
Presidenti i Judical Watch, Tom Fitton ka dhënë detaje të reja në lidhje me aktivitetin e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, sponsorizimin e tij nga fondet e administratës së Barack Obamës dhe rolit të Donald Lu në Tiranë.
Duke bërë një përmbledhje të zbulimeve të tij dhe Judical Watch, Fitton tregon se si në vitin 2017, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu minoi planet e opozitës shqiptare.‘Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i emëruar nga administrata e Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste të Edi Ramës, në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ndihmoi të minojë planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzuan të merrnin pjesë.
Lu është përshkruar në shtypin e SHBA si ‘një forcë shtytëse prapa reformave gjyqësore të Shqipërisë’, shkruan Tom Fitton në një shkrim të gjatë në lidhje me financimet ndaj Xhorxh Sorosit nga administrata së Obamës .Sipas presidentit të JW, administrata e Obamës kaloi në heshtje të paktën 9 milionë dollarë amerikanë në taksat e taksapaguesve amerikanë, në mbështetjet të miliarderit të krahut të majtë Xhorxh Soros.Me këto para, ky i fundit financoi qeverinë socialiste të Edi Ramës në Shqipëri. Është veçanërisht e papranueshme që Departamenti i Shtetit lejoi Sorosin që me paratë e amerikanëve të ndikonte në qeveritë anti-amerikane.Soros është një miliarder dhe ai nuk duhet të marrë mbështetjen e tatimpaguesve për të çuar përpara axhendën radikale të tij të majtë, e duke minuar liritë dhe të drejtat si në SHBA ashtu edhe jashtë vendit.Javën e kaluar, raportuam për përpjekjet tona për të ekspozuar financimin e administratës së Obamës për aktivitetet politike të krahut të majtë të George Soros në Rumani dhe Kolumbi. Gjithashtu vura re se ne po i ndiqnim veprimet e tij në Shqipëri, shkruan Fitton.
‘Këtë javë jam i lumtur të them se kemi rezultate. Kemi marrë 32 faqe të të dhënave që tregojnë se si administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-së në një grup të mbështetur nga Soros për të financuar aktivitetete politike të krahut të majtë në Shqipëri.Kjo përfshinte bashkëpunimin me qeverinë e Edi Ramës për të nxitur reforma shumë të diskutueshme gjyqësore. Të dhënat gjithashtu tregojnë se Soros ndikoi tek Departamenti i Shtetit që të rishikonte planet e aplikimeve për grantet nga grupe të tjera për financimin e taksapaguesve.Dokumente të reja tregojnë se fondet e USAID-it u kaluan përmes projektit të Shoqërisë Civile për të mbështetur fondacionet e krahut të majtë të Sorosit në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll të madh mbi gjyqësorin. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të gjithë”, e cila mbikëqyret nga “East West Management Institute” i Sorosit.
Kategori
Financimet e Soros, presidenti i JW akuza të reja Donald Lu-s: Minoi përpjekjet e opozitës për …