SPIUNI “DOKTOR ZHIVAGA”
Nga NAFI ÇEGRANI
(…Pas Plenumit në Brione dhe rënies së Rankoviqit më 1966, brenda aparatit për Sigurimin e shtetit jugosllav të quajtur UDB, u bënë shumë ndryshime rrënjësore të kompetencave dhe mënyrën e të vepruarit. Por, megjithatë, nuk ndryshuan metodat dhe mjetet gjatë zhvillimeve që ndërmerrte ky Shërbim në hijearkinë e vet ku direktivat jepeshin nga lartë poshtë të nivelit Federativ dhe gjer te ato republikane apo krahinor, siç ishte rasti me Kosovën)!
Por, si vepronin me mënyrat e rekrutimit të informatorëve dhe spiunëve të trajnuar të cilët angazhoheshin për punë spiunazhi jashtë vendit, ose atje do shërbenin si REZIDENTË në rrjetin e UDB-së, duhet shkruar në saje të reales dhe synimeve për të mirën dhe interesin e opinionit të gjërë … E të rrëfejsh apo të shkruajsh mbi rrjetin e spiunëve shqiptarë të UDB-së dhe agjenturës jugosllave të viteve të rrënuara komuniste siç i kam njohur unë, të tregoj histori dhe rrëfime mbi jetën apo veprimtarinë e tyre në rrjetet e spiunazhit, nga pozicioni im si ish zyrtar operativ apo edhe si specialist në Sektorin e analitikës ku isha për disa vite me rradhë, nuk është një çështje e lehtë, janë gjëra sekrete, andaj është punë shumë e rrezikshme, duke shpalos atë që gjeta dhe kam lexuar nga arkivat e fshehta të atij Shërbimi famoz, që ende mbahen në fonde si dokumente top secrete në kasaforte çeliku të blinduara (ose mund që shumica prej tyre edhe të jenë zhdukur).Ndoshta… Nga këto fakte herët edhe ishte rrezikuar jeta ime me arratisjen time në SHBA… Pas shumë përplasjeve që kisha me krerët mafioz dhe të nëntokës kriminale të atij Shërbimi, e që pas kthimit tim nga Amerika disa vite më mbajtën nën vëzhgim të rreptë, por që me nisjen e demonstratave në Kosovë më 1981, duke inskenuar një process të paparë fallco dhe me synime antishqiptare dhe të kqija ndaj personalitetit tim, duke shkruar akuza të rreme, të bazuara në gënjeshtra, më dëbuan në burgje për pushkatim… Por, në këtë artikull t’i qasemi çështjes rreth rregrutimit, veprimtarisë dhe angazhimeve që kishte nga sfera e spiunazhit si informator i fshehtë disa vite me rradhë në analet e UDB-së spiuni me nofkën “Doktor Zhivaga” ! Dhe të nisemi rradhasi: Cili ishte ky, nga vjente dhe me çfarë merrej? Si ishte involvuar me dëshirën e vet dhe kishte marrë hapa që të spiunonte nga rradhët e krerëve të Emigracionit shqiptarë në perëndim sipas instruksioneve të parashtruar nga krerët e UDB-së edhe për disa objektiva që do i survejonte në Marsej të Francës, Romë të Italisë, Bruksel të Belgjikës, Gjermani dhe Stamboll të Turqisë e kështu me rradhë! …
Ende si i ri, kishte punuar në një ëmbëltore në Çaçak të Shumadisë , dhe kishte pas disa të ashtuquajtura ,,biseda informative,, me operativista të UDB-së atje, ku udhëheqësit u kishin raportuar kolegëve të tyre në Gostivar duke u dhënë propozime-direktivë, shpjegime me ,,hollësira,, për prirjen, inteligjencën,, e tij dhe si i volitshëm për ta fut në rrjetin e atij Shërbimi si informator, kishin kërkuar një aprovim të mirëfilltë. Resori përkatës bëri grumbullimin dhe verifikimin e të dhënave biografike, të pasioneve të tij, për vetitë, veset dhe karaktëristika të tjera njerëzore, duke e regjistruar me dosje të veçantë si informator.
