Kategori
Uncategorized

Barjam Dervishaj, i dënuari 8 herë

Rrëfim nga Barjam Dervishaj

An error occurred.

Try watching this video on www.youtube.com, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.

Pas një kalvari të gjatë prej 28 vitesh burg nga 8 dënime të ndryshme, Barjam Njazi Dervishaj rrëfen jetën e tij në të gjitha kampet dhe burgjet e Shqipërisë.

“Unë nuk kam patur ndihma familjare, jam rritur jetim por nuk kam vuajtur shumë se më kanë dhënë shokët. Kur unë shkoja tek krevati gjeja gjithmonë diçka për të ngrënë që më kishin lënë shokët”, rrëfen ndër të tjera ai.

Momentet më të vështira në burgun e Burrelit për Dervishajn, kanë qënë çastet kur ai teksa po hynte në dhomë gjeti trupin e pajetë të shokut të tij të qelisë, të varur me çarçaf pranë dritares.

Rrëfimi i plotë

Këtu i thonë Burrel ku hyn e më nuk del. Unë jam dënuar 8 herë. Unë i kam ngelur edhe 15 vjet për t’i bërë komunizmit. Nuk ka burg në Shqipëri ku nuk kam vuajtur unë.

Ç’kujtoni nga momentet e para të arrestit?

Më 27 maj 1960, në moshën 17 vjeç për një bisedë arratisje u arrestova. U nisa për në Përmet me disa shok atje më arrestuan për tentativë arratisje. Më mbajtën 20 ditë në degën e Përmetit ku më pas më çuan në kalanë e Gjirokastrës ku vazhdova hetuesinë edhe u dënova me 10 vjet burg për tentativë arratisje. Isha shumë i ri për të kuptuar pse po më ndodhnin këto gjëra. Në Gjirokastër më dënojnë me 10 vjet burg në kalanë e Gjirokastrës dhe prej andej më çuan në burgun e Vlorës. Nga burgu i Vlorës më dërgojnë në sodën kaustike, fabrika e sodës kaustike në Vlorë. Pas 6 muajsh më dërgojnë në burgun e Elbasanit. Kështu shkoj jeta ime hidh ujë e hidh mjell, nga 10 vjet m’i çuan në 36 vjet dhe ngela nëpër burgje. Nuk ka burg ku nuk kam vuajtur unë. Ne ishim të dënuar me punë të detyruar. Kam punuar në galerinë e Spaçit, kam punuar në Ballsh, kam punuar në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, në fabrikën e çimentos në Elbasan. Në Spaç kam shkuar në vitin 1971 kam ndënjur për afërsisht 7 muaj për një ngatërresë me policinë atje. U zumë, u ngatërruam dhe më dënuan atje, dhe më çuan prap në Burrel. Ishte burgu më i rëndë, në Burrel unë kam parë nga vuajtjet se mateshe durimi i njeriut, eksperimente bëheshin me njerëzit. Në Burrel kam parasysh si tani, nëqoftëse do na pyesnin se ku e gjenim forcën, ne e gjenim forcën tek bashkëvuajtësit tanë, aty kishte shumë njerëz pa këmbë, të prera të dyja këmbët ose me një këmbë me  paterica që zvarriteshin dhe nuk jepeshin. Këta na mësuan se nëpër burgje duhet forcë shpirtërore sepse komunizmi nuk kishte mëshirë. Kur ai nuk mëshironte këta nuk më shkonte nëpër mend të na mëshironte ne të tjerët. Kur unë kam vajtur në Burrel, kam qënë 22 vjeç djalë kam qënë i fortë fizikishtë dhe shokët e mi bashkëvuajtësit, e them me mburrje këtë dhe ndjej kënaqësi në shpirtin tim, të gjithë kanë qënë më të mirë nga unë. Këta më kanë dhënë forcë dhe jetë. Ata më jepnin bukën, racionin e tyre. Edhe sot në shtëpinë time qindra të burgosur hyjnë e dalin. I kam vëllezër.

Si organizohej një ditë në Burrel?

Njeriu sipas komunistëve ishte kafshë. Gazeta e palosur është 25 centimetër, ky ishte vendi ku duhet të flije ti. Ishim me çimento, dhomat me çimento. Në mëngjesh do ngriheshe me rënien e bilbilit, do rregulloje krevatin dhe nuk kishe më të drejt të uleshe në krevat por të rrije. Jepnin 500 gram bukë, dy herë gjellë në ditë, që nëse gjeje kokrrën e orizit ose fasules të duratrokisnin. Birucat ishin me çimento, aty bëheshin torturat. Ato birucat kishin disa hekura ishin lidhur mushkat e Italisë aty dikur. Ata e kthyen në vuajte për shqiptarët. Në Burrel unë kam parë shumë, atje kam parë ndjenjën njerzore që kam parë për të burgosurit, njëri për tjetrin.

Sa vite keni vuajtur në Burrel?

Në Burrel kam bërë 7 vjet burg.

Sa vetë jetonin në një dhomë?

Në një dhomë sipas njerëzve që fuste qeveria. Qeveria shtonte nuk e kishte problem. Në një dhomë mund të ishin 30 veta, mund të ishin 10 veta, sipas kapacitetit njerëzor që ishin nëpër burgje.

Si i kryenit nevojat personale?

Tualetet ishin me orar, aty brenda kishte një qyp. Këtë qyp kur dilje në mëngjes do ta derdhje. Aty kishte pleq, të sëmurë. Ajo lloj qeverie nuk donte të dinte. Njerëzit ishin procesverbal edhe kur vdisnin nëpër galeri gjithmonë thoshin vdiqën për fajin e tyre. Ktu mbylleshe qënia e njeriut.

A kishit orare të lira gjatë ditës?

