Kategori
Uncategorized

Sonet nga Uran Kostreci.

Sonet nga Uran Kostreci

DEDE’ ABAZI

Me dhunë iu gjegje dhunës , Kryegjysh,
Ia nise në tabut Enver tiranit
Nj’a dy klerikë të verbuar sysh
Jezitë kuqo yshtur prej shejtanit,

Që grua edhe taç lypnë ata këlyshë
Për të fëlliq statut’në e bektashianit,
Por , ti , me plumb ua preve atë yrysh,
Teqesë i dole zot edhe vatanit.

Kur në Shqip’ri sundonte një pafe,
Që vriste e s’linte asnjë me fol një fjalë,
Ti, me kobure… fole , o Dede’

E krisma e saj na ngrohu zëmrat valë!
Por gjall në dor’ tiranit nuk i re…
Dhe veten bëre fli , të qofsha falë.

______________________

Shënim: Jezitë – tradhtarë
Taç – kësula e klerikut bektashian.

Sonet nga Uran Kostreci

Hysni Lepenica

I ushtris’ Ballit , prijs zëmërluan
Që luftë i bëre hasmit si qëmoti!
Në Gjorm dhe gjeneralin italian
Vrave , Hysni , mes flake e zjarr baroti.

Italianët e mundur dakort ranë
Të dorzojë armët garnizon Grehoti,
Ndaj për t’marrë armët shkove o kapedan,
Po në Grehot , nga kuqo u bë komploti,

Ty , me gjith trima , atje , të zun’ pusinë :
Porsa u fute në atë oborr ferri ,
Prej kodre , kuqot , n’oborr , enkas shtinë…

Për ty , dyshuan fashistët e nga tmerri ,
Me mitraloz , Hysni , te gjithve… u grinë!
Të vranë kuqot me plumb bersalieri.

Sonet nga Uran Kostreci

Nëna dhe Kuçka

Nëna dhe kuçka bëjnë berihaj,
Me gjyq luftojn’ për një fëmij’ të shkretë,
Secila thotë atë e polli vetë,
Be e rrufe… që bebi është i saj,

Po kur gjykatsi u shpreh… beben ta ndajë
Dhe gjysmë trupi secila të ketë,
-Dakord ! – tha kuçka. Po nëna e vërtetë ,
– Mos e vrit ! – klithi – lerja asaj ta mbajë;

Ashtu dhe komunistët kryen tradhtinë;
Me gjasme luft’ gjermanve.. urra-urra,
Vran’ djem shqiptarë, dogjnë, bën’ hata.

Kur Balli u lut bashkim për Shqipërinë,
Mukja dështoi, se kuqot prishnë ujdinë
Dysh kombin ndanë… u bënë ortak me shkjah.

Sonet nga Uran Kostreci

Safet Butka

N`Atdhe u ktheve o Safet shkollari
Me dituri Europe i pajisur;
Në mëndje i mbolle dije çdo shqiptari
Dhe afsh per komb çdo shpirti të molisur.

Kur msyu fashizmi , revoltë u cove i pari,
Në burgje hasmi u pate degëdisur,
Në krye çetash , Safet kumandari
Me armë n`dorë e qylaf shkab-qëndisur

I re pushtuesit rreptas më cdo ças,
Po skota ku Dushani prijës qe
Te zbrazi pushkën , o Safet ,nga pas;

Ti kur tradhtinë e komunistve pe,
Një cast … në brengë e ankth e plot maraz,
The: -Jo vllavrasje! -e vetes tënde… i re.

Sonet nga Uran Kostreci

Mit’hat Frashëri

Nga kreu i Dangëllis’, dalloj me mall,
Pullazë e Frashërllinjve dhe teqenë,
Samin’ prej bronxi, Abdylë e Naim benë,
Po Ti Mit’hat, pse nuk je aty vallë!

Ti, Lumo, u prive burrave të rrallë
Në Manastir e bëre alfabenë;
N’Europë, Ti, e mbrojte mëmëdhenë;
Të gjuhës shqipe, shpuzën mbajte gjallë.

Në Vlor’ me Ismail’ ngrite flamurë;
Makutve fqinjë maskën ua çorre
Dhe çamët muhaxhirë n’mbrojtje i more.

I ajkës kombit prijs, o Lumo, o burrë,
Që nga të kuqtë u shave t’hodhën gurë,
Profet ngel Ti ! Medet, s’ke një shtatore…

Sonet nga Uran Kostreci

Ismail bej Vlora

Ismail bej, i Kombit At je Ti !
Mbas pesqind vjet robri vjen vrap, o burrë,
Nje cast me pas ish von ! Zoti t’ka prurë!
Rrezik nga fqinjët kish jugë e veri,

Ti shkon n’Europ, në cdo kancelari;
Mbështetje lyp. O sot Atdhe o kurrë!
Fton në Vlor’ delegatë ngre flamurë
Ne zgrip, në flakë e tym shpall pavarsi.

Gjithë energjin si kryeministër dhe,
Po veç një vit të lanë e t’hodhën n’erë…
Stërkëmbza Ty të vun’ ca derbederë.