… Vjente nga një fshat i rrethit të Gostivarit. Të gjithë e thirrnin ,,Fadil,, dhe rrallë kush e dinte emrin e tij të vërtetë. Quhej Vahedin Ramadani, nga babai Shefkiu dhe nëna Fatime, i lindur më 1938. UDB-a e kishte rekrutuar që në moshë 20 vjeçare dhe e kishte angazhuar në rrjetët e agjenturës së saj si informator, duke spiunuar fillimisht miqët, farefisin dhe të afërmit e vetë. Pas demonstrative të vitit 1968, në muajn nëntor, kryeshefi i UDB-së për Tetovë dhe Gostivar, Stojçe Gjorgjievski e kishte thirrë në bisedë në zyrën e vetë, dhe pas disa orësh dhënje detyrash , udhëzime dhe instuksione për strukturat e vëzhgimit dhe se si duhej të sillej, kah do të lëvizëte dhe si duhej të grumbullonte informacione operative për atë që do ia përcaktonin nme misionin i cili do vazhdonte për disa vite me rradhë, për dokumentim jashta vendit, e ku do të sjellej si një emigrant i arratisur maleve dhe pa dokumente.Të sillej dhe të fliste si emigrantët shqiptar, duke folur keq për regjimin komunist në Shqipëri , e sidimos sharrje ndaj regjimit jugosllav dhe rreth çështjes shqiptare dhe Kosovës si të okupuara nga Tito. Të gjitha këto, tanimë ,,Fadili,, i kishte të qarta.Por, në brendi të shpirtit e mundonte edhe fenomeni i ADHURIMIT të frikshëm kur duhej ta fitonte besimin edhe nga UDBJA edhe nga rradhët e mërgatës shqiptare ku do vendosej dhe vepronte si spiun i fshehtë dhe në rolin e emigrantit shqiptar i cili do fliste fjalë miradie dhe lëvdata për krerët e mërgatës shqiptare, për organizatat, varësisht ku do gjendej me simpatizan të ,,Ballit Kombëtar,, ose ,,Legalitëtit,, të ,,Lidhjes së Prizrenit,, apo ..Lidhjes Kosovare,, duhej të fliste me dashuri për Abaz Kupin, Rexhep Krasniqin, Luan Gashin, hafiz Jusuf Azemin, për Alinafi Hoxhën dhe ,,Lidhjen e Vardarit,, ku këtë të fundit do e kishte objektiv përpunimi dhe vëzhgimi në Marsej të Francës për disa vite në vazhdim.
E paisin me pasaportë dhe dokumente fallco, edhepse emrin e tij të vërtetë rrallë kush që e dinte në anët e Gostivarit ku banonte. Në marrëveshje me Qendrën operative të UDB-së në Shkup, personi në fjalë regjistrohet në kartotekën e informatorëve me pseodonimin “Doktor Zhivaga” dhe fillimisht niset me trenin ,,Ekpsres Athina- Paris,, në ora 22,00 në mbrëmje. Dy burra hijerëndë të Shërbimit të fshehtë dhe të veshur me mantela të gjatë ngjyrë gri, qëndronin në peron të stacionit të trenit në Shkup ku e përcjellnin për në Marsej.
Treni u nis në kohë të caktuar… Brenda në kopenë e klasit të parë ishte ulur djaloshi me sy të larëm dhe flokë bjond në të përhimtë. Veshur me pantolane xhinse dhe një xhaketë prej lëkure ngjyrë kafeje. Nga paraqitja e tij tërheqëse ishte e mjaftueshme për të zgjuar pasionin e çdo femre! Dukej i mbushur me gëzim nga fakti që ishte i zgjedhur nga elita e UDB-së dhe i ngarkuar me mission në rolin e informatorit jashtë vendit, dhe ku do të fuste në kurthë personat të cilët vepronin në rradhët e emigracionit si antijgugosllav etj.
Por, historia dhe veprimtaria e ,,Doktor Zhivagës.. si spiun i fshehtë mbetet mjaft misterioze , ose e njohur më detajisht vetëm për qarrqet e ngushta të Qendrës dhe elitës së UDB-së për Maqedoni ose asaj federative të Beogradit.
***
Në ndërkohë, kryeshefi i SDB-së republikane për Maqedoni Arso Arsovski i kishte nënshkruar dy depesh me përmbajtje të thukët, të cila u dërgoheshin , njëri bordit drejtues të SDB-së Federative në Beograd, dhe tjetri kryeshefit të atij Shërbimi në Kosovë, Mehmet Shoshit, i cili në Prishtinë udhëhiqte me SDB krahinore. Në depeshet e përmendura u bëhej me die se nga Shkupi për në Francë është nisur me detyra të caktuar dhe në mission përkatës informatori i regjistruar me pseodonimin ,,Doktor Zhivago,, nga i cili, sipas planit dhe programit të caktuar, nga i njëjti do të pranonin raporte me interes për veprimtarinë ,,armiqësore,, të emigrantëve shqiptarë dhe organizatave të cilat i kishin nën vëzhgim dhe përpunim Shërbimi i fshehtë jugosllav.

