Kategori
Uncategorized

Zëri i Amerikës kundër Ramës: Po ua jep naftën rusëve të Putin.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri është vënë në vështirësi serioze gjatë një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës në lidhje me akuzat sipas të cilave qeveria shqiptare po favorizon disa kompani të lidhura me kompaninë ruse Gazprom.

Siç shihet edhe në intervistën më poshtë, Ministri Gjiknuri është munduar të shmangë pyetjet e drejtpërdrejta të VoA rreth investigimeve të kryera sipas të cilave qeveria Rama ka zgjedhur një kompani (Transoil Group) e cila ka detyrime të praprambetura në para apo sasi nafte ndaj Alpetrolit si dhe ka shkelur afate që i shërbejnë punës së saj.

Intervisa e Gjiknurit për Zërin e Amerikës

Zëri i Amerikës: Meqenëse po flasim për kushtet e BE-së që kërkon ndër të tjera efikasitet në luftën kundër korrupsionit. Zoti ministër, në Shqipëri është drejt finalizimit marrëveshja në fushën e hidrokarbureve për tre vendburime të naftës atë të Cakran-Mollajt, Gorisht-Koculit dhe Amonicës. Ministria juaj 9 maj ka urdhëruar ngritjen e një grupi negociator për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure me kompaninë Transoil Group AG. Por në shtyp janë hedhur dyshime, falë dhe investigime të kryera se ju po favorizoni në kompani të lidhur me kompaninë ruse Gazprom. A keni ju ndonjë koment lidhur me këtë?

Damian Gjiknuri: Kjo përzgjedhje është bërë në bazë të një procedure të hapur ndërkombëtare. Së dyti, kompania Transoil, që ju përmendni, ka një veprimtari në Shqipëri qysh në vitin 2011-12, në mos gaboj, si një kompani e regjistruar në Zvicër. Pra, kjo nuk është një gjë e re. Së treti, nuk kam një informacion të tillë dhe doja t’iu thoja, që nëse do të ishte e tillë, ju mendoni që zyrtarët amerikanë, të cilët bashkëpunojnë shumë afër me qeverinë shqiptare në sektorin hidrokarbur do të kishin mundësi të takoheshin me mua dhe të mirëprisnin në një aktivitet kaq të madh ndërkombëtar, nëse interesat amerikane do të viheshin në dyshim? Besoj se kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi gjithçka që është bërë aty është transparente, është diçka në proces, sepse negociatat nuk kanë përfunduar. Në marrëveshjet hidrokarbure duhen pranar termat që dëshiron qeveria shqiptare dhe që mund të pranohen nga investitori. Por në dijeninë time, nuk kam asnjë provë që mund të ketë akuza të tilla. Për herë të parë, Shqipëria po zhvillon procedura të tilla transparente në fushën e naftës, sepse më parë jepeshin në mënyrë direkte.

Zëri i Amerikës: Lidhja sipas investigimit në media është vënë re tek një letër që përfaqësuesi në Shqipëri i Transoil Group AG Shefqet Dizdari i ka bërë zv/drejtorit të zhvillimit të biznesit ndërkombëtar të Gazprom Neft, pas shfaqjes së interesit në 2017 të kompanisë “Jurimex Kommerz Tranzit Ges”, për këto tre vendburime.

Damian Gjiknuri: Së pari, unë nuk e di se çfarë komunikimesh kanë kompanitë. Gazprom është një kompani e madhe që operon me shumë kompani në Europë. Por nuk di dhe jam i sigurtë për këtë, që nuk ka një interes të Gazpromit direkt, apo një kompani e lidhur direkt me Gazpromin, që të mund të shtjerë në dorë këto fushat e naftës. Sa komunikime ka Gazpromi me kompani të tjera unë nuk mund të hamendësoj. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë, që nga ana ligjore nuk ka ndonjë ndalim për kompanitë ruse apo nga shtete të tjera për të marrë pjesë; nuk ka ndalim ligjor. Është tjetër gjë se çfarë mund të bëjë qeveria shqiptare brenda autoritetit që ka dhe brenda klauzolave të sigurisë kombëtare për të refuzuar një ofertë ose jo, por nga ana ligjore nuk është se origjina e kapitalit ndalohet përveçse kur ndonjë kompani është në listën e sanksioneve të SHBA-ve dhe të tjerë.

Zëri i Amerikës: A i dini ju se cilët janë pronarët e Transoil Group AG?

Damian Gjiknuri: Është një kompani me shumë pronarë e regjistruar në Zvicër, sepse është kompani aksionere, pra është e tregtuar në bursat e atij vendi. Origjina e kapitalit nuk ka ndonjë rëndësi themelore, për aq kohë sa nuk ndikon në procese që mund të vënë në diskutim sigurinë kombëtare. Kompanitë publike që tregtohen lirshëm, se ju e dini mirë, se jetoni këtu në SHBA, se ato që tregtohen lirshëm në bursa, origjina e kapitalit nuk ka rëndësi, sa kohë që është e rregullt nëpërmjet sistemit financiar ndërkombëtar, unë e quaj të pranueshme. Kompania në fjalë, me aq informacione që kam dhe nga artikulli që ju përmendët, është regjistruar në shtetin zviceran, dhe së dyti, ka operuar në Shqipëri, përpara se të bëhesha unë ministër.

Lini një koment