Kategori
Uncategorized

GRATË SULIOTE, KËTO HEROINA SHQIPTARE ME NJË FUND TRAGJIK.

LE PETIT PARISIEN (1885) : TRIMËRESHA MOSCHO TSAVELLAS (MOSKO XHAVELLA) DHE GRATË SULIOTE, KËTO HEROINA SHQIPTARE ME NJË FUND TRAGJIK

 

Nga Aurenc Bebja /

 

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, me 6 tetor 1885, në faqen n°2, një shkrim që trajton rolin e grave në luftë dhe mban titullin « Les femmes soldats – Gratë ushtare ».

 

Francezja rrëfen se gratë suliote kanë frymëzuar edhe ato të Rumelisë për të luftuar kundër turqve. Ajo vë në dukje trimërinë e sulioteve dhe nuk harron të theksojë origjinë e tyre shqiptare.

 

Në vijim, rrëfimi i plotë i gazetës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

 

« …Me padyshim se gratë e Rumelisë janë kujtuar për rolin e lavdishëm që kanë lujatur gratë e vendeve fqinje më pak se para njëqind viteve.

 

Këto gra ishin Suliotet.

 

Suliotët ishin shqiptarë që u tërhoqën në male bashkë me bagëtitë e tyre dhe formuan një Republikë të vogël.Numri i tyre ishte rreth shtatë mijë. Në 1789 dhe 1790, ata u ngritën kundër turqve, të cilët dëshironin t’i nënshtronin sërish.

 

Gratë Suliote ndoqën burrat në luftë ; ato u sillnin atyre ushqim, municione, dhe, nëse ishte e nevojshme, luftonin me ta. Njëra nga ato, Moscho Tsavellas (Mosko Xhavella), gruaja e njërit prej udhëheqësve kryesorë (e ka fjalën për Lambros Tsavellas – Llambro Xhavellën), çau me sopatë tri arka plot me fishekë, mbushi përparësen e saj, mori pushkën dhe u vërsul përballë turqve*, e mbështetur nga një batalion i shoqeve të saj. Të inkurajuar nga vrulli i tyre,  katërqind Suliotë nxituan bashkë me to mbi armikun, i cili u tërhoq, duke lënë më shumë se tre mijë të vdekur në fushë.

 

Në 1800, Turqit dëshiruan të merrnin hak. Për fat të keq, kësaj here pati tradhtarë midis suliotëve, dy tipa të mjerueshëm shitën vendin e tyre, dhe, nëpërmjet tyre, turqit kapërcyen pengesat. Lufta zgjati me ditë të tëra.

 

Gratë, të cilat rezistonin, u masakruan masivisht, dhe ato që mundën të largoheshin, njëqind e gjashtëdhjetë, u ngjitën në majat e shkëmbinjëve, prej të cilëve u hodhën në humnerë me fëmijët e tyre. »

 

 

* kanë luftuar përballë trupave të Ali Pashë Tepelenës (i urdhëruar nga Sulltani për këto sulme).

 

 

# Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë

Kategori
Uncategorized

Foto e rrallë e Mit’hat Frashërit, si udhëheqës i Komitetit ‘Shqipnija e Lirë’.

Foto e rrallë e Mit’hat Frashërit, si udhëheqës i Komitetit 'Shqipnija e Lirë'Me Frashërin janë edhe një pjesë e anëtarëve të Komitetit, Abaz Kupi, Seit Kryeziu dhe Nuçi Kota./

Diplomati nga Kosova, Bashmir Xhemaj, në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi , të pa publikuar ndonjëher, dhe nga ato fotografi që thirren sot të rralla.

 

Nga Beqir Sina

Një fotografi, kjo, që ka dy pika shumë të rëndësishme : e para është ajo që ka zgjedhur si më pikante Xhemaj, dhe vendosur në diçiturë, duke spjeguar momentin kur është realizuar, ajo pra momentin kur Mit’hat Frashërit, si udhëheqës i Komitetit “Shqipnija e Lirë” teksa bëhej gati tu drejtohej shqiptarëve përmes radios BBC në Londër, në Shtator të 1949.

E dyta, është ajo se kur vinte puna për të folur për fatet e atdheut shofim momentin se si bashkoheshin udhëheqësit politik nacionalist në atë kohë, kundra kuçedrës komuniste në Shqipëri, që po robtonte vendin tonë, duke e mbajtur për 45 vjet nën diktaturën më të egër komuniste popullin shqiptar nën sundim sllavo – komunist.

Kryeredaktori i gazetës shqiptaro amerikane Illyria në New York, Ruben Avxhiu, gazetar dhe analist e ka komentuar fotografinë e publikuar nga Xhemaj, duke e krahasuar me takimet e “pamundura” të udhëheqësve politikë, sot në Tiranë e Prishtinë, duke thënë se: “Mbledhja e tyre në një dhomë, nuk ishte e lehtë. U deshën shumë akrobaci diplomatike nga amerikanët dhe anglezët për t’i bashkuar antikomunistet në emigrim. Jo shumë më ndryshe nga ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve mes partive politike shqiptare sot”.

Diplomati kosovar Xhemaj, shkruan :”Një foto e rrallë e Mit’hat Frashërit, si udhëheqës i Komitetit “Shqipnija e Lirë” teksa bëhej gati tu drejtohej shqiptarëve përmes radios BBC në Londër, në Shtator të 1949. Përgjatë pesë minutave, ai u foli shqiptarëve për të keqen që e kishte gjetur Shqipërinë nga komunistët: “Pushtimi i Shqipërisë prej komunistëve dhe largimi i aleatëve nga toka jonë detyroi shumë shqiptarë që të marrin udhën e mërgimit, jo për t’u larguar nga rreziku komunist, sa për të vazhduar veprimtarinë e tyre dhe për të mos prerë marrëdhaniet me fuqitë liberale të oksidentit me të cilët kanë qenë në kontakt edhe në Shqipëri”.

Ndërsa shton se ky vit, përkon edhe me fillimin e operacionit diversant të CIA-së në Shqipëri, ku Komiteti kishte barrën kryesore të rekrutimit të shqiptarëve që do të hidheshin në Shqipëri, pjesë e të cilëve u bë edhe Destan Berisha nga Prizreni.

Në këtë foto, bashkë me Frashërin janë edhe një pjesë e anëtarëve të Komitetit, si Abaz Kupi, Seit Kryeziu dhe Nuçi Kota, thotë ai.

Ndërkohë, sot mund të kujtojmë se portreti i babait të tij, rilindësit Abdyl Frashëri, varej në muret e shkollave në Shqipëri, gjatë kohës së sundimit komunist, ndërsa ai, i biri, konsiderohej armik i popullit gjatë komunizmit.

Historia e Mit’hat Frashërit, i njohur më tepër me pseudonimin e tij Lumo Skëndo, është një nga paradokset e shumta të shoqërisë shqiptare gjatë regjimit komunist.

I detyruar të largohet nga Shqipëria në vitin 1944, si kundërshtar i Partisë Komuniste, vdiq në 3 tetor të vitit 1949 në New York të Amerikës.

Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, veprimtaria dhe jeta e tij u la në harresë të plotë. Kreu i Kongresit të Manastirit, ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit, ministër Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në vitet 1923.1925 në Athinë, e më pas një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, nuk u bë pjesë e asnjë kurikule shkollore në Shqipëri.

Por, ai njihet edhe si një nga njerëzit që kishte një nga bibliotekat më të mëdha. Mbas çlirimit të Shqipërisë u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mit’hat Bej Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e tij. Sot, rreth 40 mijë vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

Çobenjtë që gjunjëzuan `shtetin` e Ramës!

E rrënuan shtetin e tij, ca barinj budallenj?!

Timonieri ynë e kupton se në Shqipëri do bien zjarre, vetëm kur ato marrin dhenë dhe tymi mbërrin deri te vila e tij në Dhërmi dhe bunkeri në Surel.

Kanë mjaftuar 10-15 barinj të papërgjegjshëm, që shteti që mburret Rama se ka bërë gjatë 4 viteve, të bjerë në gjunjë. Imagjinojeni se çfarë ndodh dhe në mëshirë të kujt do të jenë shqiptarët, nëse realizohen profecitë e bariut tjetër të Rilindjes, Shemsi Pençi, për tërmetet!

Kemi një kryeministër që “habitet” se përse nuk bie shi në mbretërinë e tij, vetëm pasi flakët shkrumbojnë pasuri të mëdha në pyje e kullota. Duhet që tymi i tyre të mbërrijë deri në CNN, që Rama të bëjë “filozofin” nga ujërat e freskëta të Dhërmiut.

Sipas tij fajin për këtë situatë nuk e ka aspak qeveria por populli, sepse zjarret i vënë enkas çobenjtë, që natyrisht janë popull!

Pastaj thotë se qeveria e tij nuk ka përgjegjësi, sepse zjarret në Shqipëri bien si kudo në botë, madje bëhuni gati edhe për tërmete, uragane, vullkane…

Këtij i thonë shtet i “Rilindjes”, që gjunjëzohet nga ca barinj të cilët vitin e shkuar kur territori kontrollohej nga ushtria e mafies së kanabisit, nuk guxonin jo më të ndiznin shkrepësen, por as ta mbanin atë në xhep! Mbase i ble TAP ca zjarrëfikëse pas lutjes që bëri sot, se miliardat e taksave të shqiptarëve i ka për koncesionet, që burrat i nxjerrin shtatzënë dhe gratë me prostat! /PO HO.

Kategori
Uncategorized

ISLAMIZIMI I LABËRISË, MASAKRA E PËRGJAKSHME E PROGONATIT.

Shkatërrimi i kishave, mungesa e priftërinjve dhe qëndrimi i fshatarëve për periudha të gjata maleve për t’u shpëtuar ndjekjeve të turqve, bënë që këta të çliroheshin nga detyrimi për kryerjen edhe të atyre pak ceremonive fetare që më parë i respektonin, të cilat, në përshtatje me kushtet e vështira të jetesës së malësorëve në fillim, u thjeshtuan tepër.
Qëndresa e krahinave malore si Himara e bëri Shqipërinë një plagë të hapur dhe një rrezik për Perandorinë dhe një nga mjetet për ta neutralizuar këtë rrezik qe islamizimi. Por fshatarësia e krahinës së Himarës iu kundërvu me forcë përpjekjeve të pushtuesit për myslimanizimin e saj. Një rol të veçantë në prapsjen e trysnisë së islamizmit luajtën në këtë krahinë murgjit bazilianë, që shërbyen aty si misionarë të kishës së Romës për përhapjen e katolicizmit në Shqipëri. Veprimtaria e tyre nisi që nga fundi i shek. XVI dhe vijoi deri aty nga gjysma e parë e shek. XVIII.
Këta misionarë, një pjesë e të cilëve ishin arbëreshë të Italisë, shërbyen në fshatrat e krahinës jo vetëm si priftërinj, por edhe si mësues. Duke filluar që nga viti 1581, disa fshatra të krahinës, si Nivica, Zhulati, Shën-Vasili, Tërbaçi, Dukati etj., kanë pasur misionarë fetarë të Romës. Këta hapën më 1627 një shkollë në Himarë, mësues i fundit i së cilës qe Zef Skiroi, arbëresh nga Sicilia. Pas Himarës, shkolla u hapën edhe në Dhërmi e Palasë, madje pati edhe një shkollë shëtitëse në brendësi të Labërisë.
Në këto shkolla mësuan të rinj, jo vetëm nga fshatrat e Bregut, por edhe nga Kuçi, Borshi, Tërbaçi, etj. Me ndërprerje të shkurtra për shkak të fushatave turke ndaj krahinës dhe të mungesës së mësuesve, këto shkolla funksionuan deri më 1741, kur, nga presioni turk dhe i fanarjotëve, misionarëve italianë iu bë e pamundur veprimtaria dhe qëndrimi i mëtejshëm në krahinë. Kjo ka qenë edhe periudha e një lufte të ashpër për sigurimin e sundimit shpirtëror mbi krahinën e Himarës.

Nga njëra anë ishte kisha e Romës, që luftonte për përhapjen e ndikimit të vet me mjete iluministe, siç i shkonin Perëndimit; nga ana tjetër ishte Patrikana e Stambollit, që me mallkime, shkishërime, komplote etj., përpiqej të shtrinte sundimin e saj në krahinë; forca e tretë që synonte hegjemoninë fetare mbi Himarën ishte Sheh-ul-islami. Ka të ngjarë që këta dy të fundit të jenë marrë vesh mes tyre dhe të kenë ndarë zonat e ndikimit, në mënyrë të tillë që kisha greke të kënaqej me fshatrat e Bregut, kurse kleri islam duke mbajtur pjesën tjetër të krahinës së Himarës.
Ata që humbën në këtë luftë të ashpër, qenë misionarët bazilianë dhe, bashkë me ta, popullsia e krahinës, e cila mbeti e pambrojtur dhe e pafuqishme përballë presionit gjithnjë e në rritje të fesë islame dhe të kishës greke. Me lejën e Portës së Lartë, kjo mundi t’i fuste nën ombrellën e vet fshatrat e Bregut dhe të punonte e qetë për arritjen e qëllimeve të saj me anën e priftërinjve dhe të shkollës në gjuhën greke.
Arma kryesore e pushtuesit në përpjekjet e tij për ta detyruar popullsinë e krishterë të përqafonte fenë islame qe politika e dallimit fetar, e cila mishërohej në radhë të parë në fushën fiskale, me taksën e xhizjes, të ispenxhës dhe taksa të tjera vetëm për të krishterët; me pengimin e tyre për të bërë tregti me qytetet përreth dhe për të lëvizur bagëtitë në kullotat dimërore apo verore; me detyrimin për t’i dhënë sulltanit djemtë për jeniçerë; me keqtrajtime të priftërinjve deri në zhdukje fizike të tyre dhe masakra kolektive ndaj besimtarëve. Në Progonat nuk është shuar ende kujtimi i një masakre të përgjakshme të kryer gjatë fushatës së myslimanizimit.

Kurthi i turqve, si ia prenë kokën kryepriftit

 

Për të mposhtur qëndresën e banorëve, turqit organizun një kurth. Ata thirrën kryepriftin dhe e detyruan të mblidhte në kishë banorët që nuk kishin pranuar ende të ndërronin fenë. Pas shumë kërcënimesh, kryeprifti mundi të bindte një pjesë të fshatarëve të mblidheshin, duke i siguruar se nuk do t’u ndodhte gjë e keqe.
Po turqit hynë në kishë dhe i therën gjithë ata që ishin mbledhur, duke formuar një pirg me kokat e prera. Pastaj ata i prenë kokën edhe kryepriftit, duke i thënë se, për ta mbajtur premtimin e bërë që ta bënin kryetar të Progonatit, “kokën tënde do ta vëmë mbi gjithë kokat e tjera”. Kur u mor vesh kjo masakër, një pjesë e banorëve lanë fshatin dhe u vendosën në Himarë, Zagori, Korçë etj. ose emigruan në Greqi e Itali. Vargjet e një kënge të lashtë:
“Ju të shtatë Dukgjon,/ Dukgjon, u muar,/ në Lip’ u dërguan”, që u këndohet familjeve nga fisi Dukgjon i Golëmit, të cilat turqit i internuan në Lipë, një vend i thellë në Greqi, pasi nuk bindeshin të ndërronin fenë, janë një dëshmi tjetër e dhunës së përdorur për t’i detyruar kurveleshasit të bëheshin muhamedanë.
Në Çorraj tregojnë se, për t’i detyruar të krishterët të bëheshin muhamedanë, turqit i vendosën ata që ishin islamizuar në tokat më të mira; myslimanët nuk ujitnin në vapë, po në mëngjes a në darkë, kurse të krishterët duhej të ujitnin vetëm në vapë. Këto dallime shpunë në grindje midis banorëve, u prishën krushqira e miqësira etj. Por nuk qe vetëm përdorimi i forcës që shpuri në myslimanizimin e Labërisë.
Mjaft autorë pohojnë se në Labëri,familje dhe madje fshatra të tëra pranonin të ktheheshin në myslimanë vetëm e vetëm për t’i shpëtuar haraçit. Në rastin më të mirë, kthehej në mysliman vetëm një anëtar i familjes, kryefamiljari ose djali i madh i shtëpisë, pasi, që nga koha e sulltan Selimit I, një familje e tërë mund të përjashtohej nga taksat, me kusht që të paktën një anëtar i saj të përqafonte fenë islame. Kjo qe shumë e praktikuar edhe për arsyen se Labëria kishte si bazë të ekonomisë blegtorinë dhe për dimërim bagëtitë i shtegtonin në kullotat dimërore të Gjirokstrës, Delvinës e Vlorës.
Mirëpo në rrugët dhe në dervenët vetëm myslimanët mund të kalonin lirisht me kopetë. T’u prisje barinjve të Labërisë rrugët për shtegtimin e bagëtive, ishte një dënim shumë i rëndë, prandaj kryefamiljarët detyroheshin të ndërronin fenë. Islamizimi përparoi edhe nga mungesa e priftërinjve, të cilët qenë vrarë ose kishin mërguar për t’u shpëtuar poshtërimeve dhe përndjekjeve. Kështu, në një relacion të misionarëve bazilianë të vitit 1676, thuhet se “tre vende që shqiptarët i quajnë Piluri, Kudhësi e Kuçi janë pa priftërinj, asnjeri nuk i instrukton e avash-avash banorët nga mungesa e pastorit janë duke u bërë turq”.

Ja kur ndodhi myslimanizimi në masë i Labërisë

 

Myslimanizimi në masë i Labërisë ndodhi gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII dhe gjatë shek. XVIII, kur vala e kryegritjeve shqiptare shënoi njëfarë rënieje dhe sundimtarët osmanë i patën duart të lira për t’u marrë me këtë malësi. Duke folur për kurveleshasit, udhëtari turk Evlia Çelebi, që kaloi përreth Labërisë midis viteve 1660–1670, thotë se ata “pretendojnë se janë myslimanë”. Autori grek Vasil Baraçi, në librin “To Dhelvinon”, shkruan për mësues Zaharinë nga fshati Kuç i Kurveleshit, i cili “në vitin 1695 hoqi dorë nga mësuesia dhe u dorëzua prift në fshatin e tij”. Por pa kaluar shumë kohë, ai detyrohet të largohet nga Kuçi dhe të vendoset familjarisht në Kudhës, pasi «në këtë kohë kuçjotët përqafuan islamizmin”.
Bregu i Detit dhe Kurveleshi janë dy nga krahinat e Labërisë që i qëndruan më gjatë myslimanizimit. Deri aty nga mesi i shek XVIII Kurveleshi nuk ishte islamizuar në masë. Kështu, nga një ferman i sulltanit i vitit 1739, me të cilin urdhëron marrjen me forcë nga kurveleshasit të taksës së xhizjes, del se deri atëherë në Kurvelesh të krishterët kanë qenë ende në numër të konsiderueshëm. Kjo gjendje do të ketë mbetur e pandryshuar deri pas mesit të atij shekulli, pasi plot njëzet vjet më vonë, më 26 tetor 1759, kuvendi i krahinës së Himarës i deklaron careshës Elisabeta të Rusisë se “besimi ynë është ortodoks, jemi të gjithë nën kryesinë e një peshkopi”.

Pushtimi turk i vendit i tronditi thellë pozitat e krishtërimit edhe në krahinën e Himarës. Ushtrimi i fesë vinte duke u bërë gjithnjë e më i vështirë si për klerikët e krishterë, edhe për besimtarët. Gjatë fushatave të ushtrive turke për shuarjen e kryengritjeve të shekujve XV–XVIII, bashkë me banesat e fshatarëve u rrënuan edhe vendet e kultit.
Shkatërrimi i kishave, mungesa e priftërinjve dhe qëndrimi i fshatarëve për periudha të gjata maleve për t’u shpëtuar ndjekjeve të turqve, bënë që këta të çliroheshin nga detyrimi për kryerjen edhe të atyre pak ceremonive fetare që më parë i respektonin, të cilat, në përshtatje me kushtet e vështira të jetesës së malësorëve në fillim, u thjeshtuan tepër.
Qëndresa e krahinave malore si Himara e bëri Shqipërinë një plagë të hapur dhe një rrezik për Perandorinë dhe një nga mjetet për ta neutralizuar këtë rrezik qe islamizimi. Por fshatarësia e krahinës së Himarës iu kundërvu me forcë përpjekjeve të pushtuesit për myslimanizimin e saj. Një rol të veçantë në prapsjen e trysnisë së islamizmit luajtën në këtë krahinë murgjit bazilianë, që shërbyen aty si misionarë të kishës së Romës për përhapjen e katolicizmit në Shqipëri. Veprimtaria e tyre nisi që nga fundi i shek. XVI dhe vijoi deri aty nga gjysma e parë e shek. XVIII.
Këta misionarë, një pjesë e të cilëve ishin arbëreshë të Italisë, shërbyen në fshatrat e krahinës jo vetëm si priftërinj, por edhe si mësues. Duke filluar që nga viti 1581, disa fshatra të krahinës, si Nivica, Zhulati, Shën-Vasili, Tërbaçi, Dukati etj., kanë pasur misionarë fetarë të Romës. Këta hapën më 1627 një shkollë në Himarë, mësues i fundit i së cilës qe Zef Skiroi, arbëresh nga Sicilia. Pas Himarës, shkolla u hapën edhe në Dhërmi e Palasë, madje pati edhe një shkollë shëtitëse në brendësi të Labërisë.
Në këto shkolla mësuan të rinj, jo vetëm nga fshatrat e Bregut, por edhe nga Kuçi, Borshi, Tërbaçi, etj. Me ndërprerje të shkurtra për shkak të fushatave turke ndaj krahinës dhe të mungesës së mësuesve, këto shkolla funksionuan deri më 1741, kur, nga presioni turk dhe i fanarjotëve, misionarëve italianë iu bë e pamundur veprimtaria dhe qëndrimi i mëtejshëm në krahinë. Kjo ka qenë edhe periudha e një lufte të ashpër për sigurimin e sundimit shpirtëror mbi krahinën e Himarës.
Nga njëra anë ishte kisha e Romës, që luftonte për përhapjen e ndikimit të vet me mjete iluministe, siç i shkonin Perëndimit; nga ana tjetër ishte Patrikana e Stambollit, që me mallkime, shkishërime, komplote etj., përpiqej të shtrinte sundimin e saj në krahinë; forca e tretë që synonte hegjemoninë fetare mbi Himarën ishte Sheh-ul-islami. Ka të ngjarë që këta dy të fundit të jenë marrë vesh mes tyre dhe të kenë ndarë zonat e ndikimit, në mënyrë të tillë që kisha greke të kënaqej me fshatrat e Bregut, kurse kleri islam duke mbajtur pjesën tjetër të krahinës së Himarës.
Ata që humbën në këtë luftë të ashpër, qenë misionarët bazilianë dhe, bashkë me ta, popullsia e krahinës, e cila mbeti e pambrojtur dhe e pafuqishme përballë presionit gjithnjë e në rritje të fesë islame dhe të kishës greke. Me lejën e Portës së Lartë, kjo mundi t’i fuste nën ombrellën e vet fshatrat e Bregut dhe të punonte e qetë për arritjen e qëllimeve të saj me anën e priftërinjve dhe të shkollës në gjuhën greke.
Arma kryesore e pushtuesit në përpjekjet e tij për ta detyruar popullsinë e krishterë të përqafonte fenë islame qe politika e dallimit fetar, e cila mishërohej në radhë të parë në fushën fiskale, me taksën e xhizjes, të ispenxhës dhe taksa të tjera vetëm për të krishterët; me pengimin e tyre për të bërë tregti me qytetet përreth dhe për të lëvizur bagëtitë në kullotat dimërore apo verore; me detyrimin për t’i dhënë sulltanit djemtë për jeniçerë; me keqtrajtime të priftërinjve deri në zhdukje fizike të tyre dhe masakra kolektive ndaj besimtarëve. Në Progonat nuk është shuar ende kujtimi i një masakre të përgjakshme të kryer gjatë fushatës së myslimanizimit.

 

Kurthi i turqve, si ia prenë kokën kryepriftit

 

Për të mposhtur qëndresën e banorëve, turqit organizun një kurth. Ata thirrën kryepriftin dhe e detyruan të mblidhte në kishë banorët që nuk kishin pranuar ende të ndërronin fenë. Pas shumë kërcënimesh, kryeprifti mundi të bindte një pjesë të fshatarëve të mblidheshin, duke i siguruar se nuk do t’u ndodhte gjë e keqe.
Po turqit hynë në kishë dhe i therën gjithë ata që ishin mbledhur, duke formuar një pirg me kokat e prera. Pastaj ata i prenë kokën edhe kryepriftit, duke i thënë se, për ta mbajtur premtimin e bërë që ta bënin kryetar të Progonatit, “kokën tënde do ta vëmë mbi gjithë kokat e tjera”. Kur u mor vesh kjo masakër, një pjesë e banorëve lanë fshatin dhe u vendosën në Himarë, Zagori, Korçë etj. ose emigruan në Greqi e Itali. Vargjet e një kënge të lashtë:
“Ju të shtatë Dukgjon,/ Dukgjon, u muar,/ në Lip’ u dërguan”, që u këndohet familjeve nga fisi Dukgjon i Golëmit, të cilat turqit i internuan në Lipë, një vend i thellë në Greqi, pasi nuk bindeshin të ndërronin fenë, janë një dëshmi tjetër e dhunës së përdorur për t’i detyruar kurveleshasit të bëheshin muhamedanë.
Në Çorraj tregojnë se, për t’i detyruar të krishterët të bëheshin muhamedanë, turqit i vendosën ata që ishin islamizuar në tokat më të mira; myslimanët nuk ujitnin në vapë, po në mëngjes a në darkë, kurse të krishterët duhej të ujitnin vetëm në vapë. Këto dallime shpunë në grindje midis banorëve, u prishën krushqira e miqësira etj. Por nuk qe vetëm përdorimi i forcës që shpuri në myslimanizimin e Labërisë.
Mjaft autorë pohojnë se në Labëri,familje dhe madje fshatra të tëra pranonin të ktheheshin në myslimanë vetëm e vetëm për t’i shpëtuar haraçit. Në rastin më të mirë, kthehej në mysliman vetëm një anëtar i familjes, kryefamiljari ose djali i madh i shtëpisë, pasi, që nga koha e sulltan Selimit I, një familje e tërë mund të përjashtohej nga taksat, me kusht që të paktën një anëtar i saj të përqafonte fenë islame. Kjo qe shumë e praktikuar edhe për arsyen se Labëria kishte si bazë të ekonomisë blegtorinë dhe për dimërim bagëtitë i shtegtonin në kullotat dimërore të Gjirokstrës, Delvinës e Vlorës.
Mirëpo në rrugët dhe në dervenët vetëm myslimanët mund të kalonin lirisht me kopetë. T’u prisje barinjve të Labërisë rrugët për shtegtimin e bagëtive, ishte një dënim shumë i rëndë, prandaj kryefamiljarët detyroheshin të ndërronin fenë. Islamizimi përparoi edhe nga mungesa e priftërinjve, të cilët qenë vrarë ose kishin mërguar për t’u shpëtuar poshtërimeve dhe përndjekjeve. Kështu, në një relacion të misionarëve bazilianë të vitit 1676, thuhet se “tre vende që shqiptarët i quajnë Piluri, Kudhësi e Kuçi janë pa priftërinj, asnjeri nuk i instrukton e avash-avash banorët nga mungesa e pastorit janë duke u bërë turq”.

 

Ja kur ndodhi myslimanizimi në masë i Labërisë

 

Myslimanizimi në masë i Labërisë ndodhi gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII dhe gjatë shek. XVIII, kur vala e kryegritjeve shqiptare shënoi njëfarë rënieje dhe sundimtarët osmanë i patën duart të lira për t’u marrë me këtë malësi. Duke folur për kurveleshasit, udhëtari turk Evlia Çelebi, që kaloi përreth Labërisë midis viteve 1660–1670, thotë se ata “pretendojnë se janë myslimanë”. Autori grek Vasil Baraçi, në librin “To Dhelvinon”, shkruan për mësues Zaharinë nga fshati Kuç i Kurveleshit, i cili “në vitin 1695 hoqi dorë nga mësuesia dhe u dorëzua prift në fshatin e tij”. Por pa kaluar shumë kohë, ai detyrohet të largohet nga Kuçi dhe të vendoset familjarisht në Kudhës, pasi «në këtë kohë kuçjotët përqafuan islamizmin”.
Bregu i Detit dhe Kurveleshi janë dy nga krahinat e Labërisë që i qëndruan më gjatë myslimanizimit. Deri aty nga mesi i shek XVIII Kurveleshi nuk ishte islamizuar në masë. Kështu, nga një ferman i sulltanit i vitit 1739, me të cilin urdhëron marrjen me forcë nga kurveleshasit të taksës së xhizjes, del se deri atëherë në Kurvelesh të krishterët kanë qenë ende në numër të konsiderueshëm. Kjo gjendje do të ketë mbetur e pandryshuar deri pas mesit të atij shekulli, pasi plot njëzet vjet më vonë, më 26 tetor 1759, kuvendi i krahinës së Himarës i deklaron careshës Elisabeta të Rusisë se “besimi ynë është ortodoks, jemi të gjithë nën kryesinë e një peshkopi”.
Të gjitha të dhënat të shpien në përfundimin se myslimanizimi i Kurveleshit ka marrë fund në periudhën mes dhjetëvjetëshave të fundit të shek. XVIII dhe fillimit të dhjetëvjetëshit të dytë të shekullit pasardhës. Në Progonat, e para xhami e fshatit është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek.XVIII. Në gurin e portës së xhamisë së Picarit, si datë e ngritjes së saj është shënuar viti 1203 i kalendarit Hixhri, dmth. Kjo xhami është ndërtuar rreth viteve 1788–1789. Nga dokumentet del se më 1791 Kuçi ishte islamizuar vetëm pjesërisht dhe gjendja mbeti e pandryshuar edhe në fillim të shek. XIX. Kur pas vitit 1804 Ali Pashai i shtoi presionet për myslimanizimin e Fterrës dhe të Kuçit, pjesa më e madhe e këtij kishte mbetur pa u islamizuar.
Po ndërsa me Fterrën Aliu ia arriti qëllimit më shpejt, me Kuçin duket se punët nuk shkuan ashtu siç shpresonte pashai. Sipas një autori të asaj kohe, deri më 1812 Kuçi kishte “afër njëqind familje ortodokse”, të cilat u detyruan të konvertoheshin vetëm kur Ali Pashai i kërcënoi se do t’u digjte fshatin. Tërthorazi, ky njoftim mbështetet edhe nga E. Vlora, i cili thotë se Zenel Gjoleka “ka lindur si i krishterë më 1806, në Kuç, si i biri i Gjon Lekës”. Përfundimisht, dhjetëvjeçari i dytë i shek. XIX shënon periudhën kur islamizimi i Kuçit përfundon dhe, me myslimanizimin e tij, merr fund kthimi i Labërisë së brendshme në fenë e re.
Njeriu që e shpejtoi me dhunë myslimanizimin e Labërisë, qe Ali Pashë Tepelena, i cili për t’ia arritur këtij qëllimi, përdori të gjitha mjetet, duke filluar nga miqësitë e premtimet dhe duke arritur deri te presionet e dhuna. Ibra-him-Mansur Efendiu, që i shërbeu Ali Pashait si oficer artilerie, shkruan se gjatë vitit 1818, kur ai ndodhej në Janinë, veziri i urdhëroi banorët e një fshati të krishterë në Labëri që të bëheshin myslimanë, pa u dhënë asnjë arsye për këtë veprim që ishte në kundërshtim të plotë me ndërgjegjen njerëzore. Megjithatë, ngaqë kishin frikë ta kundërshtonin, të gjithë burrat, me priftërinjtë e tyre në krye, u paraqitën të bëheshin synet. Ali Pashai dërgoi një imam nga Janina që t’u mësonte islamizmin dhe u kërkoi djem të rinj si pengje.
Si përfundim, pas një qëndrese prej pothuaj katër shekujsh, shumica e fshatrave të Labërisë u myslimanizua. I shpëtuan këtij procesi fshatrat e Bregut, nga Palasa në Shënvasi, një pjesë e lagjes Thilpát të Dukatit si dhe lagjet Zhupec, Gjihilaj e Priftaj në Çorraj. Udhëtarët e huaj që kaluan pranë këtyre viseve në fillim të shek. XIX, theksojnë se Labëria ishte e ndarë në të krishterë dhe myslimanë. Kështu, lordi anglez Hobhouse, që shoqëroi Bajronin në udhëtimin e tij në Shqipëri, thotë se “himarjotët pranë detit janë në shumicën dërrmuese kristianë, por në brendësi ata janë pothuajse të gjithë Turq”.
Gjurmët e besimit të mëparshëm sot ruhen sot me shumicë në onomastikën e Labërisë. P.sh., emrat e fiseve të vjetra në Labëri janë pothuaj të gjithë të krishterë, si në Himarë e Pilur, edhe në Progonat, edhe në Kuç. P.sh., pesë fiset më të vjetra të Himarës, të cilat i përmend M. Liku që më 1805, janë Cakënatë, Lixhënatë, Kukurtatë, Gogoçkatë dhe Masatë; pesë fiset e Pilurit: Dedelaqë, Dhramaj, Qesaraj, Lagjinaj e Gjikëdhimaj; pesë fiset e Progonatit: Dhimaj, Lekaj, Ndreraj, Koçaj dhe Hilaj; dhe pesë fiset e Kuçit: Gjokgjin, Bardhgjin, Zhupgjin, Qurgjin dhe Ivan. Edhe emrat e familjeve në Labërinë myslimane janë në pjesën më të madhe të kohës kur banorët ishin ende të krishterë dhe të ngjashme me ato që janë sot në përdorim në Himarë dhe në zonat katolike të Veriut, duke shërbyer si një dëshmi e fortë e njësisë sonë kombëtare.
Kështu, krahas llagapeve me origjinë vendëse, si Bardhi, Bisha, Bufi, Çali, Dashi, Qëni, Shkurti, Varfi, Veshi, Ziu etj. Dhe atyre më të reja me prejardhje turko-arabe, në çdo fshat të Kurveleshit hasen edhe shumë llagape prej emrash të vjetër të krishterë, si: Gjika, Gjoka, Gjini, Gjoni, Hila, Lagji, Mërtiri, Mëhilli, Kondi, Prifti, etj. Këta emra, për të cilët do të flasim më hollësisht më poshtë, gjenden me shumicë gjithandej edhe në toponiminë e Labërisë. Vlen të përmenden edhe emërtimet e vendeve me emra shenjtorësh, që gjenden gjithandej në Labëri.
Me ndryshimet tingullore që kanë pësuar, të cilat janë në përputhje me rregullat fonetike të shqipes, këto emërtime dalin si fjalë shumë të vjetra të shqipes, duke dëshmuar kështu edhe për një traditë të lashtë fetare. Të tilla janë: Shëthanas, Shëmërti(r), Shëmitër, Shëmri, Shnagër (

Nga vendet e kultit, në Labërinë brendshme thonë se ruhet ende vetëm një kishë, ajo e Shirokut në Tërbaç, ndonëse numri i tyre, siç del nga toponimia e çdo fshati të saj, ka qenë i madh. Në Labëri, çdo lagje ka pasur kishën e vet, gjë që shihet ende në fshatrat e Himarës. Vetëm Kuçi ka pasur 20 kisha, shumë prej të cilave u shihen edhe sot mbeturinat e mureve.
Xhamia në Picarin e vjetër thuhet se ka qenë ndërtuar mbi themelet e një kishe. Kurse në Nivicë të Kurveleshit, në Kuç, në Gjorm etj. gjenden vende që quhen Manastiri. Toponimet me emrin qishë gjenden me shumicë në çdo fshat: Qisha (Progonat), Qisha ndanë fshatit (Kaparjel), Qisha e Kllogjrit (Bolenë), Qish’ e Vake (Çorraj), Bregu i Qishës (Kallarat), Bregu i Qishës (Gjorm), Lisat e Qishës (Kuç), Maj’ e Qishës (Fterrë), Qishra e Mate (Gusmar) etj.

