Kategori
Uncategorized

Gracka e sigurimit, dhe tradhëtia e grupit nga Adem Zeneli.

CIA zbardh rrëfimet e agjentëve!

Grupi Fig kaloi kufirin në pikën N2513 natën e 7-8 shtatorit.

Grupi nisi lëvizjen më 9 shtator, teksa të fshehur në një fushë misri u pikasën nga një dy burra të cilët u dorëzuan pa të shtëna armësh. Dy personat ishin Nise Koço Polena pronar i arës dhe Vasil Koço polena, roja i fshatit, grupi zhveshi Nisen dhe rrobat e tij i veshi agjenti Airborne, i cili shoqëroi Vasilin në detyrat e zakonshme të fushës. Pjesa tjetër e grupit pushoi. Rezultoi se dy personat ishin shumë bashkëpunues. Ata informuan grupin se javën e parë të gushtit ishte zhvilluar një betejë me armë mes forcave komuniste dhe reaksionarëve, por nuk dini mbi përfundimin e betejës apo të pjesmarrësve. Më 11 shtator grupi lëvizi drejt Malit të Gorrës, ku kaloi, por nuk vuri re asgjë të veçantë. Ata qëndruan aty deri në ku u shlodhën dhe bënë planet për kontaktimin e miqve të tyre. Më 14 shtator agjentët e koduar Airëise dhe Airbred u ndanë nga grupi dhe shkuan në takimin me Rapush Agollin, i cili u dha ushqim dhe informacion të raportuar në radio në mesazhin e 3-të. Më 15 shtator dy agjentët u ribashkuan me grupin. Një ditë më vonë grupi kontaktoi me Elmas Ramanin, i cili i dha grupit ushqim dhe informacionin e raportit mbi “burgjet”. Më 18 shtator grupi la agjentin Airbrake në shtëpinë e Bektash Demir Zhbogi, pasi ishte sëmurë dhe nuk mund të qëndronte me grupin. Më 21 shtator grupi kontaktoi me Elmas Sokalarin dhe i kërkoi që të shkonte në Korçë për të mbledhur informacion e të merrte leje për shkuar në Tiranë. Ai e bëri këtë dhe autoritetet i thanë se për të qëndruar një kohë të shkurtër nuk kishte nevojë për leje, or vetëm nëse do të vendosej aty për të punuar. Më 22 shtator Fig kontaktoi me Dilaver Ali Zvarishti, i cili furnizoi grupin me ushqim dhe informacion. Zvarishti informoi se popullata në përgjithësi ishte shumë e demoralizuar. Burimi tha se nga maji deri në gusht të gjithë ishin bërë gati për veprim, për arsye se nuk ndodhi asgjë, njerëzit janë bërë hezitues. Për periudhën nga 22 shtatori deti në 11 tetor grupi ka shkatërruar shënimet prandaj nuk do të mbulohet me aktivitete e çdo dite. Grupi veproi në përgjithësi në zonën e Tresovës dhe rinovuan disa kontakte të vjetra nga operacioni i vitit 1952.

Gracka

Ngjarja e grackës dhe tradhtimit të grupit nga Adem Zeneli nisi më 28 shtator, ditën kur gruaja e agjentit Airborne tha se Zeneli i kishte kërkuar të takohej me drejtuesin e grupit. Agjenti pranoi të takohej me Zenelin dhe e gjeti atë në pikën e paracaktuar. Pasi shkëmbyen përshëndetjet, Zeneli e pyeti nëse gruaja e agjentit Airslack do të shoqëronte grupin drejt Greqisë, por ai i tha se nuk mund të mbante përgjegjësinë nëse asaj i ndodhte gjë. Airuise tha se mund të merrte me vete Zenelin nëse vinte leja përkatëse nga qendra (grupi ishte instruktuar të qartësonte të gjithë emrat me bazën në rast të përfshirjes së personave të tjerë). Pastaj Zeneli pyeti nëse kishin në plan të riktheheshin përsëri këtë sezon, ndërsa Airëise u përgjigj se çështje të tilla vendoseshin nga qendra prandaj nuk mund t’i përgjigjej pyetjes. Zeneli ofroi të mblidhte informacion për grupin ose të ngarkohej për detyra të tjera. Para se të largohej ai tha kishte qenë në kontakt me njëfarë Mihal Furgeu nga Korça, ish-prokuror në qeverinë e Zogut dhe gjatë pushtimit italian. Peneli kërkoi që grupi i agjentëve të ndihmonin Furgeu të arratisej nga Shqipëria. Agjenti Airuise tha se duhet të konsultohej me qendrën dhe se do t’i përgjigjej më vonë, ndërsa i tha Zenelit të rikthehej me ushqim në Moçan në Gore në 11 tetor. Siç është përmendur më parë grupi Fis ka kryer disa kontakte në zonën e Tresovës nga 28 shtatori deri në 11 tetor, përiudhë gjatë së cilës grupi u paralajmërua nga Rapush Agolli për të evituar kontaktet me Zenelin, pasi besonte se kishte lidhje komuniste. Airuise ndryshoi planin e takimit me Zenelin në 11 tetor ddhe dërgoi në takim vetëm Airbred, por Zeneli nuk u paraqit. Më 13 tetor grupi u informua nga gruaja e Airborne se Zeneli kishte kontaktuar dhe dëshironte të takohej atë ditë. Airëise i dërgoi fjalë Zenelit të vinte vetëm pas muzgut në një pikë të caktuar në malin e Tresovës. Gjatë pritjes grupi FIG mori të gjitha masat të mos binte në grackë. Peneli u paraqit sipas planit dhe Airbred e shoqëroi atë drejt vendit ku fshihej grupi. Peneli shpjegoi se nuk kishte arritur të vinte në takimin e mëparshëm pasi kishte pasur vizitorë të papritur në shtëpi. Ai i dha grupit disa informacione dhe tha se do të rikthehej në 15 tetor. Peneli informoi se kishte parë rreth 15 ushtarë që lëviznin në zonë, por tha se nuk duhet të shqetësoheshin pasi e shihte që grupi kishte një pozicion të mirë. Grupi i dha Zenelit 4 monedha ari dhe i kërkoi të kthehej me ushqim dhe lekë shqiptare. Peneli kërkoi më shumë para në mënyrë që të blinte gjithçka grupi po kërkonte, për të cilat duhet të shkonte në Korçë.

