Kategori
Uncategorized

Protestoni. Qëtë mos përfundoni i trafikuar apo azilantë nëpër çadra rrugëve të botës.

Kauza e juaj, është kauza e gjithë shqiptarëve.

Nga Urim Gjata/

Sot dita e Rinisë dhe lirisē.

Bashkohuni me studentët.

Sot 8 Dhjetori më shumë se kurrë eshtë dita e juaj, dita e lirisë.

Ju jeni engjëjt e demokracisë.

Në zemrat tuaja ka vetëm mirësi dhe ëndërra të filluara por të pa reizuara qysh në 8 Dhjetorin e parë.

Sot ju jeni rikëthyer përsëri si dikur rreze drite, në ato ditë shprese të kombit.

Ju zgjuat ëndërrat e një populli, ju thyet zinxhirët e diktaturës, ju jeni promotorët e fillimeve demokratike në shqiperi, ju përsëri jeni ata që do risillni ndryshim.

Bashkouni.

Një si ju të dashur studentë, janë dhe prindërit tuaj banorë të Astirit, që kjo qeveri e korruptuar juve po ju ngre tarifat, ndërsaatyre po ju shkatërron shtëpitë.

Një si ju janë dhe komshinjtë apo të afërmit tuaj fatkeqë që kjo qeveri krimi, ju ka prerë ndihmën ekonomike duke i lënë pa bukë, pa ujë, pa drita

Një si ju janë dhe bashkmoshatarët tuaj që po marrin rruget e botes nga mos barazia dhe uria.

Një si ju janë familjarët tuaj të sëmuret qe nuk kane lek te paguajnë ilacet e skaduara.

Një si ju janë edhe qytetarët që po ju vidhen pronat.

Mos ndaloni.

Sot me ju janë të gjithë, jemi të gjithë ne.

Jo vetëm në shqipëri, por anë e mbanë globit.

Sot me ju janë shqiptaret e Amerikës, Kanadasë, Suedisë, Gjermanisë, Italisë e Greqisë.

Sot me ju është vetë ZOTI.

Mos ndaloni.

Ju jeni e vetmja shpresë e shqipërisë së përçmuar, dhunuar, trafikuar, dhe mashtruar në këto pseudovite demokracije.

Mos ndaloni.

Ju jeni e vetmja shpresë. E vetmja dritare nga ku mund të rihyjë përsëri djelli i lirisë në atdheun tonë.

Mos ndaloni.

Ju jeni e vetmja shpresë për të shkëputur shqipërinë nga thonjtë e bandave, krimit, dhe bastardëve që kanë uzurpuar dhe marrë peng jo vetëm pushtetin, por dhe ëndërrat tuaja.

Mos ndaloni.

Jo vetëm në kërkesat tuaja të drejta, por edhe për ne, për prinderit dhe familjet tuaja. Për gjithë ata që nuk kanë mundësi të vinë dhe të protestojnë përkrah jush.

Protestoni.

Nē emer të vërtetës, në emër të të gjithë shqiptarëve.

Në emër të atyre fatkeqve që ngrysen dhe gëdhien pa bukë.

Në emer të motrave tuaja që ato mos trafikohen por të shkollohen.

Protestoni.

Dhe shporreni këtë klasë politike të korruptuar, që po pasurohet duke shitur dhe vjedhur jo vetëm kombin, por dhe ëndërrat tuaja rinore.

Protestoni.

Që të jeni vetvetja, sot studentë dhe nesër profesorë dhe qytetarë të nderuar.

Protestoni.

Qëtë mos përfundoni rrugëve si shitës droge, i trafikuar apo azilantë nëpër çadra rrugëve të botës.

Ju nuk jeni vetë.

Me ju jemi tē gjithë atje në sheshet e Tiranës.

Urim Gjata

Diaspora Shqiptare Suedi.

Lini një koment