Kategori
Uncategorized

Shqipëria. Junta Ushtarake në Prag.

Larg duart nga Policia e Shtetit, mos e ktheni atë në Juntën Ushtarake në Shqipëri.

Dikujt mund ti duket miopi, dikujt edhe e pa besueshme, por Shqipëria e drejtuar nga “rilindja” është apo ndodhet në prag të juntës ushtarake.

Mbas emërimit të dyshimtë dhe të shumë përfolur të një gjenerali ushtrie ish këshilltar i kryeministrit, në krye të ministrisë së rendit, vjen hapi i dytë i një puçi ushtarak.

“Gjenerali Lleshi” ka bërë një projektligj famëkeq që do i drejtohet për aprovim parlamentit shqiptar, duke shkatërruar jo vetëm për pocinë e shtetit, por dhe demokracinë shqiptare, kjo në një shtet dhe qeveri narkotrafiku, me një kryeminister arrogant edhe me një mazhorancë homogjene.

Gjenerali i ushtrisë, sot ministër ka propozuar Nenin 40/1 për zëvendësimin e oficereve të lartë të policisë së shtetit me kuadro ushtrie.

E nëse kjo ndodh, atëhere është sa skandaloze aq edhe e frikshme për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Ky vërtet është një akt i papreçedentë ku përfshirja e elementve me begraund ushtarak bie në kundërshtim me themelin e ligjit për Policinë e Shtetit, mënyrën e funksionimit të saj në terren në raporte me komunitetin.

Ky ligj për këta oficerë ushtrie që simbas ligjit që kërkon të fusi në parlament Gjenerali i ushtrisë sot minister rendi cënon integritetin e trupës policore sepse ata nuk dinë as alfën e misionit policor dhe jo më shërbimin ndaj komunitetit .

Sepse Policia e Shtetit prej vitit 1999 me ligj nuk është më pjesë e forcave të armatosura.

Policia e shtetit cilësohet pjesë me uniformë e administratës publike.

Zoti Gjeneral, Zotërinj pushtetarë, mazhorancë parlamentare.

Larg duart nga Policia e Shtetit, mos ktheni atë në Juntën Ushtarake në Shqipëri.

Lini një koment