Publikohet Kartela e Sigurimit e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, e nënshkruar nga Punëtori Operativ, Besnik Bajraktari dhe zv/ kryetari i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, Refik Nanaj, me materiale të siguruara nga bashkëpuntori me pseudonimin, “Neranxa”.
Nga Dashnor Kaloçi.
Dokumenti nga dosja e deklasifikuar e ish_Sigurimit të Shtetit për ish-kryeministrin
Nga kjo dosje me siglën “Tepër sekret”, “ka rrjedhur” dhe një copëz dokumenti tjetër, që është Kartela Model 1, ku kanë nëshkruar me firmat e tyre, punëtori opetariv i Sigurimit të Shtetit, Besnik Bajraktari dhe zv/ kryetari i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, Refik Nanaj. Në këtë kartelë formular, ndodhet edhe data e vënies në përpunim të shtetasit Aleksandër Meksi, (8 dhjetor 1982) si dhe motivacioni për të cilën edhe i është hapur dosja në fjalë, ku thuhet: “Zhvillon agjitacion e propagandë me gojë”.
Siç duket dhe nga faksimilja përkatëse e kapakut të dosjes, matërialet kryesore në ngarkim të Aleksandër Gabriel Meksit, janë siguruar nga bashkëpunëtori me pseudonimin “Neranxa”, që ka qenë ngarkuar për ndjekjen e survejimin e tij.
Sipas platformës të ish-Sigurimit të Shtetit, Dosja 2A që ishte hapur në ngarkim të Aleksandër Meksit, hapej për personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët në rast lufte, pas të burgosurve politik, ishin të parët që ekzekutoheshin.
LETRA E MANUSH MYFTIUT PER KOMITETIN QENDROR
Në Institutin e Monumenteve të Kulturës – punëtori Mustafa Dedja kritikoi shefin e kuadrit për sorollatje për t’i dhënë librezen e punës.
Aleksandër Meksi kritikoi administratën se nuk ka marrë masa për sigurimin teknik, instruktimi nuk bëhet fare. Kushtet e punës për punëtorët nuk janë të mira. Çadrave të ekspeditës ju futet shiu brenda, dyshekët s’janë të përshtatshëm. Nuk bëhet asnjë përpjekje për ngritjen profesionale të punonjësve, po kështu pak punohet në ngritjen ideollogjike të punonjësve. Ministria e Arsim Kulturës duhet t’i ndihmojë më tepër me libra të natyrës së punës së tyre. Komisioni i kontrollit punëtor ka qenë i ndikuar nga drejtoria dhe si i tillë ka qenë burokratik.
SEKRETARI I PARE I K.P TIRANES
(Manush Myftiu)

