NJË KOMB.
Poeti i lashtë nga Teba PINDARI, i cili ka përjetuar pjesë të shekujve VI dhe V para Krishtit, e që për Lashtësinë e paraardhsëve të drejtëpërdrjet të SHQIPTARËVE të sotëm, në Poemën CARMINA et FRAGMENTA SELECTA I (Këngë dhe Fragmente të Zgjedhura I), në faqen 240 ka saktësuar, “QENIEN E PARË NJERËZORE SI NJË DHURATË TË BUKUR, TOKA E KRIJOI PELLAZGUN HYJNOR, SHUMË MË PARË SE TË KRIJOHEJ HËNA”, po edhe Gjeografi dhe Udhëpërshkruesi i shekullit II pas Krishtit PAUSANI, në PERIEGESIS TES HELLADHOS (Përshkrimi i Heladës) ka thënë, “PELLAZGU SI BURRI I PARË I KËSAJ BOTE KA LINDUR NGA DHEU PËR TË QENË NISMËTARI I GENIT NJERËZOR”, poashtu edhe Filozofi dhe Poeti Antik HESIODI, Profesori dhe Romansieri Anglez ROBERT GRAVES, si dhe Studiuesi Çek VOJTECH ZAMAROVSKY, i nxorrën PELLAZGËT si njerëzit MË TË LASHTË NË BOTË, TË LINDUR PREJ DHEUT, derisa për babain e tragjedisë antike ESKILIN, PELLAZGËT ishin POPULL AUTOKTON, term të cilin e përdorte për banorët E TOKËS së TYRE, për banorët e saj TË PARË që pandërprerë thonin se JEMI NË TOKËN TONË, e që në Gjuhën e SHQIPTARËVE të sotëm i bie, AUTOKTON = A (Asht-Është-Jemi) – U (Unë-Ne) – TOK (Tokë-Në Tokën) – TON (Tonë-Timen), të cilët LINDËN nga gjiri i TOKËS MËMË, pra u krijuan nga vetë DHEU, arsye për të cilën vetëm te SHQIPTARËT si përcaktim i gjinive mbetën pasthirrmat E BUKURA E DHEUT dhe BURRË I DHEUT.
Çdo krijesë njerëzore patjetër që duhet ta ketë edhe një NËNË edhe një BABA, pra PELLAZGËT nuk patën rrugëdalje tjetër përpos që prej MIJËRA, MIJËRA e MIJËRA vjetësh, që nga momenti i parë i tyre në këtë botë të mos ndalen së thënuri, DHEU është edhe MËMA edhe ATI ynë, prandaj edhe vendin e tyre përgjithmonë mbetën ta quajnë edhe MËMËDHE edhe ATDHE.
Pra nëse sipas PAUSANIT Pellazgu ishte nismëtarë I GENIT NJERËZOR, atëherë ai GEN pas shumë e shumë brezash duhej të vinte dhe erdhi deri te Udhëheqësi i fundit i ATLANTIDËS NOE-NOAH-NUHU dhe te BARKA E TIJ E FAMSHME E SHPËTIMIT pak para PËRMBYTJES SË MADHE, derisa nga ana tjetër Kontinuitet-efekti i zbritjes së Gjuhës SHQIPE të sotëm nga PELLAZGJISHTJA e stërvjetër, dëshmuar pakthyeshëm sipas Studiuesëve të shumtë, gjithnjë në bazë të emërtimeve të vendbanimeve, të maleve, të lumenjëve, të emrave të personaliteteve të mëdha Historike, detyrimisht e nxjerr konstatimin se AJO është GJUHA e PARË e Racës ARIANE, nga e cila pastaj gradualisht, sipas një burimi nga UniLang LANGUAGE COMMUNITY, kanë zbritur dhe janë krijuar 226 Gjuhë e Dialekte që sot fliten nëpër mbarë Botën, atëherë pra pa u hamendur fare detyrohemi të “ngatërrohemi” me supozimin, shëndrrueshëm në konstatim, se nëse NOE-NOAH-NUHU në kohën e tij ka qenë njeriu më i ditur në Botë, dhe vërtetë ka qenë, emri i tij pashmangshëm duhet të deshifrohet poashtu përmes gjuhës SHQIPE të sotme, NOE-NOAH = NJOHE-NJOHA – QË I NJEH GJËRAT – QË DIN – I DITUR, prandaj sipas Priftit Kaldean të Babilonisë BEROSI, Historianit Egjiptas MANETHO, Historianit të lashtësisë DIONIS HALIKARNAS, Antropologut Franko-Amerikan PAUL BELLONI du CHAILLU, Historianit Anglez SHARON TURNER, Astrologut Latin JULIUS FIRMICUS