Kurthi

Kryeprifti mundi të bindte një pjesë të fshatarëve të mblidheshin, duke i siguruar se nuk do t’u ndodhte gjë e keqe. Po turqit hynë në kishë dhe i therën gjithë ata që ishin mbledhur, duke formuar një pirg me kokat e prera. Pastaj ata i prenë kokën edhe kryepriftit
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Dhjetor 2015
Redaksia Online

Kategori
Uncategorized

20 POPUJT më MISTERIOZE në botë.

Pavarësisht gjithë përpjekjeve dhe vështirësive të historianëve dhe etnografëve, historitë e këtyre popujve ende ruajnë shumë sekrete…

 

1. Rusët. Po, ata janë misteriozë! Shkencëtarët ende nuk mund të pajtohen për origjinën e tyre dhe t’i përgjigjen pyetjes, se kur rusët u bënë “rusë”. Ata nuk e dinë se nga buron vetë kjo fjalë. Prejardhja e rusëve është kërkuar në mesin e Normanëve, Scythianëve dhe Sarmatianëve, Uendëve, dhe madje edhe Usunëve të Siberisë Jugore.
2. Majat. Ne nuk e dimë se nga erdhën këta njerëz dhe ku u zhdukën. Disa shkencëtarë besojnë se ata janë të lidhur me Atlantidën legjendare, të tjerë mendojnë se paraardhësit e tyre ishin egjiptianët. Majat krijuan një sistem efikas bujqësor, dhe kishin njohuri të thella mbi astronominë. Kalendari i tyre përdorej nga popujt e tjerë të Amerikës Qendrore. Majat aplikuan sistemin hieroglifik të të shkruarit, i cili është deshifruar pjesërisht. Qytetërimi i tyre ishte shumë i zhvilluar, por edhe shumë dekadent, në momentin kur mbërritën konkuistadorët. Sot duket se Majat erdhën nga hiçi dhe u zhdukën drejt hiçit.
3. Laplanderët. Enthnos, që quhet edhe Lapps, është të paktën 5000 vjeçar. Shkencëtarët ende kanë mosmarrëveshje mbi origjinën e tyre, disa thonë se ata janë Mongoloidë, të tjerë këmbëngulin se janë paleo-evropianë. Gjuha e tyre besohet se i përket grupit të gjuhëve Fino-Ugrike, por ata kanë dhjetë dialekte të gjuhës Lappish – të ndryshme mjaftueshëm, për t’u quajtur të pavarur. Ndonjëherë ata me zor kuptojnë edhe njëri-tjetrin!
4. Prusianët. Origjina e tyre në vetvete është gjithashtu një mister. Eshtë përmendur së pari në shekullin e IX, në shënimet e një tregtari anonim dhe më vonë në kronikat polake dhe gjermane. Gjuhëtarët gjejnë analogji në gjuhë të ndryshme indo-evropiane dhe besojnë se origjinën e shohin tek sanskritishtja, kur purusa domethënë “njeri”. Nuk dihet shumë në lidhje me gjuhën e tyre. Autoktoni i fundit vdiq në vitin 1677, ndërsa murtaja e viteve 1709-1711 vrau prusianët e fundit në vetë Prusinë. Në shekullin XVII filloi historia e Prusianizmit dhe Mbretërisë Prusiane, banorët e të cilës kishin pak gjëra të përbashkëta me prusianët origjinalë balltikë.
5. Kozakët. Prejardhja e tyre është gjithashtu e paqartë. Atdheu i kozakëve mund të jetë në Kaukazin Verior, ose në Detin Azov, ose në perëndim të Turkestanit …Gjenealogjinë e tyre mund të shkojë sërish tek Skithianët, Alanët, Çerkezët, Khazarët, Gotët, apo Brodnikët. Çdo version ka mbështetësit e vet me argumente respektive. Kozakët e sotëm përfaqësojnë një komunitet shumëetnik, por atyre u pëlqen të theksojnë se janë një popull i veçantë.
6. Parsi. Parsi – një grup etnofetar pasuesish të Zoroastrizmit në Azinë Jugore, e kanë origjinën nga Irani. Sot popullsia e tyre arrin në më pak se 130 mijë njerëz. Parsi kanë tempujt e tyre dhe të ashtuquajturat “kullat e heshtjes” për të varrosur të vdekurit (kufomat çukiten nga shpendë grabitqarë). Ata shpesh herë janë krahasuar me çifutët, të cilët gjithashtu ishin të detyruar që të linin atdheun e tyre dhe të cilët ndjekin përpikmërisht kultet e tyre. “Lidhja e Iranit” në Indinë e fillimshekullit XX propagandonte kthimin në shtëpi të Parsive, që ngjante shumë me sionizmin e hebrenjve.
7. Hutsulsët. Është ende e diskutueshme se çfarë kuptimi ka fjala “Hutsul”. Disa shkencëtarë mendojnë se etimologjia e fjalës është e lidhur me fjalën moldave “Götz” ose “gutz” (“bandit”), të tjerët besojnë se në origjinë është fjala “kochul” (“bari”). Hutsulsët janë quajtur ndonjëherë malësorë ukrainas. Ata kanë tradita të forta mashtrimi dhe kanë shtrigat e tyre shumë të respektuara, të bardha e të zezë.
8. Hitejtë. Shteti i Hitejve ishte shumë i fuqishëm në hartën gjeopolitike të botës së lashtë. Këta njerëz ishin të parët që krijuan një kushtetutë, që përdornin karroca me kuaj dhe nderonin shqiponjën me dy krerë. Por ne nuk dimë shumë rreth tyre. Ata kishin mbretër, por ne nuk mund të jemi të sigurt se kur, me saktësi. Kronologjia nga Hitejtë është e njohur nga burimet e fqinjëve të tyre, por kjo nuk i përgjigjet pyetjeve se ku u zhdukën. Një shkencëtar gjerman, Johann Lehmann ka shkruar në librin e tij që ata ishin zhvendosur në veri dhe u asimiluan prej fiseve gjermanike. Por ky është thjeshtë një tjetër version.
9. Sumerët. Duhet të jetë një nga popujt më misteriozë në botën e lashtë. Ne nuk dimë asgjë për origjinën dhe gjuhën e tyre. Një numër i madh i homonimesh lejon të supozojmë se ajo ishte një gjuhë politonike (si gjuha kineze moderne), kjo do të thotë se kuptimi i asaj që thuhej, varej nga toni. Sumerët ishin mjaft të avancuar – u bënë të parët në Lindjen e Afërt që përdorën një rrotë, krijuan një sistem të ujitjes dhe shkrimin e tyre të veçantë. Përveç këtyre, ata ishin mbresëlënës në matematikë dhe astronomi.
10. Etruskët. Ata erdhën në histori në mënyrë të beftë, ashtu sikurse dhe u zhdukën. Arkeologët bien dakord që ata jetonin në veri-perëndim të gadishullit Apenin dhe krijuan një qytetërim tepër të zhvilluar atje. Ata themeluan qytetet e para italiane dhe ndoshta numrat romakë janë meritë e tyre. Ata ndoshta mund të jenë rivendosur në lindje dhe kanë qenë themeluesit e etnosit sllav. Gjuha e tyre ka shumë të përbashkëta me ato sllave. Të paktën kështu thotë një nga versionet.
11. Armenët. Origjina e armenëve është një mister gjithashtu. Ka shumë versione. Disa shkencëtarë i lidhin armenët me popullin e shtetit të lashtë Urartu, por komponenti gjenetik i Urartianëve është i pranishëm në kodin armen, ashtu si edhe komponentë gjenetikë të Hurrianëve dhe libianëve, për të mos përmendur proto-armenët. Versione grekë të origjinës ekzistojnë gjithashtu, sipas “Hipotezës së Hajasas”(teoria sipas së cilës shteti Hajasa është atdheu i armenëve). Shumica e shkencëtarëve këmbëngulin tek migrimi i përzierë, si hipotezë për etnogjeninë armene.
12. Ciganët. Sipas hulumtimeve gjuhësore dhe gjenetike, paraardhësit e ciganëve u larguan nga territori i Indisë në sasi që nuk tejkalonte 1000 njerëz. Sot ka rreth 10 milion ciganë në botë. Në mesjetë evropianët besonin se ciganët ishin egjiptianët. Fjala “evgjit” në vetvete është një derivat nga “egjiptian”. Letrat tarot, konsideruar copëza e fundit e kultit të perëndisë egjiptiane Thoth, u sollën në Evropë nga romët. Ata jo më kot quheshin “Fisi i Faraonit”. Evropianët tronditeshin prej traditës cigane të balsamosjes së të vdekurve dhe varrosjes në kripte, me çdo gjë që mund të kërkonte një jetë tjetër. Kjo traditë e tyre është ende gjallë.
13. Hebrenjtë. Një nga kombet më misterioze! Vetë ideja e hebrenjve, ka qenë më shumë kulturore se sa etnike. Është konsideruar se hebrenjtë janë krijuar nga Judaizmi, jo e kundërta. Ka shumë mistere të lidhur me hebrenjtë. Në fund të shekullit të VIII B.C. 5/6 (10 nga 12 të të gjitha racave) e hebrenjve u zhdukën. Ku? Kjo është një pyetje e madhe! Ka një version, që Skithianët dhe Cimerianët ishin paraardhësit e finlandezëve, francezëve, belgëve, holandezëve, irlandezëve, uellsianëve – pothuajse të gjithë popujt e Evropës …
14. Guankët. Guankët janë banorë vendës të ishujve Kanarie. Nuk dihet se si ata arritën në ishujt e Tenerifes – nuk kishin patur flotë, nuk dinin asgjë për lundrimin. Lloji i tyre antropologjik nuk korrespondon me rajonin ku ata jetonin. Shumë mosmarrëveshje janë shkaktuar nga piramidat drejtkëndëshe në Tenerife – atu u ngjajnë piramidave të Majave dhe Aztekëve në Meksikë. Askush nuk e di kur dhe pse ato janë ngritur.
15. Khazarët. Ajo që ne dimë për Khazarët është thënë nga fqinjët e tyre. Ata vetë nuk kanë lënë praktikisht asgjë. Shfaqja e tyre ishte e papritur, ashtu si edhe zhdukja. Historianët ende nuk kanë informacione të mjaftueshme në lidhje me Khazarian dhe gjuhën e folur nga ana e Khazarëve. Shumë versione, por nuk ka qartësi.
16. Baskët. Mosha, origjina dhe gjuha e baskëve janë një mister i historisë moderne. Gjuha baske, Euskara, besohet të jetë e vetmja gjuhë e mbetur para-indo-evropiane që nuk i përket ndonjë grupi të gjuhëve që ekziston sot. Sipas hulumtimit të National Geographic bërë në vitin 2012 të gjithë baskët kanë një grup të gjeneve që janë shumë e shumë të ndryshme nga ato të popujve të tjerë rreth tyre.
17. Kaldeasit. Kaldeasit jetuan në fund të mijëvjecçarit II – fillim të mijëvjeçarit I para Krishtit në Mesopotaminë Jugore dhe Qendrore. Në 626-538 para Krishtit, një dinasti e Kaldeasve sundoinë Babiloni, ku themeloi Perandorinë Neo-Babilonase. Kaldeasit janë ende të lidhur me magjinë dhe astrologjinë. Në Greqi dhe Romën e lashtë priftërinjtë paganë dhe astrologët babilonas thirreshin Kaldeas. Ata parashikuan të ardhmen për Aleksandrin e Madh dhe pasardhësit e tij.
18. Sarmatianët. Herodoti i quante “kokë-pangolinë”, M. Lomonosov besonte se ishin paraardhësit e sllavëve, fisnikët polakë mendonin se ishin pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë. Sarmatianët lanë shumë e sekrete. Ndoshta ata kishin matriarkat, disa shkencëtarë supozojnë se kokoshnika ruse u shpik nga Sarmatianët. Këta njerëz kishin një traditë të deformimit artificial të kafkës, që bëri që njerëzit të kishin koka në formë veze.
19. Kallashët. Popull i vogël që jeton në veri të Pakistanit, në malet Hindu Kush. Janë ndoshta populli më i bardhë i Azisë. Mosmarrëveshjet për ta nuk janë ndaluar asnjëherë. Vetë kallashët këmbëngulin se kanë lidhje me Aleksandrin e Madh. Gjuha e tyre është atipike nga pikëpamja e fonologjisë, ka një strukturë bazë të sanskritishtes. Pavarësisht përpjekjeve për islamizim, shumë prej kallashëve i përmbahen politeizmit.
20. Filistejtë. Ideja moderne e “Palestinës” e ka origjinën nga Filistia. Filistejtë janë popujt më misteriozë që përmenden në Bibël. Vetëm ata dhe HItejtë e njihnin teknologjinë e prodhimit të celikut dhe shënuan fillimin e EPokës së Hekurit. Sipas Biblës, filistejtë e kanë origjinën nga Ishulli i Kretës, ndonëse disa historianë i lidhin filistejtë me pellazgët. Origjina kretane e filistejve konfirmohet nga dorëshkrimet egjiptiane dhe zbulimet arkeologjike. Nuk dihet se ku u zhdukën, me shumë gjasa u asimiluan prej popujve të Mesdheut Lindor

free themes? 24x7themes is #1 for the best free wordpress themes

Kategori
Uncategorized

Njihni sa më parë Kosovën.

Në emër të banorëve të Republikës së Libanit, unë i kërkoj qeverisë së Libanit dhe kryeministrit Saad Hariri për një njohje të menjëhershme të Shtetit të Kosovës nga Libani, si një shtet i lirë dhe i pavarur.
Libani është një anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara, dhe ka nënshkruar shumë prej marrëveshjeve për të drejtat e njeriut, dhe ka përkrahur gjithmonë të drejtat e njeriut për liri dhe pavarësi.
Abdelkarim Kassem Al Arnaout
Beirut, Lebanon
12-8-2017
ويستمر الأمل والثقه بالجمهوريه اللبنانيه الموقره بالاعتراف بدولة الأرناؤوط في كوسوفا كدوله حره سيده مستقله .
لبنان من مؤسسي الأمم المتحده وشرعة حقوق الانسان ولطالما ساند تطلعات الشعوب للحريه والاستقلال .

عبد الكريم قاسم الأرناؤوط
بيروت 2017-8-12

Kategori
Uncategorized

Njeriu që urrejtjen e ktheu në paqe dhe pajtim.

Nga Urim GJATA
Ai është një emigrant si gjithë shqiptarët e tjerë që kanë ardhur në Greqi. E gjen të pijë kafe me shokët e tij emigrantë dhe qajnë hallet e shumta. I heshtur me shenja vuajtjesh në fytyrë por krenar për jetën dhe fisin e tij me emër të madh të Mirakajve që u dënuan dhe u pushkatuan nga sistemin komunist. Ky persekutim numëron 12 vete, të gjithë atdhetare, shumica të diplomuar në shkollat perëndimore. Ky është Ded Nimani, nipi i Kol Bib Mirakës nga Iballa e rrethit të Pukës.
Kjo familje e madhe njihet për emrin dhe trimëritë në shekuj kundër çdo pushtuesi të tokës Arbërore si turq, serbe etj. Por edhe kundërshtarë të ashpër e ndaj vendosjes së sistemit sllavo-komunist në Shqipëri. Për idealet e tyre demokratike diktatura komuniste i burgosi dhe pushkatoji burrat më të ditur, por kurrë nuk arriti ti mposhte. Ashtu krenare luftuan dhe po ashtu shkuan para litarit me bindjen e tyre se një ditë demokracia dhe liria e fjalës do të vijë dhe në Shqipëri. Deda ishte i ri kur bishat e sigurimit e ndiqnin kudo dhe prisnin rastin ta arrestonin dhe ta dënonin atë ose edhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij.Tashme nga ky fis dikur i madh dhe krenar, ishin pak njerëz që thithnin ajrin jashtë dyerve të burgjeve sepse pjesa tjetër ishin detyruar të largoheshin nëpër vendet e tjera. Duke lënë në shtëpi gratë dhe fëmijët jetim në mëshirën e fatit.
Sigurimsat e pushtetit komunist nuk ishin ngopur me varret dhe burgjet që kishin hapur për familjen e Dedës. Kudo përhapnin propagandë që dhe fëmijët e vegjël të urreheshin nga moshatarët e tyre me parullat. Kelyshet e bajraktarëve dhe të kulakëve. Kulla e burrave të bajrakut të madh ku historia ishte shkruar, ku ishin marrë shumë vendime të rëndësishme për fatin e Kombit kishte marrë rrugën e fundosjes.
Oxhaku ku trimat kishin lidh BESËNl për çlirimin e vendit ishte prerë në Besë nga komunistë. Atë që qindra vjet me radhë nuk e bënë pushtuesit turq e serbë, në pak muaj e bënë vëllezërit komunistë shqiptarë të cilët i merrnin urdhrat nga Beogradi dhe Moska. Hakmarrja e vjeter serbe po kryej mbi kullën e pamposhtur nga shërbëtorët e tyre komunistë të cilët e kishin izoluar Shqipërinë.
Njëri prej pinjollëve të Kullës së Kol Bibe Mirakës ishte vënë në shënjestër, ai ishte Dede Nimani i cili fare i ri kur ndjeu mbi shpatulla torturat e diktaturës. Ishte natë kujton Deda kur në derën e kullës së madhe të Bajraktarëve dëgjohen trokitje të forta,
nëna e tmerruar shkul flokët.
– Ku, ku për mu, erdhën me na marr djalin, djalin që nuk ju gëzova dot ta bëj dhëndër. O Zot o Krisht o Shën Mëri ku je ku je?!
Më ndihmoni!
-Por ajo nuk arriti të mbarojë fjalët e lutjes sepse dera u shkatërrua dhe disa njerëz me uniforma ushtarake dhe me armët drejtuar nga ne ja prenë lutjen në mes. Më tej u dëgjuan britmat e një fytyre dyllë e verdhë. Ishte operativi i zonës i cili udhëhiqte aksionin.Dede Nimani.
– Në emër të popullit jeni i arrestuar.
Mbi djalin e ri hidhen disa syresh duke e lidhur këmbë e duar.
Shpirtin i mëmës nuk duroj më dhe papritur hidhet mbi njerëzit me uniformë duke bërtitur.
-Mos, mos djalin, atë kam, mos ma merrni, ja ku jam unë, merrmëni, vramëni, bëni çfarë të doni, vetëm djalin jo, jo. Njëri nga njerëzit me uniformë e goditi me kondak dhe e rrëzoji përtokë nënën e mjerë. Nga ulërimat e gruas u çua i gjithë fshati në këmbë. Dhimja e nënës ishte thellë tek shikonte djalin saj që tërhiqej zvarë nëpër shtëpi për ta nxjerrë në rrugë më tej ku e priste makina e burgut.
Në hetuesi e torturuan rëndë për të pranuar akuzën , atë për agjitacion dhe propagandë kundër pushteti popullor.
Britmat e hetuesit i dëgjonte nga mëngjesi e në mbrëmje.- Trego lidhjet e familjes tënde me jezuitet? Kush ju vjen në shtëpi, ku i keni fshehur diversantët, armët?
Por Deda nuk dinte asgjë nga këto, ai ishte një i ri me ëndrra rinie me plot dashuri. Mendonte të martohej, të bënte shumë fëmijë që oxhaku i shtëpisë të shumohej, të dëgjoheshin zërat e gëzueshëm të fëmijëve që aq shumë i dëshironte. Por ja, pushteti diktatorial ia ndali ëndrrat, por nuk ia zhduki.
Ded Nimanin e dënuan me 15 vjet burg nën akuzën agjitacion dhe propagandë. Pas shumë muajsh torturash në hetuesi e dërguan në Kampin fame keq të Qaf Barit që drejtohet nga dy xhelatët e njohur për tortura çnjerzore Komandant Ludovik Cali dhe drejtor i pergjithshem Edmon Caja. Kushtet tmerrësisht të vështira, me rrobat copë, copë e shume herë me barkun bosh ditë e natë, Deda punonte në galeri duke nxjerre mineral. Tashmë për Dedën kishte filluar një jetë skëterrë, dhe aty brenda e ndiqte nga pas hija e operativit të zonës.
Shpesh herë gardianët thyenin mbi trupin e tij të njomë kazmat e lopatat e punës. Njëri nga bashkëvuajtësit e tij Gjergj Stefan Velo nga Pogradeci i dënuar për motive politike tregon.
– E gjeta Dedën të shtrirë në dysheme i larë i tëri me gjak dhe kapter Myzaferin që qeshte me bishtin e kazmës të thyer mbi kurrizin e tij.
I fola- Dedë vëlla ç’të kanë bërë, Ded vëlla fole. Nga goja i dilte gjak, nuk përmendje.
Aty pran ishte shtrirë dhe një shoku tjetër i cili ishte nga jugu Stavro i thoshin. Thuhej se gruaja e tij kish varur veten për të mos rënë në duart e operativit mbasi i kishin arrestuar të shoqin, ish njeri pa njeri.
Pas pak vjen Lush Bushgjoka,me Dhimitër Zgurron dhe Sokol Progrin. Doktori i burgut dhe ky një njeri i dënuar politik Drago Bujasheviç mjekonte plagët e Dedës duke mërmëritur thotë – ç’të kanë bërë! Më mirë te ta kishin marrë shpirtin se sa të vuash kështu.
Ashtu të gjakosur i tërheqin zvarë gardianët Dedën me Stavrin dhe i çojnë për mjekim. Gjatë kalimit nëpër kapanon shokët i shikonin dhe vajtoni në heshtje, nga sytë u dilte lot nga dhimbjet e miqve të tyre që ishin torturuar barbarisht nga xhelatët.
. Fatmirësisht Deda arriti të shpëtoje nga vdekja dhe me ardhjen e demokracisë në vitin 1990 filloji të thithte ajrin e pastër të lirisë. U nis në mërgim dhe ende jeton sot në Athinë me familjen e tij. Aty krijoi shoqëri të reja dhe të mira me emigrantët të ardhur nga Shqipëria të cilët bashkë themeluan edhe një shoqatë që tashmë e drejton Ded Nimani.. Shpirti human të cilën Deda e kishte treguar edhe në burg e tregon edhe sot për të ndihmuar vëllezërit emigrantë, njerëzit e halleve dhe të problemeve të mëdha. Deda dhe ish-bashkëvuajtësit e tjerë nuk kërkojnë hakmarrje ndaj atyre që i burgosën dhe ju shkatërruan jetët, por kërkojnë që ne institucionet demokratike të Shqipërisë të mos punësohen dhe të udhëhiqen nga ata që i vranë, i burgosën dhe i torturuan për lirinë e fjalës, për demokracinë. Prandaj siç thotë vetë Deda ata duhen të largohen përgjithmonë nga jeta publikë, duhet të dalin në pension.
Kategori
Uncategorized

“Unë jam krenare që jam motra e Sali Berishës”, Në familje ajo ishte mbretëresha.

    

Ka ndërruar jetë, motra e vetme e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Lajmin e hidhur e bëjnë të ditur në rrjete sociale, miq të familjes Berisha.
Hajrie Ram Osmani – Berisha ishte 6 vjet më e madhe nga Sali Berisha.
Ish-kryeministri Sali berisha ka pasur një konsideratë e respekt të madh për motrën.
“Por në familje ajo ishte mbretëresha dhe nëna që vigjilonte me angazhimin total se mos po ndodh ndryshe dhe ndryshe nuk mund të ndodhte”, ka deklaruar dikur në një emision televiziv, ish-kryeministri Sali Berisha.
Nga ana tjetër edhe motra, Hajria, ndjehej krenare për vëllanë e saj.

Unë jam krenare që jam motra e Sali Berishës
“Unë jam krenare që jam motra e Sali Berishës, qoftë Kryeministër, kryetar i PD-së, President, apo një qytetar i thjeshtë. Për mua ai është dhe mbetet vëllai më i mirë në botë, sepse është i tillë. Një njeri i dashur, i respektuar, që përpiqet të të ndihmojë, por mbi të gjitha ai është i drejtë. Ndaj siç më ka ndodhur që të dëgjoj njerëz që e shajnë, më kanë takuar edhe njerëz që e duan. Madje, kanë ardhur dhe më kanë dhënë dorën duke i uruar që të jetë me sa më shumë jetë, sepse tek ai shohin udhëheqësin e duhur. Por asnjëherë nuk kam ndenjur në të madh se jam motra e tij”.
Hajrie Ram Berisha.
Kodër Kamëz, 26 Gusht 2010
Në familje ajo ishte mbretëresha

Mësimi më i vyer që ju ka dhënë nëna, cili ka qenë?
Mësimi më i vyer, më i çmuari ishte ky: Ne kemi qenë një familje patriarkale qartësisht, por në aparencë në të vërtetë ne ishim një familje matriarkale. Familje në të cilën nëna ishte shumë influente në vendimet dhe vendimi i saj më pozitiv në jetën time ka qenë fakti se ajo më imponoi me kultin e motrës. Po.

“Kulti i motrës”, që do të thotë?
Ne ishim tre fëmijë, 2 vëllezër (Selimi e Salihi) dhe një motër (Hajria). Për çfarë ndodhte në familjen tonë, e para ishte motra në mënyrën më të padiskutueshme.

Mbështetje emocionale e të voglit Berisha…
Motra ishte 6 vjet para meje, ajo bënte gjithçka që të derdhte të gjithë dashurinë mbi mua. Më ka mësuar të lexoj 5 vjeç. Nuk kanë të përshkruar aktet e saj të dashurisë ndaj meje. Por në familje ajo ishte mbretëresha dhe nëna që vigjilonte me angazhimin total se mos po ndodh ndryshe dhe ndryshe nuk mund të ndodhte. Pse më ka shërbyer kjo? Për të më dhënë sensin e barazisë, shumë i domosdoshëm.
Sali Berisha

Kategori
Uncategorized

Rade Mihaljçiç: Shqiptarët janë vendas të Ballkanit, serbët kanë rrëmbyer tokat e tyre.

Historia e klases së gjashtë në Serbi tregon se shqiptarët janë vendas të Ballkanit dhe që serbët kanë rrëmbyer tokat e tyre.

Mediat beogradase raportojnë se ky është një detaj skandaloz i historisë së pretenduar mesjetare serbe, transmeton zeri.info Libri në fjalë është publikuar nga Instituti për tekstet dhe Mjetet Mësimore. Autor është Rade Mihaljçiq, profesor i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Beogradit. Ai poashtu është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Serbisë. Ndër të tjera, në tekstin e këtij libri thuhet se sllavët ishin emigrant, duke specifikuar serbët. “Vendasit janë shqiptarët, të cilët ishin pasardhës të ilirëve”. Autori i librit nuk ndalet me kaq, ai tregon edhe mbi pushtimet e osmanëve në trojet shqiptare, ku thekson se shqiptarët ishin pala e dëmtuar. Lidhu me këtë libër, ka nxitur reagime të shumta nga ana e historianëve serbë. Profesori universitar, John Deretic ka sugjeruar se duhet t’i bëhet një rishikim historisë dhe paraqitjeve të serbëve si pushtues të tokave të tyre, transmeton zeri.info “Në këtë libër mësimi thuhet se sllavët erdhën në Kosovë dhe Metohi, dhe atje ata gjetën Ilirët, të cilët janë shqiptarët e sotëm, në njëfarë forme ata rrëmbyen shtëpitë dhe fushat, dhe për këtë arsye ata ishin të detyruar të shkojnë në male dhe për të mbajtur bagëtinë. Kjo është skandaloze. Ne mund të mendojmë çfarë të doni, por jo më e keqe se kjo. Çfarë duhet të mësojnë fëmijët tanë nga kjo”, ka deklaruar i dëshpëruar historiani serb, Deretic. Ja biografia e autorit.

Ai ka lindur më 21 janar, 1937. Shumica e veprave të tij të merren me Serbinë mesjetare , sidomos perandorisë serbe dhe Betejës së Kosovës. Image Disa nga vepra e Mihaljçiqit janë: Rënia e Perandorisë Serbe (Крај Српског царства), 1975, 1989, 1989, 2001 Llazar Hrebeljanović – historia, kult, përkushtim , 1984, 1989, 1989, 2001 Heronjtë e legjendave të Kosovës (Јунаци косовске легенде), 1989, 1989, 1993, 2001 Beteja e Kosovës në histori dhe në traditën popullore , 1989. Heroi i panjohur , 1995 Beteja e Kosovës në Bugarštice dhe poemat epike, 1995 Memoria e kaluar dhe populli 1995 Historia serbe dhe kujtesa kombëtare , 2001 Vlera origjinale e vjetër materiale serbe , 2001 Ligjet, dokumentet e vjetra serbe , të vitit 2006.

Më shumë: http://shqiperiaebashkuar.al/2016/05/rade-mihaljcic-shqiptaret-jane-vendas-te-ballkanit-serbet-kane-rrembyer-tokat-e-tyre-2/

Kategori
Uncategorized

Hetuesi Shyqyri Çoku u dekorua pse shqeu prej gjymtyrëve Don Mikel Beltonë.

