Nga Bujar Mucaj Selanik/

Me njeqind e ca perpjekeje e ujdisa me te fund te punoja bari me kopene e deleve te fermes. Ne trasten e bukes mbaja dhe ”Bagetine e buqesine” e Naimit dhe ulesha me ndonje shulleh dhe lexoja e lexoja e sikur behesha me krah. Pastaj ja merrja ndonje avazi me te logoritur me fyellin e tunxhit, ndonese ai i shuar sikur s’ma nxirte te sakte melodine. Atehere sa isha fejuar me Burbuqen dhe sapo lija punen drejt e ne shtepine e saj e shpija koken.
Do t’i bej nje suprize, thashe nje dite,do t’i bej vizite me gjithe kopene, lagje e menjanuar e qytetit eshte dhe kullote per delet ka aneve te kanalit. U nisa nen melodine e kemboreve, blegerimave te deleve te shoqeruara me te qaret e fyellit tim e me te lehurat e dy qeneve te mi besnike Belecit e Bardhoshit e nen trokellimen e kalit te vetem qe shoqeronte gjithnje tufen. Ne afersi te udhes qe te conte tek shtepia e Buqes ma preu ”yxhymin” nje polic trupmadh qimendryshkur, kaperdisur ne motocikleten e tipit Java. Zbriti nga motori, hapi vetem pjesen e levizeshme te skafandres pa e hequr ate dhe nisi ligjerimin drejt meje:
-Ej ti ku shkon kaq serbes serbes ne mes te qytetit? Cfare pandehe ti se gjete shesh e do besh pershesh!
-Te lutem, te lutem mbaje ca gojen ,-ju ktheva dhe une i inatosur, se ske te besh me nje njeri dosodo,por ke kenaqesine te flasesh me nje bari te ndershem ,qe eshte dhe familje pushke, edhe deshmori.
-Leri pushket e deshmoret atje ku jane, por ti o mik ke shkelur rregullat e qarkulimit rrugor qe e permban neni kaq e aq i kodit …dhe per kete qe thashe e meriton nje gjobe te majme. Pasi ndejti ca caste pa folur vazhdoi,…patenten te lutem.
-Timen, te kalit ,te dy qeneve apo te tere kopese iu ktheva jo pa ironi. Ndonese e kuptoi qe kishte shkelur pa dashur ne kerkesen e tij vazhdoi me tej:
-Kopeja, ti e cke ketu do ta paguani si frengu pulen kete shkelje, por qe te mos humbas kohe, emrin me thuaj te lutem.
-Ce do emrin ti me qafsh, se deri tek emri do arrijme, ju ktheva duke i mbajtur dhe doren ku mbante bllokun e gjobave,qe te mos arrinte puna deri tek gjobat se pastaj me merrte tatepjeta.
-Degjo i thashe se ka mjete te tjera me te buta, nje cike me lehtesuese pa me bere gjobe fare,se nuk e mban dot kurrizi im ate peshe e turp.
-Opo emrin me thuaj!-nguli kembe perseri ai.
-Xhemil!
-Xhemil…Xhermil, Xhemil,-peshperiste neper goje emrin tim dhe nderkohe kalemi i dridhej ne dore,qe mua do te thoshte si dobesi e lekundje ne marjen e vendimit.
-Hajde shkruaje vete se per ideal e paskam harruar xh-ene.
-Lere xh-ene, shoku polic dhe merre gjene!
-Si ta shkruj Gjemil! M’u kthye i pakenaqur nga zgjidhja ime e castit.
-E di cfare ke ti,-ju pervesha une se po me vinte ne shtigjet ku doja,te jap Xhemua qengjin me te mire te tufes dhe mbaroi kjo pune,dhe ti do ti lyesh mustaqet ne darke, por edhe une mos ta ha gjoben dhe fleterrufene ne qender te sektorit dhe te mos telendisem se jam ne lagjen qe per disa muaj do te ve kuroren e dhenderrushit. Sa per justifikimin e rregulloj une ate pune vetem lekuren te me kthesh ti.
-Sikur po ma prish mendjen me keto qe po me thua dreqi ta haje,se mbetem dhe ne duke pritur tollonin si ujet e paket,se dhe une me goje jam o shoku bari.
Kaq deshi polici dhe humbi mes kopese,duke bere te ngrihej nje re pluhuri e dendur lart nga kopeja e trembur nga prania e tij, sidomos nga skafandra qe se hoqi asnjehere nga koka. Pas pak erdhi i ngarkuar dhe i dersire kembe e koke me pamjen e Bamke Qylollarit kur i shpie Sali Protopapes dashin qe printe kopene. Vura buzen ne gaz duke i thene:
-Jo ate or mik,jo…S’me la ta ngaja fjalen deri ne brazden e fundit.
-Pse!?- mos u pendove se te mora me te madhin, po ky me mbushi syrin dhe mendjen.
-Jo,or mik jo, se kam per ate qe qafsha gjyshen,te dhashe fjalen dhe une i rri fjales deri ne fund, por ke zene qenin e kopese Bardhoshin.
-Mos!- klithi i tmerruarr polici duke e leshuar nga qafa ku e mbante qenin, i cili me nje salto te sforcuar ra duke qendruar ne kembe balle perballe me policin,me veshtrimin nga ai dhe me ate pamje qe kishte mare mund t’i lexoje mendimin e tij te shprehur qenerisht:
-He, s’ta mbusha mendjen, shoku shef!

Selanik maj 2003