
LISTA E TE SHKARKUARVE NGA VETTINGU
1 Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese-Shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA)
2 Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
3 Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
4 Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
5 Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
6 Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
7 Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
8 Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i përfshirë)
9 Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe korrupsioni. (Pjesë e hetimit për dosjen 21 janari dhe të Mark Frrokut për çështjen e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë)
10 Gani Dizdari, gjyqtar ne Gjykatën Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë, si dhe kontakte me të inkriminuar
11 Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkak lidhjeve me krimin, fshehja e dënimit për vjedhje, fshehje dhe mosjustifikim pasurie. (Ka gjykuar dosjen për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë. Ka dhënë vendime për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Gent Strazimirin).
12 Artan Zeneli, gjyqtar pranë Gjykatës së lartë, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe mosdeklarimi i heqjes së vizës nga ambasada e SHBA.
13 Toma Ndreca, gjyqtar i Gykates se Larte, shkak mosjustifikimi i pasurise, si dhe kontakte me të inkriminuar
14 Rovena Gashi, prokurore në prokurinë e përgjithshme.
15 Shkëlzen Selimi, referuar komponentëve të pastërisë së figurës, lidhje me krimin.
16 Bledar Abdullai, pasi sipas hetimit rezulton se bashkëjetuesja e tij nuk justifikon 400 mijë euro.
17 Elsion Sadiku, Prokuror Korce, probleme në lidhje me deklarimet qe ishin bere nga bashkëshortja e prokurorit.
18 Ervin Metalla, gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Kishte marrë një kredi si i pastrehë për një shtëpi në Durrës.
19 Arben Nela, Prokuror i Tiranës, ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka burime të ligjshme.
20 Dritan Rreshka, drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë shkarkohet sepse u konstatua se ka pasur deklarime te rreme dhe fshehje pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë.
21 Artan Broci, probleme me pasurinë.
Nëse bën një llogari për çfarë kanë deklaruar këto prokurorë e gjykatës pak a shumë janë 125 apartamente,70 makina, 66 garazhe, 9 miliard leke të reja, raporton faktor.al