Disa prej tyre po i përcillnin lajmin njëri-tjetrit se “ai qenka Sali Berisha”.
Pritat u shformuan.
Ishte teper vone kur forcat speciale te policise mesuan se kush ishte ne makine dhe se sa djallezisht ishte luajtur me ta.
Nga momenti ne moment ata mund te qellonin ndaj makinave pa ditur se ne to ishte ish Presidentit te Republikes dhe jo banda kriminale te armatosura sic dhe ju “ishte thënë” nga shefat e operacionit.
“Ti sot nuk me ke thirrur këtu, por më ke rrëmbyer…ju kini rrembyer shefin e opozites dhe ish presidentin e vendit…..dhe kjo është e krejtësisht e paligjshme”.
“Ai që të ka dhënë këtë urdhër ty dhe që tani fshihet pas kësaj radioje, (Ilir Meta) është i paburrë.
Ai e di se ç’është duke bërë, prandaj nuk guxon të nxjerrë fytyrën…”
Radioja e policisë që ishte në duart e njërit prej shoqëruesve të Berishës, i cili nuk ishte në makinë, filloi të skanonte thirrjet në radiot e policisë.
Ilir Meta shfaqej në të gjitha frekuencat.
Dikë kishte në zyrë që e inkurajonte, dikë që i jepte forcë.
“””””””””””””””
Të thirrur djallezisht nga reparte speciale të vendit, kryesisht nga Dragoti i Tepelenës, policet ishin instruktuar në planin e veprimit me idenë e eliminimit të një bande të madhe që udhëtonte me një eksortë me tri-katër makina, ndaj së cilës do të hapej zjarr.
E verteta jo pa qellim nuk iu ishte thënë.
Që në makinë nuk kishte bande kriminale, por ne te udhetonte ish presidenti i vendit Sali Berisha.
Ata kishin bllokuar rrugët rrotull PD, para selisë së “ATN1”, te “Ushtari i Panjohur” dhe te “Guva e Qetë”.
Autoblinda që deri në atë moment qëndronte thuajse e parkuar si makinat e tjera në trotuarin përballë ish-bustit të Qemal Stafës, lëvizi dhe mori pozicion në rrugicën përbri godinës së “ATN 1”, duke drejtuar mitralozin e kullës së saj drejt godinës së PD.
Pikërisht aty, nën ballkonin e godinës ku ndodhej “ATN 1”, u vendos edhe postoblloku i maskave që godisnin dhe arrestonin çdo individ që vinte nga rruga që të sillte nga PD.
Ky postobllok kontrollohej rregullisht në intervale kohe thuajse të rregullta nga komandanti i Gardës së Republikës, Arben Çuko. Pas rreth 45 minutash, në territorin brenda këtij perimetri, lëvizte vetëm një kope qensh rrugaçë, edhe ata të frikësuar.
Skenat e filmuara nga kameramani i “ATN1” tronditën Tiranën dhe e lanë atë zgjuar dhe ndoshta e bënë më të frikshëm lajmin për ndalimin e Sali Berishës.
Në ngushticën që krijohet në rrugë prej bustit të “Ushtarit të Panjohur”, makinës së ish-presidentit Berisha, targuar me RSH 054, me ngjyrë jeshile, shenjë dalluese vetëm për personalitetet që ruheshin nga Garda e Republikës, i prenë rrugën duke e rrethuar menjëherë rreth 20 maska, të cilat ulërinin njëkohësisht pa pushim:
“Ndal! Ndal! Policia, ndal!” Ndërkohë mbushnin armët për të treguar se ishin të vendosur të hapnin zjarr.
Bilbil Mema dhe Niko Brahimaj qëndronin jashtë rrethimit të krijuar prej tyre, duke mos ia kthyer kurrizin asnjërës prej armëve të mbushura që kishin përpara sipas instinktit të vjetër oficerësh, çka e bënte edhe më të frikshëm momentin …
Pasi u ndal makina, një prej oficerëve kërkoi të kontrollonte makinën dhe i kërkoi eskortës të dorëzonte armatimin personal, me shpresë se do të gjenin armë pa leje dhe jo ato të shërbimit.
Në vendndalim ishin drejtues të lartë të Ministrisë së Rendit, Bilbil Mema, zëvendësi i tij, Niko Brahimi, ndërsa pak më tutje, thuajse i fshehur në makinë qëndronte komandanti i Gardës së Republikës, Arben Çuko, personi, i cili me ligj kishte përgjegjësinë e ruajtjes se ish-presidentit, si dhe prefekti i Tiranës, Taulant Dedja, i cili sillej rreth e qark pa guxuar të afrohej, por herëpashere ngrihej në majë të gishtave për të parë se ç’ndodhte me makinën e rrethuar nga maskat.
Pas kontrollit rutinë, te dera e makinës u shfaq zëvendësdrejtori i policisë, Niko Brahimi, i cili i kërkoi zotit Berisha të vinte në polici, pasi ai nuk kishte më imunitet dhe se me të kishte punë prokuroria.
Në një skenë të tillë, ku të gjitha palët kanë qenë me nerva të tendosura dhe qetësia është një dhuratë e shtrenjtë, sidomos për Sali Berishën, ndodhi mrekullia dhe Sali Berisha me qetësi i kërkoi urdhrin e prokurorisë.
