Kategori
Uncategorized

“JENI JU PA JAM UNE”.

“JENI JU PA JAM UNE”.

Kjo shprehje e ish diktatorit E Hoxha,qe perseritej sa here takonte masat e gjera,apo ulej “gju me gju” me popullin. Mbas 23 vitesh eshte kopjuar dhe po vihet ne zbatim nga kryeministri i vendit Z Rama me ironine e tij te fameshme.

“Ne kemi vetem karriget, pushteti eshte i popullit”

Kur ne fakt,”Populli i tij” eshte qarku i ngushte i njerzve qe kane ngritur rrjetin qeverises ne vend,per te kontrolluar politiken dhe ekonomine e vendit.

NDERSA:

Pushteti sot ne shqiperi sundohet nga nje pakice e korruptuar,ndersa boset e rinj te parase kercenueshem kalojne nga nje karrige tek tjetra pa ju hyre gjemb ne kembe.

Pushteti i sotem ka perfaqesues tipike mafioze qe nuk jane kurre produkt i institucioneve shqiptare,por mbeturina te diktatures dhe krimit te organizuar.

Pushteti i sotem perbehet nga monstra te djeshme dhe te soteme qe jane kapur me thonj mbas karrigeve deri ne marrezi,me revanshin e tyre te pandalur mbi gjitheshka ne jeten socialpolitike te shqiptareve.

Kurse populli i vertete eshte ai:

Qe,kur futet ne shtepi nuk ka as uje,as drita dhe asgje qe duhet te jete normale per cdo familje,apo ndoshta dhe buke per femijet ne mbremje

Kjo sepse ne Shqiperi:

Ka te pasur dhe te varfer

Te ndershem dhe maskarenj

Te shendetshem dhe te semure

Te rinj dhe jo te rinj

Te gjalle dhe jo te gjalle

Ka vetem dy ngjyra bardh e zi

Nuk ka guxim por ka frike

S’ka shprese por ka droge

S’ka demokraci por ka politike

S’ka drita s’ka uje s’ka buke s’ka jete

Ne shqiperi nuk ka Rebelim

Por nuk ka as rebele

Nuk ka me dhimbje

Sepse s’ka me reagim

Por ka mpirje deri ne vetflijim.

Lini një koment