Në Burrel i thoshin oborrit ajrimit, “pajdut”. Dalja në pajdut bëhej dy herë në ditë, një orë paradite një orë pasdite. Por gjithmon nëqoftëse udhëheqja bënte lëvizje nëpër qytetet e tjera këto ndërpriteshin një muaj dy muaj dhe kur shikonim dritën e diellit fërkonim sytë. Unë nuk besoj edhe në familjen time nuk i përdorë këto muhabete se e di që nuk kuptohem. Kishte vuajtje mbi njerëzore. Kam parë shokë të mi që janë vetëvarur nga uria. Përshembull Mustafa Bjaraktari nga Tropoja, Lefter Balltovani nga fshatrat e minoritetit. Ishim në dhomën një në Burrel edhe kur dolëm në pajdut, i them Mustafait hajde, jo tha nuk jam mirë do rrij ktu brenda. Pasi bëm pajdut e shikoj ishte varur në dritaren e burgut me çarçaf. Skisha ndërmend as sot smë shkonte ndërmend se do derdhja lot. Çfarë mund të flas tjetër unë për kto burgje kur komunistët shqiptarë dënonin shqiptarët e pafajshëm. Unë nuk gjeta një njeri që të kishte bërë një krim, që të më thoshte unë kam bërë këtë, po të gjithë ose për buised arratisje ose për tentativë arratisje ose për gjera të sajuara. Të gjithë këta njerëz futur nëpër burgje dhe mbi ta një dhunë e jashtëzakonshme. Kur në burgun e Burrelit lexoje parrulla “Këtu i thonë Burrel ku hyn e më nuk del”, të shkruara në murë. Në Burrel kishin vdekur qindra burra. Burgu i Burrelit është ndërtuar në mënyrë të tillë që rrezja e diellit, nga çdo krah të binte dielli, rrezja nuk hynte brenda. Atje ku nuk ka diell  nuk ka as jetë. Dhomat kishin dritare por dielli nuk hynte brenda tyre. Në këto dhoma gardianët kishin njerzit e tyre po të dënuar që provonin mos i kishin sharruar dritaret, i fusnin për të sëmurur njerzit i fusnin nëpër biruca. I zhvishnin duke i lënë në mbathje dhe kanatjere dhe të lidhur me zinxhirë. Më kujtohet njëherë më kishin lidhur me zinxhirë këmbët, duart dhe një zinxhirë tek këmbët dhe tek duart të lidhura mbrapa. Patateve andej u thoshin kërtolla dhe aty në fund në birucë më kishin hedhur ato patatet, unë djalë i ri i uritur tërhiqem zvarrë dhe e kap një patate me gojë ashtu i lidhur edhe gjysmën po e këpusja vetëm kur hapet sporteli dhe bërtet ai polici çfarë bën? Ai polici tani më kujtohet ishte nga Mllakastra i quajtur Qemal Azja, ishte shumë i egër shumë i ndryrë, më vonë e kam takuar në kampin e Ballshit si punëtor. I kishte rënë e shoqa difiçit atje në burgun e Burrelit edhe e takoj atje dhe i them “ela Laze”. Unë kam qënë një djalë i shëndoshë gjithmonë kam patur shëndet, ai pati frikë dhe më tha më fal. Më tha unë kam menduar se çdo gjë që fluturohej haet. E lash atë muhabet nuk i thash gjë. Deri në vitin 1973 se dua të jem i sinqert në të gjitha pikat, në Burrel flinin të gjithë në çimento. Në vitin 1973 këta e shtruan me dërrasa por jo birucat. Aty filluan të na japin disa rroba burgu, një peshqirë na shtuan edhe çajin bashk me tre gram sheqer. Unë nuk kam patur ndihma familjare, jam rritur jetim por nuk kam vuajtur shumë se më kanë dhënë shokët. Unë kur shkoja tek krevati gjeja biskota mi kishin dhënë shokët. Kishte raste që bëheshim 3-6 shokë ndanin cigaret, 5 cigare ti 5 cigare unë dhe thoshin do t’ja çojm Bajramit. Kishe 500 gram bukë, kishe një kandar të inprovizuar, domethënë dy copa dërrasa me spango trekëndëshe, këtu vendosnin 500 gram gurë dhe ktej peshoheshe buka dhe sytë e të burgosurve rrinin duke parë nga do anonte. Burgjet komuniste kanë qënë shumë të egra. Tek ne kanë lënë gjurmë. Ne ishim në një vend ku torturoheshim, nuk ke se si i harron këto. Syri jonë ka shirita i ka të gjitha të regjistruara, edhe natën në gjumë kur nuk e shikojmë veten mirë ne shikojm makthe. Nuk mund të kalojn kto gjëra si një cop bukë me djath. Unë kam parë njerëz edhe vetë jam rrahur në mënyrën më barbare, kto nuk harrohen. Galeritë nuk harrohen, thyerjet e këmbëve dhe të duarve nuk harrohen. Jazëk u qoftë atyre personave edhe bashkëvuajtësve të mi që arrijnë ti kalojnë këto gjëra sikur ska ndohur asgjë. Komunistët kanë bërë kërdinë. Ne vetëm punonim, bakri, piriti, të punoje në zonën e dytë të Spaçit të nxirrje pirit ishte 60 gradë nxehtësia aty brenda, detyrimisht ti do zhvisheshe. Kur pikonte pika e acidit në trup dridhej trupi si gjarpër. Ndërsa ata zotërinjtë ngroheshin në një sob jashtë edhe kur dilje të pysnin sa vagonë ke bërë, pse ske bërë kaq, pse ske bërë aq, na lidhnin, na rrihnin. Çfarë të them më. Mendoja njëherë me veten time të vdesi ky Enver Hoxha një orë pas tij të vdes dhe unë. Kur ka vdekur ai unë kam qën në Qaf Bari edhe radioja e kishte dhënë frëngjisht. Të them të drejtën unë nuk kam mësuar ndonjë gjuhë nëpër burgjet, biles kur hyra isha dhe fëmijë nuk e dija ç’ishte politika. Më thot një shok ka vdekur Enver Hoxha. Ishte një Kudret Hoxha shkova e i thash ka vdekur Enver Hoxha, ai bënte sikur nuk dëgjonte. I thash prap ka vdekur Enver Hoxha. Me gjithë mend tha. Po i them. Serioz në fytyrë tha se do na mbysin. I ranë bilbilave dhe po bërtisnin në menxë, kishin mbledhje. Ishte për tu çuditur kishte të burgosur që qanin. Ato ishin lot krokodili, ata qanin dhe rrinin afër me policat. Kishte spiuna nga dora jonë plotë. Kishte ardhur një farë Lek Ymeri, oficer i lartë, 500 burra u futën në menxë. U dëgjua zëri atij ku u tha unë po shoh që ju jeni kënaqur, keni marrë vesh që ka vdekur udhëheqësi i partisë dhe i pushtetit, por nga partia jonë do dalin udhëheqës të tjera. Ata shpreheshin hapur me ne na thoshin ju nuk do dilni gjallë që këtu, ju do mbaroni 10 vite burg ne do ju ridënojm më 10 vite të tjera dhe kështu vepronin. Unë jam dënuar 8 herë. Unë i kam edhe 15 vite për të bërë komunizmit. Unë kur kam dal nga burgu skisha familje, kam flejtur poshtë komitetit ekzekutiv në Tepelenë po binte shi. Atje flejta për siguri se mund edhe të na vrisnin se si i trajtonin gjërat këta. Unë kam dal jo më tepër se 50 kile nga burgu. Unë pështyja gjak edhe kur më ka marrë gruaja për vizitë në spitalin e Beratit. I thonë gruas ky një muaj ose një muaj e gjys ky nuk vete. Shikoja gruan që qante por unë jetova nuk e kam patur shumë problem jetën. Atje nëpër vuajtje mësova mos ta kem problem. Unë e kam çunin 25 vjeç tani, vajzën e kam në universitet 22 vjeç. Kaq mundësi patëm të bënim. Unë vij nga vuajtjet dhe unë u përkas atyre. Kënaqësia ime është kur më vjen ndonjë shok i burgosur në shtëpi. Ne nuk e kemi mendjne për të ngrën e për të pirë e kemi tek kto kujtimet e burgjeve.

