Kategori
Uncategorized

Kur ju mbarua municioni, kapet nga rrebelët, të cilët i nxjerrin sytë dhe i presin kokën sic i pritet një gjeli deti.

Pjesa e gjashte dhe e fundit

Konstadin Koliqi Oficer drejtues i SHIU_t.

Ndaj meje filloj ceshtja penale……. !?
Ushtria, në zonën e jugut, në zonën e parë operative, sulmohesh nga grupe rrebelësh, kryengritësish, shkatërohej dhe gjithcka vidhej pa as më të voglën rezistencë. Në Porto Palermo, Himarë, në kuotën 113, ishte një pikë sinjalovrojtuese, ku komandonte, z.Fatmir Kokaj. Kur u sulmua nga nje grup i madh rrebelesh, te cilet kishin haqe për të marrë, se ky gji detar, përdorej nga ata për kontrabandën e mallrave dhe të njërëzve, por që në njëfarë mënyre, gjenin pengesa, Fatmiri vëndosi që të mbronte repartin e vet dhe për gati 2 ditë dhe një natë, e mbrojti deri sa kishte municion.

Kur ju mbarua municioni, kapet nga rrebelët, të cilët i nxjerrin sytë dhe i presin kokën sic i pritet një gjeli deti. Për ironi të jetës tonë dhe vdekjes së tij , ata që drejtuan kryengritjen, që bënë planet e sulmit, që ngritën flamurin Grek në tokën shqiptare, e shpallën Fatmirin, Hero dhe i dhanë familjes së tij , dekoratën e lartë……Por dua ti kujtoi edhe Jorgos, apo Xhorxh Tenetit, këtij që akoma e quan vehten grek dhe jo shqiptarë, se ky djalë që mbrojti atë pjesë të Atdheut, repartin e tijë, ishte një nga kushërinjtë e tu të afërt dhe jetonte atje ku ti tani kërkon të marrësh pronat e tua dhe se asnjëhërë nuk e ka quajtur vehten grek por vetëm shqiptarë……

Po më dt 1 dhe 2 Mars, u shkatërrua dhe u vodh baza e riparimit të anijeve në Porto Palermo, e futur e gjitha në tunel , me një vlerë disa miliona dollarëshe.
Më vjen informacioni se po shkatërrohej dhe vidhej baza e anijeve në Sarandë. Dërgova atje njërëz të cilët më prunë informacione se po mbyteshin anije, pothuajse të reja dhe këto po bëheshin në favor të gazetarëve dhe fotoreporterëve Grek, të cilët u jepnin disa Dhrahmi, kundrejt hedhjes së granatave luftarake, në anije, ku filmohej shpërthimi dhe mbytja e anijeve.

Sipas informacioneve, këtë tmerr për institucionet, repartet ushtarake, por edhe për njërzit, e drejtonin Gramoz Ruci, i cili kuartierin e tij e kishte ngritur tek hoteli i piluriotit, pak metra para bazës detare në Limjon, drejtonte Arbër Qilimi që dorzoi repartin që komandonte dhe e bashkoi me kryengritjen, Xhevat Kocia, ish oficer i lartë, i përzënë nga ushtria për shkaqe ordinere.
Po nga këto informacione, bëheshim me dije se në zonën Sarandë, Delvinë Gjirokastër, tashmë kishin zbarkuar nga Greqia dhe po vepronin në mënyrë intensive për organizimin e kryengritjes dhe drejtimin e saj për në Tiranë, krerët politik te saj, Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia.
Informohem se në bazën e Sarandës, kishin mbetur pa u shkatërruar, 2-3 anije . Në Shtabin e Përgjithshëm, u mor vendimi që këto anije të tërhiqeshin nga Saranda dhe të bazoheshin në Durrës. U bënë planet përkatëse të cilat do të zbatoheshin nga katër anije të bazës së Durrësit, më dt 7-8 Mars.

