Kategori
Uncategorized

‘Mazhoranca e lidhur me krimin’, ish-ministri zbulon emrat në

Që nga kryeministri Edi Rama e deri tek deputetët e PS-së thuajse të gjithë janë të lidhur me krimin.

Ish ministri Bardhi i ka përmendur me emra.

‘Rama, Xhafa, Balla dhe deputetë të PS-së, janë të lidhur me bandat dhe krimin e me ta bëjnë biznes’, tha Gazmend Bardhi përballë gazetarit Alen Xhelili në studion e lajmeve të SYRI.net.

Kemi një qeveri të lidhur tërësisht me krimin e organizuar.

Kjo ka një impakt direkt në stabilitetin e vendit.

Ka vënë buxhetin e shtetit në shërbim të krimit të organizuar.

Kemi një qeverisje të marrë peng nga krimi i organizuar.

Se kush merr një tender e vendos organizata kriminale pranë politikanit në pushtet.

Taulant Balla doli e tha se nuk ka asgjë të keqe të kesh mik një person të lidhur me krimin.

Arsyeja: Ai të mbështet të vish në pushtet, dhe ti e mbështet në marrje tenderash.

Bëhet fjale për 13-14 milion euro të marra nga miku i Ballës, në kundërshtim me ligjin .

Kemi rastin e deputetit Çyrbja në Shijak, që e trajton veten si anëtar të bandës kriminale.

Kemi Ministrin e Brendshëm që ka vëllanë të dënuar për trafik dhe që përdor standarde të tjera nga ai vartësve të tij, kemi rastin e Taulant Ballës.

Vetë Kryeministri mbyll sytë çka tregon se lidhjet e tij me krimin janë të njëjta.

Jemi në kushtet nëse ekzistojmë më si shtet demokratik, dhe përsa kohë vendi drejtohet nga krimi i organizuar nuk mund të diskutojmë gjëra të tjera.

Në Shkodër, Vlorë apo Durrës, bisedë kryesore mes njerëzve është pasiguria për jetën.

Të njëjtën sjellje siç po mban sot për vetingun, Edi Rama e mbante edhe për dekriminalizimin.

Dhe pas zvarritjes së tij, ligji u miratua me këmbënguljen tonë, dhe sot janë mbi 300 zyrtarë publikë që janë larguar.

Ne besojmë tek mbështetja e qytetarëve dhe vullneti i partnerëve për të mbështetur platforma një vendi në Europë dhe që do të integrohet në BE’, u shpreh Gazmend Bardhi në studion e SYRI.net.

Lini një koment