DESHMORET e LIRISE
nuk jane “mall” per tu perdorur.
Nga Ilirjan Fatkoja/
E lexova disa here shkrimin tend, nje requiem per njerzit e tu u te aferm qe kane dhene jeten per Lirine e vendit.
Nisur nga tema por edhe nga njohja e hershme me autorin, kerkova ti shkoj deri ne fund postimit, pasi kujtimi i vepres se tyre duhet pare si detyre qytetare per cdo kend e ne cdo kohe.
Deshmoret per Liri jane vlera deshmuese te vertetes se madhe, jane shkruesit me te drejte te Historise dhe duke qene bartesit me te panjolle te Lirise se Atdheut, jane edhe gardiane te saj.
Ne perceptimin tim deshmoret e Atdheut jane deshmuesit e pa diskutueshem te historise se kombit qe mban ne gji armatat e tyre, ku bejne pjese edhe deshmoret e luftes se dyte boterore.
Para deshmoreve duhet te kete vetem perkulje me respekt dhe kurre perdorim dashakeq.
Por u befasova nga kendi i ngushte i qasjes se autorit me te verteten dhe u stepa nga mbrapshtesia e trajtimit te kesaj ceshtje sa madhore aq delikate.
Deshmoret per Liri nuk jane prone vetiake, per tu mburrur, a per te nxjerre perfitime a mllefe.
Pa dashur ta fyej shkruesin, mu duk se kisha perpara nje hartim prej gjimnazistesh te viteve 60-70.
Deshmoret, ne te gjithe gjatesine historike kane aspiruar nje ATDHE te lire dhe nuk kane kursyen jeten per kete qellim. Ndaj respekti per ta eshte per mua konvertim me i drejte ne dashurine e mirefillte per atdheun .
Mjerisht, edhe shoku i hershem i fakultetit kish rene brenda grackes se ngritur qysh ne hershmeri regjimi enverist – keqperdorimit te qellimshem te vepres se deshmoreve te rene per Liri. Tashme dihet pse Enveri dhe regjimi i tij tiranik u rreken ta ndajne vazhdushmerine e zinxhirit te historise se deshmoreve te Atdheut duke i vene kufi kohor luften e dyte boterore dhe perkatesi vetem nga nje e perfaqesimit-ate partizane.
Sipas “historiografise enveriste cdo gje nis nga “epoka enveriane, edhe deshmoret”.
Me kete manover sa te ulet aq edhe te demshme per lirine dhe Shqiperine ne pergjithesi klika sllavo komuniste e Tiranes ngulmoi qe ideali i paster i deshmoreve te konvertohet ne “casus belli” per te thelluar e jetegjatesuar kryemaskaraden e luftes se klasave qe nisi me shpartallimin e “armiqve te brendshem” ( klasen e permbysur) dhe qe u mbyll edhe me shkerrmoqjen e nje pjese te mire te atyre qe kishin qene “fitimtareve te djeshem”!!)
Me idealin e paster te deshmoreve u luajt ne menyren me te paskrupullt per gjysem shekulli, dhe fatkeqesisht ky kendveshtrim i shtremberuar qellimisht e me dashakeqesi rreket te mbahet gjalle edhe ne ditet tona.
Per te kamufluar dhe perligjjur sjelljet cnjerzore te dhunes diktatoriale, makina propogandistike e regjimit i shperdori me zell te madh idealet per Liri te deshmoreve.
Qysh ne hapat e pare te vllavrasjes u implementuan motivet sllavo-ruse te gjakderdhjes se popullit.
“Hakmarrje rini deshmori therrret…”
Deformimi pa skrupuj i se vertetes, mashtrimet e tejskajshme historike ndikuan ne krijimi e qellimte te kontrastit mes shqiptareve duke i ndare ne : shoke dhe armiq. Dhe ne mes u vu “amaneti” i deshmoreve.
Por histori me kokefortesine e saj deshmoi se Deshmoret qe rane per Lirine e Atdheut, ishin nga te dyja “palet”.
Ne se do perpiqesha t’i ndaja nje cast ( megjithse eshte fare e pa logjikte ju ikeni ndare me thike! ) deshmoret e lirise qe ishin te rreshtuar ne formacionet luftarake partizane nuk mund t’i etiketojme si deshmore te komunizmit, sepse sic thote Dritero Agolli
“Marksi ju duk si hoxhe fshati….”
Deshmoret nuk kane qene kurre prone e diktatorit dhe eshte e felliqur t’i identifikosh ato me pasojat e bemave cmendurore te diktatures.
Ata jane drita qe ndricon altarin e memedheut.Ndaj nuk mund te perdoren nga bufonet e politikes se djeshme dhe te sotme sepse vepra e tyre nuk eshte jeteshkurter (si eshte orvatur politika enveriste per ti paraqitur.
Deshmoret nuk kane asnje pergjegjesi per krimet qe beri diktatura enveriane per gjysem shekulli.
Deshmoret nuk duhen perdorur nga asnje “pale” per perfitime meskine, si dhe perligjje interesash te mendje cyrykeve.
Ti je Akademik, dhe une prisja qe shkrimi yt te ishte produkt i shpirtit dhe i nje mendje te hapur, e i plotuar ne dimensione e urti.
Une besoj se te vendosurit e shqiptareve neper llogore ne pafundesi eshte nje makrotradheti dhe jam po aq i bindur se nuk ka qene deshira e te reneve per Liri.