Më dt 6 Mars, informohem se Komandanti i grupit të anijeve dhe një grup oficerash, jo vetëm që nuk do të zbatonin planin, por do të largoheshin, me gjithë anijet luftarake në drejtim të Italisë, po qe se do te merrni nje detyre te tille, per te rimorkjuar anijet nga Saranda.
Kur me erdhi ky informacion, në fillim nuk e besova dhe s’kishte se si ta besoja, prandaj, vendosa të shkoja vetë në Durrës, në vëndbazimin e anijeve dhe të bisedoja vet me ata. Në takimin që pata, me Komandantin e grupit, ai, pa ju dridhur qerpiku, ma pohoi « Po qe se do të na urdhëroni të vemi në Sarandë të jeni te sigurtë se nuk do të vemi atje por do të ikim në Itali dhe skeni se cfar të na bëni, le të quhemi tradhëtar . !!!!!!! »
Nuk dija cfarë të thoja. Eshtë e vështirë të bisedosh me oficerat që janë shumë trima në tradhëti dhe frikacak në zbatimin e detyrave.
Planin e anulluam. Anijet patën fatin e të tjerave. Gjatë këtyre ditëve, mblodhëm anijet në Durrës për ti ruajtur nga ndonjë sulm me qëllim eksodi, por nuk dinim se nga kush të kishim frikë, kush do të na i rrëmbente, populli apo oficerat që i drejtonin. Informatat flisnin që më tepër duhet të ruanim shtëpinë nga i zoti i saj !!!! Kjo u vërtetua. Pak rremujë ndodhi në Durrës, më 13-14 Mars dhe të parët që u larguan, në drejtim të Italisë, qenë anijet luftarake dhe pothuajse vetëm me kuadrot dhe ekuipazhet e tyre. Anijet u strehuan në bazën e Brindizit. Italianët, kishin kohë që i kishin marrë masat dhe mendoj se jo vetëm në bregun e tyre por edhe në bregun tonë . Kuadri i lartë i shërbimit sekret italian, z. Balice, e kishte zbatuar detyrën, kundrejt Shtetit të tij …

Një gjë më habit, ata oficera që u larguan nga detyrat, më 28 Shkurt, nga vënd komanda e bazës së Vlorës , Fitim Halili, Roland Nasto, Mitat Islami, etj drejtojnë sot Flotën, apo oficerat që rrëmbyen anijet e tyre luftarake për në Itali, dhe disa nga këta u vunë në shërbim të tyre, ngrihen në përgjegjësira drejtuese !!!
Në një nga ditët e marsit, kur ministër kishte ardhur z. Shaqir Vukaj, me ndodhi një incidentë i rëndë ne koridoret e ministrisë. Një oficer i Flotës, kishte disa ditë që kur kaloja ne koridoret e zyrave, me shante nga familja, gruaja, fëmijtë e sharje të tjera të rënda. Për këtë vura në dijeni shefin tim, S.K. i cili më këshilloi të ruaja gjakftohtësinë. Por veprimi i këtij oficeri, nuk po ndalonte. Një ditë, në orën e fillimit të punës, në koridorin e hyrjes, më del përpara ky oficer i komandës së Marinës, me detyrën e shefit të lundrimit, një shok i ngushtë i Komandantit te Flotës, K/Admiral Edmond Zhupani dhe me hidhet duke më goditur në fytyrë. I largohem pak, aq sa hapa krahun dhe falë Zotit, i dhashë një goditje, aq të fortë sa ra në gjëndje të fikti. Për këtë, më thirrën, më kritikuan dhe më thanë se do të mbaj përgjegjësi të madhe. U them atë shprëhjen popullore se « mua më ka goditur gjylja e topit, cfar do të më bëjnë plumbat tuaj » .
Dalngadalë, me këtë gjëndje edhe po mësoheshim dhe punën e bëja, më shumë për forcë zakoni, kur më dt 14 Mars, informohem se nga Muzeu Arkiologjik, në Durrës, ishin vjedhur objektet arkeologjike, vetëm të periudhës ilire, ndërsa ato të periudhës romake dhe helene ishin të pa prekura. Dija që këto objekte ruheshin në vënde tepër të sigurta, me kod sekret dhe këto i dinin dhe mund të hynin atje vetëm pesë veta, në shkallë vëndi, duke filluar nga Kryeministri … Informacioni u vërtetua, objektet ishin vjedhur dhe të dhënat më conin tek një kryetar partie i njohur, sidomos gjatë rrebelimit si drejtues i tij, por edhe arkeolog tepër i njohur….
Unë, akoma nuk dua ta besoj që janë shqiptarët që bënë këtë vjedhje të tmerrshme, këtë thesar të pazëvëndësueshëm, sepse me këtë na është vjedhur identiteti si komb.
Ky veprim makabër, u bë në favor të shërbimit sekret Grek, i cili zbaton politikën Greke për të humbur identitetin shqiptar dhe stërnipave tanë, tu thonë se në këtë tokë, jetojnë minoritar dhe jo autokton, shqiptarë dhe pasardhës te ilirëve.
Në gjithë këtë katrahurë, kam mendimin se kjo vjedhje është më e rëndë në historinë e kombit tonë.

