nga Nazif Bezhani/
KUSH ISHIN.
11 figurat të PD qe kerkonin dosjen e Sali Berishës?
Një nga ngjarjet interesante ishte shkëputja e një fraksioni nga PartiaDemokratike, me pretendimet e tyre kundër udhëheqjes së Partisë.
Një nga pjesëtarët e këtij grupi, i konsideruar kryetar provizor, erdhi në zyrën time dhe më kërkoi me këmbëngulje kontrollin e figurës së kryesisë së Partisë Demokratike, e në veçanti, të Sali Berishës dhe Pjetër Arbnorit. Ai më siguroi se të dy kanë qënë agjentë, por jo vetëm kaq. Kur unë kundërshtova për të marrë përsipër një verifikim të tillë, për shkak se nuk kishte bazë ligjore.
I ashtuquajturi kryetar më kërcënoi se do t’i drejtohej për gjykim opinionit, nëpërmjet masmedias.
E pashë keq me të, por e gjeta shpejt një rrugëzgjidhje.
Për mendimin tim, kërkesa që bëni do të kishte një motiv logjik, në rast se ju, si grup fraksionist, i drejtoni një kërkesë Komisioni me firmën e të gjithëve për kontrollin e figurës suaj, dhe, krahas kësaj, të kërkoni publikisht edhe kontrollin e figurës së anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, duke u bërë thirrje që edhe ata të ndjekin shembullin tuaj.
.
“TRENDAFILI dhe SQEPARI”
Nga të 11 fraksionistët, dy prej tyre dilnin me njolla serioze.
Më bëri përshtypje, veçanërisht, njëri prej tyre, që shoqëronte kryetarin, i cili mu duk më llafazan dhe më këmbëngulës për kontrollin e figurës së Kryesisë së Partisë Demokratike.
Dhe pikërisht, ky “trim” kishte një dosje shumë të madhe. Unë shënova në bllok pseudonimet e tyre: “trëndafili” dhe “sqepari” dhe vendosa të merresha me ta.
-E kam të qartë sa të shqetësuar jeni ju për ruajtjen e pastërtisë së Partisë suaj, për ta shpëtuar nga rreziku i shndërrimit në një parti me ideologji komuniste, por në këto kushte, unë e kam shumë të vështirë për t’iu ndihmuar.
Në radhë të parë, duhet të plotësojë detyrimet ligjore. Arkivat janë plot me kërkesa për kontrollin e figurës së funksionar- ëve të lartë të shtetit. Dhe, të bësh kontrollin e nje personi, nuk është aq e lehtë, për shkak se në kompjutra janë shënuar vetëm pseudonimet e tyre.
Për shembull, vetëm pseudonimi “Trëndafili” apo “Sqepari”.
Por hajde e gjeji dosjet e tyre, për t’u njohur me veprimtarinë konkrete që kanë kryer!
Kur thashë dy pseudonimet, “trëndafili” dhe “sqepari”, ktheva sytë nga dy fraksionistët që kishin mbajtur këto pseudonime, të cilët mu dukën të vrerosur, me një fytyrë të prerë dhe në heshtje varri.
Njëri nga ata kapi prej krahu kryetarin e grupit, e tërhoqi paksa dhe i tha: “Hajde të dalim”. Pastaj, u kthye nga unë dhe shtoi:
“Keni të drejtë, zoti Kryetar, po heqim dorë dhe nga lista jonë”.
Dhe ikën për të mos u kthyer kurre më.
“SPIUNI “PASHTRIKU”
Gjatë kontrollit të listave të dërguara në arkivin e SHISH-it, ka rastisur që të ndeshemi edhe me disa karagjoze që kanë preferuar vullnetarisht t’u shërbejnë
organeve të Sigurimit të Shtetit.
Një ditë më doli në kompjuter, fare rastësisht, një personalitet i lartë politik, që i pëlqen shumë të mbahet e të duket, të flasë nëpër mitingje, herë para e herë pas të mëdhenjve, të japë shpesh edhe deklarata apo intervista në masmedia, etj., etj.
Kurioziteti më shtyu t’i shikoja edhe dosjen.
Më tërhoqi fotografia e tij shumë simpatike, sigurisht dalë rreth 20 vjet më parë, kur
ishte djalë i ri.
Pashë edhe raportet që kishte bërë, për shokët, me pseudonimin “Pashtrik”, një emër që e dëgjoja për herë të parë, ndonëse është emërtim i rëndësishëm gjeografik.
Pashë deklaratën e tij për bashkëpunimin me organet e Sigurimit të Shtetit, të shkruar bukur, bile në qeli. U mërzita aq shumë, sa e lashë arkivin dhe u ktheva në zyrë, me një ndjenjë të thellë neverie.
Përshtypje të tjera kisha për të, ndërsa gjithçka u përmbys menjëherë, duke më krijuar një ndjenjë përçmuese e të urryer për figurën e tij.
Më doli përpara pikërisht agjenti me kokë miu.
Më doli përpara pikërisht agjenti me kokë miu. që duhej futur në kategorinë e kafshëve.
Një ditë më del në rrugë, ballë për ballë, dhe më hidhet në qafë me entuziazëm, si të ishte shumë i malluar për mua.
Filloi të më lëpihej e të më servilosej, të më tregonte se kishte lexuar dy librat e mi të fundit dhe i kishte pëlqyer shumë etj., etj.
Pastaj më pyeti në mënyrë konfidenciale.
Po ç’kemi ndonjë gjë tjetër? Si po ia çon? -Si po ia çoj?! Në punë. Në shtëpi.
Dëgjoj edhe televizorin.
Mbrëmë dëgjova se nga Maqedonia kishin ardhur ca ujq në “Pashtrik”.
Ai e nuhati ironinë dhe, sapo dëgjoi të përmendej pseudonimi i tij, “Pashtrik”, i ndryshoi fytyra dhe gjuha u zbriti në gurmaz.
Më zgjati dorën në heshtje, që mu duk si dora e ftohtë e nja kadavre, dhe iku kokulur e pa bërë zë.
Pas disa ditësh më doli edhe një herë përpara, ballë për ballë, në afërsi të Klubit të Lidhjessë Shkrimtarëve.
Ai u trondit aq shumë, sa nuk dinte ç’të bënte.
E gjeti shumë shpejt derën; era nuhati erën! Siç shihet, mëkatarë të tillë atje e
gjejnë shpëtimin, pranë lëndës me të cilën është gatuar ndërgjegjja e tyre.
Nazif Bezhani.