Kategori
Uncategorized

Mercenarët, jo gazetarët

Zef Zefi/.

Kjo kërkesë është përsëritur edhe në vitet ’94-’95 nga parlamenti serb në adresë të sherbimit të jashtëm të Jugosllavisë së mbetur nga institucionet serbe; pse po vonohej destabilizimi i Shqipërisë. Që ka marrë gjithashtu përgjigje të ngjashme; se efektet e ketij “investimi” nuk do të vononin.

Dhe vërtet nuk vonoi; sulmi i armatosur i “të punësuarve” dhe armatosurve të “Zonës së Parë Operative” (përkthyer shqip: enklava antishqiptare) ndaj depove të ushtrisë shqiptare.

Kush e ka terrorizuar dhe qeverisur Shqipërinë, gjatë e mbas Luftës së Dytë Botërore deri më sot për 78-79 vjet, fiks 90 vjet nga këshilla e Pashiqit? Mercenarët, shoku shqiptar

Zef Zefi

1. Investimet financiare dhe shpenzimet e fqinjëve në dëm të shtetit tonë janë të hershme, madje më të hershme se vetë mosha e shtetit shqiptar. Fillon me marveshjet me turqit, paktet dhe blerjet pandërprerje të tokave shqiptare nga ana e tyre, duke qenë shitës turku, blerës fqinji, dhe gjak shqiptarësh i derdhur pafund, me një rezultat: Ta thotë historia.

Vonimi i pavarësisë së shqiptarëve gati gjysëm shekulli, krahasuar me fqinjët. Dhe një pavarësi e pakonsoliduar edhe në ditët më të mira të vetat. Mjafton të kujtojmë thënien e Nikolla Pashiqit kryeministrit të atëhershëm Jugosllav mbas ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha për moscoptimin e shtetit të brishtë shqiptar; “…ne do ta pranojmë një shtet shqiptar (siç e vendosën fuqitë e mëdha-shën.im), por gjithmonë të dobët ekonomikisht e përherë të ngatërruar mes vedi…”

Mjafton të lexosh informacionet e ish/konsullit jugosllav Ballukxhiq në Janinë që kishte në ngarkim pavarësinë qemaliste mbas 1912-s, informacionet agjenturore që “konsulli” i dërgon pandërprerje Pashiqit, lidhur me agjenturën që kishte ndërtuar për ta mbajtur nën rrethim e kontroll të plotë qeverinë e I. Qemalit, duke e shkatërruar atë së brendshmi. Mjafton gjithashtu, t’u hedhësh njé sy dokumenteve të shërbimit inteligjent që ndërtoi Zogu-ministër i Brendshëm mé 1921 e më vonë, sesi dhe sa punonin agjentuarat greke, turke e jugosllave kundër shtetit (jashtë kontrollit) të shqiptarve. (Me emra konkretë shqiptarësh që punonin kundër Shqipërisë).

Pashiqi vdiq më 1926. Më 1928 u krijua celula e parë komuniste në Korçë. Pas saj kërpudhat e tjera Vlorë, Shkodër, grupet komuniste, dhe më 8 nëntor 1941 kërpudha e madhe që shkatërroi Shqipërinë deri më 1992.

Në librin “Enigmat e 2 korrikut”, ish-drejtori i Policisë së fundviteve ‘90-të, Dilaver Bengasi ka cituar një replikë në parlamentin e Serbisë, Jugosllavisë së asaj kohe, sipas të cilit shteti serb kishte vënë në dispozicion 20 milionë dollarë për destabilizimin e Shqipërisë. Përgjigja nga administruesit e 20 milionëshit ishte se efektet e këtij “investimi” nuk do të ishin imediate. (20 milion dollarë në fillim të viteve ’90, ishte më i madh se gjendja e buxhetit të krejt shtetit shqiptar n’ato vite).

Kjo kërkesë është përsëritur edhe në vitet ’94-’95 nga parlamenti serb në adresë të sherbimit të jashtëm të Jugosllavisë së mbetur nga institucionet serbe; pse po vonohej destabilizimi i Shqipërisë. Që ka marrë gjithashtu përgjigje të ngjashme; se efektet e ketij “investimi” nuk do të vononin. Dhe vërtet nuk vonoi; sulmi i armatosur i “të punësuarve” dhe armatosurve të “Zonës së Parë Operative” (përkthyer shqip: enklava antishqiptare) ndaj depove të ushtrisë shqiptare.

1997-a. Armatosja kundër shtetit, i mirë apo i keq, siç ishte…, në fakt armatosja kundër Shqipërisë. Masakrat, shkretimi ekonomik, politik, financiar e sidomos moral i shqiptarve, ikjet masive.

1 milion dollarë apo euro në favor të agjenturave, a mercenarëve mediatikë për punë antishqiptarë, për ca copa deti nga qeveria shqiptare, është një fluskë më shumë mediatike dhe pak diplomatike. Mediat në liritë e tyre shesin e blejnë informacion, shesin e blejnë propagandë, shesin e blejnë heshtje apo çensura, “gosip” tani dhe foto, regjistrime telefonike dhe video informative, e do ta bëjnë këtë sa të jetë më e madhe liria e fjalës sesa shpifja penale diktatoriale. Një milion fqinjit tonë i ka kushtuar vetëm heshtja ose propaganda në favor të shitësit.

Shërbimi ynë “inteligjent” po qe se është i tillë, duhet të verifikojë sa ka marrë “shitësi” për copën e detit tonë.

2. Mjafton me hap pak sytë shoku shqiptar, i çfardo-feje, i çfardo-ideologjie, more po dhe etnie qofsh dhe fare pak me hollu mendjen e si në një dokumentar me regjisurë perfekte do të shfaqet epilogu pashiqist; “…një Shqipëri e dobët ekonomikisht dhe e ngatërruar mes vedi…” Kush e ka terrorizuar Shqipërinë nga viti 1941 deri më 1992? Kush e vuri në ligj vëllavrasjen e shqiptarëve ose “luftën e përgjakshme të klasave?” Kush e falimentoi Shqipërinë për gjysëm shekulli? Cili ishte ai që mbeti pa armë nga viti 1992-96 dhe sulmoi e shkatërroi ushtrinë shqiptare, me qëllim që të bënte dorëzimin e dytë të Kosovës pas vitit 1944 në duart e fqinjit? Kush e ka terrorizuar dhe qeverisur Shqipërinë, gjatë e mbas Luftës së Dytë Botërore deri më sot për 78-79 vjet, fiks 90 vjet nga këshilla e Pashiqit? Mercenarët, shoku shqiptar. Mercenarët. Jo gazetarët.

Ps/ Fotot janë të wordpres.com AL in Sweden.

Lini një koment