Edhe kjo veper kriminale ka ngja në burgjet e Enver Hoxhës në Shkoder!
Me kenë se Don Mikel Beltoja ishte Klerik Katolik Shqiptar, Kuvendi Popullor i Shqipnisë nuk e sheh t’ arsyeshme me diskutue dekoratat e diktatorëve terrorist. Krimet e komunizmit,… mund të diskutohen kur “Shqipnia të hyjë në Europë”, po Gjenocidi që asht ushtrue kunder Klerit Katolik Shqiptar jo! Né pikrisht per ato tmerre jemi pranue edhe në “Konferencen Islamike” me 2 Dhjetor 1992. Me çka mburrej Ramiz Alia?
Don Mikel Beltoja ka lé në fshatin Beltojë të Shkodres, me daten 17 Prill 1935, nga Prindët Gjergj e Prenda Beltoja. Nen kujdesin e Imz. Ernesto Çobës u pergatitë per me u ba meshtar në filozofi dhe teologji. U shugurue me daten 8 dhjetor 1961 në Shkoder.
Ishte famullitar në Dajç të Bregut të Bunës, e ma vonë në Barbullush.
U arrestue me daten 19 Prill 1973, pranë familjes së vet në Beltojë. U dënue 7 vjet në gjykaten e Shkodres me 6 Gusht 1973, dhe u ridenue “me vdekje” me 4 Shtator 1973.
Vëprimi i tij fetar mbas mbylljes së Kishave, trimnia në predikimin e Ungjillit, lufta kundër ateizmit dhe komunizmit enverian, e rreshtojnë me Martirët e Atdheut.
***
Për kohën që ishte i dënuem me vdekje, flet kjo letër e bashkvujtëses zonja Laura Keçi:
“Isha 16 vjeç kur u arrëstova dhe shprehja e parë që ndigjova porsa më futën në hetuesi ishte: Ç’ti bësh, po të ishte pak më e madhe në moshë do ta pushkatoja pamëshirë me priftin që sonte… dhe, më futën në një birucë aty afër tij.
Dua të tregoj si e torturonin njeriun e Zotit: Komandanti Basri Temja nga Lushnja i sillte gjellën Don Mikelit, që ishte i lidhun kambësh e duersh me sigjir në birucën e tij, ku prist vëndimin e Tiranës për pushkatim. Gjella si dukët ishte shumë e ngrohët mbasi nga djegëja e sajë ndigjohej virrma e Priftit që nuk mund të kapërdihej. Kur mbyllte gojën dëgjohej krizma e tasit të aluminit që rrokullisej nëpër çimento mbasi ia hidhte fëtyrës “supën” përvluese. Kjo ishte një torturë që përsëritej gati çdo ditë ose edhe dy herë në ditë. Një polic i birucave me emnin Shefik, vinte me çizmët e tija të randa, hapte birucën e Don Mikelit, veç, kur ndigjohej krizma e kockave të kupave të gjunjëve nga shqelmat që i binte të shkretit Prift. Goditjet ishin aq të forta sa që, betohëm, se kam ndigjue me veshët e mij kockat e Don Mikelit tue u thye…
Njëditë, përsonaliteti dhe vëndosmënia e Tij e friksoi antikatolikun Shyqyri Qoku, i cili shfreu dufin e tij patologjik prej sadisti tue e torturue aq shumë fizikisht Don Mikelin, sa, kur më mori mue fillë mbas tij në zyrën e hetuesisë, u tmerova dhe gati nxora zorrë e mushkni nga goja, kur pashë një bluzë të bardhë me të cilën na mbështillnin gjatë torturës, të lame me gjakun e pastër të Martirit dhe me njolla ngjyrë jeshile të bame nga vjelljet, prej shqelmave të tyne…
E mbajta vedin, u kapërdiva dy-tre herë për mos me kënaqë xhelatin e përbashkët të tonin e komandantin që ishte me te. Kur i pashë fëtyrat e tyne të zverdhuna si fëtyra të vdekuni që zbulonte ndërgjegjën e tyne të randueme me krime e, që shpesh edhe i kalonte në bisha të pavetëdijshme, m’u duk sikur po analizonin pafajsinë e Don Mikelit dhe peshën e randë të “fajeve” të mija, që nuk isha aspak ma shumë se 16 vjeçe… mora zemër nga qëndrimi i mpimë i këtyne dy kafshëve të tërbueme e, u thashë: Shihni vehtën në pasqyrë!… Shihni si jeni ba!… Moralisht jeni të dy të mposhtun nga Don Mikeli, ju jeni si të vdekun para Tij, Ai ka fitue mbi ju edhe pse fizikisht ndoshta, Ai asht i shkatrruem, ju jeni të shpartalluem në ndërgjegjën tuej mbasi nuk dini se për çka e torturoni. Kjo asht dëshmia ma e kjartë e fitorës së Jezu Krishtit përmes dyshepullit të Tij Don Mikelit, i cili, ju ban ju, me pa me sy praninë e Jezusit në tokë, kenjën e fuqisë së Zotit këtu, që na jep né forcë për me përballue torturat tueja…
Përgjegja e tyne kje vetëm kjo: Prandej asht tue ju ndihmue…
Kur pashë gjunjëzimin e tyne mora edhe njëherë zemër dhe ju thashë: Pse, ndihmë e vogël ju dukët ju lutja e Tij, ju e torturoni dhe Ai lutët për shpirtin tuej të kacafytun me djallin…Pse, a ndihmë e vogël ju duket ju që unë një vajzë e re nuk frigohëm aspak para jush?… Hë… pse nuk keni forcë me na mposhtë? Ku asht forca e atij kryexhelatit tuej? Veç, një virrëm qeni ndigjova: Dil jashtë… jashtë!… Aq shumë ishte torollosë sa kishte harrue se unë nuk kisha si me lëvizë, se isha e lidhun për karrigë. Kur u kujtue komandanti më zgjidhi, urdhnoi policin që ishte mbas dere me më çue në birucë. U shtrina përtokë si zakonisht por e kënaqun… fjeta pak…
Mbas pak kohe më doli gjumi nga zani i fuqishëm i Predikonjësit të Ungjillit. Don Mikeli ishte zgjue para meje dhe po bante lutjen e përditëshme për shpëtimin e shpirtit të torturuesve të Tij: Mos torturoni vëllaun tuej… Jam tue u lutë për shpëtimin tuej edhe pse ju më torturoni mue, kërkoni falje Jezusit, se Ai asht aq i mëshirëshëm sa ka me i falë gjynahet tueja… Mos kini turp me ju drejtue Nanës së Tij, Virgjinës Mari, Ajo asht Nana e gjithë njerëzimit, asht edhe Nana e juej… Pendohuni!..Tregoni edhe Hoxhës e Shehut, se edhe ata që nuk kanë lanë gja pa ba mbi kristjanët dhe besimtarët e Zotit, edhe ata kanë dyert e hapuna tek Zemra e Nanës Mari, tregoni se ndëshkimi i Zotit asht aq i madh për krimet që kanë ba sa fundi i shekujve nuk ka me i shpëtue… Tregoni atyne që me krimet që kanë ba kanë shkretnue familjet Shqiptare dhe kanë vorfnue edhe kombin tonë… Hiqni dorë nga vrasjet e djelmëve, vëllazënve tuej, mos veshni  zi nanat, motrat e gratë Shqiptare që tash sa vjet nuk i kanë hjekë rrobat e zisë… I thoni damave të tyne mos u kënaqni me vrasjët  e gjakun e bijve e bijave të Shqipnisë! Keni harrue se jeni tue vra Shqiptarë! Shkatrruet Atdheun!
Ndigjova se u hap biruca numur 3, ku ishin dy përsona për çështje ordinere dhe u futën në birucën ku ishte tue predikue Don Mikeli. Filluan me i ra me shqelma mbasi torturat që i banin ata Priftit, ishin mjet lehtësues për vuejtjen e tyne. Shpesh ata i çonin në dhomën e Tij për me e zgjue nga dremitja e agonia e vuejtjes së vazhdueshme.
Erdhi një kohë që zani i Tij ndigjohej ma rrallë, filluen me i ba gjylpana për me e vue në gjum. Tashti e kuptoj se i banin gjylpana se, kur fillonte me i ikë efekti, ndigjohëshin gjamët e dhimbjeve e si nëpër gjum fliste: Ah, moj nanë… nuk kam kockë të pathyeme…Ah, sa janë kah më dhambin eshtnat!..
Ai vuante pandërpremje e bashkë me Té edhe unë, që ndigjojshe me veshë dhe, shpesh, nga një vrimë e vogël e derës e shihja tue e marrë rrëshqanë për me e çue në tortura, ose tue e këthye nga zyrat e tmerëshme të hetuesisë ku, vuejtjet ishin ma të mëdha se ata të fundit të ferrit. Asnjëherë nuk e pashë atë njeri tue u këthye me kambët e veta në birucë…por gjithmonë zharg…
Mbas pak ditësh, nuk mora vesh sësi isha zhytë në një gjum deke. Po shihja andrra të llahtarëshme, vuejtje, tortura, gjak, një tmerr i vërtetë më kishte pushtue, u dridhësha si thupra në ujë nga frika, një frikë që nuk e kuptoja nga vjen.
Isha mbushë me vajë, vajë frike apo dëshprimi nuk e kuptoja, një tmerr i vërtetë….isha e lame në djersë… Disi u skapullova kur pashë se jam në birucë por, sidukët, ndër andrra kisha lëshue ndonjë thirrje, veç kur pashë sportelin e hapun të derës prej ku shihej fëtyra e kriminelit Alush Bakalli, që me gisht vërtikal para gojës lëshoi një sh sh sh…t!!, shenjë me të cilin urdhnonte heshtje… Një lëvizje rojesh jo e zakonëshme në atë orë. Nuk dija çka ka ndodhë… Edhe zhurma që më zgjoj ndryshonte, mujta me dallue zanin e katilit Shyqyri Qoku, që i vërriste Don Mikelit: Pusho… pusho, po të tham… Këtë herë dallohej se nuk ishte vetëm. Në atë lamsh mendimësh përzi me zhurmën e vargojve ndigjova zanin e Don Mikelit, e zemra m’u mbush me vajë.
Ishte mjedis kafshëve të egra që donin ta shkynin, e thërriste: “O Jezu Krisht! Zoti em, më jep forcën e fundit, o Shenjtja Mari, Nana e eme e përjetëshme për të fundit herë po të kërkoj, fali vëllaznit e mijë, kij mëshirë për ta se nuk dinë shka bajnë! Fali o Krisht! O Zot ndihmoje Shqipninë me shpëtue nga këta kriminelë komunistë. Zoja e Bekueme, Nana e Krishtit dhe e gjithë Botës, lutju Birit tand Zotit tonë Jezu Krishtit, që të më pranojnë në Mbretninë Qiellore, në duert Tueja të Bekueme ardhët Shpirti em!…Rrnoftë Shqipnia, Rrnoftë Krishti!”
Zani i Tij sa vinte e fikej derisa nuk u ndigjue ma… U mbyllën edhe shulat e dyerve…edhe dryjtë. Isha me sy nga dritaria tue vështrue nëse ndigjohet prap zani i Tij por, kuptova ma vonë se isha ngritë kot për një kohë të gjatë, derisa, u kujtova se iku!
Ai iku në Mbretni të Qiellës…
Jam kenë interesue se çka u ba me Don Mikelin, mbasi e morën atë natë, nga një roje që ndryshonte pak nga të tjerët me emnin N. Ai më pat tregue se janë nisë për Tiranë dhe rrugës i kanë ba një ingjeksion dhe ka vdekë. E kanë çue të vdekun në Ministrinë e Mbrendshme dhe prej aty e kanë futë në një kasetë frigoriferike me nr. 7 (shtatë). Mendonte se Ai asht coptue nga mjekët e besueshëm qeveritarë për studim, nga studentët e fakultetit të mjeksisë së Universitetit të Tiranës.
Atëherë, dhe sot, që ka kalue një çerek shekulli nga kjo ngjarje, i drejtoja dy pyetje vehtës për këtë njeri që torturohej aq mizorisht nga kriminelët komunistë: 1. Pse e torturonin ndryshej nga të tjerët dhe, 2. Ku i merrte forcat Don Mikeli për me përballue ato tmerre vuejtjesh?- Gjithmonë e njajta përgjegje: E para, vetëm pse ishte Prift Katolik dhe e dyta, Ai fliste me Jezu Krishtin çdo çast që goditej nga kriminelët… Vetëm Ai e forconte Até dhe mue…Gjithmonë kam besue se Don Mikeli asht Shenjt i pashpallun në Mbretninë e Qiellit! Ai asht i përjetëshëm në kujtimet dhe lutjet  e mija!
Shkodër, 15 shtator 2000    Bashkëvuejtësja e Tij,  Laura  Keçi  d.v.”
Nga shkrimi i z. Gjergj Kola, në librin “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare”, kam shkëputë pak rreshta për me plotësue portretin e Martirit Don Mikel Beltoja, i cili asht arrestue pse ka thanë: “Dashnia e Zotit asht e përjetëshme, drejtësia e njerëzve asht e përkohëshme… Bashkë me bukën e përditëshme duhet t’i jepni fëmijëve edhe virtytin. Atdheu forcohet nga virtyti i bijve tuej. Dëvotshmënia ndaj Zotit asht dëvotshmëni ndaj Kombit.” Kjo ishte “agjitacioni e propaganda”, për të cilat dënohej Don Mikeli…”
Nga një deshmi e një personi që asht kenë i pranishem kur asht nxjerrë nga dega e mbrendshme e Shkodres kam veçue këte thanje: “Don Mikel Beltojen kur ka shkue terroristi Shyqyri Qoku me e marrë per me e pushkatue, e ka gjetë tue ba lutjen e fundit nder gjunjë…Bashkë me kriminelët tjerë e kanë kapë dhe e kanë shkye per gjymtyrësh, ashtu të vdekun e kanë nisë per Tiranë. Ai ka dalë i shkymë nga Dega e Shkodres… Atë ditë asht kenë data 10 Shkurt 1974.” (Dëshmi gojore nga NP, 1992)
Shpesh, pyes veten: “Cilit shekull i perkasin terroristët Enver Hoxha e pasuesit e tij barbarë, që vazhdojnë me kenë ‘heronjë’, vetem, pse vrisnin e shkynin Klerikë Katolik Shqiptar e Atdhetarë të nderuem? Si mundet me u heshtë perballë këtij Gjenocidi?!”…

=============

Dekorata për rojet dhe shërbëtorët shkresorë të Enver Hoxhës

Te të dekoruarit spikasin edhe hetues të grupit të deputetëve në vitin 1947, gjyqtarë që dënuan me vdekje Pjetër Arbnorin e Uran Kalakullën në vitin 1961 apo sigurimsa që drejtonin goditjen kundër “grupimeve kundërrevolucionare në Tiranë”

Publikojmë sot të tjerë emra të dekoruar në listën e zezë të persekutorëve komunistë me rastin e 70 vjetorit të pushtimit të Shqipërisë nga kolera e kuqe. Siç edhe mund të merret me mend, fjala “veteran” nuk ka kurrfarë kuptimesh të tjera, përveçse në shumicën e saj, me fjalën persekutor. Lista është shumë e gjatë, e mbushur me persekutorë  plot e përplot. Te ta do të vësh re larminë e emrave. Merita të veçanta kanë personat që kanë shërbyer pranë partisë e shokut Enver.

Orhan Frashëri
Lindur në vitin 1922 në Tiranë, banon në Berat. Hetues e prokuror në dhjetëra procese politike. Ndër të tjera ka dënuar me vdekje djalin e Teme Sejkos, Sokolin.

Arben Puto
Lindur në vitin 1924 në Gjirokastër. Historian i periudhës komuniste. Kunat i anëtarit të Byrosë Politike, Manush Myftiu. Ka dhënë disa dëshmi që janë përdorur në gjyqin special në vitit 1945.

Arif Bizhga
Lindur në vitin 1925 në Kardhiq të Gjirokastrës. Oficer Sigurimi. Ka qenë me shërbim të posaçëm pranë Enver Hoxhës në vitet 1948-1950.

Jorgo Polo
Lindur në vitin 1925 në Qeparo, Vlorë. Oficer Sigurimi. Oficer Sigurimi. Hetues. Ka marrë në dhjetëra procese politike. Kujtohet kur në moshë të re, hetoi “grupin e deputetëve” së bashku me të dekoruar të tjerë.

Kasem Trebeshina
Lindur në vitin 1925 në Berat. Themelues i armës së Sigurimit të Shtetit në organikën e parë. Figuron oficer drejtimi i Seksionit të 1-rë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit që merrej me goditjen e elementit kundërshtar.

Xheladin Krifca
Lindur në vitin 1926 në Dibër të Madhe. Profesioni i parë marangozi, por i specializuar në Bashkimin Sovjetik. Oficer Sigurimi. Ka pasur shumë funksione në këtë armë. Po ashtu hetues me dhjetëra procese. Ka mbuluar shumë funksione në Drejtorinë e Parë dhe Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit. në vitet 1969-1974 ish zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme Shkodër. Në vitet 1974 – 1981 ishte kryetar i degës së grupimeve kundërrevolucionare në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë.

Reshat Nepravishta
Lindur në vitin 1927 në Nepravishtë. Gjyqtar i proceseve politike. Ka dënuar me vdekje Pjetër Arbnorin e Uran Kalakullën.

Sevo Tarifa
Lindur në vitin 1927 në Gjirokastër. Sekretar i shokut Enver. Merita e vetme e tij është se ka punuar pranë komandantit, e për këtë e meritonte një teneqe vlerësuese.

Hajdar Çakërri
Lindur në vitin 1926 në Vlorë. Oficer Sigurimi. Hetues me disa procese.

Dionis Mërkuri
Lindur në vitin 1931 në Katakolo, Greqi. Oficer Sigurimi. Hetues me disa procese.

Kategori
Uncategorized

Fajin E Kanë Grekët, Serbët, Sorosi, Homoseksualët, E Më Së Shumti Ti Legen.

Shkruan: Edison YPI

Fajin e kanë grekët, serbët, Sorosi, homoseksualët, e më së shumti ti legen

Ermal Hasimja

Fajin e kanë grekët, serbët, Saliu, Sorosi, homoseksualët, iluminati, thatësira, përmbytja nga rreshtimi i planetëve, shejtani që shkundi brekët në Drin, Çurçilli që na fali te Stalini etj.
More po kemi qindra vjet që ankohemi e nuk po zgjidhim gjë!
Po sikur, larg qoftë, ta kemi fajin vetë?
Ti plehra që hedh plehrat nga makina.
Ti 20 vjeçar që futesh te forumi rinor se do të gjesh punë në shtet dhe ka goca të bukura.
Ti legen që voton për hajdutët.
Ti burrë-lavir që shet votën.
Ti trim i madh që vret dikë sepse të pa shtrembët.
Ti polic që ruan parcelën e kanabisit.
Ti mësues që mashtron nxënësit e prindërit me 10 qyl.
Ti pedagog që shet notat në provim.
Ti komunist me fuoristradë që qan për Çavezin dhe nuk pranon më pak se 30 për qind në tender.
Ti drejtor që shpik ligje dhe i merr shpirtin biznesit se ashtu e ke parë në Itali.
Ti Ilir që je bërë Jorgo se ke ndryshuar emrin në Greqi dhe quan Rashicën tradhtar se do të luajë me Kosovën.
Çfarë do t’u lemë fëmijëve?
Borxhe dhe ankesa?
Po sikur ta bënim si gjermanët?
Domethënë, po sikur të punojmë?
Po sikur t’ia nisim nga vetja?

Kategori
Uncategorized

Edhe i vdekur i mban sytë nga Jugosllavia.

Nga REXHEP SHAHU/

(fragmente nga libri  në proces për Havzi Nelën)

Natën e 10 gushtit 1988 e varën Havzi Nelën në dalje të Kukësit, pranë sheshit të axhensisë së udhëtarëve, në vendin më të populluar me njerëz.
Të nesërmen në mëngjes shokët e partisë e të pushtetit të Kukësit shkojnë ta shohin armikun e varur. Nuk pipëtinte asgjë rrotull. Qetësi. Pëshpëritje nuk dëgjohen aty rotull. Ndoshta dy Drinat, i Bardhi e i Ziu, fëshfërijnë.
E shihni, edhe i vdekur ky armik i mban sytë nga Jugosllavia, tha njëri nga shokët e partisë, si për ta bindë veten e tij dhe të tjerët se është bërë mirë që partia e vari këtë armik të popullit. Këtë fjalë e mori era dhe ma ruajti mua gjithmonë. E dëgjoi ndonjë zog i trishtuar këtë fjalë dhe edhe zogu iku larg, sa më larg armikut dhe shokut të partisë.
Havzi Nela i varur në litar, me këmishë të zbërthyer e me bark jashtë, nuk e dëgjonte dot shokun e udhëheqjes së partisë. Havziun që lëkundej në litar era e kishte sjellë nga kishte dashtë ajo. Era, ajo e liga erë që frynte fllad, fllad gushti, fllad natë gushti, ia kishte kthye fytyrën nga Kosova, të cilën shoku i udhëheqjes së partisë e quante Jugosllavi. Se shoku i udhëheqjes së partisë nuk e dinte as donte ta dinte as ta pranonte as ta ndjente Kosovën, e cila ishte e huaj për shokët e udhëheqjes së partisë, ishte Jugosllavi për shokët e partisë. Havziu nuk i përgjigjej dot e ti thoshte se era më ka lëkundë dhe më ka kthye nga Kosova dhe ndoshta kjo është piktura a skulptura më e bukur e Havzi Nelës që era e zoti kishte bërë atë mëngjes, duke e kthye të varurin me fytyrë nga Kosova.
Aq afër armikut të varur sa iu afruan shokët e partisë e të pushtetit nuk i ishte afruar askush Havziut pos policëve që e kishin varë. I njejti polic qe u gjend prane tij kur u var, u gjend edhe castin kur u shplue prej gropes se shtylles elektrike ku e kishin varrose Havziun ne kembe, i ulur pak ne stomin e gropes se shtylles…
Nuk guxonte askush të afrohej. As të fliste ndonjë fjalë. Jo t’i fliste Havziut, por as zogjve nuk u drejtoi askush asnjë fjalë atë ditë që u gjet i varur Havzi Nela prej shtetit te sheshi pranë axhensisë së udhëtarëve në Kukës. Askush nuk ia la vetit të thoshte ndonjë fjalë, siç ia la vetit ai shoku i partisë që tha se “edhe i vdekur ky armik i mban sytë nga Jugosllavia”. Pëshpëritje a pëshpërima pati, por pëshpërima periferike, siç raportonin njerzit e sigurimit të shtetit. Aty pranë të varurit asnjë pëshpëritje, asnjë lutje, asnjë fjalë veç mallkimit në formë konstatimi të shokut të udhëheqjes që tha se edhe i vdekur armiku Havzi Nela i mbante sytë nga Jugosllavia.
Hetimi për Havzi Nelën që plagosi policin me pistoletë ndoshta është hetimi më i shpejtë e më i rrufeshmi që ka ndodhë ndonjëherë në historinë e hetimeve në dekadën e fundit të diktaturës komuniste.
Gojë më gojë e vesh më vesh ia përcillnin njëri – tjetrit punonjësit e Degës së Punëve të Brendëshme, të hetuesisë e prokurosisë, herë si përkrahje për mirë e herë si frikë apo si kundërshtim, thëniet e ndonjë hetuesi të Havziut, të cilët të ndodhur para presionit që ta hetonin urgjent çeshtjen, ishin shprehur pa kujdes duke thënë, çfarë ka bërë mor vëlla ky Havzi ziu, çfarë ka bërë mer jahu ky njeri që duan ta gjykojnë kaq shpejt. Ku e ka rrezikshmërinë aman Havziu në hekura… Është skandaloze që po na nxitojnë kështu. Ka plagosë një polic mer vëlla. E çfarë ka që nxitohet kaq shumë, ai nuk po na shpërthen burgun, nuk po na ikën askund…

NUK THEM SE JAM TRIM

Nuk them se jam trim, jo, as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
Si e duron robninë zemra e nji trimi?!

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Këtë s’ia fali vetes, kjo më ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtypë bukën, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

Arrën, nandor 1987
(Kjo është fotoja e fundit që i është bërë në hetuesinë e Kukësit sa Havziu ishte gjallë, pak ditë para se ta varnin në litar, me 10 gusht 1998, në një shesh- udhë në periferi të Kukësit)

Kategori
Uncategorized

Kufizohet lëvizja e lirë për shqiptarët/ Ja rregullat e reja për të lëvizur në vendet e BE.

Kufizohet lëvizja e lirë për shqiptarët/ Ja rregullat e reja për të lëvizur në vendet e BENdonëse Shqipëria nuk është ende pjesë e Bashkimit Europian, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të udhëtojnë në zonën Shengen pa pasur nevojë për viza.

Megjithatë, ata duhet të respektojnë disa rregulla, ndaj të cilave duket se nuk ka tolerancë. Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar sot disa informacione me rëndësi, të cilat duhet t’i keni parasysh përpara se të nisni udhëtimin tuaj në Shengen.

Pjesë e njoftimit janë edhe dënimet e BE-së për këdo që shkel këto rregulla.

NJOFTIMI I PLOTË

Çfarë duhet të keni parasysh kur udhëtoni në zonën Shengen?

1-Duhet të keni pasaportë të vlefshme biometrike

Sipas rregullave të reja, qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen, (që përfshin Islandën, Norvegjinë, Zvicrën, si edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës) maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes brenda një periudhë kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë).

Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë, brenda periudhës gjashtë mujore. Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon më datë 1 korrik.

Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore (180 ditë).

2 – Duhet të justifikoni qëllimin e udhëtimit nëpërmjet dokumentesh

Për vizitë familjare

Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, numër telefoni etj.

Për turizëm

Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli, bileta e kthimit (nëse udhëtohet me avion apo mjete të transportit ujor), si dhe të ardhurat financiare që keni me vete.

Për kontroll mjekësor

Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për arsye shëndetësore, paraqitet rekomandimi i institucionit shëndetësor shqiptar, si dhe konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet.

Për aktivitete

Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin për të cilin personi është ftuar.

Udhëtimi me makinë

Kur udhëtohet me makinë, duhet të keni dokumentacionin e nevojshëm, leje ndërkombëtare drejtimi automjeti, patentë ndërkombëtare dhe karton të gjelbër sigurimi ndërkombëtar të makinës.

Sigurimi shëndetësor

Në të gjitha rastet duhet të keni siguracionin shëndetësor për periudhën e qëndrimit.

3 – Duhet të paraqisni garanci financiare për kohën e qëndrimit

Sipas Kodit Shengen (neni 6/4) “Mjetet e jetesës do të vlerësohen në përputhje me kohëzgjatjen dhe qëllimin e qëndrimit dhe duke iu referuar çmimeve mesatare në shtetin ose shtetet anëtare shumëzuar me numrin e ditëve të qëndrimit.

Vlerësimi i mjeteve të mjaftueshme të jetesës mund të bazohet në paratë, kontrollet e udhëtarëve dhe kartat e kreditit.

Deklaratat e sponsorizimit dhe letrat e garancisë nga pritësit, gjithashtu mund të përbëjnë dëshmi të mjeteve të mjaftueshme të jetesës.

Sipas Kodit Shengen

Dokumentet mbështetëse që vërtetojnë plotësimin e kushteve të hyrjes janë:

(A) për udhëtimet e biznesit:

(I) një ftesë nga një firmë ose një autoritet për të marrë pjesë në takime, konferenca apo ngjarje që lidhen me tregtinë, industrinë ose punën;

(Ii) dokumente të tjera që tregojnë ekzistencën e marrëdhënieve tregtare ose marrëdhënieve për qëllime pune;

(Iii) biletat e hyrjes për panaire dhe kongrese; (B) për udhëtimet e ndërmarra për qëllime studimi ose llojet e tjera të trajnimit:

(I) certifikatën e regjistrimit në një institut mësimor për qëllime të ndjekjes së kurseve profesionale ose teorike në kuadër të trajnimit bazë dhe të mëtejshëm;

(Ii) kartat e studentit ose certifikatat për kurset e ndjekura;

(C) për udhëtimet e ndërmarra për qëllime turizmi ose për arsye private:

(I) dokumentet mbështetëse në lidhje me strehimin: – një ftesë nga pritësi nëse qëndron te një i tillë; – një dokument mbështetës nga institucioni që ofron strehim ose ndonjë dokument tjetër të përshtatshëm që tregon vendndodhjen e parashikuar;

(Ii) dokumentet mbështetëse në lidhje me itinerarin: – konfirmimin e rezervimit të një udhëtimi të organizuar ose ndonjë dokumenti tjetër tëpërshtatshëm që tregon planet e parashikuara të udhëtimit;

(Iii) dokumentet mbështetëse në lidhje me kthimin: – një biletë të kthimit ose vajtje-ardhje;

(D) për udhëtime të kryera për ngjarje politike, shkencore, kulturore, sportive ose fetare ose për arsye të tjera: ftesat, biletë e hyrjes, regjistrimet ose programet ku thuhet ku është e mundur emri i organizatës pritëse dhe kohëzgjatja e qëndrimit ose ndonjë dokument tjetër përkatës që tregon qëllimin e vizitës.

*4 – Duhet t’u përmbaheni rregullave të qëndrimit (ndalohet punësimi i paligjshëm)*

Sipas rregullave të reja, nuk mund të punohet në shtetet e zonës në kundërshtim me ligjin.

Rregullat që aplikohen vetëm për qëllime udhëtimi, nuk u japin të drejtë qytetarëve shqiptarë për të qëndruar më shumë se 3 muaj dhe as të drejtën për t’u punësuar, apo për të kërkuar azil, në këto shtete.

Ata shtetas që kanë ndërmend të punësohen apo të studiojnë për një periudhë që tejkalon 90 ditët, më parë duhet të aplikojnë për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi, pranë ambasadës apo konsullatës së shtetit ku dëshirojnë të shkojnë.

Është e ndaluar të punohet në zonën Shengen pa leje pune apo të jetohet aty pa lejen përkatëse të qëndrimit.

Punësimi i ligjshëm i shtetasve shqiptarë në një prej këtyre vendeve, do të mundësohet vetëm nëpërmjet lejeve të punës.

Lejet e punës mund të merren vetëm në bazë të kontratave të punës dhe vizave të tipit D të cilat merren në ambasadën e atij vendi në të cilin është marrë kontrata e punës.

Nëse një qytetar shqiptar ka siguruar një kontratë të vlefshme pune, atëherë ai do të mund të pajiset në Shqipëri me një vizë të tipi D dhe më pas, këtë vizë do ta kthejë, në vendin përkatës, në leje qëndrimi, me një afat deri në një vit.

5 – Masat që merren ndaj shtetasve që shkelin rregullat e qëndrimit.

Qytetarëve shqiptarë do t’u kërkohet që të zbatojnë disa kërkesa dhe rregulla, jo vetëm gjatë hyrjes në vendet e BE-së por edhe gjatë qëndrimit të tyre në këto vende.

Nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin këto rregulla, ata do të bëhen subjekt i largimit apo deportimit me forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1-5 vjet.

Për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit, shtetet anëtarë të BE-së aplikojnë masa administrative gjobe, të cilat shkojnë deri në 3000 euro. Në rast se këto shuma nuk paguhen, atëherë personi i gjobitur nuk do lejohet të hyjë në atë vend, që i ka vendosur gjobën, deri sa ta paguajë atë me gjithë kamatë vonesën.

Me rëndësi është të dihet se cilat janë këto rregulla që shtetasit shqiptarë nuk duhet të shkelin:

• së pari, nuk duhet të shkelin afatin e lejuar të qëndrimit që është 90 ditë për 180 ditë.

• së dyti, nuk duhet të shkelin legjislacionin vendas, kryesisht atë mbi punësimin.

Pra, nëse kapen duke punuar, ata bëhen subjekt i largimit dhe ndalimit të hyrjes.

• së treti, nuk duhet të bëhen problem për sigurinë publike, apo të përfshihen në aktivitete kriminale.

• së katërti, nuk duhet të bëhen barrë publike. Barrë publike janë personat të cilët nuk kanë të siguruar strehimin, ushqimin apo nevojat e tjera jetësore.

E thënë në mënyrë të përmbledhur, nëse shtetasit shqiptarë do të shkelin kushtet e lejuara për hyrjen dhe qëndrimin në një nga vendet e BE-së, atëherë ata do të penalizohen individualisht, – do t’u ndalohet hyrja në të gjitha vendet e BE-së për një periudhë deri në 5 vjet.

Kategori
Uncategorized

Dëshmia tronditëse e spiunit grek për krimet, Kontrabandën Kurvëri Poshtersi në Sigurimin e shtetit.

Dëshmia tronditëse e spiunit grek për krimet, Kontrabandën Kurvëri Poshtersi në Sigurimin e shtetit.

Letra

Vdekje Fashizmit

Liria e Popullit

Komitetit Çentralë të Partis P. Shqipnis

I nënëshkruari Niko Braçis. Antari i partis P. greke që bënja pjesë në organizatën anti-fashiste greke të Gjirokastrës, dhe me shërbimë pran seksionit sigurimit Gjinokastrës, me punë kapter ju parashtroj sa më posht vijon.

Unë jam nji ushtarë i Ellasit i cili kamë ardhur në Shqipëri që në prillë të vitit 1945 mbasi ndiqesha nga monarko-fashistat grekë.

Për më tepër kliko linkun.

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/2AjRynidueU

Kategori
Uncategorized

Deka e Burrnija.., Gjergj Fishta.

Deka e Burrnija.., Gjergj Fishta

Gjergj Fishta, Giorgio Fishta,
Qitë dhamët porsì lata t’prehta,
Zgaver kerrçikët e plasaritët shtanguemun,
Kosen pështetun permbì kocka t’ngrefta
T’cepit tshpulpuemun,
Atjè n’maje t’mjerueme t’rruzullimit,
Zymtë e me ‘i hije t’trishtueshme, t’permnershme,
Lshue krahve ‘i haver t’zezë, si rê thellimit,
Rri Deka e tmershme.
Prej avisit t’humnerevet, t’gropueme
Këthelltë në rrashtë të thatë, plot mizorië,
Të haptë terthoren e natyrës s’krijueme
Kundron me mnië,
E idhtë asa’ i kercnohet. Nji perqethtë
Acarr, atbotë, natyrës i shkon nper tejza,
Amull i cilli ja ngurron të njethtë
E jetës nder fejza.
Me u zbè nisë rrezja shî n’gurrë t’vet t’shkelqyeshme;
Bresë dryshku njeshet, n’at shauret, mbi rrota
Të moknës s’rrokulliës, e boshtit rryeshem
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nên tiara struken;
Per nên kunora pshtimin atà lypin;
Depertojnë rêt e nalt kahë qiella zhduken;
N’angra t’dheut zdrypin;
Por kot. Mizore ajo m’kosë t’vet kah siell,
Shungllon thellimi per nên kupë t’Epirit;
Gjarpen rrefeja lvitet neper qiell,
E nên kamë t’nierit
Kthelltë shperthen gjini i tokës. Tuj bulurue
Gukson Vulkani zhari, flakë e shkndija;
Tallaz m’tallaz nisë deti me gjimue:
Ulron stuhija.
E para Dekës, at herë, biën rob Mbreta;
Shkrifen mbretnië, gjytetet kulm rroposen;
Ka’ ajo siell kosen.
T’poshtrat me t’eprat vise pshtillen n’vàj,
E mnertë kah kosa cepit t’Dekës të shkulet;
Kah m’kordhoklla londitë kerrçiku i sajë,
Shekllì perkulet.
Vetem s’perkulet para Dekës njaj trimi,
N’zêmer të cillit nuk randojnë punë t’liga,
E qi s’e ndalë, kû atê t’a lypë perlimi,
As paja as friga.
Per nên murojë t’ndergjegjes s’vet t’kullueme,
Atjè n’kufî t’Atdheut a se në truell
T’Elterit shîjt, pa u tutë, aj Dekës s’shemtueme
I rrî kundruell.
Perpara tij shkon moti rreth t’u endun;
Vjen fati i nierit t’u ternue pa dà;
Tash Mbreten n’burg, tash shkanha m’fron të permendun
Kan per t’u pa:
Por, ngulë aj synin m’ideal t’naltueshem,
Si ‘i kep qi vala s’mundet n’dèt m’e lkundun,
Sido qi t’dajë neshtrasha e dheut t’mjerueshem,
Ngelë m’vend pa u tundun.
Jo, po: as n’flakë t’armvet nuk velon aj sye,
As buzës s’humneres nuk i dridhet thêmra:
Sheklli, po, marë me pasë per t’u shperthye,
S’i ban lak zêmra.
Rekton marë jeta per nên fyell t’kerrcik’e
Te Dekës s’shemtueme, t’permnershme, mizore:
Vetëm Burrnija – nji Burrnië çelike
Asa’ i rrshet dore.

Kategori
Uncategorized

Si e ç’qeu hetuesi SHYQYRI ÇOKU PREJ GJYMTYRËSH PRIFTIN DON MIKEL BELTOJA.