Jam Barjam Njazi Dervishaj kam vuajtur 28 vjet burg në të gjitha kampet dhe burgjet e Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

Beteja për vëllanë siamez të demokracisë

Kukurecaxhiut i mbushnin mendjen për ta zgjedhur si qeveritar të Qytetit pakashumë si vijon:

-Si mund të qeveris unë kur nuk jam veçse një kukurecaxhi i thjeshtë?

-Pikërisht prandaj, ngaqë nuk ke asnjë vlerë tjetër përveçse të qenit kukurecaxhi, je më i përshtatshmi për të qeverisur.

Nga Aurel Plasari

-Në vend të një ndjese për pamundësinë e pjesëmarrjes në protestën e sotme.

A nuk po dallohet gjithnjë më qartë nga beteja për Teatrin që halli i gangut qeverisës nuk qenkësh vetëm rrënimi i kompleksit historik ku ndodhen sot dy ndërtesat e teatrove? As vetëm tjetërsimi i pronës publike? Nga teknika e mbrapshtë që po përdoret ndaj njerëzve të Teatrit si dhe ndaj publikut – nga njëra anë kulaçi dhe nga tjetra kërbaçi – po kuptohet vullneti për të vënë nën kontroll, madje mundësisht nën komandë, Teatrin.

Përse vallë kështu?

Sepse Teatri është vëllai siamez i demokracisë. Dhe një agresion ndaj demokracisë nuk mund të mos përthyhet automatikisht në goditje ndaj Teatrit. Në historinë e qytetërimit europian Teatri lindi pikërisht në të njëjtën hapësirë dhe të njëjtat rrethana, në Greqinë e lashtë, ku lindën edhe e shumta e shkencave që ende i trashëgojmë e i zhvillojmë, ashtu si edhe vetë demokracia. Aq të ndërthurur ishin motër e vëlla ose vëlla e motër, sa shpesh qenë të njëjtat turma prej 4.000 vetash që, nga njëra anë, dyndeshin në amfiteatrot e  hapura dhe reagonin gjithë ashk ndaj tragjedive a komedive, ndërsa nga ana tjetër rrëmbushnin sheshet duke bërtitur për të vendosur luftën ose paqen.

Kur ajo demokraci e drejtpërdrejtë – e tillë sikundër qe atëherë – mori teposhtën afërmendsh që vëllai saj siamez reagoi i pari ndaj sinjaleve të lëngatës, d.m.th. Teatri. Kush sheh sot komeditë e Aristofanit mund të arsyetojë vetë se çfarë simptomash duhet të kishte përkapur komediografi provokator nga ajo dekadencë demokracie në Qytetin e vet. Ishte epoka kur bëhej fjalë për qytete-shtetet.

Ju ka qëlluar, për shembull, ta njihni

Kukurecaxhiun e Aristofanit? Jo?

Beteja për vëllanë siamez të demokracisë“Kukurecaxhi” ia pati përkthyer profesionin Spiro Çomora. Me gojët e dy personazheve bënte satirë me të  Aristofani në skenën e hapur të Teatrit. Nuk e kam librin për duarsh këtu ku ndodhem, por më ka qëlluar ta shoh në disa skena dhe e mbaj mend dialogun politik, kur pikërisht Kukurecaxhiut i mbushnin mendjen për ta zgjedhur si qeveritar të Qytetit pakashumë si vijon:

-Si mund të qeveris unë kur nuk jam veçse një kukurecaxhi i thjeshtë?

-Pikërisht prandaj, ngaqë nuk ke asnjë vlerë tjetër përveçse të qenit kukurecaxhi, je më i përshtatshmi për të qeverisur.