Më dt 25 Mars, informohem se, në Vlorë është bërë plani për të marrë një anije nga Saranda, dhe me të, do të niseshin klandestinë për në Itali. Në Vlorë nuk kishte asnje anije. E vetmja anije që kishte mbetur, që mund të lundronte ishte Kater i Radës, ne Sarande, i vogël, i vjetër dhe me shërbim të kufizuar portual.

Më dt 26 Mars, anija vjen në Vlorë, nga Sarande, prurja e saja e organizuar nga Zani Caushi dhe menjehere, vihet nën sundimin e « Sulltanit të Vlorës » sic kishte qejf të quhej Zani Caushi . Menjëherë u hap lajmi se do të nisej për në Itali një anije luftarake, kundrejt pagesës prej 1,5 million liretash për person. Turma njërëzish, afroheshin por kur merrnin vesh se pronari ishte Zani Caushi, largoheshin për vetë namin, prej krimineli që ai kishte, në tërë vëndin, jo vetëm në Vlorë. Atëhere, në Vlorë, shkon z. Arben Malaj, në atë kohë Ministër i Financës të Qeverisë të Pajtimit Kombëtar, futet në port, i afrohet anijes, gjithmonë në shoqërinë e Zanit dhe shokëve të tij. Kjo në mëngjesin e dt 27 Mars. Menjëherë, u hap lajmi se anija ishte e Arben Malajt, Zani ishte vetëm arkëtari. Kështu u rrit besimi tek njërëzit, të cilët ishin aty rreth e rrotull dhe mbushën menjëherë anijen, në të cilën hypën 153 veta dhe u nisën drejt Italisë. Tashmë, historia e anijes dihet , por unë dua t’ju them atyre që e mbytën dhe atyre që kërkojnë trupat e të afërmve të kërkojnë, jo 80 veta, por 119 njërëz të mbytur. Dua tju kujtoi se në ato lista emrore që hypen në atë mjet lundrues, ishin edhe 22 vajza të kthyera nga Italia, para krishtlindjeve, por që nuk gjetën afrimin nga familjet e tyre, ose…..dhe nuk u ngeli gjë tjetër, vec të kthehen prap tek semaforët, për të nxjerr bukën por edhe fitimet e atyre që tashmë kishin marrë drejtimin e vëndit……

Vazhdova në detyrë, derisa, si Ministër erdhi Zabit Brokaj. Puna u bë e pamundur. Kisha për epror atë që drejtonte rebelët, pjesën më kriminale të tyre, që po të më kishte kapur atje, do të më rripte të gjallë. U largova nga detyra me motivacionin : « nuk ke arsimin përkatës, shkollën e sigurimit. » U them atyre që më komunikuan urdhërin : « Nderoj tim Atë që nuk më dërgoi në atë që vetëm shkollë nuk e quaj.»
Dhe nga ai moment, që ishte data 15 Gusht 1997, dita e lindjes time, ngela i pa punë dhe për më tepër i kërcënuar dhe shantazhuar, familjarishtë. Të gjitha ishin të pritëshme dhe të kuptueshme, papunësia, varfëria, indiferenca edhe e shokëve e miqvë, kërcënimet personale nga njërëz të njohur dhe të panjohur, por kërcënimi që i bënin fëmijve të mij, ata që kishin punuar me mua në të njëjtin dikaster, këtë nuk e prisja, por edhe nuk ja u fal……edhe pse janë deputet të atij dhe këtij Parlamenti………
Mendova që ti bëj publike ngjarjet kryesore të atyre dy muajve të cmëndurisë së përgjithshme popullore, duke menduar se ka ardhur koha që e vërteta të mësohet, natyrisht, për ata që e duan të vërtetën.

Lini një koment