PARA 44 VJETESH hetuesi SHYQYRI ÇOKU E SHQEU PREJ GJYMTYRËSH PRIFTIN DON MIKEL BELTOJA.
Edhe kjo veper kriminale ka ndodhur ne burgjet e Enver Hoxhës në Shkoder!
Gazetari Tedi Blushi ka botuar
LISTA E TË DEKORUARVE: FUNKSIONARË TË LARTË TË PPSH, DREJTUES TË LARTË DHE BASHKËPUNËTORË TË SIGURIMIT TË SHTETIT, PROKURORË, GJYKATËS

Lista e plotë të drejtuesve të PPSH, Sigurimit të Shtetit, prokurorëve, hetuesve, gjyqtarëve e dëshmitarëve, thënë shkurt “xhelatëve të komunizimit” të dekoruar nga qeveria lista ka qenë “sekret” dhe zbulohet për herë të parë me faksimile zyrtare!”
U morë nga GAZETARI Tedi Blushit

1. SHYQYRI ÇOKU – Hetuesi i At Zef Pllumit (“Rrno vetëm për me tregue”) dhe ka shqyer gjymtyrët Dom Mikel Beltojës dhe ekspert i torturave ndaj akademikve të moshuem e të rinjë meshatrë katolikë të Shqipnisë së Veriut.
2. ISA MILOTI – Oficer i Sigurimit të Shtetit (Shkodër)
3. RAKIP BEQAJ – Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit
4. GANI KODRA – Shefi i Sigurimit të Byrosë Politike
5. XHAFER PEÇI – Drejtor i Drejtorisë së Kufirit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe që nga viti 1972 deri në vitin 1982, ka kryer detyrën e Komandantit të Gardës së Republikës
6. MARK DODANI – Figura emblematike e Sigurimit të Shtetit me pseudonimet “Xhakoni” e “Studenti”, i cili mbante lidhje direkte me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, aktiv në goditjen e disa grupeve diversante siç i cilësonte regjimi.
7. MURAT KAMANI – Prokurori ushtarak i Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos e Rrahman Parllakut, e vlerësoi grupin “komplotist” duke kërkuar dënimin e tyre me vdekje.
8. ANASTAS KOROVESHI – Gjyqtar i Gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë
9. QEMAL HYSENAJ – Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Fierit
10. ERNESTO JAKOVA – Zëvendësdrejtori i Institutit të Studimeve Ushtarake, Ish-Gjeneral Major, i dënuar me grupin e të ashtuquajturit “Puçi ushtarak ‘74″
11. JANI PASKO – Kryetar i rrethit Berat
12. MUSTAFA BEQARI – Oficer i Degës së Punëve të Brendshme
13. RAHMAN PARLLAKU – Kandidat i Komititetit Qendror të PPSH, deputet i PPSH, ish-zv/ministër i Mbrojtjes, ish-Gjeneral Major i dënuar me grupin e të ashtuquajturit “Puçi ushtarak ‘74″
14. GANI KEÇI – Sekretar i Komitetit të Partisë për Tiranën
15. MELEQ BABANI – Kryetar i Komitetit Ekzekutiv te Bilishtit
16. VITO KAPO – Ministre e Industrisë së Lehtë, ish- Sekretarja e Parë e Bashkimit të Grave të Shqipërisë, bashkëshortja e Hysni Kapos
17. NJAZI JAHO – Sekretar i Komitetit të Partisë për rrethin Tiranë
18. HAMIT MYHYRDARI – Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Laç
19. ILO KODRA – Shefi i kabinetit të Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së
20. KADRI BALLA – Fillimisht shoqëruesi i Enver Hoxhës. Vite më vonë emërohet Zv/Drejtori i Kuadrit të Ministrisë së Brendshme
21. DHIMITRA JAKOVA – Dëshmitare në gjyqin kundër grupit armiqësor të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Llambi Peçinit, etj
22. Xhorxhi KONOMI – Kreu i Hetuesisë në rrethin e Lushnjës, hetues në Prokurorinë e Përgjithshme, më pas ka punuar si këshilltar në Presidiumin e Kuvendit Popullor
23. LIRI BELISHOVA – Anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Themeluese e PKSH-së. Në vitin 1960 përjashtohet nga PPSH, internohet 21 vjet.
24. MANE ALIAJ – Vëllai i agjentit sekret të Kundërzbulimit shqiptar, Shemsi Aliaj pranë ambasadës shqiptare në Romë, i cili konsiderohet si një nga rekrutuesit më të mirë të Shërbimit Sekret Shqiptar në komunizëm.
25. LLAMBI GEGENI – Hetues në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB
26. FAHRI KRAJA – Oficer i Sigurimit të Shtetit, Hetues, ish-drejtues i lartë në Sigurimin e udhëheqjes komuniste. Shkodër
27. EMRO KONDI – Zv/kryetari i Degës Punëve të Brendshme Librazhd
28. AGIM BEJLERI – Oficer i Sigurimit të Shtetit
29. DURO SHEHU – Vëllai i kryeministrit, Mehmet Shehu.
30. SADUSH KUMBARO – Agjent i Sigurimit të Shtetit
31. STOLI LIPIVANI – Dëshmitare, pjesëmarrëse në gjyqin e Ramize Gjebreas
32. EQEREM BECI – Dëshmitar në gjyqin e Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës, etj.
33. DEMIR PRODANI – Hetues i prokurorisë në disa rrethe
34. DHIMITËR BRISKU – Deputet i PPSH-së për Beratin, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Berat
35. NONDA BAKA – Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë e rrethit të Durrësit
36. KARAFIL KALEMI – Zv/Kryetar i Degës të Punëve të Brendëshme për mbi 20 vjet.
37.Orhan Frashëri – Lindur në vitin 1922 në Tiranë, banon në Berat. Hetues e prokuror në dhjetëra procese politike. Ndër të tjera ka dënuar me vdekje djalin e Teme Sejkos, Sokolin.
38. Prof. Arben Puto- Lindur në vitin 1924 në Gjirokastër. Historian i periudhës komuniste. Kunat i anëtarit të Byrosë Politike, Manush Myftiu. Ka dhënë disa dëshmi që janë përdorur në gjyqin special në vitit 1945.
38. Arif Bizhga- Lindur në vitin 1925 në Kardhiq të Gjirokastrës. Oficer Sigurimi. Ka qenë me shërbim të posaçëm pranë Enver Hoxhës në vitet 1948-1950.
39. Jorgo Polo- Lindur në vitin 1925 në Qeparo, Vlorë. Oficer Sigurimi. Oficer Sigurimi. Hetues. Ka marrë në dhjetëra procese politike. Kujtohet kur në moshë të re, hetoi “grupin e deputetëve” së bashku me të dekoruar të tjerë.
40. Kasem Trebeshina- Lindur në vitin 1925 në Berat. Themelues i armës së Sigurimit të Shtetit në organikën e parë. Figuron oficer drejtimi i Seksionit të 1-rë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit që merrej me goditjen e elementit kundërshtar.
41. Xheladin Krifca – Lindur në vitin 1926 në Dibër të Madhe. Profesioni i parë marangozi, por i specializuar në Bashkimin Sovjetik. Oficer Sigurimi. Ka pasur shumë funksione në këtë armë. Po ashtu hetues me dhjetëra procese. Ka mbuluar shumë funksione në Drejtorinë e Parë dhe Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit. në vitet 1969-1974 ish zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme Shkodër. Në vitet 1974 – 1981 ishte kryetar i degës së grupimeve kundërrevolucionare në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë.
42. Reshat Nepravishta- Lindur në vitin 1927 në Nepravishtë. Gjyqtar i proceseve politike. Ka dënuar me vdekje Pjetër Arbnorin e Uran Kalakullën.
43. Sevo Tarifa – Lindur në vitin 1927 në Gjirokastër. Sekretar i shokut Enver. Merita e vetme e tij është se ka punuar pranë komandantit, e për këtë e meritonte një teneqe vlerësuese.
44. Hajdar Çakërri- Lindur në vitin 1926 në Vlorë. Oficer Sigurimi. Hetues me disa procese.
45. Dionis Mërkuri- Lindur në vitin 1931 në Katakolo, Greqi. Oficer Sigurimi. Hetues me disa procese.

 

Kategori
Uncategorized

Si u la i lirë i infiltruari i Sigurimit.

 

Tom Mernaçaj, njeriu që dorëzoi Banushin, u akuzua për agjitacion

Tom Gjek Mernaçaj, njeriu që rrezikoi duke neutralizuar forcërisht dhe duke dorëzuar tek autoritetet shqiptare Abdyl Banushin, një nga krerët e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, me qendër në Nju Jork të SHBA dhe autor i vendosjes së lëndëve eksplozive në Ambasadat shqiptare në Romë e Paris, është lënë i lirë në prill 1976, pas fiks një viti në burg.
Një vit më parë, pasi kishin kaluar në tokën shqiptare në Han të Hotit, ai kishte qëlluar me qytën e automatikut shokun e vet, duke e rrëzuar përtokë e dërguar përfundimisht drejt burgut të pashmangshëm. Në dokumentin, përmbajtja e të cilit do të jetë më poshtë, thuhet se fillimisht Tom Mernaçaj është mbajtur në burg për shkak se kishte pranuar të bëhej anëtar i organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” dhe se është lënë i lirë pasi ka kryer akt patriotik, duke dorëzuar Banushin para drejtësisë shqiptare.
Dokumenti
VENDIM
(Mbi pushimin e çështjes)
Në Tiranë, më 10.IV.1976
Unë Dhimitër Beshiri, hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi studiova materialet në ngarkim të të pandehurit Tom Gjek Mernaçaj
KONSTATOVA
Në datën 8.IV.1975 është filluar çështja penale dhe është marrë në përgjegjësi penale në gjendje arresti Tom Gjek Mernaçaj për arsye se në orën 01:30 të datës së mësipërme është kapur në flagrancë nga rojet kufitare të postës së Hotit, Shkodër, duke hyrë ilegalisht në territorin e RPSH nëpërmjet Jugosllavisë, krim ky i parashikuar nga neni 255/1 i Kodit Penal të RPSH.
Nga hetimet e mëvonshme në muajt gusht-shtator 1974 Tom Gjek Mernaçaj, sipas propozimit të të pandehurit Abdyl Banushi, ka pranuar të bëhet anëtar i organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” dhe për këtë arsye u mor i pandehur për krimin e parashikuar nga neni 73/1 në lidhje me nenin 76 të Kodit Penal.
Nga tërësia e materialeve të grumbulluara në dosjen hetimore gjatë hetimit rezulton e provuar, se i lartpërmenduri që në momentin kur mësoi se organizata “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” zhvillonte veprimtari terroriste kundër RPSH dhe se vetë i pandehuri Abdyl Banushi paraqiste rrezikshmëri të theksuar për vendin tonë, vendosi ta dorëzonte atë në organet tona. Vepër të cilën ai e realizoi në datën 8 prill 1975, kohë kur sapo u futën në territorin shqiptar, e goditi atë në kokë dhe ua dorëzoi rojeve tona kufitare, duke kryer në këtë mënyrë një akt patriotik në shërbim të RPSH.
Nga sa sipër konkludohet se vepra e kryer nga i pandehuri Tom Gjek Mernaçaj nuk përbën figurën e krimit për të cilën është marrë i pandehur dhe për këtë arsye në bazë të nenit 196/1 në lidhje me nenin 98 pik 5 të Kodit të Procedurës Penale:
VENDOSA
Të pushoj çështjen penale në ngarkim të Tom Gjek Mernaçajt.
Këtë vendim t’ia komunikoj të lartpërmendurit, duke i marrë edhe nënshkrimin e tij.
HETUESI
Dhimitër Beshiri (firma)
Vendimi mu njoftua sot më datë 10.4.’76.
Tom Gjek Mernaçaj (firma)

1-Tom Mernaçaj
2-Emrat e te pyeturve
3- Abdyl Banushi atikomuniste i vendosur

Kategori
Uncategorized

Raporti sekret, Interpoli: Krimi kontrollon policinë dhe doganat.

Krimi i organizuar shqiptar është një nga kërcënimet kryesore për shtetet e BE-së në dekadën e fundit.
Greqia, për shkak të afërsisë me Shqipërinë është e prekur në mënyrë direkte nga aktiviteti i organizatave kriminale shqiptare, si pasojë e emigrantëve të shumtë që jetojnë në Greqi”, shkruhet në raportin sekret të Interpolit grek për futjen e mafias shqiptare në Greqi, i publikuar në “Kathimerini”.
Raporti daton në 25 korrik 2017, dhe konkluzionet janë përditësuar nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve dhe ministri i Jashtëm.
Në disa faqe të raportit flitet për shifrat e papublikuara të krimeve të shqiptarëve në Greqi të quajtura si ‘krime serioze në vend’.
Autorët e raportit, mbështeten tek raportet e Interpolit dhe Europolit për aktivitetin e organizatave kriminale shqiptare.
Këto organizata kriminale në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë kryesisht të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike. Kanabisi është rritur në Shqipëri dhe Kosovë, dhe nga atje është shpërndarë kryesisht në Greqi dhe Itali. Për importin e heroinës dhe kokainës, këto organizata kriminale janë duke punuar me ‘homologët’ nga Turqia dhe Amerika Latine. Shpesh, për të lehtësuar veprimtaritë e tyre, ata përdorin pronarët, strukturat legjitime të biznesit. Ndikimi i tyre është mbi policinë, doganat dhe nëpunësit civil, thuhet në raport.
Ambasadorja shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari, dhe Zv.ministri i Mbrojtjes, Nikos Toskas, kohët e fundit kanë paraqitur pyetje lidhur me importin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.
Toskas bëri thirrje për kontrolle të intensifikuara nga autoritetet shqiptare që të kufizojnë trafikun e kanabisit në Greqi.
E njëjta çështje u diskutua në takimin e kreut të Interpol Athina, Konstantinos Tsouvalas me homologun e tij shqiptar Haki Çako në nëntor të 2016-ës në Tiranë.

Kanabisi shqiptar, më popullori në BE
Kanabisi është droga më popullore në BE. Dhe “Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit të trafikuar në union”, thotë raporti i fundit i EUROPOL mbi krimin e organizuar.
Sipas Interpolit, gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, shërbimet greke për drogën identifikuan 6.8 ton hashash me origjinë nga Shqipëria, ndërsa në vitin 2016 sasia e kapur nga vendi fqinj arriti në 8.4 ton.
Importet bëhen ose me rrugë nëpër zonat e paarritshme dhe stacionet e pashënuara kufitare, ose nga pasagjerët e autobusëve, të cilët fshehin në bagazhet e tyre “thuhet në raport. Raporti thekson se heriona turke dhe afgane është ruajtur në Shqipëri, dhe mafia shqiptare është duke e shpërndarë në Evropën Juglindore. Raporti flet për grupet kriminale shqiptare që janë duke u përpjekur të kenë qasje direkte në Amerikën Latine, në kartelin e kokainës.
Kjo është ilustruar me çmontimin në 11 korrik të një rrjeti të trafikut të drogës të drejtuar nga një shqiptar 44-vjeçar, i cili importonte sasi të konsiderueshme të kokainës në Greqi direkt nga Bolivia.
Sipas raportit, nga viti 2010 deri në 2015-ën janë zbardhur rreth 16.750 vjedhje dhe bastisje shtëpish me autorë kriminelë shqiptarë, 3.158 vjedhje makinash, 4.347 çështje trafikimi droge dhe 478 vrasje. Përveç qytetarëve grekë, viktima të këtyre rasteve kriminale në këto vite kanë qenë edhe gati 10 mijë shtetas shqiptarë që banojnë në Greqi.

“Kathimerini”

Kategori
Uncategorized

Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serb.

 

Nikoll Bojaxhiu

Në fakt, janë sllavët e Maqedonisë ata që duan ta përvetësojnë bijën shqiptare, e kjo i konvenon edhe propagandës serbe që nuk do që bota ta njoh për shqiptare një prej humanisteve më të mëdha të historisë së njerëzimit. Kështu, sot, krerët e Maqedonisë thanë se shteti i tyre u bë me shenjtore, duke u bërë se kinse nuk e dinë se Shkupi, që është kryeqytet i sotëm i Maqedonisë, në kohën kur ka lindur Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze (26 gusht 1910), ishte pjesë e Kosovës. Pos kësaj, edhe prindërit e saj vinin nga dy qytete tjera të Kosovës: babai Nikollë nga Prizreni, ndërsa nëna Dranafile nga Gjakova, transmeton Telegrafi.

Pala maqedonase, që mundohet të përvetësojë histori të huaja, duke mos mundur ta mohojë tërësisht lidhjen e saj me shqiptarët, ka tentuar t’ia ngatërrojë origjinën e prindërve, duke e bërë gjysmë-shqiptare.

Gjithçka nisi nga një shkrim i Aurel Plasarit, më 2003, që ka thotë se Nikollë Bojaxhiu, babai i saj, një burrë i suksesshëm e i pasur, ka qenë arumun, pasi gjoja ka gjetur një dokument që thotë se ai ka qenë përfaqësues i këtij komuniteti në Shkup.

Por, kjo deklaratë që ngatërroi shumë opinionin, bie poshtë nga studiuesi nga Kosova, Albert Ramaj, i cili bazuar në dëshminë e Lalush Lalevskit, përfaqësues i arumunëve ishte një me mbiemër Boiagjiev.

Sidoqoftë, Nëna Tereze vet ka thënë: “Me gjak jam shqiptare”! Dhe, është pikërisht kjo fjali që bëri sërish bujë kudo në botë.

Ajo që nuk dihet shumë, është se Nikollë Bojaxhiu ishte një patriot shqiptar, i cili më 1912 ishte krah luftëtarëve që çliruan Shkupin. Madje, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ai kishte mbajte një takim me shumë emra të mëdhenj të kombit, përfshirë Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën.

Nikollë Bojaxhiu vdes i ri, në moshën 45-vjeçare (më 1919). Dyshohet se ishte helmuar nga agjentët serbë, meqë në trojet e okupuara luftonte për të drejtat e popullit të tij.

Kategori
Uncategorized

Cili është gabimi historik që Zogu ia pranoi oficerit nga Kosova – Shefqet Bylykbashi?

Cili është gabimi historik që Zogu ia pranoi oficerit nga Kosova – Shefqet Bylykbashi?

Cili është gabimi historik që Zogu ia pranoi oficerit nga Kosova – Shefqet Bylykbashi?

Studiuesi Bajram Mjeku, në profilin e tij në Facebook, ka bërë një postim interesant, në lidhje me një bashkëbisedim mes Shefqet Bylykbashit dhe Ahmet Zogut. Bylykbashi, i njohur në Kosovë si Shefqet Kapetani, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte vënë në mbrojtje të kufirit nga forcat serbe.

“Mbreti shqiptar Ahmet Zogu, nga të katër vilat e tij në Shqipëri, më për qejf e kishte atë të Durrësit. Do ta ketë ndjellë magjia e detit, si kundërshti e ashpërsisë së bjeshkëve nga e kishte origjinën ai. Pak kohë para se Shqipëria të aneksohej nga Italia fashiste, pa e njoftuar Gardën braktis vilën e zbret në plazh. Zogu nuk i shpëtoi syrit të oficerit kosovar, Shefqet Bylykbashi, me origjinë nga një familje fisnike nga Baica e Kolshit të Drenicës, i cili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake drejtimin e Artilerisë në Romë.

Gjatë bisedës, mbreti Zog i tha besnikut të tij:

– Kam ba një gabim historik dhe shqiptarët s’do t’ma falin kurrë. Në vend se të lidheshim me Anglinë, gabuam e u lidhëm me Italinë!

Më shumë se nga lajmësit e tij nga Roma, mbreti Zog kuptoi se ishin çastet e fundit kur Italia fashiste do ta okuponte Shqipërinë. Me një ushtri të armatosur dobët dhe të paorganizuar mirë, okupimi ishte i paevitueshëm.

Mbreti shqiptar sigurisht ishte në dijeni për idenë e Haxhi Zekës, që Shqipëria para se të pavarësohej, për njëzet vjet të mbetej nën protektorat anglez.

Detajin e bisedës midis mbretit Zog dhe Shefqet Bylykbashit e dëshmon djali i tij, Fuat Bylykbashi. Ky i fundit ende është gjallë. Pas pushtimit të Shqipërisë në prill të vitit 1939, Shefqet Bylykbashi u kthye në Kosovë. U emërua komandant i artilerisë në vijën kufitare Prapashticë – Preshevë, në mbrojtje të kufirit nga forcat serbe në kuadër të Regjimentit të Katërt të Ushtrisë Shqiptare, i cili komandohej nga Fuat Bej Dibra. Shefqet Bylykbashi për të nderuar komandantin, e pagëzoi djalin e tij me emrin e Fuat Bej Dibrës.

Në Kosovë, Shefqet Bylykbashi njihet me nofkën Shefqet Kapetani. Një rrugë në Prishtinë mban emrin e tij.

Në vitin 2010, me rastin e 100 vjetorit të lindjes, Presidenca e Kosovës, dekoroi major Shefqet Bylykbashin me urdhrin Medalja e Artë e Lirisë”, shkruan Mjeku. /Telegrafi/

Kategori
Uncategorized

Kufoma e gjalle ne spitalin e burgut.

Kufoma e gjalle ne spitalin e burgut

Tirane 1967 tregon… Dua te sqaroj se grupi i pergatitur nga Nevzat Aznedari kishte kete perberje:

1 – Xhevit Muça – denuar me vdekje, pushkatim;

2 – Irfan Muça – denuar me vdekje, pushkatim;

3- Hysni Palla – denuar me 25 vjet burg;

4 – Enver Leka – denuar me 20 vjet burg;

5 – Medi Bislimi – denuar me 15 vjet burg i cili ishte personi qe udhetoi bashke me Xhevitin deri ne malin e Moraves.

Ne spitalin e burgut ne Tirane eshte “shtruar” nje grumbull i palevizshem i cili renkon. E plasen ne çimenton nga barrela duke e zgjidhur nga rripat e meshinit qe e mbanin te lidhur fort. Ishin disa civile te kollarisur e te veshur me kostume me kuadrate, kemishe te kuqe te mbyllur deri ne ngryke dhe rreth qafes u shtrengohej nje kollare e cila zbriste deri poshte mbi barkun e fryre. Njeri, ashtu fytyre ngrysur e i inatosur, shikoi perreth e mbasi na pyeti nga ishim e perse akuzoheshim iu drejtua doktorit

– Dakord per sa biseduam!

– Si urdheron shoku Nevzat. Mos ki asnje merak, madje per ne nuk eshte hera e pare qe marrim porosi per keta armiq te Partise e te popullit.

– Ne po ikim, gjithsesi na njoftoni.”

Te gjithe dolen nga dhoma. Polici mbylli deren me inat duke perplasur fort shulin e deres. E nxori turirin prape ne sportel dhe hungeriti: – Mos beni zhurme dhe me ate nuk ka pune asnjeri.

U ngritem nga krevati dhe iu afruam personit i cili rrinte permbys me fytyre ne çimento. Nga goja i kishte riguar nje curril gjaku. Mbante ere ilaçe dhe myku. Ky njeri ishte katandisur kocke e lekure. E ngritem dhe e drejtuam pas murit. Koka i varej mbi kraharor ne te cilin dalloheshin qarte damaret nen lekuren zbardhur nga izolimi i gjate. E pyetem se cili eshte, nga eshte. Asnje pergjigje, vetem renkonte dhe i mbante syte mbyllur. Trupi i tij mbante nje ere shume te keqe. E vendosem mbi krevat, por kur e kapem nga kembet uleriti sa kishte ne koke.

– Mos me prekni se me dhemb gjithe trupi.

Pantallonat e letyrosura dukeshin si te lagura. Kufoma e gjalle i hapi syte si me pertese dhe beri shenje duke ngritur vetullat. Na dha te kuptonim se duhet t’i shihnim kembet. Ia ngritem pantallonat menjehere deri mbi gjunje, duke zbuluar dy fyej kockash qe kishin tek tuk ndonje qime. Skeleti levizi me mundim sa majtas djathtas koken e qethur zero nderkohe qe kafshonte me dhembe buzen e poshtme. Permbi gjunje u duken koret e disa plageve. Ia ngritem pantallonat edhe pak me siper. Ç’te shihje? Kofshet i kishte blane te zeza dhe plaget i kullonin. “I paskan bere apses, – foli njeri nga shoket. –Jo jo, eshte elektroshok, – ia ktheu nje tjeter.” Shokut prane meje i rane te fiket. Skeleti vazhdonte te renkonte, nje çast me pas dera u hap dhe hyri polici i inatosur i cili pasi na futi disa shkelma uleriti: “Keshtu do t’ua bejme ju te gjitheve. Provojeni edhe nje here ta ndihmoni kete kriminel.” Pas ca ai u kthye perseri i shoqeruar nga infermierja e cila mbante ne dore nje shiringe. Ajo u afrua te kufoma, vrenjti turinjte dhe me koken menjane i thirri: “Kthehu permbys!” Ai nuk levizi fare. Atehere infermierja ia nguli gjilperen mbi pantallona, ia ngjeshi agen me sa fuqi kishte dhe pas disa çastesh e shkuli duke dale gjithe inat nga dhoma. Te gjithe sa ishim u tromaksem. Ne dhome ra nje heshtje varri.

Diten e trete ai u permend pak. Iu afrova tek koka dhe fillova ta pyes perseri:

– Nga jeni?

– Jam nga Pogra… – u pergjigj ai me nje ze qe iu fik pa mbaruar fjalen.”

Ndersa i ferkoja ballin e rrudhosur ia afrova veshin te buzet e tij. Ai hapte syte here pas here dhe na shihte pa thene asnje fjale. Une vazhdoja ta pyesja per te mesuar se kush ishte, nga vinte dhe pse e kishin arrestuar. Ne nje çast hapi syte dhe me beri shenje te afrohesha.

– Jam Xhevit Muça dhe banoj ne Lushnje. Bisedova me nje shok qe te arratiseshim sepse e kuptova pse operativi vinte atje ku punoja. Ate kohe, pas disa ditesh vajta ne Berzeshte te motra ime e cila ishte e martuar me Bardho Leken. Po ate nate shkova edhe te nje mik i babait tim, Hasan Blloshmi. Ndenja shume pak dhe u ktheva perseri ne Lushnje. “Shoku” me te cilin kisha biseduar per t’u arratisur ishte nga Kolonja dhe me garantoi se e njihte shume mire kufirin dhe se do te kalonim pa kurrfare problemi. Deri ne Korçe udhetuam pa asnje shqetesim. Ndaj te ngrysur u nisem bashke me udherrefyesin per nga mali i Moraves. Aty po na priste sigurimi i shtetit. Na lidhen, plasen ne “Gaz” e na sollen drejt e ne Tirane. Nuk mbaj mend se sa kohe kam mes torturash e hekurash. “Epo mos ki merak, se shume-shume 25 vjet burg do denohesh”, me thoshte shoku i dhomes se spitalit te burgut ne Tirane. I thashe se e dija qe do na vrisnin se na kishin bere grup. I thashe se po te lirohej e sapo t’i jepej rasti t’i tregonte ndonjerit si me kishin katandisur dhe si qendronte çeshtja.” Kaq mundi te me tregonte me gojen e tij Xhevit Muça,

Jo me larg se para dy muajsh, rasti e solli qe te takoj kete shok te dhomes se spitalit te burgut te Tiranes. Ndersa po pinim kafene ai me vazhdoi tregimin aty ku e pat lene Xheviti.

Pas dy ose tri ditesh, na nxoren nga dhoma ne korridorin e spitalit te burgut sepse do te benim dezinfektimin e ambienteve ngaqe kishte plasur morri. Ne kete kohe erdhen disa civile dhe njeri prej tyre foli me infermieren e turnit te dyte.

– Degjo, – i thirri ai, – beje gati se do ta marrim sonte personin nga Lushnja.

Infermierja ia ktheu aty per aty: – Daljet nuk i bej une, i ben doktori.

Nevzati bertiti aq fort sa sterkalat e peshtymes i rane infermieres mbi fytyre: -Moj degjon ti apo jo? Me njeh mua se kush jam? Une te q… ty edhe doktorin!”

Ai bashke me personat qe e shoqeronin e fut ne dhome e moren Xhevitin mbi nje barrele dhe ndersa largoheshim i uleriti: “Edhe ne kete gjendje qe je ne do te te pushkatojme! Perse stimulon?

Pas mbaroi dezinfektimi, ne na kthyen ne dhome. Ne kete kohe u degjua zhurma çjerrese e motorit te makines dhe kercitja e portes qe mbyll pasi doli makina. Ate nate e gdhime pa kembyer asnje fjale me njeri-tjetrin. Bedri, ti shkruan vazhdimisht ne gazete, po munde te lutem tregojua te gjitheve kete qe te thashe.” Keshtu e mbylli rrefimin e tij Agron Kalaja, shoku i dhomes se spitalit te burgut te Tiranes se Xhevit Muçes i cili ishte nga fshati Çezme e Madhe e Pogradecit.

Dua te sqaroj se grupi i pergatitur nga Nevzat Aznedari kishte kete perberje:

1 – Xhevit Muça – denuar me vdekje, pushkatim;

2 – Irfan Muça – denuar me vdekje, pushkatim;

3- Hysni Palla – denuar me 25 vjet burg;

4 – Enver Leka – denuar me 20 vjet burg;

5 – Medi Bislimi – denuar me 15 vjet burg i cili ishte personi qe udhetoi bashke me Xhevitin deri ne malin e Moraves.

-Sipas informacionit te dhene nga prokurori i Pogradecit, emri i te cilit s’me kujtohet, Xhevit dhe Irfan Muça jane pushkatuar ne “Livadhin e Çelos” ne Alarup. Shkuam bashke me prokurorin te ky luadh, kerkuam po nuk gjetem asgje. Disa fshatare me thane se ne Pogradec gjendet edhe nje vend tjeter pushkatimi i cili quhet lumi i Terhanit. Perfundimisht eshtrat e Xhevit dhe Irfan Muçes nuk jane gjendur akoma. Familjaret, miqte dhe dashamiresit e tyre nuk kane nje vend ku mund te vendosin nje tufe me lule.

E DEMOKRACI si thua?… Do e mbash premtimin? Do merresh me te zhdukurit apo jo?! Edhe sot pas 70 vjetesh nazistet ndiqen dhe denohen per krimet e tyre.
Shkruar Bedri Blloshmi.

.

Kategori
Uncategorized

Dokumenti sekret i vitit ‘89: Kosovarët që kthejmë nga Shqipëria, i arreston UDB-ja.

Dokumenti sekret i vitit ‘89: Kosovarët që kthejmë nga Shqipëria, i arreston UDB-ja

Pamje nga gjyqi i zhvilluar në Prishtinë për protagonistët e protestave të vitit 1981
Reagimi i autoriteteve shqiptare ndaj emigrantëve shqiptarë të deportuar në rrethana të jashtëzakonshme, fund e krye ka qenë një sjellje e paprecedentë. Kosovarët e ndjekur nga organet represive të Beogradit, jo vetëm nuk gjetën mbështetje e siguri në shtetin amë, por prej aty u dorëzuan zyrtarisht te organet e policisë serbe. Mjaft syresh përfunduan në qelitë e errëta, duke provuar një gjenocid të pashembullt, falë kështu “bujarisë” së bashkëkombësve nga Shqipëria. Pavarësisht mënyrës misterioze si operonte Tirana londineze në atë periudhë, shumëkush në heshtje përqaste të vërtetën dhe shkaqet e dramës tronditëse, së paku deri në fundin e viteve ‘80. Ajo çfarë ndodhi me pjesën e emigrantëve kosovarë që kërkonin strehim në Shqipëri gjatë regjimit komunist, më në fund është zbardhur edhe me dokumente e dëshmi autentike. Në një nga raportet e fundit të nënshkruar nga Simon Stefani si ministër i Brendshëm në shkurt të vitit ‘89, pohohet zyrtarisht se sjellja ndaj tyre në një farë mënyre ka qenë prerje në besë.”Këta emigrantë pasi janë kthyer nga Shqipëria në Jugosllavi, shkruan kreu i Policisë Sekrete në raportin “top sekret” për shefin e tij Ramiz Alia, janë torturuar në mënyrë çnjerëzore, e më në fund janë dënuar deri në 18 vjet burgim.” Konstatimi i zbardhur për sekretarin e parë të KQ në kapërcyell të sistemit, mbështetet në dëshmitë e një grupi intelektualësh nga Tirana, që ka vizituar Kosovën në fillimin e vitit ‘89. Sipas informacioneve të tyre për eksponentët e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, Prishtina paraqiste një realitetet tjetër nga sa njihej në Shqipëri. Nisur nga opinionet e tyre dhe nga informacione të tjera të siguruara në rrugë operative, Ministria e Brendshme tërhiqte vëmendjen e lidershipit komunist për një vlerësim më realist të situatës në Kosovë, ndërkohë që e gjente të arsyeshme të bënte të ditur faktin se Tirana zyrtare kishte krijuar një përshtypje jo të mirë me dorëzimin e emigrantëve kosovarë, të cilët përfundonin në duart e UDB-së dhe forcave policore serbe. Po çfarë shkruhet konkretisht për këtë çështje në raportin e Simon Stefanit për Ramiz Alinë, në shkurt të vitit ‘89…

RAPORTI

Ministria e Punëve të Brendshme/ Drejtoria I/ Tiranë 28 shkurt 1989.
Lënda: Për disa probleme mbi gjendjen në Kosovë.
Sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, shokut Ramiz Alia

Kohët e fundit, qytetarët tanë që kanë qenë vizitorë në Kosovë, nëpërmjet lidhjeve të tyre, kanë mësuar për mjaft probleme të gjendjes aktuale, etj. Myslim Qosja, pedagog në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës; Ali Qosja, ish-avokat ne gjykatën e këtij qyteti dhe Isa Qosja, regjisor në “Kosova-Film”, janë shprehur: “Gjendja ekonomike në Kosovë është mjaft e rëndë. Bujqësia është lënë krejtësisht pas dore. Fusha e Rrafshit të Dukagjinit është lënë djerrë, e pasistemuar dhe e pashfrytëzuar. Edhe ajo pak industri që është ngritur në Kosovë, është organizuar në atë mënyrë që të jetë e varur nga Serbia. Kështu për shembull, fabrika e akumulatorëve në qytetin e Mitrovicës prodhon vetëm për Bashkimin Sovjetik edhe kur ka ofertë nga Serbia. Aktualisht, 2000 punëtorë të kësaj fabrike rrezikohen të ngelen pa punë, pasi Serbia nuk ka plan prodhimi. Problem shqetësues në Kosovë është ai i emigrimit të kosovarëve në drejtim të SHBA dhe kjo për faktin, pasi shkojnë aty familjarisht dhe nuk kthehen më prej andej. Vetë serbët janë të interesuar dhe e nxisin një fenomen të tillë. Kështu, në Beograd është krijuar një zyrë që merret me emigrimin e shqiptarëve në drejtim të SHBA, me ndërmjetësimin e Meksikës. Kjo për faktin, se shteti amerikan nuk pranon emigrantë shqiptarë direkt nga Kosova, por nëpërmjet Meksikës. Në Meksikë emigrantët shqiptarë i presin njerëz të ngarkuar me këtë punë. Kështu, vetëm gjatë vitit 1988 në SHBA kanë emigruar rreth 20 mijë kosovarë. Po bëhen të gjitha përpjekjet për ta frenuar një fenomen të tillë. Në manifestimet e muajit nëntor, në përkrahje të kryesisë së Kosovës për të mos dhënë dorëheqjen, punëtorët e Trepçës dhe gjithë pjesëmarrësit ishin të vendosur që në rast se serbët do të ndërhynin kundër manifestuesve, siç bënë në Vojvodinë, në Beograd e Mal të Zi, t’ju kundërviheshin deri edhe në gjakderdhje, me armë, me luftë. Kosovarët janë të armatosur me armë, të cilat i kanë futur nëpërmjet emigracionit kosovar në vendet perëndimore. Kosova është e vendosur të mbrojë të drejtat e saj, të garantuara nga Kushtetuta e vitit 1974. Kushtetutën e të drejtat që ajo u ka garantuar Kosovës dhe kosovarëve, do të mbrohen deri me luftë. Në manifestimet e Prishtinës të nëntorit 1988, kryetari i Presidencës së Jugosl1avisë, Dizdareviç, thirri në Beograd Remzi Kolgecin dhe i kërkoi që të pranonte dhe të nënshkruante se “është dakord që ushtria jugosllave të hynte në Kosovë për të shpërndarë demonstruesit”, por Remzi Kolgeci nuk pranoi dhe tha, se një gjë e tillë do të shkaktonte gjakderdhje. Megjithatë, me qellim që në Kosovë të mos shkaktohej gjakderdhje, u mor vesh me manifestuesit që të shpërndahen. Me dorëheqjen e Remzi Kolgecit, me të cilën kosovarët nuk ishin dakord, në vend të tij u vendos Rahman Morina, që nuk gëzon simpatinë e popullit kosovar, pasi në manifestimet e nëntorit 1988 në Prishtinë foli keq për to, duke i quajtur ato, me të njëjtën gjuhë si vetë serbët, “demonstrata”. Mendimi i përgjithshëm është se Sllobodan Millosheviçi nuk do të mund të arrijë heqjen e të drejtave kushtetuese krahinës autonome të Kosovës, jo vetëm se nuk e miraton populli kosovar, por edhe për vetë qëndrimin pozitiv që ka Republika e Sllovenisë, ajo e Kroacisë dhe një pjesë e udhëheqjes së Bosnjë-Hercegovinës. Në përkrahje të Serbisë, tani për tani është vetëm Maqedonia dhe udhëheqja e re e Malit të Zi. Sllobodan Millosheviçi ka bërë për vetë rininë serbe e mbështetet tek ajo me parullën “Bashkim-Vëllazërim”, duke hedhur edhe parullën “Serbia është e madhe se është serbi edhe Mali i Zi”. Për këtë parullë, Vllado Strugar, akademist i Malit te Zi, ka dalë me propozimin që Mali i Zi të bashkohet në një republikë me Serbinë. Intelektualët kosovarë protestojnë me mënyrat e tyre, duke mos u pajtuar me gjendjen. Rexhep Qosja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe pedagog në Universitetin e Prishtinës, është shprehur: “Më është bërë qejfi për faktin se Televizioni i Tiranës ka dhënë një emision për mua, por unë nuk i meritoj gjithë ato vlerësime që me bëhen nga Shqipëria, se pse në Shqipëri ka figura me të mëdha se unë si: Aleks Buda, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, etj.
Po kështu, në përgjithësi kosovarët nuk e kanë pritur mirë kthimin nga Shqipëria të disa emigranteve kosovarë, që u arratisën pas demonstratave të vitit 1981. Këta emigrantë, pasi janë kthyer nga Shqipëria në Jugosllavi, jugosllavët i kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore, e më në fund i kanë dënuar deri në 18 vjet burgim, gjë kjo që nuk duhet lejuar nga Shqipëria.