MATERNUS, Studiuesit Uellsian NENNIUS, Studiuesit Italian GIOVANNI NANNI DOMINIKANE, atij Kanadez ALEXANDER POLYHISTOR, Studiuesit Anglez STEWART MANN dhe shumë të tjerëve, po edhe sipas përmbledhjes NATIONAL MYTHS IN RENAISSANCE FRANCE (Mitet Nacionale në Renesansën Franceze) shkruar nga RON ASHER dhe më kryesorja, sipas MITOLOGJISË PELLAZGE, që sot njihet si MITOLOGJI SHQIPTARE, e që në një pjesë të Historiografisë Botërore rrejshëm njihet si MITOLOGJI GREKE, në TETË BREZA PAS NOE-NOAH-NUHUT djalë pas djali vjen DARDANI, për të cilin Studiuesi Çek VOJTECH ZAMAROVSKY, në përmbledhjen BOHOVE A HRDINOVE ANTICKYCH BAJI (Heronjtë e Miteve Antike), Pragë-Zagreb 1983-85, në faqen 60 sqaron, “Nga të gjithë bijtë e kësaj Bote, ZEUSI më së shumti e deshi atë, duke i përcaktuar një MBRETËRIM të LUMTUR dhe PASARDHËS të LAVDISHËM”.
DARDANIA e PARË.
Sipas Përmbledhjes DARDANUS OF ACADIA… (Dardani i Akadias…) të Klasës Aristokrate të Republikës Romake (The PATRICIANS), dhe sipas THE COMPENDIUM OF WORLD HISTORY (Përmbledhja e Historisë Botërore), Mbretëria e DARDANISË u themelua në AZI të VOGËL në vitin 1481 para Krishtit, 3497 vjet më parë, pra duhen edhe TRI VITE TË MBUSHEN RRAFSH 3500 VJET MREKULLIE, MREKULLIE e NJË PERFEKSIONI PREJ MBRETËRIE, e NJË HISTORIE MADHËSHTORE TË PARAARDHSËVE të DREJTËPËRDRJET të SHQIPTARËVE të SOTËM, e që DOLI TË JET SHTYLLË e MBARË HISTORISË BOTËRORE, pjesë KYQE e PËRCAKTIMIT TË VIJËS SË PANDALSHME të CIVILIZIMIT EUROPIAN e BOTËRORË, e që NË GJUHËN SHQIPE, NË GJUHËN MË TË VJETËR NË BOTË, shqiptohet QYTETËRIMI EUROPIAN.
DARDANIA e DYTË – T R O J A
Pas DARDANIT në fron erdhi djali i tij ERIHTONI, dhe pas tij nipi i tij TROJI, i cili edhe e ndau DARDANINË në dy pjesë. Pas vdekjes së TROJIT Mbret i DARDANISË u bë djali i tij i madh ASARAKU, kurse djali i tij i dytë ILI, ILLI ose YLLI e mori nën sundim pjesën jugore të saj, e cila si Mbretëri e re sipas THE COMPENDIUM OF WORLD HISTORY u krijua në vitin 1326 Para Krishtit dhe së pari u quajt ILION ose YLLION e tek pastaj TROJA, gjë për të cilën Studiuesi Çek VOJTECH ZAMAROVSKY, në Përmbledhjen BOHOVE A HRDINOVE ANTICKYCH BAJI (Heronjtë e Miteve Antike), Pragë-Zagreb 1983-85, në Faqen 331 sqaron, “Nipi i DARDANIT TROJI ishte Mbret i DARDANISË, kur ai vdiq Mbretëria e tij u nda, në DARDANINË e mbetur sundoi i biri i tij i madh ASARAKU, derisa në TROJADËN e ndarë më i riu ILLI, i cili e themeloi qytetin e ri, TROJËN apo ILIONIN”, TROJA pra si e themeluar nga DARDANIA, më vonë ishte definuar vetëm si njëra nga dy pjesët e saj, ajo shtrihej përgjatë DARDANELEVE (HELESPONTIT) në jugperëndim të ABIDOSIT. Emrat e tyre shkëmbeheshin njeri me tjetrin shumë shpesh, herë DARDANËT quheshin TROJANË e herë TROJANËT DARDANË, sidomos nga Poetët e mëvonshëm ROMAKË edhe pse ishin i njëjti popull, i të njejtit gjak dhe i të njejtës gjuhë, pra DARDANËT dhe TROJANËT u quajtën atëherë mu ashtu si quhen sot Shqiptarët e KOSOVËS dhe ata të SHQIPËRISË nga të huajt, në SHQIPTARË dhe KOSOVARË, me të vetmin dallim se DARDANËT e atëhershëm ishin ndarë në dy pjesë vullnetraisht. Pra TROJA gjithënjë konsiderohej si DARDANI e DYTË.
