Kategori
Uncategorized

Ambasadori Lu duhet të tregojë si u fut Tahiri në zyrën ovale

Ambasadori Lu duhet të tregojë si u fut Tahiri në zyrën ovale

Në 19 shkurt 2015 Saimir Tahiri ka marrë pjesë në takimin e Ramës me Presidentin Obama. Pra është futur në zyrën ovale dhe ka shtrënguar duart me Presidentin Obama. Shtrohen me këtë rast disa pyetje për ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu?
A kishte dijeni ambasadori Lu për lidhjet e Tahirit me klanin e Habilajve, ndërkohë që sot rezulton se lidhjet mes Tahirit dhe klanit mafioz të Habilajve ishin më të hershme?Nga dosja Habilajve e përgatitur nga shërbimet inteligjente dhe autoritet e zbatimit të ligjit, rezulton se Tahiri “vëzhgohej” që nga dhjetori i vitit 2013 për lidhjet me klanin mafioz të Habilajve. A i zotëronte ambasadori Lu këto informacione konfidenciale që mund të jenë shkëmbyer mes shërbimeve inteligjente?
A kishte dijeni ambasadori Lu për trafikun e drogës nga klani mafioz i Habilajve? Por për lidhjet e Tahirit me klanin e Habilajve? Por për faktin që Tahiri i kishte shitur makinën e tij Habiljave dhe vazhdonte ta përdorte sa herë që kishte nevojë?Çfarë i ka sugjeruar ambasadori Presidentit Obama për takimin ku do të bënte pjesë Tahiri, i cili edhe në 2015 kur është futur në Zyrën Ovale për të shtrënguar dorën me Presidentin Obama?Të gjithë këto pyetje dhe përgjigjet e tyre do të hidhnin dritë për rolin e vërtetë të Lu në luftën kundër lidhjes së politikanëve të lartë me klanet dhe grupet mafioze. Përndryshe roli i Lu do të lexohej si mbështetje për qeverinë Rama, përfshi Tahirin apo ministra të tjerë të dyshuar për korrupsion. Nisur nga fakti që Tahiri prej kohësh dyshohej për lidhje me klanet mafioze dhe trafikantët e drogës, shqiptarët e ndershëm ndjehen të çuditur se si ka mundësi që një ish-Ministër i Brendshëm, i lidhur me klanet mafioze e trafikantët e drogës është takuar me Presidentin e SHBA në zyrën ovale.Shqiptarët e ndershëm nuk do të besonin që ambasadori Lu nuk i zotëronte informacionet e duhura për implikimin e Tahirit në cështjen e trafikimit të drogës, aktivitet të cilin e ndiqnin shërbimet inteligjente italiane me të cilat SHBA ka marrëveshje bashkëpunimi. Aq më tepër që bëhet fjalë për një ministër të brendshëm shqiptar. Për një ministër të akuzuar me fakte e prova nga media dhe opozita.Nëse rezulton se ambasadori ka qenë i mirinformuar për lidhjet e Tahirit me klanin mafioz të Habilajve, ka heshtur apo këtë gjë nuk ja raportuar stafit të Presidentit Obama në momentin kur Tahiri do të futej në zyrën ovale për të shterura duart me Presindetin Obama, atëherë kjo është një përgjegjësi e rëndë për ambasadorin Lu.Dhe nëse kjo do të rezultonte e vërtetë, atëherë shqiptarët do të mendonin se ambasadori Lu është kompromentuar nga Rama dhe/ose qeveria Rama.

Lini një koment