Reagime te ashpra per flamurin dhe gjuhen shqipe ne Krete .
Nga Luan Pacani .
Keto dite ne Hanja te Kretes u zhvilluan dy aktivitete te nje rendesie te vecante, nje ne qytezen Paljo Hora dhe tjetri ne qytetin e Hanjase ,pikerisht ne gjimnazin Elefterios Venizelios . Mbas shume perpjekjeve te vazhdueshme e kembengulese te Komunitetit te Emigranteve shqiptare ne Hanja ,Kryesise se ketij komuniteti me Kryetar Afrim Avdiaj u be e mundur marrja e lejes dhe miratimi per hapjen e dy kurseve te mesimit te gjuhes shqipe nga femijet e emigranteve shqiptare qe punojne e jetojne ketu .
Si nga prefektura ,por dhe nga drejtoria arsimore e rrethit pati qe ne fillim nje reagim pozitiv per kete ceshtje dhe ndihmuan qe mesimet e gjuhes shqipe te zhvilloheshin ne Gjimnazin ‘Elefterios Venizelios,ditet e shtuna dhe te djela kur shkollat jane te mbyllura per programin grek .
Ceremonia dhe inagurimi I ketyre kurseve u zhvillua ne nje klime te kenaqeshme ku merrnin pjese dhe zvendes Ambasadori Florian Nova, Kryetari I Federates se Emigranteve Shqiptare ne Greqi Ermal Sulaj ,Kryetarja e keshillit pedagogjik te mesuesve shqiptare ne Greqi, Anila Velaj Kila ,perfaqesues nga komuniteti shqiptar ne Rethimno, Iraklio,Kasteli etj por dhe perfaqesues te Prefektures Hanja dhe Drejtorise Arsimore ,si dhe vete drejtori I gjimnazit Kosti Hatupis. Kur dukej se gjithcka shkoi ne rregull dhe enderra e komunitetit shqiptar ne Hanja po behej realitet me keto ngjarje kaq te rendesishme per ta dhe femijet e tyre ,diten e hene ne mengjez ,nje pjese jo e vogelnxenesish greke te shoqeruar dhe nga prinderit e tyre I vune celesin deres se shkolles dhe nuk lejuan nxenesit e tjere dhe personelin pedagogjik per te zhvilluar mesimin . Shkak per kete u be pikerisht hapja e kursit te pershpejtuar te gjuhes shqipe qe do te zhvillohej ne shkollen e tyre si dhe vendosja e flamurit shqiptar ngjitur me flamurin grek ne oborrin e gjimnazit gjate ceremonise se inagurimit. Keto reagime te ashpra vazhdojne ende me kerkesen e vetme qe kursi I gjuhes shqipe te mos zhvillohet ne shkollen e tyre . Pavllos Murtzaqis ,kryetari I shoqates se prinderve dhe nxenesve te gjimnazit mbron me fanatizem dhe shprehet me tone te ashpra qe mesimi I gjuhes shqipe te mos zhvillohet ketu. “Ne nuk do ti dergojme femijet ne shkolle deri sa te anullohet ky vendim “ tha ai Tjeter mendim ka Drejtori I Arsimit te rrethit Stelios Zervaqis I cili ka qene ne krah te komunitetit shqiptar ne Hanja per kete problem “Cdo gje eshte bere konform rregullave dhe ketu ska asnje shkelje . Ne kemi dhene leje dhe per komunitetin Rus e te tjere qe te mesoje gjuhen amtare dhe per keta dhame nje klase ne shkolle publike ,por spati kundershtime te tilla si per shqiptaret . Problemi eshte I yni dhe jo I shqiptareve dhe kjo nuk na nderon – tha ai
Drejtori I gjimnazit Kosta Hatupis thekesoi se nuk shikoj asgje te keqe qe ne nje ceremoni perurimi te vendoset flamuri grek dhe ai shqiptar se bashku,ky eshte nder , respekt por dhe detyrim sepse ne ceremony mernin pjese dhe perfaqesues te trupit diplomatik shqiptar te akredituar ne Greqi
Pra sic shihet qarte problemi qendron te nje pjese e shoqerise greke qe nuk jane mesuar ende te respektojne te tjeret dhe te drejtat e tyre te ligjshme dhe fatkeqesisht kete e kultivojne dhe te femijet e tyre te pafajshem.
Emigrantet shqiptar ne Greqi nuk jane ketu as per teritore ,as per flamuj. as per minoritete. Erdhem si emigrante ekonomike e jemi ketu per nje jete e te ardhme me te mire tonen e te femijeve tane por kjo sdo te thote se jemi thjeshte kalimtare,perkundrazi kemi qene e jemi burim i pashtershem vlerash. Ne nuk kemi dashur e nuk duam perplasje te kota me vendasit perkundrazi jemi per krah tyre dhe jo perballe tyre ,duam te jemi dhe jemi ura lidhese dhe bashkepunimi midis dy vendeve tona qe shume gjera na bashkojne e asgje nuk na ndan .Kush eshte I verber nuk I lexon dhe kush eshte I shurdher nuk I degjon keto mesazhe por ben te kunderten duke ju fryer urave te racizmit dhe urrejtjes.Femijet tane u linden,u rriten dhe po shkollohen ketu dhe ne jemi krenar per ta qe shumica jane nxenes te shkelqyer ne shkollat greke . Por problem qendron s e femijet tane dale-ngadale po asimilohen dhe nuk dine te shkruajne e te lexojne gjuhen e nenes e duke mos ditur gjuhen e nenes ,historine dhe kulyuren e kombit detyrimisht femijet tane do te jene te huaj dhe ne atdheun e tyre . Mesimi I shqipes per femijet tane nuk eshte ngarkese ndaj shumica e tyre e mesojne ne shtepi por duan dhe kurse te mesimit te shqipes, prandaj ky problem duhet te zgjidhet nje here e pergjithmone qe te evitohen dhe perplasjet e mundeshme si ndodhi keto dite ne Hanja te Kretes
Po perse ndodh kjo ? Sepse egzistojne grupe njerezish per te mos thene nje pjese e madhe e shoqerise vendase qe acarohen nga gjuha shqipe ,acarohen nga flamuri si demi ne ring nga copa e kuqe e gladiatorit . Keta njerez e grupe njerezish nuk jane mesuar ti shikojne gjerat ne kendeveshtrime te ndryshme optike ,por ndryshimet demografike ,ndryshimet e kushteve politiko- shoqerore,kerkojne dhe nje ndryshim ne menyren e te menduarit e vepruarit te nje pjese te shoqerise qe fatkeqesisht I shikojne keto fenomene si negative . Me pak fjale ngjarjet ne zhvillim,shnderrimi Greqise ne nje shoqeri multikulurore kerkon ndryshim te mentalitetit si ne instituionet shteterore,ashtu dhe ne nivel shoqeror
LUAN PACANI