… I dërguari në këtë mission delikat dhe të posaëëm ,fillimisht në Francë, ishte trajnuar mirë se sit ë maskohej atje, duke u veshur dhe me sjellje siç bënin emigrantët shqiptarë, dhe duke e këshilluar që pistoleta nuk I hynte fare në punë. Për këtë ishte më mirë që të mos binte në sy dhe të dyshohej, nëse hetohej se ishte person që mbante armë në bres, aq më tepër që të mos vinte në konflikt me policinë franceze. Duhej ecur pa hetuar, pa lënë gjurmë, duke fsheh sekretin e veprimtarisë së tij si person i angazhuar.
Në foto autori dhe Alinafi Hoxha,
kryetar i ,,Lidhjes së Vardarit,, në Marsej.
Me arrijtjen e tij në Marsej, ,,Doktor Zhivaga,, sipas adresës që posëdonte të dhënë nga Shërbimi në Shkup, pa hezituar e gjeti shtëpinë dy katshë dhe të rrethuar me hekura dhe me portë të madhe të blinduar çeliku në ball të oborrit. I rra ziljes, dhe për një çast, në ballkon doli njeriu i vëshur me rrobe sportive, por që mbante mustaqe të mëdha. Ky ishte Alinafi Hoxha, nje emigrant shquptar i ikur nga Jugosllavija shumë vite më herët dhe pasi që ishte vendos në lagjen periferike të Marsejit ku nuk kushte shumë zhurmë, jetonte në qetësi larg rrëmujës dhe rrëmetit, por që kishte një botë të njeriut kryengritës dhe udhëhiqte organizatën ,,ekstreme,, me emrin ,,Lidhja e Vardarit,, !
,,Më falni, zotëri! Unë jam një shqiptar nga ana e Gostivarit…Dhe, doja ta takoja z. Alinafiun!”- foli me një frengjishte të kulluar djaloshi i veshur me xhinse.
“ Uau, qenke vendas imi!- bëlbëzoi si me gjysëm zëri dhe tejet i përmalluar për njerëzit e vendlindjes.
“Urdhëro, shtye portën dhe futu brenda!,,- u dëgjua zëri i Alinafi Hoxhës të cilin , njëkohësisht e kapluan emocione malli dhe nostalgjie.
…Asaj mbrëmje biseduan gjatë e gjatë, edhe për shumë gjëra që e interesonin Alinafiun për jetën dhe shqiptarët në Gostivar e më gjërë, për zhvillimet shoqërore e politike nën regjimin jugosllav. Nuk munguan, bile, as bisedimet rreth Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.
,,Doktor Zhivaga,, dinte të mbajë rolin e një artisti të vërtetë, duke fitur bindjen e nikoqirit të tij, me sjelljet aq me xhentilesë, duke menduar dhe bërë planet e vetë edhe Alinafi Hoxha që ta fuste ,,Fadilin,, si të tillë, aktiv dhe me ,,prirje” në rradhët e organizatës ,,Lidhja e Vardarit,, ku do të vepronte në fushën e veprimeve armiqësore ndaj Jugosllavisë.
Zonja e shtëpisë, një francese me kulturë, ua shtrroi darkën në tavolinën e mbushur me fruta pemësh, hëngrën mirë…të servuar edhe mish të pjekur qengji. Pinë edhe lëng të freskët portokalli.
“ Miku im, ju do vendoseni këtu në shtëpinë time, kam një dhomë të lirë ku mund të bëni gjum, dhe jini si në shtëpinë tuaj… Do ju gjej edhe një punë ku mund të fitoni edhe para!,,- i tha Alinafiu me një seriozitet në fytyrë.
,,Faleminderit, por…kam droje se mos vallë ju bëhem barrë !- u dëgjua ,,Fadili,,.
