E kaluara e Ramës jo vetëm si dinamovit
Megjithëse Edi Rama është shpesh herë “çapraz” në replikat e tij, “kundërveprues” i shpejtë në rrjete sociale, muhabete, etj, ai kurrë nuk është përgjigjur për bashkëpunimin që ka pasur në kohën kur ndiqte Institutin e Lartë të Arteve (ndër të tjera Rama nuk ka mbaruar ndonjë universitet). E natyrisht, kanë munguar fjalë të llojit, “vajmedet”, “vaj qameti”, “vajhalli”, etj.
E pra, ai ka pasur një bashkëpunim me revistën e Sigurimit të Shtetit “Në shërbim të popullit”. Natyrisht presim të dëgjojmë se në çfarë rrethanash ka qenë ky bashkëpunim e si ka vazhduar ai.
Por Rama nuk flet. Qëndron i heshtur e besëlidhur në heshtjen e tij.
Teksa është i njohur fakti se ai është kryetari i partisë së persekutorëve, parti që ka përmbledhur gjithë elitën e krimit komunist, apo në mungesë, bijtë e bijat e tyre, Rama ka dëshmuar shumë fort edhe me dekorimet e fundit teksa nuk ka hequr dorë nga rruga e të parëve. Por le t’i kthehemi fakteve.
Rama në ato vite, përditë ai dëgjonte nga babai i tij që ishte dhe deputet për fitoret e lavdishme të Partisë së Punës dhe udhëheqësit të saj legjendar, shokut Enver. “Duhet të kontribuoj edhe unë, kudo që të jem” – thoshte ai vazhdimisht. Këto tregime sa vinin e i forconin urrejtjen ndaj armikut të klasës, për të cilin edhe ai ndjehej i sigurt se duhej goditur.
Dhe kështu djaloshi problematik i Institutit të Lartë të Arteve, përveç punëve të tjera, nisi të bëjë vizatime për heroin e heshtur, për punëtorin e palodhur operativ, diversantët, etj.
Atë ditë të ftohtë tetori 1983 studenti Edi Rama, ishte tej mase i gëzuar. I kërrusur për shkak të gjatësisë e brishtësisë së moshës, duke ecur në shkallët e redaksisë së revistës “Në shërbim të popullit”, ai i dorëzoi kryeredaktorit, vizatimin e tij të parë me të cilin do të ilustrohej një tregim me temë spiunazhin e luftën kundër armiqve. Revista hapej në faqen e parë me festivalin folklorik të Gjirokastrës. Rama ka vizatuar femrën spiune.
Nuk është çudi fakti që qeverisjen e sotme ai e ka të mbështetur mbi spiunllëkun. “Diku kam lexuar për gra spiune” – shkruhet në tregimin që ilustron vizatimin e Ramës.
Ilustrimi me bashkëpunim, është pëlqyer shumë nga revista. Shokët e udhëheqjes së MPB-së nxitën vijimin e këtyre punëve. Kësisoj, Rama u bë erë e vijoi bashkëpunimin në demaskimin e armiqve të revolucionit.
Në numrin e nëntorit 1983 ai lustroi shkrimin e një autori mbi një ngjarje me diversantë të quajtur “Shokë lufte”. Copë i bëri armiqtë e popullit. Pikërisht ato armiq që luftonin shokët e Sigurimit si Shyqyri Çoku, etj, të cilët jo rastësisht dekorohen sot. Rama ishte vetëm 20 vjeç kur kishte nisur të mallëngjehej tej mase nga tregimet me punëtorë operativë, diversantë, shkelës kufiri, armiq të klasës, etj.
Tregimi i botuar në revistën e MPB-së nën ilustrator, ishte një rast tipik i urrejtjes ndaj të huajve të kategorizuar si “imperialistë”, ku në radhë të parë ishin amerikanët. Sipas tregimit “imperialistët amerikanë” kishin përgatitur “diversantët shqiptarë” të cilët i kishin hedhur në një shtet kufitar me Shqipërinë. “Mersin F.” Në tregim quhej “asi i shërbimit të huaj”. Tregimi nis me “shpjegimin në hetuesi” të një “diversanti” e vazhdon me hollësi të tjera, sipas mendimit tonë të panevojshme për t’u përsëritur. Edi Rama është entuziazmuar nga kjo. Ka marrë lapsin (apo penelin) dhe ka hedhur në kartë dy pjesëtarë të forcave të ndjekjes që ndiqnin “diversantët” që dërgonte “imperializmi amerikan”. Përballë figurave të vrazhda të dy ndjekësve, qëndronin “hijet e zeza” të “diversantëve” të dërguar nga amerikanët që paraqiteshin më të zinj se nata pasi ato donin të prishnin “parajsën socialiste”.
Pikërisht këtu e ka nisur edhe kontributin në fushën e “medias”, kryetari i sotëm i Partisë Socialiste, ish-basketbollisti i “Dinamos”, Edi Rama. Dhe jo media dosido, por në organin që ishte nomenklaturë e Sigurimit të Shtetit dhe një mjet i fuqishëm propagande për atë kohë.
Udha tashmë ishte çelur. Edi krenohej të nesërmen e publikimit të revistës së përmuajshme duke thënë: “e shikoni sa bukur e kam vizatuar”, duke marrë uratat e përgëzimet e sa e sa njerëzve të këtyre punëve. Por armiq ai filloi të shihte kudo, edhe brenda ekipit ku hidhte topin drejt koshit. Ndonjëherë nuk përtonte të kafshonte edhe veshë shokësh.
Nuk mund të ishte ndryshe. Rama ishte një prej pinjollëve të atyre që ndërtuan “Shqipërinë e re”, e ndërtuar e gjitha nga fillimi me premtimin për të qenë gjithnjë e tyre, trashëguar brez pas brezi, për të ruajtur “gjithnjë të kuqe” Shqipërinë socialiste.
Ky sportist i klubit sportiv të Ministrisë së Punëve të Brendshme i bërë pedagog sapo kishte mbaruar shkollën e lartë, pa u provuar për asnjë aftësi të tij, ishte dhe s’kishte si të mos ishte mik apo më shumë se mik i familjes Hoxha, e cila më shumë se kurrë kishte marrë pamjen e një familje mafioze ku politika, biznesi, kriminaliteti ishin pleksur e lidhur fort në mënyrën më të çuditshme që do të mund të mendohet ndonjëherë. Dhe Rama e kishte kuptuar se nuk mund të pretendonte kurrfarë miqësie pa lidhjen me familjen e diktatorit Hoxha, lidhje që u bë më e thellë në vitin 1990 disa javë para se të shpërthenin demonstrata në qytetin Studenti. Në këtë pikë arsyetimi të shkon atje ku është e mundshme të shkojë: me çfarë statusi erdhi pra Edvin Rama në qytetin Studenti ato kohë, për të parë, për t’u përfshirë, për të raportuar, apo për …?

4 replies on “Dosja e Spiunit/ Edi Rama si bashkëpunëtor i organit të Sigurimit të Shtetit”
Ju lutem,Zoti Gjata ne muajin Shkurt apo Janar ke postuar nje fotografi te Edi Rames ne moshe te re por nuk po gjej artikullin mbi Të ? ? ……….Falenderoj
PëlqejeniPëlqejeni

Desheroj me shume.falemnderit
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
Ju lutem ne rruge personale a do mund te me dergoni ate fotografine bardhe+zi te Rames qe pata pare ketu ne portalin Tuaj se nuk po e gjej dot serish.Falenderoj per shqetesimin.
PëlqejeniPëlqejeni