Nga Pranvera Eva Vatoci/
——————————–
Nje krim i rende ne kufijte e tragjedise ndodhi keto dite ne periferi te Gjakoves.
Viktima eshte Valbona 40-vjeçare dhe vajza e saj.Valbona Marku ishte nene e mire qe pas luftes se Kosoves si shume vajza nga vendlindja u martua ne Kosove per te ripertrire traditen e ndare 5 dekada nga regjimi e kufiri mes shqiptaresh.
Por jeta e saj jo
nuk u lumturua por u keput ne mes perdhunisht e barbarisht nga nje monster..i cili nuk kurseu plumbat ndaj ish bashkeshortes dhe vajzes se tij minore.
Ky pleher qe ne lufte nuk shkrehu nje plumb ndaj serbit e ruajti merine e shpirtit te zi per ta shprazur mbi nje nene e nje femije.
Por po aq e rende eshte indiferenca e organeve ligjzbatuese te Kosoves qe prej neglizhence a ryshfeti liruan nga qelite kriminelin me precedente te provuar…
Besoj dhe apeloj Kryeministrin Haradinaj qe te ndeshkoje Kryepolicin e Gjakoves si dhe presidentin Thaçi te ushtroje autoritetin ndaj organeve preverse juridike te asaj Komuna.Rasti i Valbones eshte nder te tjera dhe nje mine ne marredhenjet shekullore ndershqiptare te Malesise se Gjakoves(Tropoje)me Gjakoven dhe rrafshin e Dukagjinit.
E ti Valbone qe mban emrin e lumit tone te kristalte me vogelushen qe dhe ngjyren e syve e te shpirtit e ka nga ky lum…pushoni ne paqe.Zoti eshte teper me i madh se batakçinjte e drejtesise qe lejuan nderprerjen e jeteve tuaja ne lulen e rinise!