Mos bërtit or burri i dheut.
Ishte ora 2 mbas mesnate, veç të ftohtit të hidhur dhe dëborës që nuk pushonte, autobuzat e linjes Athinë apo Selanik drejt Tiranës plot me vizitorë, emigrantë, kondrabandistë dhe mallra kondrabandë, që prisnin radhen për tu kontrolluar.
Tek tuk syri të zinte policë kufitarë që bënin detyrën, agjentë të antidrogës, krimit ekonomik, apo ata shërbimit informativ.
Temperatura shënonte -15 gradë celsius, dallohej vetëm avulli i nxierrë nga goja ndërsa gishtat e duarve nuk po i ndjenim më.
Gjatë kontrollit rutinë bashk me of/policisë pamë se në autobus veç çantave me tesha apo ndonjë arkë me pjeshkë a mollë të emigranteve kishte të fshehura dhe mallra kondrabandë (konfeksione kineze) mbas dhe nën çantat e emigrantëve.

I drejtohem shoferit të autobuzit.
Këto kush i ka?
Megjithse pa dijeninë e tyre (shoferëve) nuk bëhej asgjë, ai mbledh supet.
Dakort i them…shumë e thjeshtë.
Zbriti emigrantët të marrin sejcili bagazhet e veta, nëse nuk del personi përgjegjës i këtyre mallrave, përgjegjës për to je ti, dhe do bllokohen në doganë.
Askush nuk po dilte nga autobuzi.
Ngjit shkallet e autobuzit dhe ngre zërin.
Ju lutem kemi një problem me kontrollin, kush ka bagazhe të zbresi poshtë dhe ti merrni sejcili të tijat, vetëm shpejt se mbaruam nga e ftohta.
Nga fundi dëgjoj një zë.
🗣️Po or burrë i dheut po, veç më ngavash mos bërtit, kemi 6 orë që udhëtojmë mes dëborës, sapo kaluam dhe kontrollin dy orë në doganën greke, dhe jemi të lodhur, të plevitosur, na bërtitën deri tani ata policët grekë, të paktën ti mos na bërtit.
Ore zbrit i them, dhe merr bagazhet se nuk kemi kohë, janë edhe dhjetë autobuzë të tjerë në radhë për tu kontrolluar .
Mirë mirë vazhdon bisedën duke ecur tjetri, por të thashë, të paktën ti mos na bërtit.
Dhe a e di pse? Vazhdoi fjalën duke dalë nga autobuzi.
Ti…a nuk je Urimi !? Ne të kemi sjellë këtu.
Ti i them?
Mua?
Ti më ke sjellë këtu?
Qesha me ironi dhe për të mos e zgjatur bisedën, vazhdoj kontrollin.
Ndoshta tani që je ngitur në detyrë edhe nuk më mban mënd, por unë kam bërë pjesë në seksionin e PD Mirditë në Selanik, jam vëllai i Dodë Lleshit (Doda miku im, bashkëthemelues i degës tonë) më thotë mbasi mbaruam kontrollin dhe bllokuam kondrabanden e futur enkas poshtë çantave të emigrantëve.
Dikur takoheshim çdo javë në Selanik dhe qytetet e tjera.
Ti që na ngrite zërin sot ne emigrantëve, dikur si emigrant që ishe na organizoje dhe na jepje shpresë me politikat e Partisë Demokratike në emigracion.
Harrove shpejt që mblidheshim mbrëmjeve të gjithë bashkë në shtëpia e jote, kush më shumë e kush më pak të gjithë punuam dhe ndihmuam në fitoren e Partisë Demokratike.
Por ti s’qënkërke më ai Urimi i parë jooo.
Duke u munduar të shfaqësohesha po i tregoja se kondrabandistet shfrytëzojnë emigrantët nepermjet autobuzave dhe fusnin mallra kondrabandë, por ishte e kotë.
Fjala që ai emigrati im më tha tani më peshonte si plumb.
Ndjeva se po më binin djersë të ftohta.
Vërtet ai malsor më tha diçka që e kisha harruar.
Ai po më thoshte një të vërtetë.
Ne….. apo mi mirë unë….. e “kisha harruar” që dikur ishim emigrantë si ai, dhe se pjesë e fitores së PD ishte edhe investimi i atij djaloshi, dhe vota e jonë e përbashkët e emigranteve dhe familjeve tona.
Votë e atyre emigrantëve, ishte votë për një shqiperi europiane, pa ndonjë interes material.
Unë isha dhe ngela pjësë e tyre.
E ftoj për kafe.
Vi, por me një kusht më thotë. Kafen do e paguaj unë……..
Ti hajde i them duke qeshur se kafja nuk na rëndon më shumë se ajo fjala e vërtetë që më the pak më parë …
Fund

Në një takim të degës së PD-së, Selanik, me pr Malltezi dhe Duka /
↕️Pr Luan Malltezi me aktivistë te degës së PD, Athinë dhe Selanik, në një takim me degën e PD-së Selanik /

⬆️Në foton lart një takim vjetor i degës me Ridvan Bode, sekretar i përgjithshëm, dhe Sokol Olldashi .

