Kategori
Uncategorized

Katër përkime të përrallës arabe me atë ‘rilindase’.

Zef Zefi

1.  Shi para një viti, shefi i Qeverisë emëroi në krye të Punëve të Brendëshme ministrin actual, Fatmir Xhafa. I njohur për natyrën e tij flegmatike, ndryshe nga sanguinët e spektakleve rilindas, neoministri i sapo emëruar u përfshi në narrativën e 40 bandave.

Kjo ndoshta edhe i shtyrë nga kontestimet e forta opozitare e më gjërë. Ndonëse predikatin narrativa rilindase e vendos si gjithmonë në të ardhmen hipotetike, opinionit nuk i shpëtoi asocimi me përrallën, që bën pjesë në silogjën e përrallave persiane “Një mijë e një net, Ali Baba dhe 40 hajdutët”. Kjo për faktin se shumica e elementëve të përrallës, së redaktuar, (e rilindur në gjuhën e tanishme), përkon çuditshëm.

-Përkimi i parë është se njëmijë e një net, është koha e konsumuar nga ministri Tahiri në detyrën e ngritjes së bandave (shtator 2013- Mars 2017 duke hequr pushimet, të dielat dhe shoqërimet “turistike…” të tij me banditët). Ministri i njëmijë e një netëve, ose një mijë e një të zezave, u shkarkua siç dihet e është komunikuar zyrtarish, jo për arsye morale, politike, ligjore penale, po per arsye jashtë-qeveritare. Ndryshe këtë shkarkim nuk do e i-lustronin dhe avokatonin falenderimet kryeministrore, të paprecedentta që ndodh vetëm me politikanët e intimiduar, rrethuar ose të marrë peng nga mafia.

-Përkimi i dytë: numri 40 i bandave të Xhafës, me 40 hajdutët e përrallës. 40 bandat na paskeshin ekzistuar dhe kontrolluar territorin për katër vjet. Ndoshta kjo akuzë ishte drejpërdrejt për Qeverinë Rama 1, por këtu s’u ndal askush. Gjithsesi, neoministri bashkë me qeverinë e rinovuar Rama 2, i kishin identifikuar, rajonizuar dhe do t’i arrestonin brenda pak kohe, duke u sekuestruar atyre edhe megapasuritë.

-Përkimi i tretë:

Vëllai i Ali Babës së përrallës Kasemi, u kap dhe mbeti në vendin e krimit brenda shpellës, sepse ky harroi formulën magjike për arsye të mahnitjes nga pasuria. Vëllai i Ali Xhafës edhe ky (si gjithë rilindasit me shumë emra) “u gjet” në vendin e gabuar në kohën e gabuar, ndaj mbetet në burg për të njëjtat motive si vëllai i Aliut të përrallës.

-Përkimi katërt: Rilindja duke shkelur mbi Kushtetutën e vendit, emëroi Morganën e Përkohëshme të Prokurorisë. Ali Xhafa me “Forca e ligjit” do t’i zinte 40 banditët e do t’ja sillte asaj mbyllur brenda fuçive të vajit…, Morgana do t’i ekzekutonte ata duke u hedhur vaj të nxehtë në vesh. Populli u mahnit aq sa duhej, pastaj përralla në lesh, shendetja prej nesh…

2.   Më 13 Shtator, ministri Xhafa mbush një vit në detyrën e Ministrit të Brendshëm të Republikës. Dhe përpara se të dalë bilanci i tij i sukseseve përrallore, kundër 40 bandave, është e domosdoshme që përveç përkimeve, të verifikojmë në menyrë të paanshme edhe çfarë ka stonuar nga narrativa e Ali Ramës dhe Ali Xhafës, ndryshe nga përralla e “Ali Babës” përgjatë vitit. Prej më shumë se 10-11 muajsh nga fjalori i kryeministrit, qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm, është zhdukur shifra 40 banda dhe grupe kriminale. Nuk pëmendet më. Ndoshta për arsye të ndonjë kodi, apo arsyeje sekrete, punë qeverie…, por këtu tradhëtojnë raportimet zyrtare në dinamikë të Policisë së Shtetit gjatë vitit, ku rezulton se janë kapur e proceduar 7 banda. Vetëm duke u besuar këtyre statistikave (40 – 7=33), për një vit janë goditur vetëm 17% e bandave të evidentuara e rajonizuara. Ndërsa me gjuhen teknike, do të thotë se Shqipëria vazhdon të mbetet nën kontrollin e 33 bandave, asociuar Qeverisë, ose anasjelltas. Dhe, asgjë nuk shton apo heq opozita e Shqipërisë në ligjërimin e saj, këtij pohimi zyrtar.

Lini një koment