,, Jo, jo, sa për barrë, këtë mos e diskutoni…Shtëpia është e madhe!,,
Dhe ashtu u bë…
Kaluan ditë e muaj… ,,Doktor Zhivaga,, i cili pos frengjishtes njihte për mrekulli edhe disa gjuhë të tjera si Gjermanishten, Italishten, Spanjolishten etj. shëtiste trotoareve të Marsejit me një entuziazëm të madh, pasi emigrant shqiptar nga Tërnova e Gostivarit, e kishte nderuar dhe pranuar që të banonte në shtëpinë dykatëshe dhe me oborr të rrethuar me lule dhe pemë. Dhe nga ana tjetër, që i ishin krijuar kushte dhe rrethana të volitshme për të grumbulluara informacione të duhura dhe relevante të cilat i duheshin UDB-së për ndjekjen dhe survejimin e veprimtarisë ,,armiqësore,, të grupeve dhe organizatave emigrante shqiptare në Francë dhe më gjërë në Perëndim.
Tanimë, spiuni ,,Doktor Zhivago,, kishte krijuar edhe rrethe dhe qarrqe të veta ku vepronte mes personave të ekspozuar si emigrant të mmrrezikshëm,, dhe për këtë kishte bërë një raport për DB të cilin do ia dorëzontë personit zyrtar të diplomacisë jugosllave i cili, sipas marrëveshjes paraprake me Beogradin, kishin vënë kontakte dhe ky mbahej si resident. Bile, në raport kishte shkruar edhe për disa fenomene që ndodhnin në rradhët e mërgatës shqiptare, rreth përçarjeve dhe grindjeve mes tyre, rreth dogmatizmit dhe mungësës së plotë të çdo lloji respekti dhe kordinimi të veprimtarisë politike emigrante që kishte takuar mes tyre si në Francë, Gjermani, Belgjikë etj. Kuptohet, raporti prej disa dhjetëra faqesh është i shkruar me synime të këqia që kishin për qëllim të dëmtonin çështjen e mërgatës e cila vepronte për çështjen shqiptare edhe në Amerikë, ku si figura të larta paraqiten edhe emrat e Prof. Luan Gashit, Vasil Andonit, Hasan Dostit, Abaz Kupit, Abaz Ermenit , hafuz Azemit të Dobroshtit në Aurora, të disa personaliteteve të ,,Lidhjes Kosovare,, të ,,Legalitetit,, dhe ,,Ballit Kombëtarë,, në SHBA.
,,Doktor Zhivaga,, shpesh freguentonte të shikonte filma me përmbajtje si ato të Xhems Bondit apo ,,007,, ! Por, ishte edhe njeri i qejfeve me femra të bukura françeze, duke u ende nëpër locale nate…
***
Pikërisht, spiuni ,,Doktor Zhivago,, më rrëfeu gjatë e gjatë atë ditë vere kur e takova në Shkup, afër Urës së Gurit, pranë restorantit ,,Pirin Pllanina,, duke më dal përpara:
,, Jungjatjeta ! A jeni ju Nafi Çegrani!?,,- u dëgjua zëri i një njeriu të pashëm , gjersa kthehesha nga zyra.
,,Po!- i them unë, duke e vëzhguar rreptë, sepse nuk e njihja.
,,Unë jam ,,Fadili,,! Jam nga Çajla, jemi vendas nga Gostivari!,,
,,Aha…Ti qenke ai !,,-mendova me vete dhe ia këtheva me të shpejtë: ,,Doktor Zhivaga,, apo?
,,Ashtu është, i nderuar! – duke më lëshuar dorën për përshëndetje, më luti që të uleshim në restorantin afër që të pinim nga një kafe. Pranova pa mëdyshje, sepse më interesonte ky njeri, raportet e të cilit i kisha lexuar dhe analizuar në Sektorin e IV ku punoja.
Ky informator sekret vendosi që gjatë bisedës me mua të flasë dhe të tregojë për herë të parë se çfarë do të thotë të jetosh për shumë vite i maskuar dhe me emër të imagjinuar.Vazhdimi i këtij rrëfimi do t’ju duket një tregim i gjatë, i zhvilluar asaj pasdite vere të vitit 1971, ku zbulohet një figurë që nuk është as ajo e James Bond, por e personit të rekrutuar në rrjetin e UDB-së dhe i regjistruar si informatory I kamufluar jashtë vendit që mbante pseodonimin: ,,Doktor Zhivago,, !Pak a shumë puna e spiunit është e njëjtë me atë të aktorit. Duhet të dish të recitosh shumë pjesë, duke iu përshtatur roleve të ndryshme, ashtu siç kishte vepruar vite me radhë gjatë qëndrimit të tij në Francë, por që kishte spiunuar edhe Rifat Kolgjinin në Bruxsel, vlla i Tahir Kolgjinit, emigrant në Stamboll, dhe disa të tjerë të cilët UDB-a e Mqedonisë, ajo Federative dhe ajo e Kosovës i mbanin në përpunim.
