Kategori
Uncategorized

Qeverisja e vendit, nga profesorët te kriminelët.

Nga Syri.net

PS në vitin 1991, ndonëse komuniste, kishte në drejtimin e saj një numër të madh profesorësh, akademikësh dhe intelektualësh me formim perëndimor e reputacion. PS e transformuan në periudhën 1991-2005 nga puniste në socialdemokrate pikërisht këta profesorë të nderuar dhe akademikë e shkëncëtarë me reputacion si brënda ashtu edhe jashtë vëndit si Rexhep Meidani, Luan Hajdaraga, Maqo Lakrori, Ethem Ruka, Ermelinda Meksi, Luan Memushi, Lekë Gjiknuri, Arben Malaj, Anastas Angjeli, Sabit Brokaj, e të tjerë.

Në vitin 2005 Rama me vendosjen në krye të PS fillimisht largoi ose margjinalizoi të gjithë profesorët dhe individët me vlera e kontribute duke keqpërdorur ose kompromentuar njëkohësisht ndonjë prej tyre. Por më e rënda do të ishte që ai ndërtoi Rilindjen përmes së cilës i zëvëndësoi të gjithë këto individë me vlera e kontribute, me tituj e me grada me personazhe me profile kriminale ose njerëz pa formim universitar që zotëronin pasuri të paligjshme. Vëndin e profesorëve në kuvend dhe në ekzekutiv e zunë individë me rekorde kriminale si Arben Ndoka, Armando Prenga, Mark Frroku, e të tjerë dhe individë me pasuri të dyshimta, oligarkë e formim të cunguar universitar e intelektual. Ndërkohë Rama vendosi dhe aktivizoi lidhjet direkte me të gjithë bandat më të rrezikshme në vënd, bandën e Aldo Bares, bandën e Lul Berishës, bandën e Hakmarjes për Drejtësi, bandat e Elbasanit, banda e Emiljano Shullazit, e tjerë.

Rama po ashtu forcoi lidhjet me të gjithë klanet e familjet mafioze të trafikantëve të tilla si ajo e Balilit, si ajo e Habilajvem si ajo e Geron Xhafajt që arritën të vendosnin nën kontroll Ministrinë e Brëndshme dhe të bëheshin të rrezikshme edhe në nivel rajonal e europian. Ndërkohë Rama zëvëndësoi të gjithë ata që kishin demokratizuar PS me kukulla dhe manekinë që do t’i serviloseshin Ramës dhe njëkohësisht ai do ti përdorte si mish për top sa herë që do të ishte e nevojshme për të sulmuar kundërshtarët brënda dhe jasht partisë, më tipikët do të ishin Taulant Balla, Saimir Tahiri, dhe disa të “fortë” të tjerë të ardhur nga doganat, burgjet, sistemi i drejtësisë, e tjerë. Rama ngrit dhe forcoi pozitat e disa oligarkëve vendorë si Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Armando Subashi, e tjerë duke i dhënë mundësi të ngrinin kështjellat e tyre vendore rreth të cilëve do të grumbulloheshin banditë dhe kriminelë vendor. Rama ndërkohë nxiti lidhjet dhe bashkëpunimin mes këtyre grupimeve, mes oligarkëve dhe kriminelëve, mes të fortëve dhe kriminelëve, mes manekinëve dhe ologarkëve e kriminelëvë për të ndërsyer të gjithë bashkë kundër opozitarëve të Ramës por edhe për të blerë vota e kërcënuar votuesit. Të gjithë ushtarët e Ramës, oligarkë, kriminelë, të paaftë, manenikë, të fortë, do të shpërbleheshin sipas kontributit për Rilindjen dhe arrogancën e agresivitetin ndaj kundështarëve.

Përfundimisht sot Rilindja dhe qeveria Rama është e lidhur ngushtë me kriminelët dhe oligarkët të cilët së bashku kanë krijuar një grupim të fuqishëm që kontrollon qeverisjen e vëndit në nivel vebdor e qëndror. Aktualisht është e vështirë të ndahet nëse bandat kanë vënë nën kontroll Ramën apo Rama drejton bandat. Rasti i fundit i deklarimit të Taulant Ballës për lidhjet e tij me Edmond Begon është shëmbull i qartë se sa larg ka shkuar Rilindja në lidhjet e saj me botën e krimit. Arroganca e Ballës është sinjal i qartë sa larg ka shkuar qeverisja e Ramës me këto lidhje dhe cfarë pushteti e autoriteti gëzojnë bandat tek Rilindja dhe Rama.

I gjithë ky transformim negativ ka ndodhur vetëm në 10 vjet nën orkestrimin e Ramës, që ekipin e profesorëve, akademikëve, intelektualëve me reputacion e zëvëndësoi me mediokër, kriminelë, oligarkë, trafikantë, manenikë dhe sot vëndi është në udhëkryq e të gjithë qytetarët e pashpresë vetëm ankohen dhe s’gjejnë forca për tu organizuar e ndryshuar gjëndjen, por vetëm mendojnë të largohen nga vendi e të emigrojnë.

Lini një koment