Pas lobimit të Ankarasë për votën kundër Amerikës, turqit kërkojnë aeroportin e Vlorës. ‘Hashtag.al’ publikoi në muajin dhjetor hulumtimin se turqit kishin lobuar fort në qeverinë Rama për një votë kundër SHBA-ve lidhur me votimin në OKB për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ndodhej në Turqi, si i ftuar special i një konsorciumi të fuqishëm turk, posaçërisht i ftuar special i ‘Kaylon Group’ në pronësi të afaristit turk Orhan Kalyoncu.
Dhe është pikërisht ky afarist, në bashkëpunim me 2 kompani të tjera që i ka dërguar dy ditë më parë një ofertë Gjiknurit për të ndërtuar aeroportin e Vlorës.

‘Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës. Sipas propozimit aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction.
Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore.
Investimi do jetë privat, pra jo nga buxheti i shtetit.’, njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Hashtag.al