I zënë ngushtë oficeri i policisë i tha se do ta sillte dhe u largua. Rojet e Berishës dolën nga makina duke qëndruar në këmbë rreth saj, por pa dhënë përshtypjen se do të kundërshtonin. Kishin pamjen e njerëzve të shqetësuar që prisnin të sqarohej keqkuptimi… pritje, e cila zgjati rreth 15 min.
Në ato pak sekonda që shoqëronin afrimin dhe largimin e Niko Brahimit nga makina e kryetarit të opozitës, mund të kishte ndodhur masakra.
Mjaftonte që maskat që rrethonin vendin ku ishte ndalur autokolona të kuptonin se bëhej fjalë për mosbindje. Ata ishin udhëzuar tashmë se kishin rrethuar një grup kriminal që duhet të asgjësohej, nëse largohej nga vendngjarja. Në të vërtetë, dhe për Niko Brahimin nuk ishte i lehtë afrimi dhe verifikimi i njerëzve në makinë. Nuk jam i sigurt, nëse ai u ndje i lehtësuar, kur pa brenda vetëm Edi Palokën, por me siguri që shpëtoi nga detyrimi për të vazhduar skenarin. Sali Berisha ruajti qetësinë dhe nuk foli.
Tri njerëz me maska hapën me forcë derën, zbritën andej me forcë oficerin Arian Adhami, komandanti i truprojave të Berishës me gradën Kolonel i Gardës së Republikës.
Atë e morën zvarrë, edhe pas përpjekjes së tij për t’iu treguar ligjin dhe se duhej të lidheshin me Drejtorinë e Ruajtjes së Personaliteteve në Gardë.
Një moment më pas bënë të njëjtën gjë me Agron Kuliçin dhe Ibrahim Ndreun, të cilët përfunduan me duart prapa në furgonin e policisë që u afrua në çast. Makina në këtë mënyrë për të paktën 10 minuta mbeti në mëshirë të fatit, e rrethuar me maskat e armatosura gati për të qëlluar dhe shoferin.
Një prej maskave hipi në timon dy të tjerët nga pas duke futur në mes Sali Berishën. Dyert e pasme të makinës nuk u hapën kurrë. Berisha mbeti aty ku ishte ulur me Edi Palokën në krah. Vetëm një nga maskat hipi në timon, pasi shoferi zhbllokoi dyert me urdhër të Sali Berishës. Dukej sikur maskat dhe personat që i drejtonin ishin në pritje të urdhrave për veprime të mëtejshme.
Turma e maskave që kishin rrethuar vendin zuri pozicion në tri skalione, duke kthyer armët nga godina e PD gati për të qëlluar. Dukej se i trembeshin reagimit nga personeli dhe demokratët që ndodheshin brenda saj.
Qëndruan ashtu edhe për rreth 15- 20 minuta, derisa, me sa duket, morën urdhër dhe u futën nëpër furgonat që kishin rrethuar PD, të cilët u ndezën, por nuk lëvizën nga vendi edhe për rreth 40 minuta të tjera.
Disa prej tyre po i përcillnin lajmin njëri-tjetrit se “ai qenka Sali Berisha”.
Pritat u shformuan.
Ishte teper vone kur forcat speciale te policise mesuan se kush ishte ne makine dhe se sa djallezisht ishte luajtur me ta.
Nga momenti ne moment ata mund te qellonin ndaj makinave pa ditur se ne to ishte ish Presidentit te Republikes dhe jo banda kriminale te armatosura.
Pyetjes se ku po e çonin makinën, nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej askush.
Në makinë ishte Sali Berisha, Edi Paloka, shoferi dhe njerëz me maska. Makina ndali në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ish-presidenti hyri në zyrat e Drejtorisë së Policisë.
Veli Myftari që e priste në korridor ishte hutuar e zverdhur në fytyrë dhe të jepte përshtypjen se nuk e dinte se kë do t’i sillnin në zyrë të shoqëruar. Dialogu i tij me Berishën është një skaner i qartë i tensionit që mbarte ngjarja dhe rrezikut të madh që ajo mund të kthehej në një shkëndijë për t`i rivënë zjarrin Shqipërisë.
Sipas tij, në sekondën e fundit, Veli Myftarit i kanë sugjeruar fjalët që duhet të thoshte: “Zoti Berisha, ju kemi thirrur t’ju këshillojmë që në mitingjet që organizoni të mos bëni thirrje antikushtetuese për prishjen e rendit dhe qetësisë publike..
” Berisha e ndërpret, duke i thënë: “Ti sot nuk me ke thirrur këtu, por më ke rrëmbyer…dhe kjo është e krejtësisht e paligjshme”. Duke iu referuar radios së policisë që qëndronte e takuar dhe vendosur mbi tavolinë, në mënyrë që dikush të dëgjonte mirë pas saj, Berisha vazhdoi:
“Ai që të ka dhënë këtë urdhër ty dhe që tani fshihet pas kësaj radioje, është i paburrë. Ai e di se ç’është duke bërë, prandaj nuk guxon të nxjerrë fytyrën…”
Radioja e policisë që ishte në duart e njërit prej shoqëruesve të m të skanonte thirrjet në radiot e policisë.
Ilir Meta shfaqej në të gjitha frekuencat. Dikë kishte në zyrë që e inkurajonte, dikë që i jepte forcë.