… Gjersa më rrëfente ,,Doktor Zhivaga,, për periudha të gjata dhe veprime të fshehta në kryerjen e misionit për të cilin ishte caktur, në moment pas shpinë më preku një dorë dhe u dëgjua zëri metalik i personit që e njihja. Ishte Kiro Fuze, një operativist I SDB me të cilin disa vite kishim punuar bamshkë në sektorin për ndjekje dhe përcjellje të diplomatëve dhe atasheve të huaj, bile një kohë edhe kishim banuar bashkë në një apartaman të fshehur në afërsi të hotel ,,Jadranit,, !
,,Ulu, Kire !,- i thashë, duke e njohtuar se personi në tavolinë me mua ishte ,,Doktor Zhivago,,! U habitë, duke e vështruar me vëmendje. Kuese ,,Zhivago,, vazhdoi rrëfimin e tij aty ku kishte ngelur.
,, Siç ceka më herët, detyra ime si një njeri i infiltruar në rradhët e organizatës emigrante ,,Lidhja e Vardarit,, në Marsej, ishte pak e vështirë, pastaj gjërat u lehtësuan disi sipas ndodhive globaliste dhe të kohën e Luftës së Ftohtë që zhvillonin CIA, KGB, MOSSADI dhe Shërbime të tjera të forta dhe të frikshme, edhe mua m’u desh të përshtatesha me globalizmin…Kaloja periudhë të gjatë duke lexuar libra e romane. Lexoja literaturë që botonin Komitete e emigracionit shqiptarë etj,,-rrëfen aid he vazhdon:
,, Nevoja e parë për mua kur arrita në Marsej ishte të gjeja një strehë ku të futsha kokën. E këtë ma mundësoi vetë Alinafi Hoxha, të cilit edhe i jam mirënjohës, për arritjen e qëllimeve të mia…!,,- përfundoi ,,Zhivago,, .
Spiuni Vahedin Ramadani alias Fadili , me pseodonimin “Doktor Zhivago” të cilin UDBJA e vlerësonte si një nga informatorët më produktiv dhe një punë me rezultate shumë të mira, gjatë viteve 1973, 1974 dhe 1975. Gjatë arratisjes sime për në SHBA, do ta takoj në Romë të Italisë, tanimë me një pseodonim tjetër, si ,,Federiko Amati,,! Ai gjatë qëndrimit në Romë, kishte vë kontakte të mira edhe me diplomatin shqiptar ,,Xhemalin,, në Ambasadën e Shqipërisë, e që njikohësisht kishte informuat SDB në Shkup edhe për disa kontakte të mia që kisha pas asaj vere me Ernest Koliqin, Mentor Çokun dhe Sabaudin Haznedarin, para se të fluturoja për në SHBA, njëherit duke realizuar misionin për interese të ngushta të UDB-së e cila e kishte angazhuar sërish… për çfarë do të shkruaj një rradhë tjetër.
***
( Pas këthimit tim nga Amerika , ku isha arratis pas disa konflikteve që kisha me krerët – bylykbasha të UDB-së para dhe pas vdekjes së Titos, me nisjen e demonstratave në Kosovë më 1981, jam arrestuar në mënyrë të çuditshme, nga oficera të panjohur të cilët në bashkëpunim kurdisën Procesin e Zenicës me akuza të shkruara prej gënjeshtrash dhe të bazuara vetëm në mashtrime dhe trillime të imagjinuara dhe të inskenuara, me çka më dënojnë me vdekje-pushkatim, pavarsisht se unë nuk kisha njohuri se çfarë po ndodhëte aty, ata kishin bërë plane dhe kurdisje të fshehta,me metoda kriminale, duke e përdorur UDB-a, prokuroria dhe gjykatësit ,,Fadilin,, si dëshmitar të ,,mbrojtur,, por që , për fat të mire, këtij mashtruesi iu zbulua alibi, si fakt i pa kontestueshëm, u dënua me 13 vite burg të rëndë… Kjo është një histori e gjatë e cila rrënjët, në këtë drejtim, i ka brenda në UDB).
Ky, zatën, është rrëfimi për spiunin ,,Doktor Zhivago,, siç e kam njohur unë.
-vijon-