Çfarë i bashkon ministrat “rilindas me kriminelet shqiptarë!?
Shijakasi Durim Keçi i akuzuar si miku i politikanëve të majtë është liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës.
Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës, Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale”:
1_Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”.
2_“Shkatërrim prone me pasoja të rënda”,
3_“Trafikim të lëndëve narkotike”.
4_“Krime me armë kundër personit”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
5_“Shfrytëzim prostitucioni”.
Në Itali, 42-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare.
Madje, gjatë një seance gjyqësore, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajdini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane. Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha: “Ata të dy do t’i bëj të ma paguajnë shtrenjtë!
Që kur Edi Rama emëroi Prokurorin e Përgjithshëm pa vetting dhe në kundërshtim me Kushtetutën:
- Saimir Tahirit iu kthye pasaporta dhe ai mund të lëvizë i lirë kudo ku ka fshehur paratë e fituara nga trafiku i drogës.
- Orest Sota u lirua nga burgu,megjithëse u kap në mashtrim për burimin e 863 mijë eurove dhe përdorimin e tyre.
- Trafikantëve të kokainës së Xibrakës iu ul dënimi dhe Prokuroria nuk e ankimoi vendimin.
- Balilajve iu rikthye nga Gjykata leja për policinë private, që do të thotë një ushtri e armatosur me njerëz në mbrojtje të Kelment Balilit.