Dorhiqesh, ikën po me mënd n’Atdhe.
N’syrgjyn, do t’ vesh Paris te na mbrosh ne,
Por të helmojnë e vdes, o At i mjerë.

Sonet nga Uran Kostreci

Ahmet Zogu

Në Vlorë u ngrit flamuri e more pjesë,
E më njëzet minister ishe Ahmet.
Kur në Mirdit’ po zgjidhje një ngatrresë,
N’Tiran’ ra shteti e erdhe e ngrite vetë.

Të bënë atentat; të bënë e grusht shtet;
Prapë erdhe e mes kurthesh të pabesë,
Me ndalë at’kaos, vendose u shpalle mbret.
Sakaq, Ti , rregull vure e ngjalle shpresë,

E ndonse intriga e kurthe plot përballe,
Udh, shkolla e ura e ministri ndërtove;
Monedhën ngrite, ekonominë e ngjalle.

Ndaj bote u hape. Djem jashtë edukove.
Ti, afsh për komb, në shpirt , nxënsve u kalle.
Shtet bëre, o Zog, po sa shumë u qortove.

Sonet nga Uran Kostreci

VDEKJA CIVILE

Nje kish mend shum… po nuk i mblidhte dot!
Ky, jerm,nje nate endrronte i ngazellyer,
Kurr nje skelet fantazme atij ,atbot,
Iu shfaq me sy zgafell flok ‘ gjak-perlyer

I tha..- O ti qe me flet kot me kot..
Ne Tepelen, nga ftohma e pa ushqyer
Shpirt dhashe une e femije plot,
Qe janë atje groposur , kalbezyer.

S’do zeri yt per ate krim te flase;
Mohon torturat tona n’ato vende;
Dhe nga list-vdekja do t’na fshish me gjase!

Genje , pra , se per ty do thon, u cmende..
Te merr mend Zoti kur do te t’ humbase
Dhe firmos vet vdekjen civle tende..

Sonet nga Uran Kostreci

ABAZ KUPI

Kur mbledhja n’Mukje u prish prej t’kuqve djaj,
Ajo tradhti nga Bazi u dënua;
Të kuq e shkjah Atdhenë …e mbytën vaj,
Shqiptarët vranë e u fryn.. si pallua!

Nga kuqot dhe Kosova u tradhtua:
Te serbi u shit me festë e berihaj!
Që, n’Durres , luftoi Bazi u harrua…
U përmënd luft, jo kush i priu asaj!

Po, n’Durrës, trimat që ran për lirinë,
Jetimë ngelën, në varr, si mjeranë…
Ata me gjeneralin kan lavdinë

Siç ka dhe ky me ta, që pas i vanë.
Abazi më 7 prill nderoi Shqiprinë,
Heronjve u priu, plumb derdhi mbi dushmanë

Sonet nga Uran Kostreci

Mehdi Frasheri

Sa her’ shoh historin,Mehdi,e ndjej
Me , Ty, vule e fytyre mori shteti,
N’kufij t’ Atdheut, misione te medhej
Imazhi i atdhetarit flakte mbeti,

Per Paris e Gjenev ‘ , Shqipria gjeti
Avokat mbrojtes ,Ty, o Mehdi bej;
Kryeminister ishe kur qe mbreti.
Kur msyu fashizmi, n’ radio, ata shkerbej,

I nxive, faqe botes, vetem Ti.
Nen Rajhun,kur pe kuqo e shkjah zuzare
Po vrisnin shqipo e fshatra benin hi,

At’her mbi supe e more Ti nje barre,
Po,medet,kuqot erdhen o Mehdi,
E ne syrgjyn u shove zemer vrare.

Sonet nga Uran Kostreci

Pater Anton Arapi

Gjat lufte kuqot nisën me gropos
Ata qe yllin sllav patën mallkuar,
At’here,Anton, te kuqve u thirre:-Mos!
Po kuqot neper kemb’ shqiptarët muar….

Ndaj veladonë e hape,o prift kollos
Nga komunizmi Atdhen per ta shpetuar:
Me Mehdi beun bashke e me Lef Nos
Vendose,o At,per tu sakrifikuar.

Kur… kufin ton do ndrroje Iden-degjove
Kur Shqiperine mbytur gjak-e pe,
Me bindje,Anton,te jesh Regjent pranove.

U bere fli me dashje per Atdhe!
Vertet nga Papa nuk u shenjtërove,
Po, n’zëmrën ton shenjtor ke qënë e je.

Sonet nga Uran Kostreci

Nacionalisti i merguar

Kur dimri… i pleqerise te mbertheu,
E le mergaten e si shpend ne ere
Flutrove per te cerdhja dhe njehere:
Te vatra e lashte te therriste…. dheu.