-Mirëpo unë s’kam bërë studime për këtë punë, nuk ia kam idenë, di vetëm diçka me të dëgjuar.

-Ja, pikërisht prandaj, meqë i di gjërat si diçka me të dëgjuar, je më i përshtatshmi për të qeverisur Qytetin tonë.  Për të qeverisur nuk duhen njerëz me shkollë për atë punë, duhen persona që të jenë hem injorantë, hem batakçinj.

-Tani, për të më pëlqyer, ky propozim po më pëlqen dhe mua, vetëm se nuk e di saktësisht se si bëhet kjo, qeverisja, që thoni ju.

-S’ka gjë më të lehtë, është tamam zanati yt. Do të bësh po atë punë që ke bërë.

-Po si kështu?

-A je kukurecaxhi ti apo jo?

-Po.

-A i ke thikat në brez?

-Po

-A i grin të përbrendshmet ti? A i hedh në një kazan të madh? I përzien mirë e mirë? A u hedh edhe ca beharna, erëza, sa për lezet?

-Po.

-Ja ashtu si kazani yt është edhe Qyteti ynë dhe njësoj si matarimi i kukurecit është edhe qeverisja.

Etj.

Duke lënë m’anësh Aristofanin, asgjë për t’u habitur që kukurecaxhinjtë, si së lashti si në kohët moderne, meqë Teatri i pengon për ta bërë shtetin si kukurecin e nxjerrin marazin ndaj tij në teknika nga më të mbrapshtat: për ta vënë atë nën kontroll, mundësisht edhe nën komandë. Afërmendsh që, me ndryshimin e epokave, kanë ndryshuar edhe mjetet te vendi i thikave në brez. VINI RE: Ky shkrim është konceptuar enkas për Hashtag.al.

Kategori
Uncategorized

Debati me shefin-ministër, dy vrasës ekzekutuan shoferin Shkëlzen Qordja.

Ne Garde, nga komandanti gjer tek guzhinieri e dine se ai u ekzekutua ne garazhin e ministrit me automatik me silenciator.

Perveç deklaratave te tyre publike per vetevrasje, Xhafa – Veliu per te mbuluar krimin e shemtuar, te gjitha shkresat per eksperize mjeko ligjore dhe kriminalistike jane nisur me kerkesen per ekspertize per vetvrasje dhe jo per vrasje.

Garazhi vertet eshte gjet i mbyllur por perveç shoferit çelesin e garazhit e mbane edhe shoqeruesi i ministrit, nje kapter lidhje e ngusht e ministrit qe zevendesoi oficerin Celibashi qe u largua para tre muajve nga detyra e shoqerimit te ministrit.

Në gardë të gjithë besojne se pas ekzekutimit nga dy vrases me armen me silenciator te kaperrit shoqerues kryesor i ministrit, vrasesit jane largur te qete dhe e kane mbyllur viktimen nga jashte ne garazh.

Nga grupi i ministrit nuk eshte thirrur per proven e barutit ne duar, krah dhe rroba asnjeri prej antareve te ketij grupi.

Ne fillim tentuan edhe te fshehin faktin se arma e vrasjes ishte e shoqeruesit te Fatzi Droges prandaj kerkuan me urgjence mbledhjen e te gjitha armeve te atij lloji nga oficeret e Gardes. Por pasi u kuptua se cili ishte qellimi dhe oficeret refuzuan dorezimin, u kerkuan atyre te verifikonin numrat ne regjistrin e armeve te Gardes

Mesazhin me nje fjale dy fjale te vetme per familjen e se viktimes eshte shkruar nga vrasesit e tij pas ekzekutimit.

Ne drejtim te viktimes jane shkrehur 7 plumba, tre prej tyre e kane marre ate.

Arma e ekzekutimit eshte gjetur ne pozicion automatik dhe jo ne pozicionin bresheri!

Kjo hedh poshte si tejet qesharak pretendimin se viktima te mund te kete shkrehur armen 7 here.

Arma e krimit eshte gjetur e vendosur ne doren e viktimes, as mushkat e Gardes nuk e besojne se pas shtate te shtenave arma mund te qendroje ne doren e te vdekurit, kuptohet qe pasi e ekzekutuan shoferin, vrasesit i vendosen armen ne dore dhe me pas mbrapa i nisen mesazhin, u larguan te qete nga vendi i krimit pasi ne darken para vrasjes kamerat ishin fikur si rastesisisht.

Disa te dhena tjera:

-Prej disa ditesh Fatzi Droga kishte pezulluar me goje Shkelzenin.

-Ne darke ai pas nje aktiviteti ka bere fjale dhe eshte zene me Xhafen.

-Pas zenkes ai u ka thene dy personave se ky kerkon tani te me largoje pasi une kam punuar dhe zbatuar çdo porosi te tij, por ai e di se une di gjithçka per punet e tij dhe familjes se tyre.

Viktima ate nate se bashku me dy kushurinj dhe dy te tjere kane qendruar deri ne ora 05:20 ne tek Folia.

Aty ai ka shprehur indinjaten e tij ndaj ministrit qe tani kerkon ta flake sikunder eshte shprehur se ai dinte shume gjera dhe nuk do ta kishte te lehte ta sikteriste si limon te shtrydhur.

Deri tani nuk gjendet asnje element i vetem qe te flase per vetvrasje dhe ju keni shume te drejte se kemi te bejme me nje vrasje te mirfillte shteterore mafjoze.

Perpjekjet per te shpallur vrasjen si vetvrasje nga Ministri Xhafa implikojne direkt ate dhe grupin e tij ne kete krim mafioz shteteror te shemtuar!

Kategori
Uncategorized

Projeksioni i CIA për Europën në 2020: Ja ku do të jetë Shqipëria.