Takimi

Mëngjesin e 14 tetorit Zeneli u kthye te pozicioni dhe u takua me agjentin Airbrake, të cilit i tha se do të nisej për në Korcë me makinë prandaj kishte ardhur të shpjegonte se nuk kishte sjellë ushqimet. Zeneli e siguroi Airbrake se grupi ishte i sigurt në pozicionin e tyre dhe kërkoi të dinte se ku mund të kontaktonte me grupin në rast se hasnin në probleme. Agjentët i thanë se do t’i dërgonin fjalë se ku të takoheshin. Pasi tha se do të kthehej pas 3-4 ditësh Zeneli u nis. Rreth orës 1200 e 1400 grupi vërejti 3 kamionë të hapur me ushtarë, civilë e policë. Kamionët dukej se vinin nga Korça e shkonin drejt Zvarrisht. Grupi llogariti se kishte rreth 100 njerëz në të tre automjetet (shifra mund të jetë pak e ekzagjeruar). Mes orës 1400 e 1600 grupi verejti dy kamionë të tjerë dhe një gaz që lëviznin në të njëjtën rrugë, ndërsa në 1630 ata dalluan dy ushtarë të armatosur që po ecnin në këtë rrugë. Në ora 1700 ata panë rreth 90 njerëz që po ecnin në drejtim të Tresovës, të veshur me uniforma të errëta të ngjashme me ato të policisë. Kjo forcë vinte nga të dyja anët e burimit të vogël dhe ishte e shpërndarë në grupe të vogla njerëzish që mbulonin një hapësirë prej rreth 1 km të gjerë. Agjenti Airuise që e njihte më mirë zonën, vendosi që grupi të vendosej në një pikë më të lartë në mal. Rreth orës 1930 nisën të shtënat e armëve nga pozicioni që grupi Fig kishte dashur të zinte, dhe ishte e qartë se ata ishin rrethuar nga 3 anë. Agjentët Airbrake dhe Airborne u instruktuar të avanconin drejt zjarrit të pushkëve nga e djathta dhe të riktheheshin në qendër, për të përcaktuar nëse edhe rruga përpara ishte e mbuluar nga forcat armike. Airborne u godit nga mitralozi duke tentuar të siguronte një pozicion të ri. Tre anëtarët e tjerë të grupit e bënë të heshte mitralozin dhe qëlluan me të gjithë forcën. Airbrake kërceu nga pozicioni i tij dhe lëshoi një granatë dore në pozicionin armik në të djathtë, duke e eliminuar. Airuise deklaron se në atë moment grupi kaloi në kundërsulm dhe nisi të qëllonte dhe të avanconte dejt pozicionit të goditur nga Airbrake. Agjenti Airbred ishte i pari që doli nga pozicioni dhe pasi u nda nga grupi nuk u takua më me ta deri të gjithë u bashkuan në Greqi më 21 tetor.

Arratisja

Pas ndarjes nga grupi Airbred eci nëpër male në kërkim të shokëve, por pasi nuk pati sukses mori drejtimin e kufirit, duke besuar se edhe kolegët do të bënin të njëjtën rrugë daljeje nga Shqipëria. Gjatë rrugës së daljes ai nuk pati probleme dhe kaloi kufirin në 19 tetor. Katër anëtarët e tjerë të grupit vazhduan të lëviznin jashtë zonës së rrethuar pa u ndjekur nga forcat komuniste. Grupi lëvizi gjatë gjithë natës dhe arriti në pikën K 2399 ku kontaktoi me miq në 16 tetor. Ata pyetën nëse kishte informacione mbi betejën e zhvilluar dhe nëse ishin vrarë ose kapur “reaksionarë”. Kontaktet e tyre thanë se të gjithë agjentët i kishin shpëtuar grackës. Ata kërkuan gjithashtu gjurmë për Airbred te të njohurit e tyre por pas dy ditësh nisën rrugën e kthimit drejt kufirit të Greqisë. Pranë kufirit më 20 tetor grupi hasi një bari, i cili nuk i vuri re agjentët. Grupi qëndroi i fshehur gjatë ditës dhe avancoi në errësirë por për të arritur një pozicion të mbrojtur mirë ata duhet të kalonin në një pjesë të hapur toke. Ata vendosën të kalonin të gjithë njëherësh, por sapo njeriu i tretë nisi të vraponte, nisën të shtënat e armëve. Kjo bëri që Airëise të ndahej nga grupi nga njëra anë e zonës së hapur, ndërsa Airborne, Airbred dhe Rndolar të mbeteshin në tjetrën. Treshja u përpoq të mbulonte me zjarr krahun e Airëise por nuk arritën të bashkoheshin me të në anën tjetër. Airëise i sinjalizoi treshes të avanconin pa të, teksa ai do të strehohej më thellë në zonën e rrethuar.

Lini një koment