Kudo ku e sheh dhe e takon ndjen nje dashuri dhe krenari te ligjshme per shoqen tone emigrante, ngritesen e flamurit tone kombetar me krenari dhe dashuri ne shume vende te botes.
Alma Thano Floqi eshtë N/Kryetare e Ambasadorëve të Paqes në Selanik dhe kryetare e gruas në Degën e PD Selanik, nje antare qysh nga krijimi i saj, nje kontributore e lëvizjeve dhe zhvillimeve demokratike.
Alma Thano ose <raketa fluturuese> kampionia ballkanike ne Turqi me 1983 me kohen 11,07 ne 100 metra. Ben pjese ne historine e atletikes sone se pa perseritshme se bashku me Pavlina Evron, Ajet Tosken, Donika Hanxharen dhe Anila Mekshin.
Vete Alma ne ate kampionat mori 4 medalje te arta duke ngritur disa here me krenari flamurin kombetar ne kete kampionat Ballkanik duke mposhtur shume ish kampione te tjera Ballkanike..
Alma kjo vajze e brishte qe askujt prej te huajve nuk ja mbushi mendjen kur doli ne gare tregon presidenti i federates Ajet Toska. Me vrullin dhe krenarine e saj, e rrethuar me dashurine e te gjitheve. Ngriti per here te pare flamurin tone kombetar ne mes shume e shume flamujve te shteteve te tjera pjesmarrese ne kete kampionat.
Kjo ishte hera e pare qe ekipi jone kombetar arrinti kete rekord ballkanik,i cili vaxhdon te ruhet ende i pa thyer.
.Por Alma para dhe mbas thyerjes se ketij rekordi,ka thyer dhe 20 rekorde ne Shqiperi qe nga moshat e reja deri tek te rriturat.
Pervec garave 100 metro eshte konkuruese dhe ne garat e tjera, si Kercim se gjati, garat 100 m, 200 m, 300 m, me pengesa ne te cilat eshte dalluar dhe eshte nderuar me medalje.
Por ne familje nuk ishte vetem Alma pjese e sportit Shqiptar.
Bashkshorti i saj Maqo Floqi, ishte nje nga mes fushoret me te mire te ekipit te Skenderbeut te korces,dhe disa here
i ekipit tone kombetar.Nje nga futbollistet qe beri emer duke fituar dashurine dhe duartrokitjet e pa nderprera te te tifozeve dhe shikuesve Shqiptare.Dhe vajza e saj sot eshte nje atlete e mrekullushme.
Ne vitin 91 si shume bashkatdhetare te saj dhe Alma me familjen e saj emigroj ne Greqi, ku qendron prej 18 vjetesh.
Pak ka ndryshuar nga ajo raketa fluturuese per te cilen tifozet korcare ngriten dhe nje kenge,duke treguar krenarine e tyre per kete vajze Korce.
E sheh ne rruge në krah të Profesorit të nderuar Vasilis Tulikas “Përfaqsuesin e Ambasadorëve të Paqes në Greqi”, duke biseduar apo ndimuar bashkatdhetaret e saj emigrantë ashtu te qeshur,si nje nene dhe moter e dhemshur,si nje njeri me zemer te madhe,ashtu sic ka qene gjithmone,e paster ne shpirt.
Krenare per vendin e saj,te kaluaren e saj,miqte dhe shoket e saj.
Alma Thano ky emer i dashur jo vetem per shoket dhe miqte e saj por dhe per emigrantet eshte i njohur jo vetem ne Shqiperi por dhe ketu ne qytetin disa milionesh ne Selanik.
Federata Boterore e Paqes me qender prane OKBse ku aderojne personalitete boterore te fushave te ndryshme. Ta nderoje ne nje aktivitet madheshtor ne Shtator 2006. Ne Cetine te Malit te Zi me cmimin e madh AMBASADORE E PAQES.

Rruga ime thote Alma ishte dhe eshte e veshtire,por jo e pa arritshme. Te jesh nje Ambasadore e Paqes. Te jetosh me hallet dhe problemet e vellezerve dhe motrave te mij emigrante dhe te jesh pjese e zgjidhjes se tyre, kjo nuk eshte lodhje eshte kenaqsi, dhe detyrim qe i kam vene vetes.