Ministri i Punëve të Brendshme
Simon Stefani
Ne, kosovarët që na terrorizoi policia sekrete e shtetit amë “Mënyrën si sillej policia sekrete me kosovarët, do ta ëndërronte edhe vetë UDB-ja. Ne vinim këtu si në strehën e nënës dhe përfundonim në ferrin e burgjeve të komunizmit, si agjentë të Serbisë”. Të vërtetën e këtyre pohimeve, Haxhi Baçinovski, kosovari që pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në qelitë e Burrelit dhe Qafës së Barit, ka tentuar t’ua transmetojë edhe liderëve komunistë drejtpërdrejt nga qelitë. Në letrat e shumta adresuar funksionarëve të lartë të Tiranës, bie në sy angazhimi shpirtëror për të sjellë në vëmendjen e tyre krimet dhe gjenocidin e ushtruar jo vetëm mbi pjesën e të dënuarve nga Kosova, por mbi një popull të tërë. Në Arkivin e Shtetit ruhet ende letra e fundit që Baçinovksi i ka drejtuar Nexhmije Hoxhës, në cilësinë e kryetares së Frontit Demokratik. Po çfarë vë në dukje të kreut të regjimit kosovari i dënuar…
Quhem Haxhi Baçinovski – pinjoll i një familje luftëtarësh që qëndruan në malet e Kosovës 15 vjet me radhë, me armë në dorë. Jam arrestuar në radhët e ushtrisë në vitin 1981, krimi agjitacion e propagandë. Në maj 1984 arrestohem përsëri, por kësaj radhe si pjesëtar i organizatës kundërrevolucionare, fantazi e bandës kriminale të Sigurimit të Shtetit. (Imagjino organizatë kundërrevolucionare e krijuar brenda telave me gjemba e grykës së mitralozëve). Aktualisht, gjendem në burgun mesjetar të Burrelit; natyrisht mbas një torturimi fizik dhe psikik dhe një gjyqi me dyer të mbyllura. Të përshkruhen krimet e gjenocidit që ushtrohet mbi popullin shqiptar nga regjimi juaj, duhen penat e sociologëve e shkrimtarëve të të gjithë botës dhe zor se do të ishin në gjendje me e portretizue këtë realitet tragjik. Por desha t’ju pyes ju, çfarë i kam ba unë shtetit konkretisht dhe kush jam unë? Një njeri krejt i thjeshtë me arsim fillor, pra kuptohet edhe aftësia ime për t’ju rrezikuar juve pushtetin. Për të tilla “krime” asnjë lloj regjimi diktatorial nuk do të merrte mundimin me më pyet dhe jo më të më merrte rininë dhe krejt jetën time, përveçse regjimi juaj gjakatar. Ku keni ju gojë të flitni për humanizëm apo për të drejtat e njeriut, kur ju keni 46 vjet që torturoni një popull 3 milionësh, që Shqipërinë e keni kthyer në burg 28 mijë km2… Ju, me paturpësi arritët me i bë telegram Nelson Mandelës, duke e ngushëlluar për “vuajtjet” në burgjet raciste, kur ai ban burg me çokollata dhe është politikan i deklaruar dhe kur në burg takon gazetarë e personalitete nga e gjithë bota dhe në rast sëmundje, kurohet në klinika private. Kurse mua, e qindra si unë, njerëz të zakonshëm, nuk lejohet as shokë, as miq, as farë e fis, vetëm familja në takim dhe ky takim vetëm 10 minuta në muaj, nëpërmjet një sporteli të blinduar ku nanat tona nuk na shohin vetëm 1/3 e fytyrës. Po kufizimi i ushqimit në 2 kg në muaj. A ka krim më çnjerëzor se një trajtim i tillë dhe kundër kujt, pa? Kundër njerëzve të pafajshëm. Jua drejtoj këtë letër me qëllim përgjigje dhe përgjigjja juaj do të jetë ekzekutimi im. Por jam krenar t’i jap fund këtij poshtërimi dhe asgjësimi të ngadalshëm. S’kam frikë nga vdekja, se jam pjellë e atyre që veç pushka i ka marrë dhe vdekjen e kanë përbuzë. Natyrisht që ju nuk do të keni kuarajo me më ekzekutu direkt, por me metoda të stërholluara, siç keni ba tash e 46 vjet, por dije se gjithë shqiptarët nuk do t’i shfarosësh.
I dënuari politik, Haxhi Baçinovski
18 shkurt 1990
“Për një “E-HO” në Prishtinë zinim burgun. “E-HO” i Tiranës na dorëzonte te UDB-ja” Labinot Geci është njëri nga kosovarët e shumtë, që është dënuar në Shqipëri, me vite të gjata burgu. Fillimisht është kapur në zonën kufitare të Dibrës, e më pas është akuzuar si agjent i UDB-së. Vetëm pas viteve ‘90 është rikthyer në Prishtinë, në gjendje të mjerueshme. “Çudi e madhe ndodhi me ne kosovarët”, – shprehet ai, – teksa kujton metamorfozën e dramës së dikurshme. “Vinim në Shqipëri të shpëtonim kokën dhe përfundonim në qelitë e tmerrshme”. I dënuari i Spaçit shton se vetëm pas demonstratave të ‘81, me dhjetëra djem nga Kosova që kalonin kufirin për t’i shpëtuar represionit serb, binin në prangat e autoriteteve ose riktheheshin forcërisht në Jogosllavi. “E gjitha kjo me orientimin e Enverit, – kujton Geci, në një kohë që me brohoritjet ‘E-HO’ në Prishtinë zinim burgun si irredentistë”. Një fat të tillë, sipas tij, e kanë provuar edhe të ardhurit e periudhave më të hershme. “Padyshim, që nga të deportuarit ka pasur edhe misionarë të Beogradit, – thotë Geci, por pjesa më e madhe e kosovarëve që hynin në Shqipëri, ishte tjetër kategori, që kurrsesi nuk e meritonte këtë sjellje torturuese”.

AFRIM IMAJ

Kategori
Uncategorized

Vrasja e Kujtim Xhajës me 60 plumba dhe QENI që shqeu Ilir Serjanin ne prezencen e ushtarve dhe komantantin.

Sa kushtonte liria per shqiptaret ne 1989?
Historia tragjike e shtatë djemve kryeqytetas që vendosën të arratiseshin nga Shqipëria. Vrasja e Kujtim Xhajës me 60 plumba dhe QENI që shqeu Ilir Serjanin ne prezencen e ushtarve dhe komantantin.

Nga Dashnor Kaloci.

Shtatë tiranasit që u përgjakën në telat e kufirit në 1989-ën
Duke e parë që nuk kishte asnjë lloj sigurie për jetën e tij dhe gjithë kohën rrinte me gjak të ngrirë se nga dita në ditë mund ta arrestonin, aty nga fundi i muajit gusht të vitit 1989, Ylli vendosi që të arratisej nga Shqipëria. Bashkë me të në grupin që kishin vendosur të arratiseshin, bënin pjesë dhe i vëllai i tij më i vogël, Agimi dhe nipi tyre, si dhe katër persona të tjerë që Ylli i kishte shokë të ngushtë.

Me përjashtim të nipit të Yllit, të gjithë pjestarët e tjerë të grupit kishin qenë të dënuar politik dhe kishin vuajtur me dhjetra vjet në burgjet e regjimit komunist. Nisja e tyre për në drejtim të Librazhdit, ku më pas ata do të merrnin rrugën për në drejtim të kufirit në fshatin Rrajcë, u bë nga shtëpia jonë në një mëngjez shtatori të vitit 1989. Siç më ka treguar Ylli, aty rreth orës tre e gjysëm të natës ata mbërritën deri tek kloni dhe në çastin që i prenë telat me pincat siguruese, Petro Pishtarit i preku xhaketa në telin e korentit dhe u dha alarm. Më pas ata u gjendën nën breshëritë e automatikëve të dy postave kufitare dhe qenëve të kufirit që u lëshuan në drejtim të tyre”. Njeriu që flet dhë dëshmon për herë të parë për “Gazetën”, është 45-vjeçarja Vjollca Sula (Giçi) e veja e Ylli Sulës, tiranasit të tmerrshëm që pasi kishte vuajtur plot njëmbëdhjet vjet në burgjet e regjimit komunist, në shtatorin e vitit 1989 së bashku me gjashtë shokë të tjerë, morën rrugën për t’u arratisur nga Shqipëria. Po cili ishte Ylli Sula dhe përse ishte dënuar dhe ridënuar ai në burgjet e regjimit komunist ku dhe kishte mundur që të arratisej njëherë në 1978-ën? Përse vendosi ai që të arratisej në shtatorin e 1989-ës dhe cilët ishin gjashtë personat e tjerë të grupit që bashkë me të morën rrugën përe në drejtim të telave të kufirit në fshatrat e Librazhdit. Si u diktuan ata në çastin që prenë telat e klonit dhe kush mbeti i vrarë prej tyre nga plumbat e ushtarëve e qenëve të kufirit?

Plani i arratisjes

Pasi përfitoi nga dy amnistitë që u dhanë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës për një pjesë të burgosurve politikë në vitet 1982 dhe 1986, Ylli Sula u lirua nga burgu pasi kishte vuajtur për më shumë se njëmbëdhjetë vjet dënimin si i burgosur politik. Pas daljes nga burgu ai mundi që të sistemohej në punë në fonderinë e Uzinës së Autotraktorve “Enver Hoxha” në Tiranë, ku zakonisht dërgoheshin për “edukim” personat që konsideroheshin reaksionarë dhe kishin dalë nga burgjet. Lidhur me këtë, e veja e Ylli Sulës, Vjollca, dëshmon: “Koha e lirimit të Yllit nga burgu në vitin 1986, shënon dhe me njohjen e martesën tonë. Që në takimet e para, Ylli më tregonte për jetën e tij të vështirë dhe plot peripecira që kishte kaluar nëpër burgje. Unë i thosha që ta harronte atë kohë, por ai nuk e kishte të lehtë për arsye se atë vazhdonte ta ndiqte dhe ta survejonte Sigurimi i Shtetit edhe pas lirimit nga burgu. Në atë kohë kudo që shkonim ne të dy, e kishim ndonjë njeri të Sigurimit që na ndiqte nga pas në çdo hap që hidhnim. Sapo uleshim në ndonjë stol në lulishtet e Lushnjes ku banoja unë, apo në Tiranë kur vija për të takuar si të fejuar që ishim, ai më thoshte të ktheja kokën prapa dhe më tregonte njeriun që na ndiqte. Ylli nervozohej shumë nga ajo gjë dhe herë-herë fliste me zë të lartë që ta dëgjonin njerzit e Sigurimit, duke sharë mbarë e mbrapsht. Duke mos pasur asnjë lloj sigurie për jetën dhe duke qenë në ankth se mos nga çasti në çast do të arrestohej nga Sigurimi i Shtetit, aty nga fundi i muajit gusht të vitit 1989, Ylli vendosi që të arratisej nga Shqipëria. Planin për arratisje ai e kishte bërë me një shokun e tij të ngushtë që quhej Kujtim Xhaja, i cili vinte shpesh në shtëpinë tonë dhe bisedonin gjatë me Yllin nën hijen e ullinjve në oborr. Bashke me Yllin e Kujtimin, në grupin që do të arratisej bënin pjesë dhe katër persona të tjerë të cilët ishin: Agim Sula, (vëllai i vogël i Yllit) Bani, nipi i tyre (djali i vëllait të Yllit, Metit) Petro Pishtari, Ilir Serjani (student) dhe një person tjetër nga lagjia e jonë që fatkeqësisht nuk ja mbaj mënd emrin. Nga i gjithë grupi prej shtatë vetash, përveç nipit të Yllit, Banit, të gjithë të tjerët kishin vuajtur nëpër burgjet e regjimit komunist si të dënuar politik. Agimi kishte bërë gjashtë vjet burg dhe punonte në Kombinatin e Mishit, Kujtimi nëntë vjet, Petro kishte bërë burg e internim dhe sapo ishte liruar, ndërsa të tjerët kishin bërë më pak vite burg. Plani i Yllit për t’u arratisur në atë kohë, u bë për arsyen se ne kishim djalin të shtruar në spital dhe Ylli mendonte se Sigurimit të Shtetit nuk do t’i shkonte mëndja se ai do të arratisej në atë kohë që kishte djalin e sëmurë”, kujton Vjollca Sula (Giçi) lidhur me planin e arratisjes të ish-bashkëshortit të saj Ylli Sula dhe gjashtë tiranasve të tjerë që bënin pjesë në grupin e tij, të cilët ashtu si dhe Ylli, kishin vujatur nëpër burgje si të dënuar politik.

Zbulimi i grupit në klon

Po cili ishte plani i arratisjes së grupit të kryesuar nga Ylli Sula dhe si u realizua ai? Lidhur me këtë, Vjollca Sula dëshmon: “Në atë kohë që Ylli me gjashtë pjestarët e tjerë të grupit vendosën përfundimisht të arratiseshin dhe caktuan edhe datën kur do niseshin në drejtim të kufirit, ata u betuan se për planin e tyre nuk do t’i tregonin as dhe njrezve më të afërt të familjeve. Por Ylli ishte i vetmi që më tregoi mua, duke më dhënë dhe porositë se si duhej të veproja në rast se atyre do t’u dështonte plani i arratisjes. Takimi i fundit dhe nisja për në drejtim të Librazhdit, u bë nga shtëpia jonë në një mëgjez shtatori të vitit 1989. Njoftimi për ditën e nisjes u bë vetëm një natë përpara, në mënyrë që të eleminohej çdo dyshim për secilin nga pjestarët e grupit. Ata u nisën me tren dhe siç më ka treguar Ylli, kur zbritën në Librazhd, u ndanë në dy grupe dhe lanë vëndin e takimit në fshatin Rrajcë që ndodhet vetëm pak km. në lindje të qytetit të Prrenjasit. Ylli me shokët e tij kishin vendosur për t’u arratisur ditën e dielë, për arsye se ushtarët e kufirit ishin më të shkujdesur. Pas takimit në fshatin Rrajcë, ata u nisën në drejtim të kufirit shtetëror që ndodhet më sipër atij fshati, në sektorin e quajtur Skënderbe. Në atë sektor që ndodhet fare afër kufirit, ata mbërritën rreth orës tre e gjysëm të natës. Pasi arritën aty, Ylli nxorri pincat që kishte marrë me vete për të prerë telat e klonit dhe në momentin që i kishin prerë ato, Petro Pishtarit i ngeci mënga e xhaketës në telin e korentit që ishte dhe teli sinjalizues i klonit që jepte sinjalin në postën më të afërt për shkelje kufiri. Menjëherë pas dhënies së sinjalit, u bë alarm dhe nga dy postat kufitare të Rrajcë-Sutaj dhe Rrajcë-Skëndërbe, u nisën rreth gjashtëdhjetë ushtarë të ndarë në dy grupe. Ata kryen rrethimin e plotë të tyre dhe për rreth dy orë pa pushim qëlluan me automatikë pa e ndaluar për asnjë çast zjarrin”, kujton Vjollca Sula lidhur me zbulimin e grupit të kryesuar prej bashkëshortit të saj, aty në telat e klonit në sektorin Skënderbe të fshatit Rrajcë të Librazhdit.

Vrasja e Kujtimit, Ilirjanin e shqyen qeni

Po ç’ngjau më pas me grupin e shtatë tiranasve aty në telat më gjëmba të klonit në kufirin shtetëror, ku ata vetëm disa hapa i ndanin nga bota e lirë që kishin ëndërruar prej vitesh? Lidhur me këtë Vjollca Sula rrëfen gjithë ngjarjen që ia ka treguar ish-bashkëshorti i saj Ylli. “Përreth dy orë që ata ishin nën zjarrin e automatikëve të ushtarëve të kufirit, asnjë prej tyre nuk lëvizi nga vëndi, por të gjithë shtërngoheshin sa më fort pas gurëve e shkëmbinjve. Në një moment aty rreth orës pesë e gjysëm ku po zbardhte dita, Ilirjan Serjani u çua në këmbë për të kaluar klonin, por ai u kap i gjallë nga rojet kufitare. Njëri nga ushtarët e lidhi me tela dhe një tjetër i vuri grykën e nxehtë të automatikut në gojë dhe i tha: “A do të vdesësh nga ky, apo nga qeni i kufirit?”. Ilirjani krejt i tmerruar iu përgjigj: “Nga qeni”. Pas asaj kufitarët i ndërsyen qenin e madh të kufirit i cili iu hodh përsipër dhe pasi e shtriu për tokë, filloi ta shqyente. Në atë kohë, Ylli që ishte disa hapa më larg, mbuloi sytë me duar ngaqë nuk e shikonte dot shokun e tij që klithte nga hungërimat e qenit që e kafshonte pa pushim. Teksa Ylli shikonte Ilirjanin me copra mishi dhe rrobash të përziera, kafshoi fort buzën e tij sa i plasi gjaku. Në atë kohë nga alarmi që ishte dhënë, aty ishte grumbulluar pothuaj i gjithë fshati Rrajcë duke u orientuar nga ulurimat e qenit. Duke parë Ilirjanin nën dhëmbët e qenit, vëllai i Yllit, Agimi, së bashku me Kujtim Xhajën, u ngritën dhe vendosën të dorzoheshin. Por në ato momente në drejtim të tyre u derdhën dy karikatore automatiku dhe Kujtimi mbeti i vrarë në vënd me rreth gjashtëdhjetë plumba në trup e gjaku i rridhte rrëke. Në pak minuta, trupi i vdekur i Kujtimit u bë i verdhë, i bardhë, e më pas ngjyrë mavi. Në atë çast që u vra Kujtimi, Ylli u ngrit në këmbë dhe me një thikë të vogël në dorë u afrua të godiste qenin që nuk e lëshonte Ilirjanin, por në atë moment disa ushtarë iu hodhën përsipër dhe e lidhën me tel me gjëmba duke e goditur me dru ku të mundnin. Pas Yllit u kapën dhe të tjerët, e ashtu të lidhur me tela me gjëmba këmbë e duar, ata i hipën në një makinë ushtarake që kishte ardhur me ushtarë të tjerë për përforcim të kufirit. Pasi i sistemuan të gjithë në karrocerinë e makinës, bashkë me Ilirjanin që nuk kuptohej në ishte i gjallë apo kishte vdekur, kufomën e Kujtim Xhajës, ushtarët e lidhën me tel pas makinës dhe e tërhoqën zvarrë në një pjesë të madhe të rrugës nën vështrimin e fshatravëve. Më pas kufomën e tij e hipën në makinë dhe u vunë tek këmbët e shokëve të tij që ashtu të lidhur i mbanin të shtrirë në karroceri. Më pas ata i çuan në postën e Degës së Brendshme të Librazhdit, ku për më shumë se një muaj ata u torturuan mizorisht. Pas një muaji ata i nxorrën në gjyq dhe i dënuan për “Tradhëti të lartë”, me dënime nga pesë vjet e poshtë”, e përfundon dëshminë e saj rrënqethëse, Vjollca Sula, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në shtatorin e vitit 1989, kur shtatë djem tiranas që kishin vuajtur më parë në burgjet e regjimit komunist, morën rrugën për në drejtim të klonit ku u përgjakën nga plumbat e ushtarëve dhe qentë e kufirit, që ruanin të paprekur parajsën e socializmit të Enver Hoxhës.
Dashnor Kaloci

Kategori
Uncategorized

HISTORI / Familja De Medici, “kumbarët” e Rilindjes.

Screen Shot 2015-07-28 at 10.30.17

Rrëfim i jashtëzakonshëm për një dinasti që ka një vend të padiskutueshëm në historinë e Europës. Bankierët që u pasuruan me bekimin dhe Vatikanit dhe e bënë Firencen një qytet me të pangjashëm në të gjithë kontinentin. Historia e një familjeje, e mbushur me suksese, por edhe me shumë komplote, vrasje (edhe brenda Katedraleve) dhe hakmarrje. Një familje që nxorri Papë, dhe që u bë mbrojtësja e artistëve dhe dijetarëve më të mëdhenj të Rilindjes, nga Mikelanxhelo tek Botiçeli, nga Leonardo Da Vinçi, tek Galileo Galilei, dhe që frymëzoi “Princin” e jashtëzakonshëm të Makiavelit

Evropë, viti 1400: Një kontinent i rrënuar prej luftës dhe murtajës, dominohet nga auoriteti i Kishës Katolike. Në qytete dhe qendra banimi, tregtarë e sipërmarrës ndiejnë se bota e tyre po ndryshon. Me rritjen e tregtisë dhe pasurisë, zhvillohet edhe një etje për më shumë dije. Duke mos qenë më të neglizhuar në hijet e Kishës, filozofia klasike, poezia, arti dhe skulptura nisin të arrijnë një audiencë të re. Kjo është veçanërisht e vërtetë në qytete kozmopolitanë si Firence, vendlindja e Kozimo de Medicit. Firence në 1400 është si asnjë qytet tjetër në Evropë. Një qendër e madhe tregtie në zemër të Toskanës, ajo është një republikë ku familje të fuqishme konkurojnë për kontrollin politik. Që nga një rrugë anësore në sheshin  kryesor, i ati i Kozimos, Xhovani de Medici menaxhon bankën de Medici. Në një lëvizje mendjemprehtë, Medicit, babë e bir “vënë bast” në zgjedhjet papnore dhe fitojnë. Shpërblimi për besnikërinë e trye është e gjithë llogaria bankare papnore. Duke u mbështetur në këtë kontratë, banka Medici zgjerohet në të gjithë Evropën, duke e ngjitur familjen në elitën e Firences.

KUBEJA
Familjet kryesore të Firences kanë si obsesion një dështim poshtërues. Për më shumë se një shekull, një katedrale shumë e madhe ka qëndruar mbi kryet e qytetit. Nuk ka çati apo kube dhe është krejt e hapur. Ata që e kishin planifikuar, ndërtuan një hapësirë qendrore shumë të madhe për t’u mbuluar. Kushdo që do t’i jepte qytetit kubenë e tij, do të fitonte famën e përjetshme. Një burrë besonte se dinte si ta ndërtonte atë kube. Filipo Bruneleski, arpunues dhe inxhinier kishte studiuar teknikat e ndërtimit si dhe materialet e Romës së lashtë, dhe ai besonte se ishte në gjendje të rishkruante rregullat e arkitekturës moderne. Tani, me ndihmën e një veze, ai bindi autoritetet e katedrales që ta lejonin të ofronte shfaqjen më gjigande në qytet.

Ndërkohë, teksa pasuria e Medicit rritej, e njëjta gjë ndodhte edhe me egërsinë e rivalëve. Sapo Xhovani vdes, familja Albizi nis një luftë kundër trashëgimtarëve të tij, de Medici. Firence nuk është e madhe sa duhet për të patur vend për të dy familjet, dhe në 7 shtator 1433, Kozimo de Medici arrestohet dhe akuzohet për tradhëti. Kozimo shfrytëzon pasurinë për të korruptuar dhe dalë pa lagur nga burgu, por Medicit shpallen të jashtëligjshëm dhe Albizit triumfojnë. Tashmë, asnjë mik i Kozimos nuk është i sigurtë. Edhe Bruneleskin e flakin në qeli, duke bërë kështu të ndalet puna për kubenë. Jeta pa Medicit nuk është e lehtë. Në Firence, biznesi shteron, dhe brenda një viti zemërimi drejtohet kundër familjes Albizi. Me ndërhyrjen e Papës, Kozimo siguron rikthimin në Firence, dhe rimerr pozicionin e tij si lider jozyrtar i qytetit. Hakmarrja është e ëmbël.

TRIUMF?
Me një shije për artin dhe plot talent, Kozimo autorizon tashmë zanatçinjtë më të mirë të epokës së tij. Që nga Donatelo e Lipi deri tek Mikelozo dhe Gozoli, vepra të mrekullueshme prodhohen në emër të Kumbarit. Deri në 1436, kubeja më në fund është përfunduar, dhe meritën e merr Kozimo. Ai fton mikun e tij, Papën, që të kryejë shenjtërimin. Në vitin 1439, Kozimo nuk lejon t’i shpëtojë rasti për të bashkuar kulturat e lindjes dhe perëndimit, në Këshillin e mrekullueshëm të Firences.

Eshtë kulmi i suksesit të tij, e megjithatë Kozimo ka frikë për të ardhmen e dinastisë së tij. Biri i tij i preferuar dhe nipi vdesin përpara tij. “E njoh humorin e qytetit tim, para se të kenë kaluar 50 vite do të na kenë përzënë, por ndërtesat e mia do të mbeten”. Me vdekjen e tij në 1464, Kozimo nderohet me titullin Pater Patriae – Baba i Atdheut – por, kush do të udhëheqë Medicit dhe Firencen? Kush do të zërë vendin e Kumbarit të Rilindjes?
Firence, gusht 1466: Lorenco de Medici, trashëgimtari 17-vjeçar i dinastisë, zbulon dhe pengon një komplot për vrasjen e të atit dhe shpëton familjen nga një coup d’etat. Medicit ende e dominojnë Firencen, por tani marrin masa mbrojtëse shtesë, duke përzgjedhur një nuse të dobishme për Lorencon. Klaris Orsini, një bijë baroni dhe mbesë kardinali sjell lidhje, klas, si dhe muskuj ushtarakë në dinastinë Medici. Në punishtet e Firences, biznesi nuk ka ecur kurrë më mirë. Nën patronazhin e Medicit, artistë si Sandro Boticeli punojnë dhe i japin në përcaktim të ri vetë Rilindjes. Për momentin, “Adhurimi i misterit” i Boticelit konfirmon pozicionin e tij në qendër të pushtetit të Medicit.
NJË LIDER I RI
Në moshën 20-vjeçare, Lorenco bëhet Kapo i familjes Medici. Kumbari i ri u hap dyert njerëzve të zakonshëm të Toskanës. Në këmbim të çfarëdolloj gjëje që ata mund të lejojnë vetes, Lorenco ofron ndihmë dhe mbrojtje. Ky rrjet favoresh të ndërsjellë quhet amici degli amici – “miqtë e miqve”.

Pritjet e rregullta brenda Pallatit Medici bëjnë bashkë më të diturit e Firences, ajkën e tyre. I frymëzuar, Boticeli krijon një zhanër krejt të ri të artit. Në një botë të dominuar nga Kisha, Lorenco injekton një frymë lirie laike, e megjithatë, njëkohësisht ai është duke bërë shumë armiq, dhe me shumë shpejtësi. Familja Paci janë xhelozë për pushtetin e jashtëzakonshëm të Lorencos. Me mbështetjen e Papës, ata komplotojnë për të vrarë Lorencon dhe vëllanë e tij.

VRASJE NË KATEDRALE
E dielë Pashkësh, 26 Prill 1478: Mijëra vetë ndodhen brenda katedrales së madhe të Firences. Mes tyre, Lorenco, i vëllai dhe familja Paci. Në kulmin e ceremonisë, vrasës të paguar hyjnë dhe u afrohen vëllezërve Medici. Xhuliano qëllohet 19 herë me thikë dhe vdes përpara familjes së tij të tmerruar. Lorenco zhduket. Qyteti zhytet në kaos. Fjala për vrasjen përhapet si erë, dhe familja Paci përpiqet të marrë kontrollin. Krejt papritur, në dritaret e pallatit të tij shfaqet Lorenco, i mbytur në gjak, por i gjallë. Qyteti kthehet kundër familjes Paci dhe hakmarrja është brutale.
Vrasja e Xhulianos trondit Italinë. Aleatë të familjes Paci dëshirojnë të përfundojnë punën që ata nisën, dhe i shpallin luftë Firences. Lorenco udhëton i vetëm, për të negociuar me kumbarët e jugut. “Ndoshta Zoti dëshiron që kjo luftë, e cila nisi me gjakun e tim vëllai dhe gjakun tim, të përfundojë me mjetet e mia”.

Ai rikthehet në Firence triumfues, pasi i ka ofruar rryshfet Mbretit të Napolit dhe sprapsur Papën. Pasi ka marrë nofkën Il Magnifico “I Mrekullueshmi” nga qyteti i tij mirënjohës, Lorenco eleminon gjithë kundërshtarët. Ai adopton djalin e jashtëligjshëm të vëllait të vdekur dhe vendos të gjithë qeverinë nën kontrollin e tij personal. Lorenco është tashmë një diktator. Rilindja vazhdon të lulëzojë. Boticeli autorizohet të pikturojë një dhuratë martese për kushëririn e Kumbarit, “Lindjen e Venusit”. Ndërkohë, zbulohet Leonardo Da Vinçi dhe ai futet në vathën e Medicit. Në shkollën e parë të artit në botë, Lorenco zbulon një gjeni, Mikelanxhelo Buonarotin dhe e adopton edhe atë në familjen e tij.

PROFETI I FATKEQËSISË
Etja e Lorencos për kulturë materiale dhe shija e tij për jetesë me standarte të lartë ofendon një murg të ri dhe shumë të zellshëm. Xhirolamo Savonarola beson se Lorenco po udhëheq Firencen në një shteg dekadent shkatërrimi. Ai nis të predikojë kundër Medicit, “Shkoni dhe i thoni Lorencos që të pendohet për mëkatet, sepse Zoti do të ndëshkojë atë dhe familjen e tij!”
Në vitin 1492, Lorenco sëmuret. Parashikimet e Savonarolës po realizohen, dhe mbështetja për të në Firence rritet. Pasuria e bankës Medici pëson rënie të menjëhershme dhe rrjeti i influencës së familjes nis të shpërbëhet. Lorenco vdes. Savonarola përhap llojin e tij të fondamentalizmit në të gjithë Firencen. Të gjithë gjurmët e ekstravagancës konsumohen në zjarrin e madh të kotësive. Prostitutat rrihen, homoseksualët digjen të gjallë. Medicit shpallen të jashtëligjshëm. Firence, në kërkim të shpëtimit, është shndërruar në një vizion të ferrit.

Firence, 1501: 26 vjeçari Mikelanxhelo realizon një kryevepër gjigande, e cila do të simbolizojë betejën e tij kundër një familjeje që dikur e adhuronte. I rritur në moshë të re pranë trashëgimtarëve Medici, ai pa se si ata u dëbuan dhe mbi kokën e tyre u vendos një shpërblim. Tani, janë vënë në kërkim të një rruge që do t’i kthejë në pushtet.