Agjencia e inteligjencës amerikane, CIA dhe agjencia Stratfor, parashikojnë ndryshime të mëdha në Evropë deri në vitin 2020, thuhe në një shkrim të botuar në Veçernje Novosti.

Sipas këtij shkrimi, transmetuar nga Koha.net, parashikim i CIA thotë se Europa deri në vitin 2020 do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e sotme. Europa do jetë e ndarë në tri pjesë – Evropa “e re”, “e vjetër” dhe “ortodokse”.

CIA parashikon se blloku perëndimor, ose “Evropa e vjetër” do të përbëhet nga Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia, Finlanda.

“Evropa e Re” do të përfshijë Letoninë, Lituaninë, Estoninë, Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Slloveninë, Kroacinë, me çfarë këto vende, dikur anëtare të Paktit të Varshavës, tani do të jenë mbështetësit kryesorë ushtarakë të SHBA-së në Evropë.

Në të njëjtën kohë, agjencia Stratfor parashikon ndryshime të mëdha – forcimin e Polonisë dhe Rumanisë përmes partneritetit strategjik me SHBA, rritja e Turqisë si një fuqi rajonale, me dobësimin e ndikimit gjerman. Këtij grupi do t’i përkisnin edhe Bosnja dhe Shqipëria.

Sipas CIA-s, në zonën ‘katolike’ të vendeve të Evropës Lindore do të ishin nën patronazhin e SHBA-së, ndërsa Shqipëria dhe Kosova, edhe pse CIA i prezanton dhe paraqet krejtësisht të ndara nga këto vende, do të ishin pjesë e “zonës ortodokse europiane” .

Kategori
Uncategorized

Dy hetues të diktaturës me dosje torturash kalojnë vettingun!

Basir ÇOLLAKU

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mund te shkoje per ndjekje penale nese ligjin e sheh njeri ne kete humbetire mesdhetare te emeruar Shqiperi. ONM eshte vetem nje kamera qe rri ndezur e as e pyet kush, por daten e marrjes se shperblimit financiar mujor e ka qoke te patrazuar.

Ndoshta dhe me teper, nese Rama me marifetet e tij lobuese e paguese ua ka gjetur anen. Nuk po ndaloj ne informacione konfidenciale si prova shemtie te asaj qe po ndodh.

Nje miku im me tregon se nje vettues i kish thene se ne na vjen lista gati nga hyqymeti, meqe jemi ne mandatin turkrusidashess dhe na porosisin ke te leme e ke te marrim. Nderi me nder thoshte ai. Mua me kane sjelle ketu e do me dergojne me lart pastaj. Vendet po hapen ne seri. Artan Laze ishte gjyqtari, kerkesa e te cilit nxori domethenien e asaj çka po ndodh. KPK thote se jane tre kritere vleresimi, moral, profesional, pasuror.

Nderkohe KPK vete eshte thjesht nje trupe politike e pakontrolluar. Po rojet kush i ruan?! Kthehemi te pyetja e drejte “Laze” perse jo kontroll te integritetit moral dhe profesional?!?!

Kush urdheron?!!

Fatmira Luli e perzgjedhur nga shoqeria civile (se ku gjendet kjo shoqeri civile, ndryshe e gjitha Sorors) kalon e kandidon per

Keshillin e Larte Gjyqsor. Ajo bashke me Kujtim Luli dhe Fatmir Xhafa jane trupa e kohes se diktatures, gjykuese dhe torturuese deri ne heqje thonjsh me pinca ne Kruje, atyre qe kishin ngritur nje dolli me raki per cdekjen e diktatorit.

Njeri hetues eshte minister i brendeshem, tjetri eshte ne Apel, ndersa zonja ne Keshillin e Larte te Gjyqsorit. Kosta Beluri qe do te jete ne seancen e sotme para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit (te pavarur nga opozita) eshte nje tjeter ish-hetues nga vitit 1987 i kohes se shkuar.

Paralajmerimi pozotiv nga vettuesit qeveritare eshte dhene se pasuria eshte pa telashe. Po ndoshta kane korrektuar edhe ndonje vit ne fillim pune.

Edhe ky eshte kandidat per ne Keshillin e Larte te Prokurorise. Skema eshte gati. Beluri ka qene nje nder hetuesit e te arratisurve ne vitin 90, atyre qe shpetonin pa u vrare apo atyre qe vdisnin ne qeli. Ka zbatuar ligjin do te hidhen vertuesit qeveritare. Po more shoke partie. Po ne reformen e re ka nje ligj ku shkruhet se nuk do te jene ne institucionet drejtuese te Drejtesise se Re demek, ata qe kane punuar ne hetuesine, prokurorine, gjyqtare, te kohes se diktatures. Kozma Jano, nje tjeter kandidat per KLGj ishte perzgjedhur por ngeci si i doli nje pjese e dosjes per bashkepunimin me Sigurimin e Shtetit. Nipi i Adil Çarçanit do te jete nje tjeter zgjedhje e skemes.

Te tjere jane ne rradhe duke pritur dhe rikthimi i plote i pasuesve te sogurimit dhe hetuesise se komunizmit tani eshte nje realitet deshperues. Ndersa ata qe jane djathtas dhe skane lidhje me diktaturen ka tre muaj qe sulmohen nga media qeveritare, media qe ze 98 perqind te gjithe medias. Atyre edhe nese kane bere sherr me grate apo burrat, apo u kane blere femijeve akullore ne dimer u quhet shkelje skualifikuese nga Komisioni i Kualifikimin dhe sehirxhinjte e moniorimit nderkombetar. Ndaj po rreshkasim turqisht dhe rusisht ne kahun e drejtesise enveriane. Kush vetegenjehet ndryshe ka nje dore revani e nje dore byrek qe po e pertyp pacipesisiht. Poshte vettingu rrofte vetingu, sipas rradhes…

Kategori
Uncategorized

Lamtumira e gabuar e Lu-Vlahutin.

