Kategori
Uncategorized

Raporti i deklasifikuar i CIA-s për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Një raport i deklasifikuar i CIA-s paralajmëron për potencialin për paqëndrueshmëri në Ballkan që mund të shkaktohet nga keqtrajtimi i pakicës greke në Shqipëri. Raporti thekson se kjo paqëndrueshmëri mund të jetë e dëmshme për interesat e SHBA.

Raporti i qershorit 1994 u hartua gjatë një periudhe tensionesh të ngushta mes dy vendeve pas një sulmi të dhunshëm të kufirit në prill të atij viti. Dy oficerë ushtarakë shqiptarë u vranë nga një organizatë pak-njohur ultranacionaliste greke, Fronti i Çlirimit të Veriut të Epirit (MAVI).

Raporti thekson shqetësimin e SHBA për të mbështetur Shqipërinë postkomuniste, e cila u pa si aleati më i afërt në Ballkan. Megjithëse kriza e tanishme pas vrasjes së Konstantinos Katsifas është e ndryshme, dokumenti hedh dritë mbi të menduarit amerikan mbi mosmarrëveshjen greko-shqiptare.

në vitin 1994, Greqia po rriste pretendimet për represionin shqiptar të pakicës etnike greke, ndërsa Tirana shprehu frikë se Athina kishte dizajne në rajonin e pakicës greke në Shqipërinë jugore.

Raporti i CIA-s deklaron se një krizë mbi çështjen e pakicës që rezultoi me raprezalje në Greqi “mund të destabilizojë qeverinë pro-SHBA të Tiranës në favor të ish-komunistëve dhe të ketë pasoja rajonale”.

“Tensioni i vazhdueshëm me Greqinë do të kishte një ndikim negativ në vend në Shqipëri,” paralajmëron politikëbërësit në Uashington të etur për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet strategjike me ish-vendin komunist.

Ata shtojnë se popullsia etnike greke e Shqipërisë “mund të bëhet pika qendrore e një krize serioze dhe destabilizuese midis dy vendeve”. Raporti thotë se Greqia ka bllokuar 2 herë ndihmat e BE drejt Shqipërisë. Po ashtu ka protestuar disa herë në organizatat ndërkombëtare. Dhe si kundër masë qeveria greke ka përdorur largimet e shqiptarëve ilegalë si formë presioni kundër Shqipërisë.

Megjithëse analistët e CIA-s nuk gjetën dëshmi se Shqipëria po ndjek një politikë të frikësimit sistematik të pakicës së tij greke ose duke tentuar të përzënë grekët etnikë, ata theksuan se “disa ankesa etnike greke kundër Tiranës janë legjitime”.

Sipas raportit Greqia sheh me dyshim afrimin e Shqipërisë me Turqinë, sepse e shikon si zgjerim të Turqisë përmes popullsisë muslimane dhe se Athina është nën presion nga qarqe të kishës ortodokse.

Raporti gjithashtu paralajmëron Greqinë se në afat të gjatë, armiqësia e ndërsjellë do të minojë ambicjet e saj për të marrë një rol udhëheqës politik dhe ekonomik në rajon.”Intransigjenca greke në Ballkan do të distancojë më tej grekët nga partnerët e tyre evropianë dhe amerikanë”.Raporti i CIA-s deklaroi se ndonëse nuk kishte statistika të besueshme, grekët etnikë ishin pakica më e madhe e Shqipërisë dhe ndoshta përbëjnë rreth 3 deri 5 përqind të popullsisë, ose rreth 100,000-150,000 njerëz. Rreth gjysma e komunitetit ishte e punësuar në Greqi.

Madhësia e minoritetit grek të Shqipërisë mbetet një çështje grindjesh midis Tiranës dhe Athinës. Autoritetet shqiptare pohojnë se në Shqipëri ka rreth 60,000-80,000 grekë etnikë, ndërsa Athina thotë se janë midis 300,000 dhe 500,000.

Lini një koment