26 Janar, 1504: Mikelanxhelo zbulon Davidin përpara syve të të gjithë botës. Përshëndetet si një triumf i vrtetë. Mikelanxhelo ka krijuar simbolin më të fundit të rezistencës ndaj familjes së përmbysur Medici. Xhulio de Medici është paracaktuar prift dhe kryemurg. Kushëriri i tij, Xhovani është tashmë kardinal, por lidhjet e trye klerikale kanë shumë pak rëndësi, pa Firencen. Papa Julius II, edhe ai nga një familje e fuqishme, është në mbështetje të përpjekjeve të tyre. Me ndihmën e tij, kushërinjtë mbledhin një ushtri dhe nisen për Firence.
Ndërkohë, Firence pa Medicit është duke lulëzuar. Përkundër dëshirave të Kishës, Leonardo Da Vinçi hap trupat e kufomave për studime private anatomike. Me qytetin nën rrezikun e pushtimit, ai dhe Mikelanxhelo ftohen që të prodhojnë afreske të betejave të famshme fiorentinase. Eshtë një konkurencë intriguese. Në 1512, mijëra trupa janë duke marshuar drejt Toskanës. Firence i kërkon Nikolo Makiavelit, gjenisë politik, që të përgatisë mbrojtjen e saj. Ushtarët që ai stërvit janë shumë pak për ushtrinë e Medicit. Prato, një vend jashtë Firencës, shndërrohet në një kasaphanë gjigande. Xhovani shpall masakrën një veprim kundër atyre që do të përpiqen t’i rezistojnë. Ka të drejtë, liderët e Firences dorëzohen. Përmes dhunës dhe terrorit, Medicit rimarrin kontrollin e qytetit, por jo besnikërinë e popullit të Firences.

PAPA LEONI
Me vdekjen e Papa Juliusit, kardinalët mblidhen në Romë. Ata harxhojnë kaq shumë kohë për zgjedhjen e një Pape të ri, saqë vaktet e tyre reduktohen në një pjatë aspak ndjellëse. Xhovani de Medici shpallet fitues dhe nga ky moment, ai do të njihet si Papa Leoni X. Ndërkohë, Mikelanxhelo është trembur për të ardhmen e tij. A mundet që suksesi i tij i kohëve të fundit brenda Kapelës Sistinë ta shpëtojë nga zemërimi i Medicit? Kushërinjtë i bëjnë artistit një ofertë që ai nuk mund ta refuzojë, kur i kërkojnë të ndërtojë varret e baballarëve të tyre të vdekur, Lorenco i Mrekullueshmi dhe Xhuliano de Medici. Tani, edhe vetë Makiaveli është vënë në kërkim të një pune në regjimin e Leonit. Por plani i tij shkakton kundërplasje dhe, i shtrënguar në mërgim, ai harton një manifest për diktatorët e pamëshirshëm. Papa Leoni X ndërton një reputacion për bollëk dhe luks të tepruar, me dashurinë e tij për bankete me 65 pjata si dhe festa ekstravagante. Dëshpërimisht në kërkim të parave kesh, ai nis të përdorë mjetin më të fundit për të bërë para, shitjen e indulgjencave. Agjentë të Papës Leo X shesin indulgjenca papnore në të gjithë Evropën, duke shkaktuar në këtë mënyrë zemërimin e shumëkujt, përfshirë atë të një murgu gjerman. Në vitin 1517, Martin Luteri publikoi “95 tezat” duke i dhënë kështu shkëndijën një revolucioni fetar. Leoni përpiqet të heshtë heretikët, por zhytet në një ngricë dimërore. Kushëriri i tij, Xhulio kurorëzohet pas tij si Papa Klementi VII dhe atij i duhet të përmirësojë imazhin. Një detyrë e vështirë. Pasojat e reformimit të Luterit sjellin ushtri të xhindosura në dyert e Romës. Shumë prej tyre janë Luteranë dhe ata e urrejnë Papën. Në 7 maj 1527, ushtarë gjermanë dynden në Romë. Klementi i shpëton masakrës, por grabitja e Romës shndërrohet në momentin më të errët të Rilindjes.

Pas disa muajsh në rrethim, Klementi arrin që me anë të parave të blejë njerëz për ta ndihmuar të dalë nga Roma e rrënuar. Armiqtë e tij në Firence janë rebeluar, duke marë peng të vetmin trashëgimtar të ligjshëm të familjes Medici. Katerina de Medici është vetëm 11 vjeçare. Xhaxhai i saj, Klementi pranon që të hyjë paqësisht në Firence, në këmbim të sigurisë së saj. Pas katër vitesh, ai e marton atë me djalin e Mbretit të Francës, duke i garantuar edhe një herë famijes Medici një të ardhme të ndritur. Por ditët e vetë Klementit janë tashmë të numëruara.

GJYKIMI I FUNDIT
Klementi, në çastet e fundit të jetës thërret Mikelanxhelon që të përfundojë veprën e tij në Kapelën Sistinë. E jashtëzakonshmja “Gjykimi i Fundit” do të jetë edhe kthesa e fundit në marrëdhënien e Mikelanxhelos me Medicit. Por, Klementi nuk do të jetojë për ta parë të përfunduar. Në vitin 1534, i lodhur e dërrmuar tashmë nga trazirat e vetë mbretërimit të tij, ai vdes. Pushteti shkatërrimtar i Papëve Medici ka marë fund.
Firence, 1537: Alesandro de Medici, Duka i Firences prehet i vrarë në shtratin e tij. Kushërri i tij nxirret që nga hijet për të udhëhequr Firencen. Eshtë vetëm 17 vjeç. Rivalët e tij mendojnë se është jnë kukull, por pavarësisht moshës, Kozimo de Medici, duka i ri i Firences është shumë ambicioz.

NJË NJERI I RILINDUR
Kozimo bën një marrëveshje me Xhorxhio Vasarin, një artist i gjithanshëm që beson se Duka i ri ka potencial. Në moshë të re, Vasari kish qenë shpëtimtari i krahut të thyer të Davidit të Mikelanxhelos. Tani, me miratimin e Kozimos, ai është vënë të mbikëqyrë riparimin e tij.
Firence është një qytet i rrezikshëm, dhe e fundit gjë që Kozimo dëshiron është të përfundojë si kushëriri i tij. Kështu që, ai detyrohet të nisë një regjim shumë rigoroz stërvitjeje për t’u ruajtur nga atentatet. Martesa e tij e mençur me një princeshë spanjolle sjell një ushtri të tërë si prikë. Me të, ai nis të mendojë pushtimin e fqinjëve. Republika e Sienës bie, dhe shumë shpejt edhe pjesa tjetër e Toskanës kapitullon përballë Medicit.

Kozimo nuk vonon të publicizojë suksesin e tij. Nëpër muret e ndërtesës së vjetër të qeverisë, ai porosit realizimin e afreskëve monumentalë nga Vasari. Një ushtri punëtorësh mbush muret e pallatit mesjetar me legjenda kurajoje dhe arritjesh. Kozimo sigurohet që çdo brez i familjes së tij të ketë vendin e vet, duke e shndërruar qendrën e republikës së vjetër në një tempull të paturp për dinastinë Medici. Gjithësesi, as kjo nuk mjafton për të kënaqur Dukeshën e tij. E etur për madhështi, Eleonora paguan 9000 florina për Pallatin Pitti, një fortesë shumë e madhe në pjesën jugore të Arnosit. Siguria është e mirëpritur. Në Firence ende ziejnë komplotet për vrasje, dhe Kozimo nuk shkon askund pa thika poshtë pantallonave, si dhe parzmore nën veshje.

Por tashmë, i fiksuari pas kontrollit ka një tjetër problem. Ai është zot i një administrate komplekse, e menaxhuar nga zyra të panumërta të shpërndara në të gjithë qytetin. Vasarit i kërkohet të ofrojë ndërtesa për një administratë të centralizuar. Ndërtesat e tij ngrihen në të dy anët e një rruge me një korridor që lidh të dy krahët. Fushatës kulturore të Kozimos i vihet kapaku me një libër të shkruajtur nga Vasari, i cili i vë vulën reputacionit të Medicit një herë e përgjithmonë. “Jeta e artistëve” është e para vepër mbi historinë e artit.

TRIUMF
Kozimo është më në fund i sigurtë. “Jam një sundimtar që nuk pranon autoritetin e askujt, përveç Zotit”, thotë ai. As edhe dalja në skenë e inkuizicionit të tmerrshëm roman nuk mund të zbehë suksesin e tij. Ai organzon një ceremoni publike për djegie librash, për të kënaqur urdhërat e tyre të censurës. Në këmbim, ai kurorëzohet Kozimo I, Dukë i Madh i Toskanës nga vetë Papa. Me Kozimo I, de Medici kanë mbërritur tashmë në shkallët më të larta të mbretërive ndërkombëtare. Duken të pakundërshtueshëm.

Pas mbretërimit të Kozimos, shkenca nis të përplaset gjithnjë e më shumë me doktrinën katolike, një prces që shfaqet e mishërohet tek shkencëtari më i madh i kohës, Galileo Galilei. Për tre breza, Galilei u jep mësime Dukëve të Mëdhenj të Medicit, duke informuar njëkohësisht botën për astronominë, gravitetin, shpejtësinë, pluskimin dhe kohën. Por, në momentin që guxon të thotë se Toka rrotullohet përreth Diellit, tashmë Papës i ka ardhur në majë të hundës.

Galileo thërritet përpara Inkuizicionit në Romë dhe kërcënohet me torturë. Medicit tashmë detyrohen që të zgjedhin, mes besnikërisë së tyre ndaj Kishës dhe besnikërisë ndaj vlerave të Rilindjes. Ata zgjedhin rrugën që kërkon më pak rezistencë, duke tradhëtuar Galileon. Me sa duket, nuk kanë arritur të ruajnë tek vetja atë çfarë i ka bërë të dallohen nga rivalët për breza të tërë. Rilindja në Itali merr fund.

Ndonëse tashmë mbretërimi i Medicit ka marrë fund, lëvizja që ata kanë nisur afron më pranë iluminimin, Epokën e Arsyes dhe Botën Moderne. Shumë padronë do të përpqieshin të ecnin në gjurmët e tyre, por asnjëri nuk do të ishte në gjendje të ngrihej në nivelin e trashëgimisë së Medicit, Kumbarëve të Rilindjes. / Përgatiti: Bota.al

Kategori
Uncategorized

572 Vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ku Skëndërbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë.

 

 

1444 – Beteja e Torviollit – Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit – e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.

Pak më parë (mars), Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishte formuar Besëlidhjen e Lezhës, konfederatë princash arbërore në luftë kundër Perandorisë Osmane.

Sulltan Murati II e kuptoi rrezikun e këtij bashkimi, dhe menjëherë dërgoi një forcë prej 25-mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

Skënderbeu e kishte parashikuar taktikën osmane (ai kishte qenë gjeneral i Sulltanit); me 15 000 ushtarë u nis dhe i doli përpara ushtrisë së Ali Pashës. Ata u takuan në fushën e Torviollit, ku ngritën fushimet përballë njëri-tjetrit.

Një ditë më pas, më 29 qershor, herët në mëngjes, Ali Pasha doli nga kampi dhe pa se Skënderbeu i kishte pozicionuar forcat në fund të një kodre.

Me besim për një fitore të shpejtë, ai sulmoi me gjithë sa kishte; Skënderbeu e priste një manovër të tillë, prandaj një pjesë të trupave e kishte fshehur në pyjet prapa krahëve të ushtrisë osmane; kur osmanët vërshuan, Skënderbeu dha sinjalin, dhe sulmi ishte i befasishëm; rezultati ishte shkatërrues; 22 mijë ushtarë osmanë u vranë, pashai mezi shpëtoi; në radhët e shqiptarëve pati relativisht shumë pak të vrarë, vetëm disa qindra.

Fitorja forcoi besimin e bashkimit shqiptar; ngriti moralin e mbarë Evropës; miti i pathyeshmërisë osmane u thye; ishte fitorja më e madhe e të krishterëve ndaj Perandorisë Osmane në atë kohë; por shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftërash të pandërprera të Gjergj Kastriotit.

Kategori
Uncategorized

VALBONA MEZINI/ Jemi paradoksi dhe gazi i botës së qytetëruar.

 

Valbona Mezini

Perdite vdesin turiste ne kete vend, sot vdiq nje turist polak.
Ketu jo qe s’mund te besh turizem, por as mund te zgjedhesh te jetosh.
Eshte paradoksale sesi vendi me i pasur ne bote ne nentoke e mbitoke, ne mijevjecarin e 3 apo shekullin e 21, vuan primitivitetin e infrastruktures jetesore dhe mendore.
S’ka furnizim me uje,
s’ka energji ne zonat industriale bisnesi kercenohet nga falimenti,
s’ka rritje rrogash populli vuan per mbijetese, s’ka shtrese te mesme shoqeria, por ka oligarke droge dhe tenderash,
s’ka arsim cilesor,
s’ka siguri jeta ( ne driten e diellit cilido kercenohet nga gjikush). Jeta eshte gjeja me e lire kushton me pak se nje karikues celulari.
Edhe na hidheron nje artist qe i ben m*tin ketij palo sistemi qeverises, duke mbajtur gjuhen nder dhembe.
Po te lexosh historine jemi populli qe si askush tjeter kemi vrare e internuar njeri-tjetrin, kemi spiunuar motren a vellane, jemi hakmarre ndaj babait , kemi prishur me vare’ e buldozer shtepite e Zotit Kisha e Xhamia.
Kemi perzene nga atdheu mendjet e ndritura poete, politologe, shkencetar e historian nder vite e shekuj.
Nuk duam askend ta shohim me mire se vetia, madje rendom mendojme, “ça ka me shume se une”…
Per rrjedhoje, zgjedhim gjithmone me te keqen te na qeverise, si alternative dhe respektojme e bejme miq, horrin e pasinqert e mashtrues, madje i servilosemi pambarimisht.
Korruptojme e korruptohemi per nje vend pune apo per nje raport tek mjeku, se jemi te dorezuar se ky sistem qeverises ka deshtuar, dhe e keqja na ka mposhtur si cdo here.
Por vetedijshem biem dakort se me te thatin digjet edhe i njomi jo rralle here. Se nuk besojme tek meritokracia.
Nuk ka mirenjohje nder nesh per asgje.
Ndaj difekti i katandisjes se ketij vendi ne sketerrin e prapambetjes, jemi ne dhe mentaliteti yne, qe konsiderojme cdo mendim “tabu”. Lerini te flasin, te shprehen.
Liria eshte mbrekulli hyjnore !
Dhe na preket sedra, se nje artist ia mbathi duke perplasur deren me zhurme.
Jemi paradoksi i paradoksit si popull, per te mos thene gazi i botes se qyteteruar.

Kategori
Uncategorized

Trafikantët e Vlorës me zemër “të madhe”: Nga 10 tonë hashash, 1 ton ia japim shtetit dhe…

 

 

“Janë 10 tonë hashash, vëlla.

Një ton ia japim shtetit dhe të tjerat i kemi për vete”.
Ndërsa thurte këtë plan në bordin e një automjeti “Audi” më 7 gusht 2015, Sokol Burhamaj, i akuzuar si organizatori i një grupi kriminal të kultivimit të hashashit në fshatrat e Vlorës, nuk e dinte se në makinë kishte një përgjues.
Ky përgjim dhe dhjetëra të tjerë u përdorën nga Prokuroria në gjykimin kundër tij dhe katër të bashkëpandehurve në Gjykatën për Krimet e Rënda. “Panorama” ka siguruar dosjen e plotë gjyqësore ndaj personave të arrestuar nga operacioni “Fluturimi i lirë”, në gusht të vitit 2015, të akuzuar si pjesë e një grupi të angazhuar në kultivimin e hashashit e më pas trafikimin e tij me avion drejt Italisë.
Në dosje zbardhen përgjime bisedash ambientale dhe telefonike, ku të pandehurit planifikojnë kultivimin e drogës, apo flasin për mbarëvajtjen e plantacioneve ekzistuese. Grupi u zbulua nga një hetim i nisur nga autoritetet policore italiane për dy familje shqiptare në vendin fqinj që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.
Nga hetimet ka rezultuar se pjesëtarë të familjes Lamaj kishin në dispozicion një avion shumë të lehtë, model “Aeropakt  A 22 S”, i cili do të përdorej për transport marijuane Shqipëri-Itali. Pala italiane përdori metoda speciale të hetimit, duke vendosur sinjalizues GPS dhe përgjues tek avioni dhe te tri automjete “Audi” që përdoreshin nga të dyshuarit.
Më 24 gusht 2015, autoritetet italiane arrestuan shtetasit Vilson Lamaj dhe Italo Loreto, në një pistë të papërdorshme në komunën e Ostunit, teksa po zbrisnin nga avioni i lehtë 128 kg kanabis të trafikuar nga Shqipëria.
Bashkë me të pandehurit u procedua për “shpërdorim detyre” edhe Vladimir Zanaj, punonjës i Policisë së Vlorës, i cili dyshohej se sinjalizonte të pandehurit për lëvizjet e Policisë. Çështja ndaj tij u veçua dhe aktet e dosjes i kaluan Gjykatës së Vlorës si gjykatë kompetente.

Kategori
Uncategorized

Rrefime per Diktatorët, burra të pangopur me gra.

Hija e rëndë, e ish- burrave të pushtetshëm, është çjerrur nga rrëfimi i grave, që ata përdorën në shtrat për të kënaqur veset e tyre.

Ato e kanë treguar të vërtetën në ditare, në intervista, në libra
Del qartë në ato rrëfime se ish- diktatorët e shek XX, janë çmitizuar nën këmbët e këtyre grave.

Del qartë në ato rrëfime se ish- burrat e gjithëpushtetshëm, ish- burrat më të dhunshëm të kohës, veç shpirtit të dhunës, kishin dhe diçka tjetër të përbashkët, perversitetin.

Në marrëdhëniet me gratë ata ishin të çuditshëm, kompleksivë, të shthurur, të dhunshëm, xhelozë e perversë. Ata kanë pasur lidhje me femra 20 vjet më të reja. Ata kanë pasur fëmijë të jashligjshëm, përveç martesave dhe bashkëjetesave. Disa prej tyre janë burgosur për përdhunime e jo për arsye politike (siç e kanë justifikuar veten ata).
Gratë (dhe të dashurat e shumta) e Leninit, Stalinit, Hitlerit, Titos, Mao Ce Dunit, Milosheviçit, Hitlerit e Musolinit kanë ndihmuar me rrëfimet e tyre historianët, biografët që të ndërtojnë historinë e vërtetë të jetës intime të diktatorëve të shek XX. Brenda kësaj historie tregohet se Lenini jetoi për më shumë se një dekadë, në shtëpi me bashkëshorten dhe të dashurën e tij. E detyroi gruan të bëhej shërbëtorja e të dashurës së tij.

Stalini kishte një kompleks të madh për pamjen e tij të shëmtuar.

Këtë e kompensonte me këngëtaret e operës së Moskës të cilat ia çonte në shtrat sigurimi dhe ai i trajtonte me një dhunë çnjerëzore.

Mao Ce duni u fiksua pas vajzave 15- vjeçare, të virgjëra të cilat i mblidhnin anekënd Kinës për t’ia çuar atij në shtrat. Sepse vetëm kështu ai mund “të luftonte” pleqërinë që i avitej gjithnjë e më shumë.

Musolini s’është gjë tjetër brenda kësaj historie, veçse një manjak që seleksionin femrat.

Ndërsa Hitleri ka rreth vetes ende shumë mistere…ishte apo nuk ishte homoseksual, pse ndihej inferior për disa veçori fizike.
Të gjitha këto dëshmi grash, që zbulojnë lakuriqësinë e diktatorëve janë mbledhur nga Rajna Kovaçi në librin “Diktatorët, burra të pangopur me gra”. Është ky një libër që ka dalë së fundmi nga shtëpia botuese “Ora”.

Për të realizuar këtë libër Rajana Kovaçi ka gërmuar në literaturën e gjërë botërore për të marrë gjithë ç’i nevojitej për të treguar pakëz jetë intime për këta burra, edhe në shqip. Gjithçka që nis nga fëmijëria e tyre me probleme, me vuajtje, me prindër të shthurur, të divorcuar, të dhunshëm…rrëfehet ndër faqet e këtij libri.

Stalini, me dy gra në një shtëpi
E quanin të degjeneruar, të pështirë, tinzar dhe impotent. Bashkëkohësit tregojnë se në rininë e tij ai ishte i infektuar nga sëmundja e sifilizit. Gruaja legjitime e Leninit ishte Nadezhda Krupskaja. Veç saj në jetën e tij ka ekzistuar dhe Inesa Armand, një dashuri shumë e zjarrtë e Leninit. Inesa, Lenini dhe Krupskaja jetonin nën një strehë, të tre së bashku. Inesa u bë sekretarja e Leninit, përkthyesja e tij dhe zonja e shtëpisë. Për shumë kohë Lenini u mundua ta mbante të fshehtë dashurinë e tij me Inesën. Në fillim dhe Krupskaja nuk kishte kuptuar gjë, e mendonte Inesën si ortaken më të besuar revulocionare të të shoqit. Të tre së bashku, ata bashkëjetuan pesë vjet me radhë. Më pas Krupskaja do ta mësonte dashurinë e tyre përmes një letre që ia gjeti Leninit në xhep. I propozoi të shoqit divorcin pas kësaj, por ai nuk pranoi. Treshja nuk u nda derisa Inesa vdiq. Më vonë vdiq dhe Lenini. Krupskaja pleqëroi e vetme.

Tito dhe “haremi” i tij
Dashuria e parë e Titos ka qenë një vajzë çeke që quhej Marusha Novakova të cilën e braktisi sa hap e mbyll sytë. Pas kësaj Titon e burgosën në burgun e Novi Sadit. Atëherë u tha se e burgosën për propagandë kundër luftës. Më pas u zbulua e vërteta. Titon e burgosën se përdhunoi një vajzë fshatare serbe. Gruaja e parë me të cilën Tito u martua quhej Pellagija Bellousova dhe gëzuan një djalë nga kjo lidhje. Në fund të viteve 30, u martua sërish me çifuten Harta Has. Këtë çifute e burgosën gjatë fushatës së nazistëve ndaj çifituvë. Për Titon kjo nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Gjatë kësaj kohe ai shoqërohej me tre shoqe luftëtare. Pas mbarimit të luftës i ofruan titos një grua serioze, jovankën, për t’i vënë kështu fre degjenerimit të tij. Jovanka mbeti gruaja e tij e ligjshme. Por në të fshehtat e tij ka pasur dhe shumë gra të tjeta. Biografët thonë se një herë Tito ra në dashuri me një këngëtare e nisi dilte hapur me të. Pas saj, pati ndër krah dhe shumë artiste të tjera. I kishte shumë përzemër artistet. Thuhet se ka pasur letërshkëmbime dhe me Elizabet Tejlor dhe me Sofia Loren. Tito ka pasur zyrtarisht katër gra. U martua me të parën dhe të fundit dhe pati marrëdhënie bashkëjetese me të dytën dhe të tretën. Të gjitha gratë e tij kanë qenë shumë më të reja se ai dhe teper të bukura.

Stalini dhe gratë e dhunuara prej tij
I ka vënë femrat nën zgjedhën e tij me mënyrat më mizore. Përjashtim në këtë ka bërë vetëm gruaja e tij e parë Ekaterina Seminova Svanizhe. Që në fillim të verimtarisë së tij revolucionare, Stalini u detyrua të largohej nga një bazë ku strehohej sepse fshatari e kuptoi se Stalini ishte i dashuri i gruas së tij dhe se i kishte përdhunuar motrën e tij 14- vjeçare. Më pas Stalini i martua me fshataren Keke. Pas vdekjes së saj, Stalini u martua me Nadezhda Aliluevën e cila ishte 22 vjet më e re se ai. Nuk do të kalonin shumë kohë dhe Nadezhda do të vriste veten sepse nuk mund të duronte dot sjelljen e egër të të shoqit. Stalini e shpalli atë “Tradhtare të popullit”. Gjatë kohës kur ajo ishte ende gjallë, Stalini ka pasur dhe lidhje të tjera. Me Roza Kaganoviç, pastaj me Evgenia Aleksandrovnan (kjo ishte gruaja e kunatit të Stalinit,vëllatit të Nadjezhdës). U vel shpjet edhe me shtratin e kunatës dhe nis një lidhje të re me Valentina Vasiljevna. Më 1924 Stalini i takua me mexosopranon Vera Aleksandra Davidovan me të cilën pati 19 vjet lidhje të ngushta intime. I shoqi i Verës e kuptoi këtë lidhje por kurrë nuk guxoi të hapte gojë. Vera ishte vetëm 22 vjeç kur shkoi për herë të parë në dhomën e tij, kur u ul për herë të parë e detyruar në kolltukun e tij. Nuk kishte pasur fuqi të luftonte. Kërkesën e saj që të largohej, ai nuk e kishte marrë fare parasysh. Kohë më pas ajo do rrëfente neverinë që kishte ndier përballë asaj bishe të egër me damarë të kuq të eksituar nga prania e një gruaje. Gjatë kësaj kohe ai frekuentonte shumë gra të tjera. Ndodhi që Nazja, gruaja e kryetarit të komitetit të Abakazis, i bëri shumë përshtypje Stalinit. Por ajo nuk iu përgjigj provokimeve të tij. Stalini u hakmorr për këtë. I vrau të shoqin dhe atë e torturoi në burg. Vera e dinte shumë mirë se Stalini shkonte dhe me shumë artiste të tjera, me balerinën Ollga Lepeshinskaja e cila pati një fund të tmerrshëm, me Valeria Barsova, Valeçka, Roza Kaganoviç etj. Në çastet e fundit të jetës Stalini kishte urdhëruar që ta përdhunonin të dashurën e tij Vera me të cilën kishte kaluar plot 19 vjet. Pas vdekjes së tij Vera do të pohonte se kishte qenë e deturar të bënte një jetë të dyfishtë:spektaklet, provat dhe dashurinë histerike të Stalinit

Mao Ce Duni, vampiri i virgjëreshave të njoma 
Kur ishte fare i ri, Mao Ce Duni ishte i ndrojtur, i mbyllur në vetvete dhe kompleks ndoshta nga pamja e tij e shëmtuar. Pastaj kur u rrit i ati vendoi ta martojë me një vajzë fshatare. Thonë se aq i ndorojtur ishte Mao, sa në natën e parë të martesës nuk i është afruar fare nuses së tij. Kohë më pas, nga fundi i jetës së tij, në kompensim të këtij fakti ai do të kërkonte që t’i sillnin për çdo natë në dhomë nga një vajzë të re e të virgjër. Tre gra të ligjshme pati në jetën e tij Mao Ce Duni. Të parës i prenë kokën sepse ajo nuk pranoi ta mohonte burrin e saj. E dyta nuk e përballoi dot kohën e terrorit të tmerrshëm komunist kundër intelektualëve dhe u çmend. Ndërsa të tretën e mbajtën të burgosur deri në fund të jetës së saj. Mao, për të mbushur mbrëmjet e veta pëlqente më shumë lojërat e dashurisë me të dashura të zgjedhura me kujdes sesa me të shoqen e ligjshme. Kërkonte të çvirgjëronte vajzat e vogla sepse kështu mendonte se do të luftonte plakjen e tij. Ishte ky një fiksim që i ishte shkaktuar nga një legjendë e vjetër kineze.

Hitleri…homoseksual apo pasiv!?
Që në rininë tij ka shfaqur interes ndaj grave. Por ishte shumë i ndrojtur përballë tyre ndaj dhe nuk i pëlqentë shumë shoqëria me to. Një qëndrim i tillë krijoi shumë hamendje. E në fund biografët dolën në përfundimin se Hitleri nuk ishte as homoseksual, as biseksual por ishte pasiv.
E dashura e parë e madhe e Hitlerit ishte mbesa e tij Gili, e cila ishte 20 vjet më e vogël se ai. Xhelozia e madhe e Hitlerit ndaj saj e çoi vajzën në vetëvrasje. Hitleri e përjetoi keq këtë ngjarje. Në jetën e tij vetëm katër gra kanë pasur lidhje serioze me të. Dy prej tyre janë të njohura për publikun, Leni Riefenshtal dhe Miss Midford, e treta ishte Gili Rojbal dhe e katërta Eva Braun. Një gjë është e saktë që Eva Braun është quajtur gruaja zyrtare dhe e vërtetë e diktatorit. Nga shënimet e Evës u mësua se Hitleri nuk zhvishej kurrë në sytë e saj, ndihej inferior për disa veçori fizike aq sa mendohet se shumicën e marrëdhënieve me femrat t’i keta pasur platonike për shkak të paaftësisë së tij. Nuk donte që gjymtimi i tij të merrej vesh nga të tjerët. Nuk donte të bëhej qesharak.
Lidhjet e vazhdueshme me femrat e tjera e detyruan Eva Braunin të tentonte vetëvrasjen sepse ai nuk të pranonte ndarjen me të. Kështu Eva Braun jetoi deri në fund pranë Hitlerit, deri në çastin kur u vetëvranë.

Musolini, koleksionisti i femrave
Ishte viti 1910 kur Musolini u martua me Rakelën. Kohë më pas u lidh me një grua tjetër, Ilda Dalser. Ai qe babai i fëmijës së saj të jashtëligjshëm. Shumë shpejt i braktisi dhe i la në mes të katër udhëve. Më vonë, për të mbyllur ndonjë skandal, e mbylli Ildën në një klinikë psiqike. Mikesha e tretë e Musolinit ishte Margarita Salfati. Kjo lidhje zgjati shumë dhe Margarita u quajt rivalja kryesore e bashkëshortes së Musolinit deri në kohën kur ai u dashura marrëzisht pas Klara Petaçit. Të dashurat e tij nuk kanë qenë të bukura, veç Klarës, dhe kjo gusto e Musolinit mbeti mister deri në fund. Në 1913 Musolini u dha pas Leda Rafanelit. Pastaj u dashurua me Romoldën, pastaj dhe me motrën e saj Renatën. Një lidhje serioze pati me Klara Petaçim. Kjo lidhje e acaroi në kulm bashkëshorten e tij Rakelën. Duçja e çoi deri në ekstrem cinizmin e tij duke u përpjekur t’i sajonte një të dashur gruas së tij që të mund të jetonte kështu i qetë me Klarën. E në fund në krahët e saj vdiq.
Por është vënë në dukje se ashtu si dhe me të tjerat, edhe me Klarën, Musolini shfaqi haptazi elemente sadizmi

Kategori
Uncategorized

Kë do të arrestojë Rama për hashashin?!

Kë do të arrestojë Rama për hashashin?!

Kë do të arrestojë Rama për hashashin?!

Shqipëria prej disa kohësh njihet në botë si qendra e kulvimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Kë do të arrestojë Rama për hashashin?!

Shqipëria u damkos në vitin 2016 si vendi kampion i kultivimit dhe qarkullimit kriminal të kanabisit, që furnizoi Europën nga toka, deti dhe ajri. Kryeministri e mohoi për dy vjet rresht. Ai u dorëzua me mbarimin e zgjedhjeve të 25 qershorit, të minuara edhe ato nga paratë dhe mafia e hashashit. Kryeministri vendosi gjoja objektivin “të kapen kokat e kanabisit ilegal” dhe kjo, sipas tij, nuk qenka aspak punë e vështirë pasi kriminelëve, që i njeh gjithë komuniteti, mjafton t’u shikohen automjetet që lëvizin nëpër rrugë. Këtë kontroll ai ua deklaroi një muaj përpara, duke u a bërë me dije atyre të “makinave të zeza” që do të kontrollohen prandaj t’ia mbathin para se të vijë shtatori.

Në një shfaqje plot pompozitet që u transmetua në Facebook, kryeministri u bëri thirrje të gjithë trafikantëve të dorës së tretë e të katërt që të gjejnë një vend tjetër relaksi, pasi nga shtatori e tutje qarkullimi me “makina të zeza” në rrugët e Shqipërisë është i rrezikshëm për ta. Ata që do të bien në burg, në fakt, nuk do të jenë kokat e trafikut, do të jenë punëtorët, bujqit, ata që i dhanë tokat me qera, shoferët e autoboteve që i kanë çuar ujë bimëve etj. Këta do të jenë “kokat” e kryeministrit për t’u arrestuar, njësoj si familjarët e varfër që shkojnë në burg për faturat e papaguara të energjisë. Është praktikë e Rilindjes që të luftojë të dobëtit. Të fortit do të jenë gjithmonë pranë qeverisë.

Harbutërinë e qeverisë me hallexhinjtë që kanë punuar në arat e kanabisit për të fituar bukën e gojës. Rilindja nuk do të mund të fshihet pas shifrave dhe 100 e ca “kokat” e hashashit kriminal që i deklaron, do të jenë bujq e punëtorë me mëditje, hallexhinj ose kriminelë të vegjël të provincave. 

Kupola e mafies së hashashit në Shqipëri përbëhet nga drejtorët dhe shefat e policisë, nga drejtuesit e lartë të ministrisë së brendshme dhe nga zyrtarët më të lartë të shtetit dhe të qeverisë. Të gjithë këta zyrtarë të lartë të shtetit dhe të policisë që planifikuan, lejuan, dokumentuan, drejtuan, kontrolluan dhe tarifuan e taksuan me 1/3 në natyrë dhe mjaft kosto e pagesa të tjera në kesh çdo bimë të mbjellur e trajikuar ilegalisht, ishin emërtesë ekskluzive e Kryeministrit. Asnjë nga këta funksionarë nuk është emëruar në detyrë pa miratimin e tij personal. Të gjithë këta njerëz e tradhëtuan kryeministrin apo vepruan me urdhërin dhe bekimin e tij?!

Sa më shumë ta gërvishtim çështjen e kanabisit ilegal të viteve 2015-2017, aq më shumë do bjerë erë të keqe kjo qeveri. E vërteta do të ndriçohet ligjërisht e formalisht kur të shkojnë përpara drejtësisë zyrtarët e lartë të ministrisë të brendshme, drejtorët e shefat e policisë dhe zyrtarët e lart? të qeverisë!

Me të drejtë shtrohet pyetja: kë do të arrestojë kryeministri për hashashin? Ato që thotë ai janë përpjekje të dëshpëruara për t’u hedhur hi syve partnerëve ndërkombëtarë, ndonjë burokrati në Bruksel apo për t’u dhënë kurajo mbështetësve të tij të paguar brenda vendit dhe ndër diplomatët e huaj në Tiranë, që të shkruajnë raporte e artikuj për vendosmërinë kundër drogës të këtij “Burri të shtetit të Shqipërisë” që do mbahet mend për tumanet, atletet, dëbimin e popullit të tij nga trojet e veta dhe kthimin e ministrisë së brendshme në bordin drejtues të Kartelit Kombëtar të Marijuanës. Në Shqipëri kryeministri nuk gënjen dot më asnjë lopë, jo më njerëzit, sepse edhe fëmijët e dinë të vërtetën e qeverisjes së tij lidhur me hashashin!

