“Në 20 gjyqtarë, 17 prej tyre janë të korruptuar”, zyrtari i BE tregon kur do të hyjë Shqipëria në BE.
Zyrtari i Parlamentit Europian, njëherësh deputeti i partisë polake në qeverise “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) Ryszard Czarnecki tregon se kur janë gjasat që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
Në një intervistë për televizionin “Rzeczpospolita”, deputeti flet për ecurinë e Shqipërisë për të zbatuar procesin e vettingut në gjykata dhe prokuroritë shqiptare, ndërsa thekson se nga 20 gjyqtarë, 17 prej tyre janë të korruptuar.

“Shqipëria, e cila kërkon anëtarësimin në BE, e cila, sipas ekspertëve mund të arrijë atje në 10-12 vjet. Sidoqoftë, do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane në BE. 
BE e urdhëroi Tiranën të zbatonte vettingun… pasi 17 nga 20 gjyqtarë në Shqipëri janë të korruptuar”, është shprehur zyrtari i BE-së.
