Xhahit Xhaferri apo Xhahil….
Nga ish drejtuesi i lartë i SHIU Konstadin Koliqi.
Në ngjarjet e Shkurt –Marsit të vitit 97 ,nga komiteti i shpëtimit publik të Vlorës, isha i 17, në listën vendim, nga të 111 emrat e të dënuarve me vdekje nga ky komitet, i vetemëruar si drejtues apo komandues i kryengritjes së armatosur. Falë Zotit dhe një oficeri vlonjat, dola i gjallë nga ajo katrahurë, ku edhe nata e Shën Bartolemeut, do ta kishte zili.
Ka nje thenie brilante- mjere ai qe harron te kaluaren sepse nuk nderton dote te ardhmen….nisur nga kjo, mendoi qe, nepermjet materialit te botuar shume vjet me pare, ne lidhje me ngjarjet, apo kaosin qe na perfshiu ne vitin e zi 97, tjua kujtoi, duke e dhene ketu ne Fb, pjese pjese, per te mos e harruar sepse nga sa po jetoi, mendoi se jemi gadi te kalojme prap ne ate kaos qe i sherben vetem hajduteve, krimineleve por edhe politikaneve te ardhur dhe te lidhur forte me krimin…..mbrije ne kete perfundim sepse, ne ate vite te zi, populli u ngrit kunder politikes, kjo sipas britmave neper ato mitingjet e famshme, por per habi, u vrame dhe u masakruam me njeri tjetrin dhe politikaneve as qe ju prek nje qime floku.
Në ngjarjet e Shkurt –Marsit të vitit 97 ,nga komiteti i shpëtimit publik të Vlorës, isha i 17, në listën vendim, nga të 111 emrat e të dënuarve me vdekje nga ky komitet, i vetemëruar si drejtues apo komandues i kryengritjes së armatosur. Falë Zotit dhe një oficeri vlonjat, dola i gjallë nga ajo katrahurë, ku edhe nata e Shën Bartolemeut, do ta kishte zili .
Unë nuk kam mbajtur ditar por se cfar ndodhi atje ,në Vlorë, si filloi, kush e inspiroi dhe drejtoi , si vazhoi dhe si mbaroi, i kam dokumentuar dhe dorzuar, por i kam futur edhe në kujtesën time, në mëndje dhe në shpirt dhe i kujtoi ato ngjarje në detaje.
Rebelimi masiv, në Vlorë u parapri nga disa ngjarje, në dukje të vogla por që nuk ishin të tilla dhe kam mendimin se duhet të vlerësoheshin duke marrë masat përkatëse nga instancat kopetente të cilat mund të luanin rol në zbutjen, deri diku të ngjarjeve katastrofike të mëvonshme.
Më 15 janar 1997 nën/kolonel Balice, kuadër i lartë i shërbimit sekret ushtarak Italian , emërohet përkohësisht, zv.kom. i bazës detare në Bridizi. Z.Balice e njihte mirë Shqipërinë, sidomos zonat bregdetare, sepse në vitet 91-93, ishte në detyrën e komandantit të grupit Naval 22, anije të rojes bregdetare italiane, me detyrë të ruanin bregdetin shqiptar, me qëndër në Durrës.
Në këtë periudhë “ngatërrohet” në veprime të paligjshme, kontrabande, me grupin Topallai & Doci dhe pasi i plasi era, italianët e tërhoqën por puna e tij si kundërzbulues, la gjurmë të thella, në rajonin e portit, doganës etj.
Emërimi i Z.Balice në bazën detare të Brindizit, tregonte për atë që Italianët po merrnin masa për një eksode të mundshëm të anijeve tona, luftarake, gjë e cila u realizua më dt 13 ,14 ,15 mars 97. Për masat e pritjes së anijeve tona, që po merreshin në bregun tjetër, z. Balice, më dha të kuptoje, në një takim zyrtar në Brindizi, në Maj të 97tes, por edhe nga njërëzit e mi që zbarkuan atje me anijet e tyre, të cilët më informuan edhe për disa oficerë shqiptar të cilët u vunë në shërbim të Balices…..
Më 15 ditëshin e dytë të Janarit 97, në Vlorë, shkarkohet nga detyra kryetari Sh.I.K.ut, Z. Memisha, një zotëri që e njihte, në mënyrë të shkëlqyer Vlorën, mentalitetin e popullit të saj, forcën e ideve komuniste atje, punën e ish oficerave të sigurimit, por që njihte edhe detyrën e tij në mënyrë të shkëlqyer.
U zëvëndësua nga i ndjeri Shkëlqim Agolli, nga Korca, që për 1.5 muaj që qëndroi në detyrë, besoi se edhe rrugët e Vlorës nuk i mësoi. Më vonë u vra në Greqi, pak e habitëshme por ….. nga e shoqja….
Gjatë ditëve të janarit 97, në Vlorë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër, po ktheheshin shumë, ish oficera të sigurimit, të ushtrisë, të policisë, të liruar nga reforma dhe të emigruar në Itali, Greqi, Sërbi, të cilët mbushën lokalet dhe mbanin ligjërata të gjata, ku goditej demokracia dhe mburrej koha e komunizmit Enverian .
Në këto ditë, zbarkuan dhe shumë të huaj, kryesisht grek dhe italian, por edhe gjerman dhe amerikan, natyrisht, në formën e gazetarit dhe fotoreporterit të cilët shpejt u vunë nën mbrojtjen e shumë të rinjve vlonjat, ditën dhe natën. Se nga kush ruheshin, vetëm ata e dinë ?