⬆️Në një aktivitet me Prefektin Psomiadhi, dhe pr/Malltezi .

⬆️Në protestë në Tiranë

⬆️Rexhep Dollapi (baca) aktivist i degës së PD në Selanik

⬆️Prefekti i Makedonia Thrakis (Selanik) Panajoti Psomiadhis dhe Pr Luan Malltezi të ftuar në një aktivitet të degës së PD-së, Selanik

⬆️Alfred Jubani, Klevis Milo, Urim Gjata në një takim në ambjentet e zyrës së Prefektit Makedonia Thrakis, Panajotis Psomiadhis .

⬆️Aktivitet kulturor i organizuar nga dega e PD-së Selanik dhe shoqata Shqiptarët e Selanikut (Mimoza Dako) në bashkpunim me dy prefekturat Selanik-Korçë /

⬆️Lart Drejtuesi i Nea Demokracisë për veriun e Greqisë Jakov Fruxhis dhe kryetari i degës së PD-së Selanik Urim Gjata.
⬇️Poshtë me dy n/kryetarët e degës Selanik, Dodë Lleshi – Ramiz Datja .

Ndërsa partia socialiste (“rilindja”) mbas 2013 punësoj në institucionet e shtetit në Shqipëri, por dhe në përfaqsitë diplomatike (ambasada-Konsullata) një numur jo të pakët (jo intelektualë emigrantë) por aktivistë të saj politikë në emigracion të cilët vazhduan dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre partiak duke i mbajtur gjallë dhe forcuar për disa fushata të tjera elektorale lidhjet ndërmjet emigrantëve dhe RamëRilindjes .
Partia Demokratike i “harroj” menjëherë drejtuesit dhe aktivistët e saj në emigracion sapo mori pushtetin, në administratën shtetërore në Shqipëri nuk u fut askush, ndërsa një pjesë e mirë e vëndeve në përfaqsitë diplomatike u mbushën me sekserë, miq, shokë, dhe farefis politikanësh që nuk kishin asnjë lidhje me diplomacinë apo emigrantët dhe emigracionin shqiptar në greqi.
Nëpër takime të rralla elektorale filluan të vinin jo më drejtuesit e Partisë Demokratike, por pushtetarët lokalë me kostume firmato dhe xhipat e zinj që xhironin gomat, kështu ndodhi edhe zhgënjimi, dhe pak nga pak edhe dremitja përfundimtare e degëve të PD në emigracion …

🔻⬆️-Kjo foto vjen nga takimi i fundit elektoral që realizoj dega e PD-së, Selanik 🥲

⬆️( Vili Minarolli ; Diplomati që jo vetëm drejtoi veprimtarinë e degës së Partisë Demokratike në Selanik, por ishte politikani i parë që theu akullsinë politike ndërmjet dy forcave politike ND (Demokracia e Re) Partia Demokratike Shqiptare.
Takim ky i realizuar në ambientet e institutit Karamanli Selanik, nga dega e jonë të përfaqsuar nga Ana Kapia dhe Urim Gjata,-ndërmjet z.Minarolli dhe ekipit grek me drejtuesit e (ND) demokracia e re për veriun e Greqisë, eurodeputetit Nikos Vakalis, dhe presidentin e avokatëve të veriut të Greqisë Dhimitër Garufas, takime që vazhduan rregullisht me drejtuesit politikë qëndrorë dhe vendorë në veriun e greqisë )
Por supet e Minarollit, sado të forta nuk mund të mbanin dot më peshën e “harresës” dhe çorganizimit nga lart poshtë …

Konsulli i përgjithshëm Shqiptar në Selanik Thoma Nini. një intelektuar atdhetar fisnik

Me Konsullin gjeneral të SHBA-së në Selanik, më pas Zv/ndimës sekretar i shtetit

Së bashku me Klevis Milon në pritjen e dr Berishën në aeroporti Makedonia në Selanik në takimin e PPE-së

Nuk mund të të lesh pa përmëndur ndimën e çmuar nga dy kontributorë paqeje, – dhe ata janë dy zotërinjtë, Flamur Shehu, dhe Astrit Memia .