Historine nuk e ben dhe as e ndryshon dot ti Hashim Thaçi!
Nga Pranvera Vatoci/
—————————————–
(Pershtypje e hidhur nga Presidenti i Kosoves).
-Me dhimbjen e nje vajze Tropoje nga Bujani i Mic Sokolit e Shaban Binakit,si mbese e Abdullah Hoxhes qe ne krye po i kujtoj Hashim Thaçit disa vargje te nje kenge te historise te 107 vjeteve te shkuar:
“Haj medet po ban Gjakova,
Sot po varet Abdulla Hoxha,
Haj medet po ban konaki,
Sot po varet Shaban Binaki”
Kjo kenge e histori si mijera te tjera per Malsine e Gjakoves(Tropojen)e djemte e saj ne lufte me çdo okupator te Kosoves duket se nuk e kane bindur Presidentin Hashim Thaçi as te permende verbalisht Vendlindjen time e cila sic u shpreh Daut Haradinaj ngelet trolli,buka e konaki i UÇK-se.Ky fakt me tronditi jo per faktin se Tropojen nuk e begenisi nje president kalimtar por per djallezine e perdorur per te deformuar historinë.Zoti Thaçi ti qe injorove kontributin e Tropojes e tropojasve ne luften per lirine e Kosoves a me thua ku ishin bazat e pra strategjike te UÇK-se ne Tropoje apo Hotel Rogner?!A e din zoti Thaçi historine e vertete te trojeve tona?Nese po me thuaj z.President se nga e ka origjinenMic Sokoli,Ali Ibra,Bajram Rama,Abdullah Hoxha,Shaban Binaki,Bajram Curri,Hasan Prishtina,Col Delia,Haxhi Zeke Byberaj.Mire keta nuk i mban mend po te pakten te kujtoheshe per Tahir Sinanin e Bylbyl Breçanin?!
Z.President.Historia e Kosoves nuk mund te kuptohet dhe as te ndahet nga kontributi i burrave te Malesise se Gjakoves.Ndaj tentativa juaj aspak miqesore per te atrofizuar Malesine dhe luften e bujarine e saj ndaj vellezerve tane te Kosoves vetem sa te zvoglon,te zbeh…!Ti vertete ke hyre ne histori.Por historine nuk mund ta ndryshosh.Dhe dije z President se historia te pranon nga dera por kur abuzon me të ajo te dëbon nga oxhaku.Dhe oxhaku eshte me bloze te zezë!
2 replies on “Z.Thaçi, je i vogël përpara Tropojes.”
Cdo tentative e kujdo qofte me zvoglue a mos me vlersuar historin heroike te Malsise Gjakoves vetem sa zvoglon veetveten,se vlerat e saje jane te shkruera me gjak dhe hisstorine nuk e ndryshojne individ
PëlqejeniPëlqejeni
Te lumt oj moter por nje mbeturin hidhet ne kosh dhe kjo mbeturine eshte thaci.ma do mendja qe askush mos te permend kontributin e tropojes e bijeve te saj.ne si ttopojane sna ben pershtypje se e dime kush jemi.dhe sikur prap te ndodhte po e njejta gje ne kosove prap do dilshim ne krah te tyre per lufte per cfo gje.dhe ss per Hasim Thacin ja qift gjithe tropoja turite.respekt per ty moter
PëlqejeniPëlqejeni