

Të burgosurit në takimin që patën me znj. Ylli, shprehën falenderimin e tyre per ndimen ndaj tyre nga komuniteti shqiptar ne selanik.

Drejtoria e burgut të Nigritës ka falenderuar përfaqësuesit shqiptarë për këtë akt human.

Përmes këtij postimi shkruhet ne faqen e Konsullates shqiptare ne Selanik, falenderojmë në mënyrë të veçantë , emigrantët shqiptare atje dhe bizesmenët z. Thodhori Miho, z.Arjan Gusho dhe z. Kosta Qose.

Lini një koment