Alfred Lela

Dy ambasadorët në ikje të ShBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kanë organizuar mbrëmjen e së enjtes një pritje lamtumire. Festa është ‘përplasur’ me seancën e Parlamentit, e cila ka kapur dje 12 orëshin e një debati gjithë thepa, që ka pasur në qendër ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Me punimet e Kuvendit e ka përligjur opozita mungesën në ‘përcjelljen’ e dy ambasadorëve të rëndësishëm, por burime në PD i thanë Politiko.al se, nuk ka qenë seanca plenare, por një arsye tjetër për ‘mosbegenisjen’. Pikërisht vendi ku është mbajtur pritja, një vilë në kompleksin Rolling Hills të blerë nga përfaqësia e Bashkimit Europian gjatë mandatit të Romana Vlahutin. Kjo imobiliare ka mobilizuar opozitën, që e ka denoncuar blerjen e vilës si aferë korruptive të ambasadores.

Deputeti Genc Pollo ka qenë më i drejtpërdrejtë, në Twitter, ku ka shkruar se amabasadorët nuk përfaqësojnë më vullnetin e qeverive që i dërgojnë pranë qeverive pritëse, por e kundërta, bëjnë punën e pritësve. Një aludim jo shumë i fshehtë për Lu dhe Vlahutin. Në një prononcim të mëpasëm mediatik, deputeti demokrat ka shtuar se e ka refuzuar ftesën për të qenë në party-n përcjellës të dyshes së ‘superfuqive’.

Kjo është kronika, po cila është simbolika, aksidentale apo e zgjedhur, pas vendimit të dy ambasadorëve për të organizuar një ceremoni përcjellëse, bashkërisht dhe pikërisht në atë vend?

Si fillim ata kanë vendosur një precedent, duke u bërë të parët përfaqësues të Europës dhe Amerikës që organizojnë, dy-në-një, falmeshëndetin e tyre me përfaqësuesit politikë, mediatikë dhe të shoqërisë civile të Tiranës.

Me një precedent është përgjigjur edhe njëra anë e spektrit politik në Shqipëri, duke e bojkotuar festën e përcjelljes së amabsadorëve më të rëndësishëm në Tiranë. Në një kuptim politik, ajo që Lu e Vlahutin e nisën si festë, u kthye në një funeral. Në rendin e gjërave, kuptimi dhe logjika e kanë se ambasadorët e huaj ‘kanë për detyrë’ pajtimin e të dy palëve politike në Shqipëri, vazhdimisht të acaruara me njëra-tjetrën. Kur diplomatët largohen dhe njëra palë është e acaruar me ambasadorët, aq sa refuzon një përcjellje kortezie, diçka është thyer në atë që, në fillim quhet ‘mision’ dhe në fund mbyllet si ‘tërheqje’.

Sidoqoftë, jo vendimi i çiftimit në lamtumirë, por vendi ku u vendos të jepej kjo pritje, vila në periferi e ambasadores Vlahutin, ishte e pavend, e pagjetur, e pashije dhe një provokim i hapur për opozitën.

Me gjestin e fundit, që bart një papjekuri fëminore, Donald Lu dhe Romana Vlahutin largohen me kokën pas si Tom Sojer dhe Hakëlberi Fin pas një çapkënllëku.

Udha e mbarë ju qoftë, por lamtumirën e kishin të gabuar. Jo vetëm si shenjë të siluetës së tyre në politikën shqiptare, por edhe si ‘tokë të djegur’ për dy pasardhësit. Të cilët ndoshta duhet t’i marrin me rezerva raportimet që do gjejnë në zyrat e reja në ambasadat përkatëse në Tiranë.

Kategori
Uncategorized

“Përse nuk më solle dhe një litar të varesha?”

Dy episode mbi korrupsionin dhe kotësinë e vettingut

20 days ago

Nga Anila Hoxha

I kam ndjekur me shumë vëmendje 14 seancat e vettingut dhe deri tani shoh që kontrollet ndaj njerëzve të drejtësisë janë katandisur në mbledhje-zbritje të ardhurash e shpenzimesh. Prisja më shumë.

Por mos të paragjykojmë e le mos ta ngremë këtu pikëpyetjen “a po gjykon vettingu me standart të dyfishtë?”. Sepse tani është me vend të shkruaj për diçka tjetër.

Prej kohësh kam anketuar avokatë e të pandehur ose hallexhinj gjykatash. Avokatët e dinë pyetjen time: Kush nuk të ka marrë lekë? Kush të ka marrë lekë?

Ndoshta edhe vettingasit duhet ta ngrenë këtë pyetje, në formën e hetimit të thelluar që ata thonë. Ndoshta ekzistojnë avokatët që mund të bëhen “të penduar”.

Rasti 1- Një kafe 50 mijë euro

Para pak vitesh po ndiqja rastin e trafikut të 9 kg heroinë, të sekuestruar në portin e Durrësit. Droga u kap në makinen tip ‘Ford’ me targa KJ… procesi shtyhej pambarimisht dhe në krye të 3 muajve në një bar, njëri nga të arrestuarit kryesorë më përshëndeti nga tavolina ku ishte ulur. U befasova. Nuk e dija që ishte liruar.

U ula bashkë me të dhe pyetja e parë që më erdhi ishte “si dole?”. Personi qeshi dhe më tha “çështja u pushua”. Më tregoi se kishte mungesë provash dhe për këtë gjë e kishin ndihmuar 50 mijë euro.

Kishte marrë avokat, por avokati se kishte kapur filmin. Atëherë trafikanti përmes kushëririt të tij ishte lidhur me kushëririn e parë të prokurorit , i cili pasi kishte bërë me shenja pazarin i kishte thënë  “takohemi në x vend ose në Petrelë”.