Marrë me shkurtime nga…#ZGJIDHJApërPopullin

Kategori
Uncategorized

Droga dhe atletet, dy varësitë e Noriegës

Nga Sali Berisha –  

Edi Rama, piktori dështak, mbylli mandatin e parë duke u bërë vërtet i famshëm por realisht famëzi për Narko-shtetin që ndërtoi këto vite në Shqipëri duke merituar universalisht etiketimin e tij nga mediat më serioze të botës si “Noriega i Europës”. E vërteta është se për Ramën, përdorues dhe addict droge, kjo e fundit nuk është dhe nuk mund të jetë krim por supermarket dhe super vlerë.

Prandaj, ai më shpejtësi rriti me 1250 herë sipërfaqen e mbjellë me kanabis në vend. Ngjiti Shqipërinë në vendin e dytë në botë në konsumin e kokainës dhe shndërroi atë në portën kryesorë të vërshimit të heroinës drejt Europës.

Por Rama është bërë vërtetë i famshëm në Europë dhe në botë për përdhosjen e protokollit të takimeve dhe samiteve ndërkombëtare me atletet e tij të bardha.

Protokolli zyrtar, si etiketë shekullore e veprimtarive politike, bilaterale dhe multilaterale ka gjithnjë momentet zyrtare, në të cilat pjesëmarrësit, në respekt të njëri – tjetrit dhe të aktivitetit detyrohen të paraqiten me një veshje zyrtare, dhe momentet e kohës së lirë në të cilat pjesëmarrësit mund të vishen dhe madje edhe ftohen nga mikpritësi që të vishen kazhual.

Edi Rama, duke u vlerësuar nga mediat më serioze në Europë si lideri më pak i rëndësishëm i kontinentit, i kompleksuar keq, zgjodhi atletet për tu bërë i “rëndësishëm”, të paktën qesharak.

Për shkak të atleteve ai u përzu nga fotoja familjare në Podgoricë dhe mashtroi shqiptaret duke u thënë se u largua me shpejtësi për në aeroport sepse helikopteri i tij nuk fluturonte natën, paçka se fotot familjare bëhen fiks menjëherë në fundin e punimeve të samitit dhe zgjasin maksimumi 4-5 minuta.

Nga ana tjetër, Podgorica është gjithsej 2.5 orë nga Tirana me makinë me eskortë. Mirëpo pavarësisht nga avoketërit dhe atlete-lëpirësit e Ramës, ky i fundit e ndjenë thellë përçmimin qe i bëhet në këto samite. Ky përçmim kulmoi pas ndalimit të tij për të marrë pjesë në foton familjare të samitit me raportimin e New York Times për këtë samit.

Kështu, kjo gazetë sot, pasi njoftoi zhvillimin e punimeve të Samitit të Podgoricës, samit shumë i rëndësishëm për rajonin, pjesëmarrjen dhe takimet e zëvendëspresidentit të SHBA në këtë samit me pjesëmarrësit e tjerë, për Edi Ramën shkruan vetëm se: “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, 53 vjeç, ish-artist dhe lojtar basketbolli, u shfaq në takimin e nivelit të lartë me atlete të bardha.”

Me të drejtë mund të lind pyetja se pse Rama e bën veten lolo me atletet e tij në samitet ndërkombëtare?

E vërteta është se Rama, i ngërthyer nga sindromi i fetishit te atleteve, është bërë addict (i varur) ndaj tyre.

Fetishi, si marrosje pas një objekti apo veprimtarie, është një sindrom nga i cili i ngërthyeri nuk çlirohet dot, mundet për vite te tera ose gjithë jetën. Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse te urojme që Ramën të mos e zënë fetishe të tjera…!! sb

Kategori
Uncategorized

Si karakter mund te them me plot gojen qe ti Agim Hushi je nje cope m..

Nga Ilir Metalia/
Sot jam me ty vetem pse te lane artist e ti mbete artist, nuk te hoqen skenen, nuk te privuan nga gjeja me e bukur qe din te besh. Pse Ama si karakter mund te them me plot gojen qe ti Agim Hushi je nje cope m..

Ti Agim Hushi si kengetar mund te jesh i mire. Mbase edhe shume i mire.
Nuk mund te jap vleresim te sakte per zerin tend, sepse nuk jam profesionist.
Edhe sepse me pelqen tjeter lloj muzike ne fakt.
Ama si karakter mund te them me plot gojen qe ti Agim Hushi je nje cope m…
Po pse or ti na le ne erresire ne deleve( sic na quan ti) kaq kohe sa ishe ketu, po prite sa te veje ne p…te s’emes, ne Australine e larget qe te na iluminosh e te na besh moral ?
Po pse o derman nuk u zbraze sa ishe ketu, se edhe me afer e helbete do te degjonim me mire e coc do kuptonim edhe ne, pavaresisht se dele.
E di si me dukesh ?
Si dikush qe erdhi ne nje debat dhe nga frika e te debatuarit, gjithe kohen u mbyll ne banje e doli qe andej vetem pasi mbaroi debati.
Tani na tregon dhunen qe ushtrohet mbi ne delet.
Me e keqe se dhuna e te dhunshmeve eshte dhuna e frikacakeve o Agim. Te sojit tend.
Po si mor Gimi thua :
“Lamtumirë Shqipëri!! Faleminderit Australia ime!!”
Shqiperia qenka thjesht Shqiperi, nersa Australine e ndjeke tenden?!
Je krijese e mjere o Gimi. Edhe pse me pasaporte australiane ne xhep.
Po si the tjeter mo, si the :
” Australia, një një shtet që po përgatitet të dërgojë së shpejti 4 banorët e parë të përjetshëm tokësorë në Mars!”
Jo mo jo !
Ah, prandaj e ndjen tenden mo ?
Po ja o edhe ne derguam ty, copen e pare te perjetshme te m… Made in Albania ne Australi.
Urime Gimi ! 🙂

Kategori
Uncategorized

Agim Hushi, si karakter mund te them me plot gojen qe ti je nje cope m..

Nga Ilir Metalia/
Sot jam me ty vetem pse te lane artist e ti mbete artist, nuk te hoqen skenen, nuk te privuan nga gjeja me e bukur qe din te besh. Pse Ama si karakter mund te them me plot gojen qe ti Agim Hushi je nje cope m..

Ti Agim Hushi si kengetar mund te jesh i mire. Mbase edhe shume i mire.
Nuk mund te jap vleresim te sakte per zerin tend, sepse nuk jam profesionist.
Edhe sepse me pelqen tjeter lloj muzike ne fakt.
Ama si karakter mund te them me plot gojen qe ti Agim Hushi je nje cope m…
Po pse or ti na le ne erresire ne deleve( sic na quan ti) kaq kohe sa ishe ketu, po prite sa te veje ne p…te s’emes, ne Australine e larget qe te na iluminosh e te na besh moral ?
Po pse o derman nuk u zbraze sa ishe ketu, se edhe me afer e helbete do te degjonim me mire e coc do kuptonim edhe ne, pavaresisht se dele.
E di si me dukesh ?
Si dikush qe erdhi ne nje debat dhe nga frika e te debatuarit, gjithe kohen u mbyll ne banje e doli qe andej vetem pasi mbaroi debati.
Tani na tregon dhunen qe ushtrohet mbi ne delet.
Me e keqe se dhuna e te dhunshmeve eshte dhuna e frikacakeve o Agim. Te sojit tend.
Po si mor Gimi thua :
“Lamtumirë Shqipëri!! Faleminderit Australia ime!!”
Shqiperia qenka thjesht Shqiperi, nersa Australine e ndjeke tenden?!
Je krijese e mjere o Gimi. Edhe pse me pasaporte australiane ne xhep.
Po si the tjeter mo, si the :
” Australia, një një shtet që po përgatitet të dërgojë së shpejti 4 banorët e parë të përjetshëm tokësorë në Mars!”
Jo mo jo !
Ah, prandaj e ndjen tenden mo ?
Po ja o edhe ne derguam ty, copen e pare te perjetshme te m… Made in Albania ne Australi.
Urime Gimi ! 🙂

Kategori
Uncategorized

Agjenti Islamik i Serbisë Bekir Halimi tregon që edhe 100 njerëz me i vra të falen nga allahu!

Nga Skender Jashari/

Tregon gjoja  një shembull që një vrasës kishte vra 100 veta, dhe se  Allahu  e  ka shkurtu  distancën    me qëllim që të  shpëtojë një  vrasës!

Tregon që  duhet  të ndërrohet  vendi ku jeton me qëllim që të  bëhesh i mirë,  derisa këta   mallkojnë  Atdheun tonë, duke i quajtur  si  mëkatar gjithë njerëzit e vendit tonë, derisa   lëvdon  vendet islamike!

 

 

Kategori
Uncategorized

Nga “LOJA ME TELEFON” I KOZETA MAMAQIT.

Nga “LOJA ME TELEFON” I KOZETA MAMAQIT.

Atё tё dielё do tё shkonim nё Ballsh, nё burg, te babai, pёr ta takuar. Tё shtunёn pёrgatitёm ushqimet. Bёmё byrekun, njё kek, njё pulё tё pjekur dhe ca kurabie. Blemё vaj e sheqer. Cigaret, gjithashtu, qё pёr babanё, ishin mё tё rёndёsishmet.
Ishte gusht dhe fёmijёt, sipas pёrcaktimit tё vendimit gjyqёsor nga ndarja e prindёrve, kishin ardhur te ne nё Selenicё, ku ishim tё internuar.
Ne shkonim nё Ballsh mё kёmbё. Ngarkonim mbi kurriz ushqimet dhe ecnim si alpinistёt. Niseshim herёt fare. Na duheshin katёr orё tё shkonim e katёr e gjysёm tё ktheheshim. Hera- herёs e bёnim edhe tri orё e gjysёm me katёr, varej nga ngarkesa apo edhe nga gjendja fizike. Prisnim edhe njeri- tjetrin. Nё burgun e Ballshit shkonin edhe familje tё tjera tё dёnuarish nё Selenicё, qё kishin tё afёrm nё atё burg. Qёllonte qё shkonim sё bashku, apo edhe vetёm, me vёllain apo motrёn.
Fёmijёt kishin shfaqur dёshirёn tё vinin me ne tё nesёrmen pёr tё takuar gjyshin. E gjykuam dhe dhamё aprovimin. Ishte goxha rrugё, ndaj u thamё tё vegjёlve se duhet ta mendonin mirё. Djali i vogёl ishte nё klasёn e tretё, ndёrsa i madhi nё tё pestёn.
– Do tё vijmё!- thanё.
U tha e u bё. Tё nesёrmen, qё pa gdhirё, i zgjuam fёmijёt dhe i bёmё gati. I vogli mori dhe violinёn me vete. Kishte dёshirё t’i tregonte gjyshit aftёsitё nё veglёn, qё po studionte. Nuk ia prishёm.
U nisёm. Mamaja dhe gjyshja ( stёrgjyshja e fёmijёve tё mij) na pёrcollёn gjer te porta.
Ne, ngarkuar me ushqimet dhe dёshirёn pёr t’u takuar me babanё, qё po vuante nё burg, e lamё qytezёn e minatorёve tё bitumit pas dhe u futёm nё pyll. Ishim vetё i pestё: unё, motra, vёllai dhe dy fёmijёt. Ecnim mespёrmes pyllit, nё drejtim tё lumit, Vjosёs, qё kalonte nё fund tё tij. Atje ishte njё gjemi, qё transportonte njerёzit nga njera anё e lumit nё tjetrёn, apo anasjelltas. Lumi ndante rrethin e Vlorёs me atё tё Fierit. Zbritёm matanё, pasi gjemixhiu, tёrhoqi gjer nё fund kavon e çeliktё.
Kishim pёr tё kaluar disa kodra. “A do tё mundnin dot fёmijёt?”, veç kёtё hall kishim. Ecnim, por, natyrisht, jo si herёt e tjera. Me fёmijёt rruga do tё na zgjaste mё shumё.
Ecnim. Ecnim. Ecnim. Ndalonim, herё pёr t’u shplodhur, herё , qё fёmijёt tё hanin apo pinin diçka, herё qё vёllai tё ndizte ndonjё duhan. Violina e vogёl kalonte sa te dora e njerit, tek e trjetrit djalё. I madhi ndihmonte tё voglin. Ecnim. Ecnim. Ecnim… U futёm mes koçimareve, qё kishin pjekur frytet e bukur. U ndalёm edhe atje e hёngrёm ca prej tyre. Fёmijёt i pёlqenin ato. Ecnim. Puse nafte. Ecnim mes zonёs naftёmbajtёse, ku ishte edhe pika mё e lartё e ecjes. Mё pas filloi njё dishezё e lehtё. Po zbrisnim nё krahun tjetёr tё kodrёs. Ishte kodra e fundit, pas sё cilёs na u shfaq Ballshi. Zbritёm pas spitalit tё qytetit. Ndaluam te çezma nё rrugё, ku freskoheshim zakonisht, sa herё qё shkonim nё takim. Ecёm pёrsёri, duke ndjekur me sy kodrёn pёrballё, ku ishin kapanonet e tё burgosurve. Mespёrmes qytetit, zbritёm poshtё, te uzina e pёrpunimit tё naftёs. E lamё pas edhe atё objekt. U shfaq kampi ( kёshtu i quanin burgjet). Ishim pranё. Njё kodёr e butё dhe postblloku. Njё ushtar me automatik rrinte nё urёn e vrojtimit. Poshtё, trari me ushtarё tё tjerё. Mё tej, vendi ku priteshin nё takim tё afёrmit e tё burgosurve. U ulёm nё stolat e drunjtё. Ishte hera e parё qё vinin fёmijёt me ne. Babai nuk e dinte. Ia bёmё surprizё.
Nё radhё, sa tё na thёrrisnin emrin. Kishte edhe plot pritёs tё tjerё. Fёmijёt e kishin pёrballuar gjithatё rrugё. Mё vinte keq pёr ta, por isha e lumtur qё do tё takoheshin me gjyshin, qё kushedi sa e kishte marё malli pёr nipёrit e vet. Pritje. Ne ishim mёsuar e nuk na bёnte pёrshtypje. Djemtё ndryshe, dukeshin mё tё paduruar. Sidoqoftё, e dinin se duhet tё tregoheshin “tё urtё”. E donte puna dhe vendi.
Na thirrёn. U çuam tё gjithё pёr tё shkuar mё pranё kapanoneve. Mё parё kontrolluan ushqimet, duke i hapur e shpuar me thikё e pirunj. I bёnin tё gjitha fёrtele, nga frika se mos futej ndonjё gjё e ndaluar brenda burgut. Si e mbaruan edhe atё proçedurё, na shoqёruan nё vendin e caktuar. Njё barake e vogёl. Hymё. Pёrtej nesh hekura. Pritёm. Pas pak… erdhi…ai…babai…, gjyshi…S’kish mbetur as gjysma e atij qё kish qenё. Hodha sytё nga djemtё. Pashё qё ishin tronditur. Kishin nё pёrfytyrim njё tjetёr imazh.
– Putheni gjyshin!- i pёrmenda dhe i ndihmova tё afroheshin te kuadrati i çelur mes hekurave. Ata u takuan tё parёt. Pas tyre, ne.
Babai gёzohej shumё, sa herё i shkonim nё takim, por s’u mbajt dot e mjekra iu drodh, kur pa fёmijёt. Dy vite nё hetuesi, pa asnjё lajm nga familja…Kishin kaluar edhe disa vite nё burg. I kishte lёnё tё vegjёl e tani i shikonte goxha tё rritur ata.
Biseda mes nesh zhvillohej nёn vёzhgimin e ushtarit kёndej dhe policit nga krahu tjetёr.
– Gjyshi, unё kam mёsuar t’i bie violinёs. Ja, do tё mё dёgjosh?- tha i vogli dhe filloi tё hapte kapakun e mbajtёses sё instrumentit.
Rregulloi violinёn nё pozicion. Kontrolloi akordimin dhe filloi tё lёshonte tingujt e stinёve tё Vivaldit.
Gjyshi e ndiqte me vёmendje e kёnaqёsi. Vivaldi nё burg. Tingujt pёrhapeshin. I dёgjonte gjyshi. I dёgjonim ne. I dёgjonin vallё edhe tё tjerёt? Barakja e takimeve ishte pranё kapanoneve. Ku ta dish, ndofta edhe tё tjerё tё dёnuar po e shijonin atё muzikё magjike. Mbas pranverёs, verёs, vjeshtёs dhe dimrit, harku i tё voglit u shkёput nga violina. Ai e kishte mbaruar koncertin nё burg. Koncert pёr gjyshin.
Babait i ishin mbushur sytё e kaltёrt si gurё akuamarina.
– Rrofsh, moj bijё!- ma shtove jetёn.
– Bab- i thashё- zemёr, falendero djemtё. Ata ngulёn kёmbё tё vinin sot kёtu. Rrugёn e gjatё e pёrballuan pёr bukuri. I pati marrё malli fort pёr Ariun e madh ( kur lozte gjyshi me nipёrit ai bёhej Ariu i madh, ndёrsa ata bёheshin Arinjtё e vegjёl).
Gjyshi zgjati duart nё tё çarёn e vogёl mes hekurave dhe u tha:
– Hajdeni te Ariu i madh!
Fёmijёt u afruan. Gjyshi i pёrkёdheli mbi krye e u tha:
– Kёtu nuk lozim dot, por unё ju dua shumё dhe ju mendoj pёrherё. Kujtoj edhe lodrat qё kemi bёrё sёbashku. Dua t’iu them edhe diçka…ai heshti njё moment dhe shtoi:- Mbajeni kokёn pёrherё lart! Gjyshi nuk ka bёrё asgjё tё keqe.
Ishte takimi mё i bukur e njёkohёsisht mё i trishtuari nga takimet nё burg.
Gjyshi nuk mundi t’i shikonte mё kurrё nipёrit e tij. Mbas ca kohёsh, ai do tё mbyllte sytё pёrgjithmonё atje, nё burg, nё njerin nga “kampet” e shumtё tё diktaturёs.

Kategori
Uncategorized

Kush ishte Imami, Ali Rizai.

Nga Tarikati Bektashi.

Imami Ali Riza ishte i biri i Imamit të shtatë dhe sipas të dhënave u lind në vitin 148/765 dhe vdiq më 203/817. Imami i tetë e arriti imamllëkun pas vdekjes së babait, përmes Urdhrit Hyjnor dhe dekretit të stërgjyshve të tij. Periudha e imamllëkut të tij përputhet me halifatin e Harunit dhe të bijve të tij Aminit dhe Mamunit. Pas vdekjes të të atit, Mamuni ra në konflikt me të vëllain Aminin gjë që shpuri në luftëra të përgjakshme dhe në fund në vrasjen e Aminit, pas së cilës Mamuni u bë halif. Deri në atë ditë politika e halifatit abasid ndaj shiitëve kishte qenë duke u bërë gjithnjë më e ashpër dhe më brutale. Nuk kalonte shumë e dikush nga përkrahësit e Aliut (‘alavis) ngrinte krye duke shkaktuar luftëra të përgjakshme dhe kryengritje të cilat i
shkaktonin vështirësi dhe pasoja të mëdha halifatit.
Vazhdimi i një gjendjeje të tillë ishte i rrezikshëm për strukturën e halifatit dhe ishte kërcënim serioz i tij. Mamuni mendoi për të gjetur një zgjidhje tjetër të këtyre vështirësive, të cilat politika shtatëdhjetëvjeçare e paraardhësve abasidë nuk kishte qenë në gjendje të zgjidhte. Për ta përmbushur këtë qëllim ai e zgjodhi Imamin e tetë si zëvendës të tij, duke shpresuar në këtë mënyrë për t’i kapërcyar dy vështirësi: para së gjithash t’i pengonte pasardhësit e Pejgamberit të ngrihnin krye kundër qeverisë meqenëse ata do të përziheshin vetë në qeveri, dhe së dyti, të shkaktonte që njerëzit të humbnin besimin e tyre shpirtëror dhe lidhjen e brendshme me imamët. Kjo do të përmbushej duke i bërë imamët të tërhiqeshin pas çështjeve botërore dhe politikës së vetë halifatit, e cila gjithmonë ishte konsideruar nga shiitët se ishte e ligë dhe e ndyer. Në këtë mënyrë, organizimi i tyre fetar do të dërrmohej dhe ata nuk do të paraqitnin më kurrfarë rreziku për halifatin. Pa dyshim, pas përmbushjes së këtyre qëllimeve, heqja e imamit nuk do të paraqiste kurrfarë vështirësie për abasidët.
Për ta vënë këtë vendim në veprim, Mamuni e luti Imamin të vinte nga Medina në Marv. Posa kishte arritur aty, Mamuni i ofroi atij së pari halifatin dhe pastaj trashëgimin e halifatit. Imami kërkoi falje dhe e refuzoi propozimin, por më në fund qe shtyrë të pranonte trashëgiminë, me kusht që ai nuk do të përzihej në çështjet qeveritare ose në caktimin dhe në shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë.
Kjo ngjarje ndodhi në vitin 200/814. Por së shpejti Mamuni e kuptoi se kishte bërë një gabim, sepse shiizmi përhapej shpejt, u shtua lidhja e popullatës me Imamin dhe Imamit iu bë një pritje mahnitëse nga njerëzit e madje edhe nga armata dhe përfaqësuesit e qeverisë. Mamuni u përpoq të gjente zgjidhje për këtë vështirësi dhe organizoi që të helmohej dhe të martirizohej Imami. Pas vdekjes Imami u varros në qytetin Tus të Iranit, i cili tani quhet Mashhad.
Mamuni i kushtoi interesim të madh përkthimit të veprave mbi shkencat intelektuale në gjuhën arabe. Ai organizoi tubime në të cilat shkollarët e religjioneve dhe sekteve të ndryshme tuboheshin dhe zhvillonin biseda shkencore dhe shkollare. Edhe Imami i tetë merrte pjesë në këto tubime dhe merrte pjesë në bisedat me shkollarët e religjioneve të tjera.

Kategori
Uncategorized

Jo anëtarësimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

30 vjet për të hyrë në BE?

Nuk duken shumë po të krahasosh periudhën e diktaturave në Ballkanin Perëndimor. Kaq vite caktoi zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee për anëtarësimin e vendeve si Shqipëria, ndonëse ky afata do të thotë edhe një brez njerëzish. Do të thotë që ata që e ëndërruan Europën të mos e shohin dot atë, ndërkohë që ata që mund ta prekin, ndoshta nuk e kanë parë atë si ëndërr.

Kjo distancë sigurie për Ballkanin, duket se është bindje e përhapur dhe vetëm vendimet politike mund ta ndryshojnë. Në një intervistë për Politico, presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, shprehet se është kundër anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Nuk jam në favor të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE së shpejti. Por nëse ua heq perspektivën europiane, atëherë do të përjetojmë atë që përjtuam në vitet ’90. Për këtë arsye, stabiliteti I BE-së është prerekuizitë që Ballkani të mos jetë më në luftë. Shpresoj që Trump ta ketë kuptuar këtë”, shprehet ai.

Një pohim që duket se i bën vend logjikës, por që u kujton në bllok të gjithë ballkanasve se nuk shihen dot ndryshe veçse si vrasës të njëri-tjetrit nëse dikush nuk u mban në kokë shkopin e gomës.

Jean-Claude Juncker, upbeat and ready for a fight

European Commission president weighs in on Brexit, Donald Trump’s management style and his own record in office.

By

8/3/17, 4:15 AM CET

Updated8/3/17, 12:20 PM CET

 

European Commission President Jean-Claude Juncker | Sander de Wilde/ID Photo Agency

 

The European Union is in good shape, and that’s in part down to Jean-Claude Juncker, according to … Jean-Claude Juncker.

The European Commission president, one of the few people left in the Commission this week before he heads off on a summer break, told POLITICO that despite a challenging year, the bloc is in the mood to tackle any problems that come its way — including Brexit and Donald Trump.

“There is really nothing to complain about,” he said in his office on the 13th floor of the Commission’s Berlaymont headquarters. With recent figures showing economic growth and falling unemployment, and with the budget deficits of member countries decreasing, “there is something better to report than a year ago” and that’s “not dependent on my mood, but on facts.”

How big a share of the credit does the Commission get for that? It should be sizable, Juncker said, but in reality it’s “relatively small,” adding that he’s “too old, too experienced” to be bothered by national capitals claiming the credit and Brussels getting the blame.

That’s a pattern likely to be seen in the Brexit talks, and Juncker said he had every reason to believe that would be the case.

Brexit won’t be just an annoyance, he said, more of a headache. “People will become more and more conscious of the density of problems on a daily basis, without always being able to provide a coherent answer to these problems.”

“We are better organized than the Trump administration … if there are any internal difficulties, those difficulties are fixed in a direct conversation instead of by firing people” — Jean-Claude Juncker

But Juncker showed little support for the idea that the Brexit process could be reversed as the talks become fractious.

The Commission’s “working hypothesis” is that Brexit will happen, eventually. “I don’t go as far as the Maltese prime minister[Joseph Muscat] who has not ruled out that it will not come to Brexit,” Juncker said. “My working hypothesis is that it will come to Brexit.”

Speaking in German late on Tuesday afternoon, Juncker repeated what has become a mantra for EU leaders: that Brexit talks are in good hands with Michel Barnier, the bloc’s chief negotiator. That means Juncker only spends “as much time as it needs” on Brexit, without specifying a time, he said; his chief of staff Martin Selmayr in May said the Commission boss wouldn’t devote more than half an hour a week dealing with Brexit. Instead, Juncker said, he’s focused on “the EU’s positive agenda” such as “economic growth and investments, migration and security, the development of a common defense policy, and strengthening our trade relationships with Japan, Canada and Latin America.”

Juncker vs. Trump

The Commission president didn’t hold back when it came to Donald Trump, saying that he had already “explained” to the U.S. president that he “should stop wishing for others to imitate the British” by leaving the bloc.

He also mocked Trump for the disorganized way in which he oversees the White House.

“It’s stunning,” Juncker said when asked about recent events in Washington, culminating in the firing of Anthony Scaramucci as comms director after just 10 days in the role.

“We are better organized than the Trump administration. That is because if there are any internal difficulties, those difficulties are fixed in a direct conversation instead of by firing people,” Juncker said, noting that he had no reason to fire anyone.

If the EU was falling to pieces, as Trump has claimed, “the western Balkans would lose the European perspective,” Juncker said in the interview.

Kategori
Uncategorized

Fenomeni i martesave të shqiptarëve me serbët duket se po kthehet në trend në Shqipërinë e Veriut. Pikërisht për këtë fenomen pak të përshtypshëm për historinë tonë që prej vitesh ka vuajtur nga bashkëjetesën me këtë fqinj të rrezikshëm e kanë përkthyer si një fenomen të turpshëm mediat e Kosovës, por dhe të Shqipërisë.

Për të folur për këtë fenomen kemi gjetur një prej shkuesve shqiptarë që ka sajuar deri më tash 7 martesa të shqiptareve me serbët. Ai dëshiron të mbetet anonim por ndërkohë është i hapur për të na folur rreth këtij fenomeni. Kontigjenti i femrave që pranojnë të martohen në këto martesa janë kryesisht vajza që e kanë kaluar moshën e rinisë, pra ato që ne i quajmë beqare të stazhionuara, por dhe vajza që kanë pasur fatkeqësi të ndryshme dhe që kanë mbetur në shtëpitë e prindërve. Pra vajza që kryesisht fati nuk i ka ecur dhe që ëndërrojnë të krijojnë një familje serioze.

Duke qenë se një pjesë e madhe e vajzave e dinë që martesa përveçëse dashuri është një marrëdhënie interesi, këtë të fundit ato e kanë prioritet. Shkuesi, një nga burrat me presligj në Fushëkrujë tregon se pjesa më e madhe e këtyre vajzave kanë shkuar në Novi Pazar. Sigurisht që ato nuk e njohin serbishten, por muajt e parë marrin ndonjë fjalor dhe për 6 muaj mësohen dhe flasin gjuhën e burrave të tyre.

Profesionet që kanë këta dhëndërushë janë kryesisht ato të bujqësisë dhe të pyjores. Gratë nuk punojnë jashtë shtëpisë, por interesi i tyre është të bëjnë fëmijë dhe të kujdesen për punët e shtëpisë.

Interesit si gazetare se ne kemi pasur gjithnjë marrëdhënie lufte me serbët për shkak të historisë së dhunshme , mblesi i përgjigjet se serbët urrejnë shqiptarët e Kosovës, por jo ato të Shqipërisë.

Sipas tij vajzat shqiptare janë shumë të preferuara për serbët, sepse nëse vajzat serbe janë të hazdisura pas modës, shoqërisë e kafeneve, vajzat shqiptare janë më të prirura për të rritur fëmijë dhe për tu kujdesur për familjen. Dhe kjo ide kryesisht ka lindur pas vajzave të para që kanë mbërritur atje dhe opinionit të mirë që është krijuar. Pasi kanë ikur dallëndyshet e para ato kanë tërhequr njëra-tjetrën duke dhënë shembullin e një bashkëjetese pak të çuditshme.

Sigurisht që martesën me një burrë serb, në fillim vajzat shqiptare e marrin me frikë. Por më pas janë të kënaqura. Mund të kthehen në familjen e tyre kur duan dhe të afërmit e tyre mund të shkojnë në Serbi, gjithashtu.

Serbët janë të fiksuar për familjet e grave të tyre. Interesohen shumë nëse janë soj i mirë. Por ndonjëherë nuk kanë pretendime, mund të marrin dhe gra të divorcuara, mjafton që të kenë moral të padiskutueshëm.

Edhe për gratë fshatare shqiptare janë raste të mira, sepse serbët kanë shtëpi e katandi dhe kanë një gjendje ekonomike të mirë që mund t’i sigurojë një jetesë të qetë.

Pyetjes nëse këta dhënëdër “armiq” japin dhe para në këmbim të këtyre mblesërive, shkesi ynë anonim i përgjigjet me një buzëqeshje. “Sigurisht”, thotë ai, nuk bëhen pa asnjë lloj interesi.

Pra, këto martesa kanë kthyer në Shqipërinë moderne zakonin e vjetër shqiptar ku vajzat shiteshin me para, pra një lloj skllavërimi që të lë pa fjalë.

Po dashuria? Duket se ajo mbetet veç një ëndërr e largët për këto vajza. Ndoshta lind. Po si? Pikëpyetje që nuk marrin përgjigje.

Për të lehtësuar këto lidhje prej vitesh funksionojnë dhe disa agjenci martesore në Shqipëri ku më e njohura është “Maruel 2008 & CO” në Shkodër, që mundëson martesat mes vajzave shqiptare dhe vendeve ballkanike. Vetëm kjo agjenci deri më sot ka realizuar 200 martesa të tilla dhe numri i aplikimeve është 9 mijë. Nga këto martesa kanë lindur rreth 50 fëmijë.

A duhet ta pranojmë këtë fenomen? Booh. Një pyetje që të lë pa fjalë….

Kategori
Uncategorized

Letër Aleksandër Vuçiqit: Ushtarët tuaj ia nxorën foshnjën 8 muajshe nënës, Natyrën 7 dhe Fisnikun 10 vjeçar i masakruan dhe i zhdukën.

Sedati i kishte vetëm 8 pranvera kur ia morët të drejtën për ta shijuar jetën, gëzimet e fëmijërisë dhe ëndrrat e rinisë së bashku me të vëllanë Arbenin 15 vjeçar dhe babain Shyqriun 51 vjeçar. Çfarë mëkati bëri Blerta e mençur dhe e bukur 13 vjeçare që asnjëherë nuk ndahej nga buzëqeshja lozonjare si cicërima e bilbilit dhe motra e dashur Lumturija 14 vjeçare?

Zotëri Vuçiq, ju shumë ngadalë dhe me zemër të thyer po e ndërroni qimen, ndërsa veset e vjetra ende po ua ndalin në gjysmë dorën e zgjatur të pajtimit, sikurse të një lypsari të turpëruar, që e mban krahun gjysmë të shtrirë e dorën gjysmë të hapur, për ta pranuar lëmoshën e ndonjërit prej engjëjve qiellor që kujdesen për mirëqenien dhe mbarëvajtjen e pjesës së popullit tuaj të ngritur lartë në kupë të qiellit, ashtu siç kujdeseni ju për mirëqenien e pjesës së mbetur në tokë .

Ju i nderuar Aleksandër, me këtë krah gjysmë të hapur e dorë gjysmë të shtrirë të pajtimit, po ma qoni mallin e një lypsari të ndrojtur që kërkon mëshire nga engjëjt e pamëshirshëm (që e ruajnë popullin tij në qiell) për mëkatin e pafalshëm që e paska bërë vetëm pse e paska pranuar mos e bër Zot, një të dhjetën e fajit dhe të së vërtetës për barbarinë e shfrenuar serbomadhe në çdo cep të ish shtetit dikur të përbashkët.

Se çka lypi populli yt në qiell, kush e dërgoi atje lartë, kush ia dhuroi atë teknologji aq të përsosur për ta ngjitur aq lartë e pa u hamendur dhe brengosur fare për qafë-thyerjen e mundshme , për këtë mrekulli të mbinatyrshme të shkallës më të lartë, as që dëshiron të mendoj ndokush nga elita politike dhe intelektuale serbe e lëre më të flasë.

Por kjo nuk do të thotë qe edhe ne të tjerët, pjesëtarët e popujve tokësor kemi të drejtë heshtjeje, sikurse ju zotëri Vuçiq dhe pjesa më e madhe e popullit tuaj.
E edhe më pakë kemi të drejtë që të mos e ngrisim zërin tonë deri në kupë të qiellit, sa herë na bie ndërmend dhe trishton e vërteta e llahtarshme , ngaqë ne përveç që nuk i shpallëm fqinjët tanë shekullor ‘jashtëtokësor’, e nuk i trajtuam si të tillë, ne nuk i ngritëm as në ajër e lërë ma në qiell, e edhe më pakë dëshiruam që të bëhemi temë e bisedimeve mes tyre dhe Zotit mitologjik Vido, ngaqë i parandienim pasojat.

