
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar në studion e lajmeve të ‘FaxNews’, deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm Saimit Tahiri, se ai është armiku i presidentit Ilir Meta.
Kryemadhi ka thënë se ndryshe nga Tahiri, Meta nuk e ka pasur asnjëherë atë në listën e armiqve. Ndërsa ka rrëfyer se mbas inskenimit të ‘Çështjes Doshi’, ka qenë i fshehur Rama dhe tahiri.
‘Tahiri nuk ka qenë asnjëherë në listën e armiqve të zotit meta, për këtë duhet të pyesni dhe zotin meta.
Por di të them që zoti Tahiri ka qenë një nga skenaristët e çështjes Doshi, sëbashku me Edi Ramën, të krijimit të asaj çështjeje.
Një skenar amator se si futën në vorbullën e atij skenari amator jo vetëm shqiptarët por edhe opozitën e asaj kohe’, theksoi Kryemadhi.