Kafja kuptohet ishte mbyllur me 50 mijë euro. Trafikanti doli. Dy të tjerët që ishin arrestuar me të kaluan në Durrës, sepse nuk kishte më trafik droge. Ata dy të tjerët duruan edhe 6 muaj në burg e më vonë edhe ata dolën. Nuk di të them saktë nëse heroina doli e pastër apo e përzier me paracetamol…

Rasti 2 – Rrëfimi bio i një avokati

Prokurori X nga i njëjti qytet me të arrestuarin i tha avokatit se nuk ishte serioz në kërkesat që bënte. Klienti në fjalë ishte arrestuar për hashash, sepse sipas përgjimeve, rezultoi të përdorte një banesë të vjetër si objekt strehimi për drogën që trafikohej për në Greqi.

Droga i përkiste disa të tjerëve që nuk u gjetën. Avokati ” i hallexhiut” pas bisedës juridike me prokurorin, kuptoi se duhet të ndërronte rrugë.

Por për këtë gjë duhej benzinë.

“Sa kushton t’i japim gaz” – i tha?

Prokurori ngriti njërën dorë me katër gishta. Do të thoshte 40 mijë euro. Nuk do ta harroj pamjen e familjarëve kur u thashë çmimin – rrëfehet avokati.

Më kërkuan kohë të mblidhnin borxhe. Me shtrëngime e gjithë sa mblodhën ishin vetëm 20 mijë euro.

Ju luta prokurorit, vazhdon më tej avokati , që të bënte një lëshim. Dhe ai u tregua human, më kërkoi t’ia dorëzoja 20 paradhënie, dhe të tjerat 3 ditë para pushimit. Ashtu ndodhi.

Kur shkova në paraburgim për t’i dhënë lajmin klientit, për t’i thënë që do lirohej, ai me sytë e enjtur klithi:

“Përse nuk më solle dhe një litar të varesha?” Ai u lirua vërtetë dhe megjithëse kanë kaluar vite, akoma po shlyen borxhet.

Prokurori? Ka ngritur një varg biznesesh nëpër Shqipëri që nuk janë në emrin e tij. Por të dikujt tjetër. Dhe kur të kontrollohet bëj be’ për Zot që do dalë me kredi ose me ndonjë borxh!

***

Me këto duhet të merret vettingu dhe jo me mbledhje-zbritje-shumëzim-pjesëtim. Ju dhamë besim. Por kujdes, njerëzit i njohin njerëzit dhe e dinë kush është çfarë.

Jepuni vendin e nderuar atyre që po ndeshen dhe janë ndeshur me krimin dhe kurrë nuk kanë qenë të preferuarit e askujt. Atyre ju përulem. Sepse i njoh me emra e mbiemra. Ata që kanë dhënë drejtësi! Dhe nuk kanë bërë pazar.

Rasti 3?

E vazhdojmë një ditë tjetër më mirë, sepse në Shqipëri ka një shprehje të dashur të huaj të ONM-së: “Kush di të vjedhë, di edhe të fshehë”.

VINI RE: Ky shkrim u publikua me lejen e autores. Anila Hoxha është një gazetare e Top-Channel, ajo raporton prej vitesh zhvillimet në gjykata dhe prokurori.

Kategori
Uncategorized

Acteku (AZTECO), para 3.000 viteve krijon simbolin tonë kombëtar, dhe me plis ne kokë

Actekët e lashtë kanë qenë një popull shumë i civilizuar që kanë jetuar në Meksikën Jugore.

Kjo statujë 3000 vjeçare e Acteku (AZTECO), tregon qartë kombinimin e duarve të tij duke krijuar Shqiponjën, dheeeee Plis në kokë ndodhet në Mexico State Museum.

Actekët e lashtë kanë qenë një popull shumë i civilizuar që kanë jetuar në Meksikën Jugore.

Kategori
Uncategorized

Video e papublikuar deri më tani: Zyrtarët amerikanë duke i thënë Ibrahim Rugovës “Rroftë Kosova”.

Me rastin e festës së 4 Korrikut, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka postuar në profilin e tij në Facebook një video e cila tregon raportin e hershëm miqësor mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në video dëgjohet ish-Presidenti Ibrahim Rugova teksa i uron mirëseardhje delegacionit amerikan në Prishtinë, ndërsa aty dëgjohen zyrtarët amerikanë, (Xho Dioguardi), teksa thoshte “Rroftë Kosova”.

“Kosova shtet i pavarur… DHE NE MIQESI TE PERHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES, thoshte Presidenti Rugova. Urime 4 Korrikun të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe 4 Korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarrë, parada, koncerte dhe piknikë.

Me rastin e festës së 4 Korrikut, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka postuar në profilin e tij në Facebook një video e cila tregon raportin e hershëm miqësor mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në video dëgjohet ish-Presidenti Ibrahim Rugova teksa i uron mirëseardhje delegacionit amerikan në Prishtinë, ndërsa aty dëgjohen zyrtarët amerikanë, (Xho Dioguardi), teksa thoshte “Rroftë Kosova”.

“Kosova shtet i pavarur… DHE NE MIQESI TE PERHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES, thoshte Presidenti Rugova. Urime 4 Korrikun të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe 4 Korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarrë, parada, koncerte dhe piknikë.

Facebook

Shiko Videon 1:49

Postuar Avdullah Hoti

Kategori
Uncategorized

Deklarata e fortë e Berishës: “Edvin Rama një adoleshent i droguar, që vetëm zhgarravit…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar edhe si një ‘adoleshent të droguar’.

‘Edvin Rama ka mbetur një adoleshent i droguar, që vetëm zhgarravit dhe nuk nxjerr asgjë në dritë’, tha ish-kryeministri Berisha.

Sipas tij, pas goditjes së marrë nga BE-ja, Rama tani kërkon të shembë Teatrin Kombëtar.

‘Kjo që po ndodh është vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje’, tha ish-kryeministri Sali Berisha para gazetarëve.