Sa ia pe malet, shpirti ngazelleu..!
Dikur, atje, per shkaben me dy krere
Luftove me Safetin sy skiftere
Me shporr ate yll, qe vendin gjak e ngjeu,

Brengosur Shqiperine e vatren gjete!
Po s’di pse flaka e vatres te kujtoi
Kolonjen e qemocme e te semboi,

-Ah, Zot ! – pshertive e koken e mbeshtete
Te shiltja, ne oxhaku e ashtu mbete !
At cast nje shkendij… vatre fluturoi…

PETRO ZHEJI

Nje mik e tha e un besoj ti fjete
Mbas aq brilant perkthimesh,korifé,
Mes mjegulle… antike,o eremit, me vete,
Ti rolin mesianik te shqipes pe.

Te gjuhes ton, gjenezen ndofta gjete,
Si Zarathustra fjalen tende e the
E do degjojme shpejt mbase termete:
Per shqipen celsi i gjuheve mbi dhe!

Perkthim plot ngjyre e shpirt e fjale ar
Cdo fraze jotja… Sa frymzim e afsh!
Her si ujvare e vrullshme uj llagar

Dhe here e qete e bute si mendafsh .
Ti qe u reke e aq ishe krenar
Per shqipen Petro, lart, parajsen pafsh !

Sonet nga Uran Kostreci

Gruaja e te arratisurit

E urte si hyjneshe lashtesie
Virtut e vojtje i ke ne balle shkruar,
Ti, ke sy pishe e buzagaz femije,
Po floket te jan zbardhur je regjuar,

Kur nuse ishe e yt shoq merguar,
Ne kasoll kashte me femijet flije,
Per te nxjerr buken qe me te aguar
Sokaket e qytetit shkoje fshije.

Ua mburrje t’ane femijve , i shkollove
Po vete u shkrive…Iku jeta e tere!
Me kazme n’internim u robetove

E naten duke arnuar me gjilpere,
Ti, qe , pa faj , gjith jeten u ndeshkove,
Tash, plakur, fshan e tepert…mos je bere.

Sonet nga Uran Kostreci

Luftetari i lirise (DIVERSANTI)

O, ti , ushtar i lashte, qe altar
Flamurin pate e faleshe mbi te
Kur shum te tjer gogsinin ne shulle!
Ti , qe per komb u hodhe shpesh ne zjarr

E predha “hengre” si peshqesh, qyqar,
Po lavde kurre s’lype per kete,
Si nuk u tha per ty, o trim, nje gje!
Se kur Shqiprise , kuqua i hapte varre,

Ti ,pushken more kaptove kufine,
Kacak erdhe tek ne kur ishim zi…
Ne mal, ne terr, ne bore e suferine,

U ndoqe nga koshadhe e polici;
Mes plumbash, ti , e cave shpesh pusine
Perzhitur flakesh komit per liri.

SONET NGA Uran Kostreci

Mirazhi i komunizmit

Dikur nje jahudi premtim u dha
Ne bote njerzve qe kan xhepin bosh
Ti conte ne filifistun ata
Nje vend prallor ku behet qejf me kosh

E enderronte i ziu fukara
Atje ne shkretetir nje vend asosh
E n’afshin prush iu be sikur e pa!
Mirazhin pa qyqari e zvarre…osh

U end si nje somnambul ta arrije
Kaptoi duna rere te zhuritur
Si ndjek ylberin prapa nje femije

Me gjuhen jashte e sy te cakaritur
S’u ndal as uje oazeve te pije
Gjersa zhgenjyer u kthye i sfilitur.

Jahudi-hebre (Marksi)

Mirazh-iluzion optik (enderr me sy hapur)

Sonet nga Uran Kostreci

“BOMBA” NE LEGATEN RUSE

Sic ndodh ne dimer kur bisha e uritur
Ne vathe i hyn kopes’ me bageti
E dhente, atbot, mes ujqve lukuni
Nga tmerri dridhen duke blegeritur;

Ashtu ne shkurt pesdhjetenje, papritur,
N’ Tirane komunistet si lubi
U hyjne njerzve, naten, ne shtepi
Dhe zvarre i nxjerrin lidhur, lebetitur;

Njez’ tenje burra e nje vajze elitare
Te gjith i bejn’ kurban se ato dite
Ne legat ruse ish hedh nje dinamit!

Medet, viktimat qe nuk din’ gje fare
Pa gjyq ne breg te lumit cohen zvarre
E vriten kot prej kuqove bandite.

Sonet nga Uran Kostreci

KENETA E VLOCISHTIT

Je thar’ nga skllever o kenete e zeze
E shume aty u groposen gjalle!
Mocal qe katandise ne vorreze,
U mpikse me gjak robi e me kokalle.

C’nur paske o Vlocisht,kete mengjez
O fush’ qe mbjell panxhar, ndonse jo rralle
Cukitin kocka, plisave, ca shpeze!
Po kur turiste vijne, u thuhet valle

Qe rober t’ fjales lire at’ mocalishte
Me thonj e thane uritur e cullak;
Gjith’ balte e duke hequr…osh kerbishte

Lluce anash hidhnin, zhytur ne batak;
Gjakosur nga shushunja e kallamishte,
Nga t’rojeve goditje me dajak….

Lini një koment