. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
(me kërkesë të mikes time Anna për të shkruar diçka por, temën e zgjodha vet)
Të shkruash për Kurvën si fjalë të themi të themi që,
është sa e lehtë dhe aq e vështirë por, për të mos hasur keqkuptime që në fillim po citoj vargun e një kënge , “Moj Evrop moj kurvë e vjetër”
Kurvën e hasim kudo në politikë dhe në jetën sociale e më gjërë.
Kurva me pushtet, kurva me imunitet, kurva me emër në kulturë e në art, kurva të moralëshme dhe të pamoralëshme, nga ato të veshura me vellon fallco të virtytit.
Bota,
kurva më e madhe, me Europën kurvë e vjetër, me Shqipërinë brënda saj si shteti i vetëm që, nuk e ka hak emrin kurvë, se në tërë historinë e vet, veç se, ja kanë futur pa dëshirën e saj.
Pra Shqipëria shteti më i ndershëm por, me lukuni kurvash brënda, si asnjë vënd tjetër në botë.
Madje tek ne kurvat i kemi të veshur me tituj.
Kryeministra, ministra, kryetar partishë, kryebashkiakë, nënëpunës administrate, kudo dhe në çdo vënd.
Eh moj Shqypni që tash e ka vjet të kanë quajtur vëndi i shqipeve,
e tash e ke pak me të quajtur vëndi i kurvave.
Aq shumë ka sa dhe nëse nuk je, do të bëhesh i tillë sepse : “po ndejte në guzhinë, era qepë do mbash”
Dhe do dalim në rrugë cdo ditë e do përshëndetemi : Mirmëngjes Kurvë, e në darkë , oj kurvë natën e mirë.
Politika është kurvë?
Apo poli-etika?
Merreni si të doni, jemi në vëndin e kurvave, jetojmë si kurvat, mendojmë si kurva dhe hiqemi si simbol i virtytit.
Kurva ka dhe inat aq sa për inat të Europës shkoj e fle me kryepeshkopin e Rusisë.
Kurvat bëjnë karrierë sepse, ato ta imponojnë moralin e tyre aq sa nuk ka më vënd shprehja , punë kurvash.
Sepse në fillim grupi i kurvave që depërton në shtresat e larta përdorin zuskllëkun e tyre për të bërë karrierë.
Ministre i kemi parë e do ti shohim, deputete, drejtore, përgjegjse dhe kaq.
Por më e ulët është kategoria e kurvave që shesin moral, predikojnë moral dhe të kërkojnë dhe llogari, duke të bombarduar dhunshëm me fjalë, e duke mbrojtur me fanatizëm pjesën e sipërme të aizbergut.
Sot është dita e një majit dhe po jap parrullën “Kurva të të gjithë vëndit bashkohuni”
Po po ky vënd do bërë.
Dhe nëse nuk mundeni, për dreqin që e dimë pse,
Atëherë heshtni.
Shijojeni kurvllëkun tuaj në një zinxhir të mbyllyr ku i pari pallon të dytin dhe zinxhiri vazhdon derisa i fundit ja ngjesh të parit.
Kurva me moral e pa moral,
ju drejtohem me sinqeritet,
Mos na shisni moral se e dimë çfarë kurvash jeni, sepse dashur pa dashur jemi bër dhe ne pak kurva vetë.
Shijoni gjithçka që epshet tuaja për para dhe gjëra të mishta janë në ekstrem të oreksit, dhe mos na çani tr. . . .
Nga Niku Ramollari