Kategori
Uncategorized

1946/Qëndrimi burrëror i opozitarëve para pushkatimit

Nga Kastriot Dervishi

Tre organizata opozitare të cilat ishin të paimplikuara me ideologjitë fashiste, naziste apo komuniste u goditën nga regjimi komunist në vitin 1946.

Ngjarjet zhvillohen në vitet 1945-1946.

Bashkëpunëtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit “Dara” (i legalizuar më vonë) erdhi nga Korça e nisi takimet me krerët e organizatave në Tiranë.

Ai është personi i parë që raportoi emrat e anëtarëve të organizatave. SEMP-et (seksionet e mbrojtjes së popullit) e Tiranës, Vlorës, Korçës dhe Beratit u vunë në lidhje me qendrën për të pasur të gatshëm goditjen e grupit në fjalë, grup i cili pretendonte të merrte pjesë në zgjedhje.

“Dara” në gusht 1945 u takua me Ivzi Golen, Sami Qeribashin, Tut Mënikun, Ali Kavajën, etj. Grupin e Musine Kokalarit e bëri të njohur bashkëpunoja “Shkrimtarja”, etj, etj.

Pasi të tre grupet i çuan një notë të përbashkët misioneve anglo-amerikane në Tiranë, në të cilën kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve dhe garantimin e tyre, në janar 1946 nisën arrestimet masive të pjesëtarëve të tre organizatave, por edhe të personave të tjerë pa lidhje me to.

Pas 6 muajsh tortura në shtëpinë e Qorraliut në Tiranë, procesi gjyqësor u zhvillua në Tiranë më 17 qershor – 2 korrik 1946. Nga 37 të pandehur, 4 bashkëpunëtorë të Sigurimit.

Në përfundim, gjykata dha dënimet, ndër të cilat edhe ato me vdekje. Në ekzekutim, të ndjerët mbajtën qëndrim dinjitoz. Procesverbali i ekzekutimit është si më poshtë:

Sot më datën 3 korrik 1946 në orën 5 të mëngjesit u ekzekutuan të dënuarit me vdekje Qenan Dibra, Hivzi Golia, Sami Çeribashi, Talat Drini, Tut Mëniku, Xhahit Koka, Mehmet Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja. Fjala e fundit e secilit në çastin e ekzekutimit ishte:

1-Talat Drini: Rroftë Shqipëria me Kosovën.      

2-Hivzi Golia: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

3-Tut Mëniku: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

4-Xhahit Koka: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

5-Qenan Dibra: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

6-Mehmet Ali Beshiri: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

7-Shaban Balla: Ju lë kujdes fëmijën.

8-Ali Kavaja: Rroftë Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve! Rroftë Shqipëria me Kosovën!

9-Sami Qeribashi: Më në fund t’u plotësua dëshira o prokuror. Edhe ti një ditë do ta paguash si unë. Rroftë Shqipëria me Kosovën!

10-Qenan Dibra dorëzoi një letër të drejtuar familjes, me lutje që t’i dorëzohet.

Kategori
Uncategorized

“NYT” për masakrat serbe ndaj shqiptarëve më 1912 – “Ata

Përparimi i serbëve nuk u ndal.

Më 22 tetor ata morën Prishtinën, duke shkatërruar fshatrat shqiptare nëpër të cilat kaluan.

Gazeta New York Times jep disa përshkrime rrënqethëse të atij tmerri që u ndodhi shqiptarëvet, shkruan MekuliPress.info

“Afër Prishtinës, pesë mijë arnautë gjetën vdekjen në duart e serbëve, jo në luftë të ndershme, por me anë të vrasjeve të pajustifikuara…

Për të kryer këto krime, ushtarët e përfshirë nga çmenduria shpikën metoda të reja mizorie për të kënaqur epshin e tyre për gjak.

Në shumë fshatra të gjitha shtëpive iu vu zjarri dhe, kur banorët fatzinj përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, ata qëlloheshin si të ishin minj.

Burrat pushkatoheshin në sytë e grave dhe të fëmijëve dhe pas kësaj, gratë detyroheshin të shikonin sesi ua copëtonin fëmijët me bajoneta.”

Kategori
Uncategorized

Lajmi i keq për Shqipërinë, Austria ‘shpik’ një fazë të re që do zgjasë procesin e integrimit

Kurz tha se mbështet idenë e një para-anëtarësimi të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Austria merr më 1 korrik presidencën e Bashkimit Europian, ndërkohë që prioritet janë përcaktuar disa muaj më parë. Refugjatët, buxheti i BE-së dhe zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor janë prioritet kryesore të Vjenës në gjashtë muajt e presidencës.

Për Shqipërinë është pozitiv fakti që zgjerimi i unionit vijon të jetë prioritet në dy presidenca radhazi, fillimisht i Bullgarisë dhe tani i Austrisë, por deklarata e kancelarit Sebastian Kurz ngre dyshime për kohëzgjatjen e këtij procesi.

Kurz ka theksuar se shteti i tij mbështet një integrim më të madh të Ballkanit Perëndimor në BE, gjithsesi, ai ka folur edhe për një fazë të re në procesin e integrimit, që nuk ka ekzistuar më parë. Kurz tha se mbështet idenë e një para-anëtarësimi të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Faza e para-anëtarësimit nuk lidhet me hapjen e negociatave dhe kancelari austriak nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë çështje, por e sigurt është se shqiptarët duhet të presin edhe shumë vite për të qenë anëtarë me të drejta të plota në BE.

“Ky rajon është pjesë e Europës në aspektin e politkës ekonomike dhe të sigurisë, si dhe është shfaqur një partner i besueshëm gjatë krizës migratore”, ka thënë Kurz.

Shqipëria dështoi të hapë negociatat këtë vit dhe vendet e BE-së vendosën disa kushte të reja që vendi ynë duhet t’i plotësojë nëse dëshiron që negociatat të hapen në qershor të 2019-ës.

Politiko.Al