Ralf Gjoni
E PSE BËNI SIKUR ÇUDITENI? Monstra të tilla psiqike i kemi gjithandej, na rrethojnë në shoqëri, në lagje, në familje, nëpër rrugë mbi timon, në fshatra e në qytete ku na kanë ardhur me cfurkun e injorancës e agresivitetit në dorë, të cilin po na e fusin në fyt përditë. Ata kanë lindur injorantë, e më pas transformohen në debilë psikopatikë prej mungesës së arsimit e kulturës, shoqërisë patriarkale të dhunshme e prej ambientit maskilinist ku rriten.
Ky është problem kombëtar, jo thjesht një rast i izoluar.
Ne na duhet të hapim sytë e të kuptojmë se jeta jonë në Shqipëri është gjithnjë nën kërcënimin e një mase tejet agresive, nervoze e të rrezikshme të popullatës, e cila vuan prej sëmundjeve psiqike të pa konstatuara e të pa kuruara. Përtej kësaj, shqiptarët janë masivisht të armatosur dhe ekstremisht të dhunshëm deri në budallallëk, sa që të vrasin për një fjalë goje. Sa herë na dëgjojnë veshët në lajme se qëlloi për ‘motive të dobëta’?
Sa herë dëgjojmë për vrasje kot, për një zënkë idiote apo për një konflikt pronësie e zënka familjare xhelozie?
Mbi 3000 vetë u vranë nga plumba fluturakë, pa asnjë arsye në 1997.
Mbi 10,000 veta janë vrarë për konflikte pronësie gjatë këtyre viteve.
Mijëra e mijëra të tjerë janë vrarë ose plagosur gjatë këtyre tre dekadave nga idiotësia e momentit e thjesht për një fjalë goje.
Agresori është gjithnjë një injorant nervoz i cili nuk ka frikë as nga ligji, as nga shteti, as nga shoqëria dhe as s’e çan kokën për vlerën e jetës së tjetrit apo të vetes.
Unë çuditem se si nuk kemi më tepër ngjarje të tilla monstruoze. Politikanët sot duhet të mbyllin gojën e të përplasin kokat në Parlament për të gjetur zgjidhje urgjente e radikale, me qëllim çarmatosjen kësaj mase të rrezikshme të popullsisë nga armët, e pastaj nga sëmundjet psiqike që po i detyrojnë njerëzit të braktisin vendin e tyre.
Duhet aksion i pamëshirshëm kundër armëve dhe psikopatëve që i gjejnë ato
lirisht.