Ishte LUFTA e MADHE e TROJËS ajo që do ta thyente kohën në dy epoka, FATKEQËSISHT ishin VËLLEZËRIT e Gjakut PELLAZG ata që për DHJETË VJET rresht e zhvilluan këtë Luftë, nga njëra anë MIRMIDONËT, MIKENASIT, SPARTANËT, ARGOSËT, ITAKASIT… të përmbledhur në një emër si AKEJË që gjatë viteve 1194-1184 para Krishtit ia mësyen TROJËS (ERATOSTENI), që e konfirmon edhe Studiuesi Holandez IMAN JACOB WILKENS, i cili në librin e tij WHERE TROY ONCE STOOD (Ku Qëndronte Troja Dikur) thotë, “Lufta e TROJËS nuk u zhvillua nga GREKËT, sepse HOMERI asnjëherë nuk i kishte përmendur si të tillë, ata që ishin nën komandën e AGAMEMNONIT quheshin vetëm AKEJË“, po edhe Studiuesi dhe ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe WILLIAM EWART GLADSTONE ka thënë, “Rrethimi i TROJËS është ndërmarrë nga DANAJT kundër DARDANËVE TROJANË, edhe pse të dyja palët ishin TË NJË GJAKU”. Në këtë Luftë, pos shkatërrimeve të mëdha, nuk pati as përafërsisht aq shumë viktima sa e thotë një pjesë e Historiografisë Botërore, sepse aty nga të dyja anët pra, edhe sipas Poetit Epik HOMERIT, Historianit dhe Gjeografit STRABONIT, Studiuesit Francez MAURICE DRUON, Shkrimtarit Italian UGO (NICCOLO) FOSCOLO, Studiuesit Amerikan EDWIN JACQUES, Studiuesit Francez ROBERT d’ANGELY, Historianit Malazez LUBOMIR DOMAZETOVIĆ etj. luftuan vëllezërit e një gjaku, sepse përndryshe pastaj nuk do të mbushej e gjithë EUROPA e më gjërë nga DARDANO-TROJANËT, kjo edhe sipas Studiuesit dhe Teologut Amerikan HERMAN L. HOEH, në COMPENDIUM OF WORLD HISTORY – Volume II (Përmbledhje e Historisë Botërore – Volumi II), ku thuhet, “DARDANO-TROJANËT gjatë largimit të tyre nga TROJA ishin forcë shumë e madhe, si në numër po edhe në përgatitje”. TROJA pra vërtetë u pushtua në këtë luftë por assesi NUK HUMBI, ajo dalngadalë u ringjall, dalngadalë lulëzoi, dalëngadalë e mori veten nëpër mbarë EUROPËN e mbarë BOTËN.
DARDANO-TROJANËT pra pas pushtimit të TROJËS, sipas Prozës Skandinave EDDA (1240 pas Krishtit), u larguan dhe u vendosën kudo nëpër EUROPË dhe gjithandej u pritën jashtëzakonisht mirë, mbi të gjitha për shkak TË DIJES dhe KULTURËS SË TYRE SUPERIORE, përkatësisht për shkak të CIVILIZIMIT të LARTË të TYRE, derisa rrugëtimi shumë i gjatë i tyre përmes GJITHË EUROPËS do të përmbyllet me SHQIPTARËT.