Më dt 4 Shkurt 97, në aktivin e partisë në Vlorë, u bë një deklaratë, sa e cuditëshme, aq edhe e rrezikshme : « Gjallica falimentoi », e cila irritoi pjesmarësit në aktiv dhe pas 2-3 orësh, pothuajse gjithë qytetin e Vlorës. Kjo deklaratë, ishte e rrezikshme sepse u bë jo nga pronarët e Gjallicës, por nga ne aktivin e PDs, që ishte në pushtet dhe habia qe, se opozita nuk kishte dalë hapur, akoma, kundër firmave huamarrëse. Kjo deklaratë e dha rezultatin e saj negativ që të nesërmen, ku u mbushën rrugët me njërëz, të shqetësuar dhe të revoltuar, sepse këtu implikohej direkt shteti dhe cfarë është më e keqja, nuk u dhanë shpjegimet e nevojshme. Po atë natë, më 4 shkurt 97, Fitim Gërxhalliu, deklaron se firma e tij shkonte shum mirë. Kjo u përforcua edhe nga pushtetarët lokal, në TVt lokale, duke deklaruar : « paratë e Gjallicës janë si uji i detit. Kur të mbaroi ai, do të mbaroi dhe Gjallica ». Dy ditë më vonë, Gërxhalliu deklaroi falimentimin…..
Pushtetarët lokal nuk u panë më në publik .
Më dt 7 shkurt 97, një turmë e madhe njërzish, jo e organizuar, doli në rrugë për të protestuar duke bërtitur, “Duam paratë tona”, kërkesa e vetme e tyre. Për ti shpërndarë, doli një grup policësh. Kundërvënia e turmës qe e ashpër, policët u kthyen, të shpartalluar në komisariat dhe në hyrje të tij, turma i dogji 2 kamiona policie. Turma, kryesisht nga djem të rinj, ku ndërmjet tyre njihja shumë pronar skafesh, tashmë të bllokuar në Gjiun e vogël të Rradhimës, qëndronin përball Komisariatit, shanin dhe kërcënonin shefin e Komisariatit, Z. Sokol Mulosmani, i cili më dt 8 shkurt, u largua nga Vlora për një detyrë tjetër. Për drejtimin e policisë në Vlorë, erdhi Gjeneral Agim Shehu dhe Z. Arben Prrenjasi .
Rreth gjiut të Rradhimës, filluan të afrohen pronarët e skafeve, por akoma nuk guxonin ti merrnin ato. Gjatë këtyre 2-3 ditëve ( 7-8-9 ) në Vlorë mbërritën politikanët e parë, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Namik Dokle, Arben Malaj, të cilët, tentuan të marrin drejtimin e protestave por u pritën me të shara nga turmat. Në një moment, te sheshi i flamurit, kur e mori fjalën N.Ceka ,dikush nga turma i thotë : « Neritan po të bëjmë ty president, a na i jep paratë. » Neritani, nga tribuna e improvizuar, u thotë se ata kishin ardhur në Vlorë për të marrë drejtimin e protestave dhe ishin për zgjidhje politike. Atëhere, ai person, fillon të bërtasi, me zhargonin vlonjat “O Neritan të q…nënën…” por tashmë i shoqëruar edhe nga një pjesë e madhe e turmës .
Në mbrëmje vonë të dt 9 shkurt, na vijnë informacione se më dt. 10 shkurt do të bëhej një protestë e madhe në Vlorë. Në Vlorë, për tu përballur me protestuesit, u prunë rreth 750 policë në ndihmë të Komisariatit të Vlorës. Por edhe në ndihmë të Sh.I.K-ut të Vlorës erdhën një grup i vogël, të cilët i drejtonte, Z. Xhahit Xhaferri. Në dt.10shkurt, në orët e para të mëngjesit, së bashku me një kolegun tim, morëm takim me Z. Agim Shehu dhe Arben Prrenjasin, ku i gjetëm shumë të shqetësuar për atë që mund të ndodhte. Kishin vendosur të shpërdanin forcat e policisë në bulevardin kryesor për të mos lejuar njërëzit të mblidheshin në turma të mëdha, por vumë re se akoma nuk kishin rregulluar valët e radiove me përgjegjësit e grupeve policore. Duke patur parasysh informacionet që kishim dhe që bënin fjalë për atë që mund të ndodhte nga një përplasje e mundëshme me policinë, por edhe eksperienca që na kishte dhënë puna, relativishtë e gjatë me vlonjatët, temperamentin shpërthyes të tyre, kujtoi se ju thamë mendimin dhe ju shpjeguam arësyet se përse nuk duhet që të ndërhynin në protestën që do të bëhej, me forcat policore, por nuk e morën parasysh…….
Po kështu, bëmë takim me z. Xhahit Xhaferri, në zyrat e Sh.I.Kut, ku edhe atij i shprehëm mendimin tonë, por ky nuk na përfilli fare. Arriti deri sa të na shpegonte se si do të vepronin në rastë se turma do të guxonte tu afrohej policëve dhe shtërngonte dhëmbët duke e shoqëruar me lëvixjen e dorës lart e poshtë, duke treguar se do ti rrihnin vënce…..Se nga ju vinte kjo lloi sigurie dhe ky kapadaillëk, unë nuk e shpjegoja dotë, vecse jam i bindur se këta drejtues, vetëm të tillë nuk mund të ishin……. Kujtoi që kolegut tim i them se ky njëri, nuk e ka emrin Xhahit por Xhahil, nuk e di se ku do ta gjejmë më vonë. …..Vazhdon….
