Sot Presidenti turk ka bërë një deklaratë fyese ku na ka futur ne si Shqipëri në thesin e Perandorisë së tij. Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur para mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës. Erdogan ka folur rreth operacionit kundër militantëve kurd në Siri, ku ka filluar të bombardojë përmes aeroplanëve pozicionet e tyre.

“Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër”, tha Erdogan rreth operacionit në Afrin. Erdogan, i cili dha edhe një mesazh uniteti, nuk harroi shqiptarët dhe boshnjakët.

Presidenti turk numëroi minoritetet që jetojnë brenda Turqisë, duke thënë se të gjithë janë një.

“Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurd, laz, çerkez, gjeorgjian, romë, boshnjak dhe shqiptar”, tha Presidenti turk.

Vërtet Shqipëria ka komunitetin mysliman më të madh në numër, por kjo nuk do të thotë se jemi një vend mysliman, pjesë e “Perandorisë” së re të Erdogan. Shqipëria është me një harmoni fetare shembull për botën, ndaj futja e Shqipërisë si pjesë e “kombit turk” nuk ka asnjë të vertetë. Vërtet që Edi Rama është mik personal i presidentit turk, por kjo nuk do të thotë se Shqipëria njeh Sulltanin e ri si Udhëheqës ekzekutiv e shpirtëror. Kombi shqiptar është kombi që luftoi ndër shekuj i vetëm kundër Turqisë derisa shpalli Pavarësinë prej turkut me 28 Nendor 1912, ndaj nuk jemi pjesë e kombit turk, përkundrazi një komb me histori të lashtë, por askurkund nuk lidhemi me atë 80 milionë banorë ku na ka futur sot Presidenti turk.

Ne jemi shqiptarë dhe askurkund turq.