Rastësisht më ra në sy letra e juaj delikate dhe e formuluar për mrekulli të cilën ia kishit kushtuar publikut vendas dhe nuk i besoja syve të mi, që ju “mega hardcore radikali’ i deridjeshëm, jeni autor i këtij shkrimi të teleisur si nusja ditën e parë të nusërisë.

Nuk mund të besoja përveç tjerash ngaqë dikush nga zyrtarët tanë të lartë, ashtu i shkrirë nga zjarri i euforisë për tingujt tuaj të zbutur dhe miqësor ishte përkujdesur pa një pa dy, që letra të përkthehet në gjuhën shqipe, edhe atë jo prej ndonjë amatori të zakonshëm i cili mund të peshkohet lehtë në shkallët e ndonjë ambasadë duke pritur për vizë, por prej një profesionisti të rryer të cilit po i njëjti ia kishte ngarkuar barrën e ,,shenjtë fisnike dhe bujare” që rreshtat tuaj mëshirues e shëruese, të përkthehen me aq përkushtim, përpikëri e dashuri në gjuhën shqipe, sa që nga mallëngjimi për mesazhin e tyre human të dashurohen në juve përveç serbëve edhe shqiptarët.

E pse ju bamirësi i sotëm deri dje ishit njëri ndër nxitësit më të mëdhenj të makinerisë shkatërruese dhe gjakpirëse serbo-madhe, që ua mori jetën fqinjëve në qindra mijëra ekzemplarë, askujt asgjë.

Mua personalisht nuk më bëhet vonë pse Serbinë e udhëheqin trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të makinerisë së pamëshirshme shkatërruese e tmerruese dhe pasardhësit e modifikuar të vampirëve gjakpirës, ngaqë edhe ata kanë të drejtë për pendim të sinqertë, së paku për hir të paqes, por unë neveritem e dëshpërohem pafundësisht, kur e vërej tentimin tuaj qyqar, që përmes manipulimit të fakteve ta bagatellizoni dimensionin shkatërrues të agresionit ndaj fqinjëve, në mënyrë që ta pastroni më lehtë përmes vetë-mashtrimit dhe vetë-gënjeshtrës, ndërgjegjen tuaj të ndotur e të pa pastruar asnjëherë sinqerisht së bashku me zemrën, nga helmi i urrejtjes.

Shkaqet pse s’më bëhet vonë që Serbinë e udhëheqin trashëgimtarët e turpit dhe tmerrit, sikurse që jeni ju z. Vuçiq, janë të shumta, por shkaku kryesor është sepse populli im dhe unë nuk i kemi sjellë në pushtet, por vullneti politik i qytetarëve të Serbisë përmes votës së lirë, të cilin ne e respektojmë maksimalisht .

Mirëpo nëse ju s’keni qare pa u shërbyer me vetë-gënjeshtra dhe vetë-mashtrime për ta mëshiruar dhe ridefinuar vullnetin e popullit tuaj ndaj fqinjëve, unë vetëm pa vdekur s’kam qare.

Por z. Vuqiqit dorën në zemër, edhe sikur të doja nga thellësia e zemrës që të besojë sinqerisht në synimet tuaja të mira dhe në realizimin e tyre, do të ishte e pamundur që ta bëjë këtë , ngaqë besimin tim e rrënojnë tmerrësisht tetë kufoma të masakruara fëmijësh, nga gjithsejtë njëzetë e tre anëtarë të masakruar të familjes sonë , e në mesin e tyre trembëdhjetë kufoma të zhdukura dhe menjëherë pas përfundimit të luftës të gdhira mbi sipërfaqen e Danubit, së bashku me rimorkio-frigoriferët që zakonisht në kohën e paqes shërbejnë për transportin e kafshëve të therura dhe ruajtjen e produkteve ushqimore nga prishja.

Përderisa shteti dhe populli të cilin ju e përfaqësoni , nuk e ka problem që ta ndërtojë jetën, lumturinë dhe mirëqenien e fëmijëve të tij mbi kufomat e masakruara të fëmijëve tanë, fjala paqe sa herë që del nga fyti yt jehonë si tallje dhe dëfrim me vuajtjet e viktimave dhe si një farsë e ndotur që e dërgon ujkun me dele bar për t’ kullotur.
Përderisa 13 kufomat e zhdukura të familjes dhe farefisit tim dhe mijëra kufoma të zhdukura të popullit tim, nuk ia ktheni familjeve të tyre për tu përshëndetur, së paku nga eshtrat e më të dashurve, e për t’ua thënë me sytë e shtjerrur nga lotët e shpirtit lamtumirën e fundit dhe për t’ua kthyer një copë respekti e dinjiteti për vuajtjet e pamëshirshme dhe ankthin e paimagjinueshëm që ua shkaktuat fëmijëve, prindërve, motrave, e vëllezërve të tyre dhe përderisa familjarëve të tyre të vdekur për së gjalli nuk ua jepni mundësinë më të vogël për tu përshëndetur nga më të dashurit e tyre dhe dhimbja e katarsa e shpirtit ashtu siç e meritojnë , kurrë nuk do të jetë e mundur bashkëjetesa mbi themelet e qëndrueshme të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Natyra i kishte vetëm 7 pranvera kur e masakruan bestialisht dhe e zhdukën së bashku me të vëllanë Fisnikun 10 vjeçar dhe të ëmën 31 vjeçare Habiben, të cilës ia nxorën me dhunë fetusin tetë mujor nga barku, kanibalët nekrofil në uniformat e armatës së rregullt serbosllave.

Sedati i kishte vetëm 8 pranvera kur ia morët të drejtën për ta shijuar jetën, gëzimet e fëmijërisë dhe ëndrrat e rinisë së bashku me të vëllanë Arbenin 15 vjeçar dhe babain Shyqriun 51 vjeçar.

Çfarë mëkati bëri Blerta e mençur dhe e bukur 13 vjeçare që asnjëherë nuk ndahej nga buzëqeshja lozonjare si cicërima e bilbilit dhe motra e dashur Lumturija 14 vjeçare? Po Lulja e fisit në kuptimin e plotë të fjalës e quajtur Luljeta rreth së cilës tuboheshin si zogjtë, vëllezërit, motrat dhe fëmijët e farefisit për ta ndier ngrohtësinë e shpirtit të saj të pastër si filigran e të ngrohtë si dielli? Çfarë mëkati bëri nëna Hyrë kjo grua jashtëzakonisht e mençur, edukuar dhe bujare të cilën e vranë, masakruan dhe zhduken pamëshirshëm gjakpirësit kanibal së bashku me të katër bijat, njëra prej të cilave ishte Selvetja 29 vjeçare një thesar në vete me të gjitha tiparet që e karakterizojnë natyrën e mrekullueshme të femrës shqiptare.

Çfarë faji bëri Besarta e dashur 12 vjeçare me ata sy të ëmbël si qershi që e masakruat bestialisht së bashku me babanë Shabanin 40 vjeçar, po xhaxhanë Hamziun 38 vjeçar, hallën Ajmanen 29 vjeçare dhe gjyshen Bahrijen 70 vjeçare.

Po Shemsije heroike 45 vjeçare derisa po tentonte që ta mbulojë dhe mbrojë me trupin e saj nga plumbat dhe granata Besmirin e vogël 3 vjeçar djalin e kunatit çfarë rreziku paraqiste për bishat në uniformë?

Po xhaxhanë ynë i dashur dhe gjithnjë human Hakiu 70 vjeçar që e parandjeu në shpirt tragjedinë që po na kanosej një vit më herët dhe i cili i la shumë anekdota satirike mbrapa ngaqë imagjinata dhe sensi i tij për humor ishte i pashtershëm, pse masakruat dhe zhduket? A vetëm pse ju tha më vrisni ju lutem mua që kam vdekur për së gjalli por keni së paku mëshirë për këta engjëj të vegjël?!

Po pse e vranë dhe masakruan në mënyrën më mizore të mundshme xhaxhanë e dashur Musliun 72 vjeçar dhe bashkëshorten e tij Shefijen 70 vjeçare që menzi lëviznin nga pleqëria dhe mësuesin tim të parë e të paharruar Refkiun të cilit do t’ia kushtoja një roman 📖 të tërë aq shumë që ka merita për formim tim njerëzor dhe profesional???

Se rreziku paraqisnin këta fëmijë të dashur e lozonjarë ( dritë shpirti iu pastë ) për sigurinë e serbëve në Kosovë e Serbi, që një kriminel fashist si Sllobodan Millosheviqi ta mbrojë Serbinë me një brigadë të tërë prej tyre, e dinë vetëm ai dhe ata që e përkrahën me plot përkushtim.
E njëri ndër përkrahësit e tij më të devotshëm ishe ti Aleksandër.
Sikur sot më kujtohet momenti kur e lexove letrën e kasapit tjetër përbindësh Vojislav Sheshelit nga burgu hotel 🏩 i Hagës para arkivolit të Millosheviqit ( shpirti n’ xhiriz t’ferrit i past shku) me lotë në sy.
Me plotë sinqeritet po ta them : Askujt në botë nuk ia dëshiroj atë që e përjetuam prej jush, por në momentin kur fillove pa kurrfarë turpi e morali të flisje për kasapin më të të madh që e njeh historia e pas luftës së dytë botërore, si për heroin më të madh të popullit serb pas car . Llazarit të imagjinova me shumë dëshirë pranë tij të shtrirë.

E ç’kërkuan kufomat e masakruara të familjarëve tanë nën dhe mbi Danub e dinë ti Aleksandër po aq mirë sa mentori yt Slobodani, por ty sipas të gjitha gjasave të intereson e vërteta po aq sa Pinokit.

Nëse shovinizmi në kuptimin burimor është formë agresive e nacionalizmit dhe nëse shovinistët , përbrenda ndjenjës së superioritetit ndaj popujve tjerë, me tanke i shkelin trupat e tyre dhe dinjitetin, me thikë ua amputoinë gjymtyrët e trupit dhe organet , seksualisht i dhunojnë femrat, gratë dhe fëmijët e gjallë dhe të vdekur dhe pa asnjë pikë mëshire i masakrojnë, ndërsa grave shtatzëna ua nxjerrin me dhunë foshnjat e dëshmon pa lindura prej barku, e pasta i largojnë kufomat nga vendi i ngjarjes, për ti humbur gjurmët e krimit, por edhe gjurmët e vendngjarjes dhe e gjithë kjo ndodh në fundin e shekullit të njëzet në mes të Evropës, para syve të botës së civilizuar e me bekimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (luftarake) , ndërsa populli serb jo vetëm që hesht, por s’ka punë më të mençur se sa të garojë barabar me Sheshelin për zbulimin e metodës më perfide për vrasjen e viktimave dhe zhdukjen e gjurmëve të krimeve, për hesapin tim bëhet fjalë për një çmenduri të përmasave gjithëpërfshirëse kombëtare dhe për një nekrofili kanibaliste dhe fashiste të shkallës më të lartë.

Zotit shyqyr që pas 18 vitesh nga gjenocidi në Kosovë dhe rajon, së paku një politikan serb të rangut më të të lartë u kujtua që të kërkojë falje nga populli i tij, për mëshirën që po pretendon ta dëshmojë ndaj shqiptarëve, thuajse shqiptarët ishin shkaktarët e dhunës se përmasave më të mëdha në Evropën e pas luftës së dytë botërore e jo serbët. A mos vallë duhet të kërkojmë falje ne shqiptaret pse nuk e keni arritur qëllimin final, zhdukjen tonë totale nga këto troje??!!

I nderuar Alexander gjatë, shumë gjatë politika zyrtare dhe elita intelektuale serbe e ka nënçmuar potencën mendore, kreative dhe organizative të shqiptarëve e sidomos frymën e tyre liridashëse, por këtë gabim fatal nuk e ka paguar Serbia në asnjë mënyrë, ngaqë Kosova përveç në mitet serbe gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet e shqiptarëve por edhe e pakicave të privilegjuara etnike që jetojnë në Kosovë dhe që i gëzojnë të drejtat më të mëdha në botë.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për mëshirën e askujt, e sidomos jo për mëshirën e serbëve. Ndërsa serbët nuk kanë nevojë për vetë-vajtim e as për vetëvrasje pse Kosova tashmë as de jure nuk është pjesë e Serbisë, por për turpërim dhe pendim të sinqertë, ngaqë e kanë humbur një territor që de facto kurrë nuk ka qenë i tyre, por të cilin e kanë okupuar me forcë dhe kanë mbajtur me dhunë represive mbi një shekull nën kontroll.
Andaj mos shpresoni që shqiptarët do të kërcejnë si karcyllat në ajër nga ngazëllimi për mëshirën tuaj , sepse ata meritojnë shumë më tepër se sa një dozë cinike respekti, e sidomos duke i pasur parasysh vuajtjet që ua shkaktoi politika hegjemoninë e fashiste serbe, më tepër se një shekull.

Përderisa politika zyrtare dhe intelektuale serbe nuk e merr si shembull formulën gjermane të pendimit të sinqertë dhe pietetit ndaj viktimave inklusive dëmshpërblimin si dhe njohjen e statusit të veçantë për viktimat e në harmoni me parimet e humanizmit modern dhe vlerave universale kurrë nuk do të jetë i mundur ndërtimi i fqinjësisë së mirë dhe paqes së qëndrueshme në rajon.

Mjafton për fillim që ta merrni si shembull Vuk Drashkoviqin për ta kuptuar se si celebrohet në fjalë dhe vepër pendimi i sinqertë.
E sa i përket njerëzve që e meritojnë epitetin njeri në kuptimin e vërtetë të fjalës siç janë Natasha Kandiq, Sonja Biserko, Nenad Çanak, Dimitrije Tucoviq, Çedomir Jovanoviq, Bogdan Bogdanoviq etj… ata jo vetëm që s’kanë nevojë për pendim (ngaqë asnjëherë s’kanë mëkatuar) por e meritojnë një vend të veçantë në zemrat e shqiptarëve ngaqë ishin, mbetën dhe do të jenë humanistë të lindur e shpirtbardhë të cilët e meritojnë respektin e serbëve dhe shqiptarëve njësoj.
Pikërisht këta të fundit janë ato shkëndijat e shndritshme që shpresës për një fqinjësi më të mirë e të bazuar në respektin e ndërsjellë i japin kuptim e jo premtimet boshe të politikës.

Kategori
Uncategorized

CIA: Ja si funksiononte Sigurimi i Shtetit, agjentë sekretë në çdo organizatë dhe ndërmarrje, përçarjet që lindën në Partinë Komuniste.       

Shërbimi Informativ Amerikan ka pasur detaje të sakta se si funksiononte Sigurimi i Shtetit në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente të vitit 1952 tregohen detaje mbi infiltrimet e agjentëve shqiptarë. Sipas dokumentit, spiunët ndodheshin në çdo organizatë, dikaster e ndërmarrje. Ata ishin sytë e veshët e partisë dhe kushdo që identifikohej si jo i rregullt, arrestohej. Po ashtu tregohet se kush mund të bëhej pjesë. Një tjetër detaj është se tregohen përçarjet që lindën brenda Partisë Komuniste.

Siguria dhe kontrollet në Shqipëri, qershor 1952

Policia dhe agjentët e sigurimit

Në Lezhë ka rreth 30 policë dhe agjentë të Sigurimit, që drejtohen nga Qamil Daçi nga Shkodra. Roja civile e Lezhës ka rreth 14 burra. Në zonën e Lezhës ka stacione policie në zonat e Dajç, Kallmet, Shëngjin e Krioneri. Çdo organizatë bazë ka agjentë të sigurimit që formojnë policinë sekrete të partisë. Këta agjentë infiltrohen në organizata të ndryshme të punëtorëve, me detyra si ruajtja e mbikëqyrjes së anëtarëve të kolektivit apo anëtarëve të Partisë së Punës. Ata mbikëqyrin gjithashtu organizatat dhe vetë forcat e sigurisë së regjimit për elemente diversive. Gjatë takimeve të partisë, këta elementë janë iniciatorë të kritikave të ashpra ndaj elementëve që shkelin vijën e Partisë Komuniste dhe çdo i dyshuar prej tyre raportohet te Sigurimi. Agjentët e Sigurimit mund të jenë drejtues të organizatës bazë ose dhe anëtarë të thjeshtë partie. Ashtu si në pjesën jugore të Shqipërisë, edhe në kufirin verior ka një zonë të ndaluar me thellësi rreth 1500 metra.

Kampet e përqendrimit

Në Shkodër u dërguan katër të burgosur, tre për krime politike dhe një për krime të tjera. Rreth 200 persona po mbahen aty për shkelje politike dhe rreth 400 për krime të zakonshme. Në Burrel gjendet kampi i atyre që vuajnë dënime politike të gjata. Gjatë qëndrimit të burgosurit janë të detyruar të punojnë në minierat e kromit pranë Burrelit. Në Lezhë ka burgje për të ndjekurit për krime politike dhe ato ordinere, por pas gjyqeve të dënuarit dërgohen në burgun e Shkodrës për të vuajtur dënimin. Në pjesën veriore të Fierit, në kazermat e vjetra italiane janë futur familjet e të arratisurve. Një informator tha se e kishte parë kampin në gusht 1950 teksa kalonte aty pranë me një mjet ushtarak. Një tjetër kamp përqendrimi është vendosur në Lushnje, në kazermat e vjetra italiane në perëndim të qytetit. Informatori ynë ka parë atje rreth 250 të burgosur kur kaloi me mjetin ushtarak. Rreth 30 nga të burgosurit ishin burra të vjetër, ndërsa pjesa tjetër ishin gra. Të gjithë po ktheheshin nga puna e detyruar. Gjatë të njëjtit udhëtim në një rrugë në Jug të Kavajës, informatori ynë pa të arratisur ose familjarë të tyre që po ktheheshin nga puna e detyruar. Rreth 200 burra të vjetër dhe gra të të gjitha moshave, po shoqëroheshin nga gjashtë policë. Informatori nuk e dinte se ku ndodhej kampi i tyre. Nga veshjet e të burgosurve, informatori gjykoi se ata vinin nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, përfshi edhe jugun. Informatori dëgjoi nga një ushtar nga Kosova se kishte një kamp për të burgosurit politikë dhe në Kosovë.

Informatori beson se në Fier ka një kamp për refugjatët jugosllavë simpatizantë të Kominform. Në lidhje me këtë, informatori deklaroi se një nga të afërmi e tij, qytetar jugosllav, i larguar drejt Shqipërisë dhe tani ndodhet në Fier. Ky i afërm kishte kërkuar leje të jetonte me njerëzit e tij në fshatin e informatorit, por autoritetet nuk kishin pranuar.

Guerilët grekë

Informatori nuk ka dalluar lëvizje të guerrilëve grekë në Shqipëri. Ai e dinte se disa guerrilas kishin shprehur dëshirën të qëndronin në Shqipëri dhe të bëheshin qytetarë shqiptarë. Por gjithsesi numri i tyre ishte shumë i vogël. Qeveria i vendos ata në rajonet e Elbasanit dhe Fierit dhe u dha ngastra toke, kështu që ata shpërndahen dhe nuk janë të kufizuar vetëm në kamp.

Lejet dhe kartat e identitetit

Personat e autorizuar të mbajnë armë, kanë një leje që duhet ta mbajnë me vete. Ajo lëshohet nga dega e tyre lokale e Sigurimit. Për të udhëtuar kërkohet vetëm pasaporta civile.

Kur një person nuk është më anëtar i Partisë së Punës, tesera e partisë merret nga oficeri përgjegjës i organizatës bazë dhe i dorëzohet zyrës politike të punëtorëve të partisë, në zonën e tij. Çdo qytetar shqiptar duhet të ketë dokumentet e mëposhtme: Dokumentin e identifikimit, librezën e lirimit nga ushtria, pas kryerjes së shërbimit në forcat e armatosura. Dokumentin e partisë, nëse është anëtar partie, të lëshuar nga zyra politike e të rinjve.

Aktivitetet e misionit sovjetik të naftës (vitet 1950)

Mes disa misioneve sovjetike që operojnë në Shqipëri, më i madhi prej tyre jo-ushtarak është ai për naftën, që fillimisht ishte pjesë e misionit teknik nën drejtimin e profesor Tarkovin. Në nëntor 1948, ministri sovjetik Çuvashin njoftoi qeverinë shqiptare se misionet e ardhshme të naftës dhe karburanteve do të kryheshin nga grupe të pavarura. Kreu i këtij misioni është inxhinieri Veselovod Kurakin, zyrtar i lartë i kompanisë Neftprom në Moskë. I nisur fillimisht me nëntë veta, misioni nisi të rritej pas vitit 1949 duke arritur në 69 teknikë nga Bashkimi Sovjetik, Bullgari dhe zonat sovjetike të Gjermanisë dhe Austrisë. Nga kjo e fundit erdhën 17 specialistë me avion të veçantë. Misioni ka zyrat e tij në rrugën e Elbasanit dhe selinë kryesore në rrugën Skënderbeg. Ai ka gjithashtu zyra rajonale në Kuçovë, Durrës dhe Shkodër. Degët e Durrësit dhe Kuçovës janë kryesisht të angazhuara për ngritjen e depozitave të naftës. Grupi i mbikqyrësve është i ndarë në dy grupe. I pari drejtohet nga Vasiutin dhe kryen vëzhgime në zonën Murriz-Salce në veriperëndim të puseve të Kuçovës, kurse i dyti i drejtuar nga Nikitenko ndodhet në Elbasan për hetimin e fushave të gazit natyror (të cilat llogariten me përmbajtje rreth 18 600 kalori për metër kub). Nëse hetimet rezultojnë të frytshme dhe të lehtësisht të shfrytëzueshme, Elbasani do të bëhet qendra e Shqipërisë për prodhimin e gazit metan, ndërsa Shkodra, sipas misioneve, do të bëhet qendra e industrisë së karburanteve sintetik si qymyri. Në lidhje me këtë, planifikohet instalimi i impiantit sovjetik PLE-47, i përshtatur nga inxhinieri sovjetik Fleshnikov, sipas modelit të sistemit amerikan “Hydrokol”. Sipas llogaritjeve sovjetike, 18 000 ton në vit vajgur sintetik mund të përftohen që në fazat e para të prodhimit. Negociatat janë ende në zhvillim dhe ende asnjë vendim final nuk është marrë nga palët. Misioni sovjetik ka refuzuar planet shqiptare për krijimin e një porti të vajgurit në Vlorë, të lidhur me tubacione me puset e naftës në Kuçovë. Sipas opinionit të sovjetikëve, vajguri shqiptar nevojitet për konsum lokal, prandaj nuk është nevoja për ndërtimin e një porti të tillë në Vlorë, që mund të rezultonte shumë i ekspozuar dhe i kushtueshëm në rast të një sulmi të armikut.

Sovjetikët sugjerojnë se impiantet portuale për sasinë e naftës për eksport është më mirë të ndërtohen në Durrës, që është më pak i ekspozuar ndaj sulmeve dhe më pranë kryeqytetit, i cili gjithashtu është i mbrojtur mirë. Sovjetikët kanë sugjeruar gjithashtu ngritjen e sistemit të depozitave të naftës në Durrës, ndërtimi i të cilave tashmë ka nisur. Depozitat do të ndërtohen pranë rrugëve kryesore dhe do të lidhen me hekurudhën Durrës-Kavajë, të cilat mbulohen nga kodrat e fshatit peshkatar të Arapaj (tridhjetë e pesë për qind e depozitave do të jenë nëntokësore). Gjatë vitit 1949 do të merret dhe vendimi për ndërtimin e dy rafinerive të naftës, për të cilat Shqipëria do të japë forcën punëtore, ndërsa BRSS do të japë materialet dhe personalin teknik. Sipas raportimeve, qëllimi kryesor i aktivitetit të misionit të naftës dhe karburanteve është sigurimi i rezervave të karburantit për avionët sovjetikë dhe forcat detare sovjetike që veprojnë në ujërat shqiptare në rast lufte.

Megjithëse sjellja e popullatës shqiptare në qytete dhe porte është korrekte ndaj oficerëve sovjetikë, ajo nganjëherë është armiqësore në zonat rurale, në të cilat sovjetikët shoqërohen nga roje të armatosura gjatë vizitave të tyre. I gjithë personeli sovjetik merr furnizimet ushqimore me avionë të veçantë nga Bullgaria apo Rumania. Përveç këtyre, nënte restorante private janë organizuar për shërbimin ndaj zyrtarëve sovjetikë në Tiranë, dhe nuk kanë lidhje me restorantin e madh në ambasadën sovjetike. Për arsye të shtimit të numrit të sovjetikëve edhe strehimi i tyre po bëhet problem për autoritetet shqiptare.

Shënim: Theksohet fakti se planet sovjetike për qendrën e prodhimit në Shkodër nuk kanë lidhje me projektet e mëparshme jugosllave për ndërtimin e një impianti të ngjashëm në Virpazer.

Rezistenca ndaj regjimit aktual

Pakënaqësia mes popullit shqiptar vazhdon të jetë e gjerë dhe në vitet e fundit ka pasur disa raste të rezistencës së hapur ndaj regjimit. Edhe vetë regjimi ka pranuar ekzistencën e elementëve “diversantë” dhe sulmeve ndaj ushtrisë dhe karvaneve civile të furnizimeve. Incidenti më i rëndë i rezistencës ishte bomba në ambasadën sovjetike në shkurt 1951, por vrasjet lokale dhe sabotimet kanë qenë gjithashtu një sfidë për autoritetet komuniste. Deri tani regjimi i Hoxhës ka ditur të përballet me lëvizjet kundërshtare, duke zbatuar masa të shumta represive. Për shembull, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje që operojnë në zonat malore kundër grupeve individuale të rezistencës. Refugjatët anti-komunistë kanë raportuar për ekzistencën e disa grupeve të rezistencës me emra si “Lidhja Kombëtare e Maleve”, “Liria”, “Skënderbeu”, “Thirrja”, por nuk ka informacion specifik mbi to. Nuk duket se ka bashkëpunim mes grupeve të disidentëve megjithë dëshirën e tyre të përbashkët për largimin e regjimit të Hoxhës. Mes grupeve shqiptare në emigracion, më i rëndësishmi duket se është Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, me selinë evropiane në Romë, i cili përbëhet nga tre grupe: 1) Partia Demokratike Agrare/Balli Kombëtar të cilët kanë më shumë ndjekës në Jug të Shqipërisë, 2) Partia e Legalitetit (pro-Mbretit Zog) e cila është më e fortë në qendër të Shqipërisë, dhe 3) Lidhja e fshatarëve e katundarëve që mbështetet në veri të vendit dhe në provincat jugosllave ku jetojnë shqiptarë. Të gjitha grupet kanë si qëllim krijimin e Shqipërisë së lirë e të pavarur, por kanë dallime mes njëri-tjetrit për llojin e qeverisë së re. Aktivitetet e Komitetit brenda Shqipërisë kanë qenë vetëm shpërndarje propagande dhe disa përpjekje subversive nga agjentët e tij. Operacioni i tyre më efektiv ka qenë lëshimi i fletëve të propagandës, që ka shkaktuar mjaft eksitim brenda vendit, dhe ka nxitur nota proteste ndaj zyrtarëve italianë apo dhe largim të njerëzve nga Shqipëria.

Rebelimet

Shumica e komunistëve duket se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me çdo organizatë që ka në plan përmbysjen e regjimit për arsye të zhgënjimit me qeverinë, besimit se BRSS nuk do të rrezikojë të futet në luftë për shkakun e Shqipërisë apo sepse besojnë se pushteti i Hoxhës do të bjerë së shpejti dhe presin t’i japin llogari qeverisë tjetër që do të vijë më pas. Qeveria nuk i beson më as policisë dhe raportohet se më shumë se një e katërta e policisë janë në favor të revolucionit. Raportohet se nëntëdhjetë për qind e njerëzve janë gati të veprojnë kundër qeverisë, por kërkojnë siguri se nuk do të ketë lëshime territoriale ndaj Greqisë, Jugosllavisë e Italisë. Popullata është konfuze prej sponsorizimeve të ndryshme që kanë grupet e huaja që hyjnë në vend fshehtësisht, prandaj besojnë se nëse këto grupe nuk bashkohen, vendit mund t’i shkaktohet më shumë dëm sesa favor. Qeveria ka bërë shumë propagandë gjatë kësaj kohe, duke akuzuar se Komiteti për Shqipërinë e Lirë  punon për Greqinë dhe ka ndërmend t’i kthejë asaj Epirin e Veriut. Gjithashtu, ajo propagandon se grupet italiane do të kthejnë në vend influencën italiane dhe ato jugosllave do t’i japin rajonin e Kosovës Jugosllavisë. Meqenëse anëtarët e arrestuar të grupeve të mëparshme të agjentëve kanë treguar te hetuesit për ata që i kanë ndihmuar brenda vendit, qytetarët kanë frikë të ndihmojnë grupet e ndryshme të agjentëve dhe i kanë raportuar ato te autoritetet. Grupet jugosllave nuk kanë influencën e pretenduar në zonat veriore dhe as ato të dërguara nga grekët nuk konsiderohen të favorizuar.

Përçarjet mes komunistëve

Partia Komuniste shqiptare si rezultat i debateve është e përçarë. Grupe të vogla partizanësh prej 15-20 vetësh janë vendosur në male. Ka terror dhe uri, asnjë nuk është i sigurt për jetën e tij. Ushtria e vendit përbëhet nga 25 mijë njerëz por qeveria nuk ka shumë besim te trupat e saj, prandaj gjatë zhvendosjeve nga një vendndodhje në tjetrën ushtarët nuk i kanë armët e mbushura.

Numri i specialistëve rusë në vend ka arritur në 1000. Siç shihet nga më sipër, Shqipëria drejtohet nga një klikë e vogël komunistësh që nuk ka lidhje me popullin e saj. Ky grup ka gjithashtu debate mes vetes. Pakënaqësia e popullit rritet dita-ditës. Sapo sinjali i revoltës të jepet, populli shqiptar do t’i japë fund komunistëve brenda disa ditëve. Tito nuk do të lëvizë sepse Shqipëria e Enver Hoxhës përfaqëson për të armikun kryesor. Duhet të supozojmë që Tito do të ndihmojë fshehtësisht largimin e regjimit të Hoxhës dhe kompanisë së tij. Por kushtet e mëposhtme janë absolutisht të nevojshme: Greqia, nëse është e mundur, duhet të deklarojë solemnisht që njeh kufijtë e Shqipërisë së vitit 1913, domethënë ato përpara pushtimit italian të vitit 1939, duke hequr dorë nga pretendimet e saj për Epirin e Veriut (provincat pjellore të Korçës e Gjirokastrës, dhe të nisë një politikë të re miqësie me Shqipërinë e re demokratike. Një deklaratë e tillë ka shumë rëndësi pasi populli shqiptar preferon më mirë të vuajë nën thundrën komuniste nga frika e pushtimit grek të jugut të vendit. Deklarata të njoftohet me radio dhe nga shtypi, duke inkurajuar popullin shqiptar të krijojë kushtet e nevojshme për revolucionin.

Kjo iniciativë duhet të kryhet nga forcat shqiptare jashtë vendit (në Itali, Greqi, Turqi, Egjipt e Siri) numri i të cilave të jetë 1500 deri në 2000 njerëz. Kontakti direkt duhet të vendoset me liderët e kualifikuar të rezistencës, brenda dhe jashtë vendit. Në çdo rajon të Shqipërisë ka njerëz që zotërojnë autoritetet absolut mbi provincat e tyre. Armatimet, municionet dhe furnizimet e tjera do të sigurohen nga Aleatët. Pasojat e një grushti shteti të suksesshëm është: Goditje e rëndë ndaj imperializmit rus dhe një shembull i shkëlqyer për vende të tjera që vuajnë nën thundrën sovjetike; Fundi i luftës civile në Greqi; Kapja e bazës së rëndësishme në ishullin e Sazanit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Kategori
Uncategorized

Deklaratat e Kadrie Kadaresë kundër regjimit komunist.

Nga Kastriot Dervishi.

Të dhënat operative rezultonte se Kadrie Kadare zhvillonte agjitacion e propagandë kundër regjimit. Në informacionin e datës 1.11.1978 për sekretarin e parë vendor të PPSH-së, Simon Stefani, midis të tjerash thuhej:
“Nga të dhënat e katër bashkëpunëtorëve dilte se: “Kadria u ka propaganduar atyre për jetën gjoja të mirë që bëhet në vendet kapitalisto-revizioniste, për privilegjet që ka punëtori atje, etj. Po kështu u ka folur edhe për librat e ndryshëm me përmbajtje dekadente dhe armiqësore që ka lexuar si p.sh. libri që ka shkruar vajza e Stalinit, dhe Kadria, duke folur me gjuhën e saj, e nxjerr Stalinit si diktator dhe vrasës. Po kështu ka folur për gjendjen gjoja të mirë të gruas në vendet e Perëndimit, për muzikën, letërsinë dhe artin e tyre, duke i ngritur lart ato dhe në të njëjtën kohë ka nënvlerësuar dhe ka përçmuar muzikën dhe letërsinë tonë se këtu te ne nuk ka realitet, duhet të gënjesh, etj”.
Në mënyrë të shpërndarë jepen disa nga deklaratat e Kadries.
Disa nga shprehjet e saj, të cilësuara agjitacion e propagandë ishin:

-E ku pyet bota jashtë për veprat e Enver Hoxhës. Unë me veprat e tij nuk shkoj as në hale.

-Vëllai im është aq i zgjuar saqë në romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, diti t’ia hedhë Enver Hoxhës dhe i gjeti pikën më të dobët. Vëllai dhe pas një ndryshimi të sistemit do të mbretërojë përsëri pasi është tepër i aftë.

-Është varfëruar jeta e secilit aq shumë saqë t’i kot mërzitesh për djalin (i drejtohet bashkëbiseduesit-shënim) që të kanë arrestuar, ai atje në burg ka me siguri një copë bukë dhe një vend për të fjetur dhe po aq kanë tërë ata që janë jashtë. Ne jemi matufosur.

-Sistemi socialist dhe komunizmi është një doktrinë që mbështetet në baza jo reale përderisa njeriu që fëmijë kur mban diçka në dorë dhe e shtrëngon fort e nuk e lë t’ia marrësh, si mund të besosh se kur të bëhet i madh nuk do të rritet në porcione akoma më të mëdha se interesi i tij personal. Është absurde të besosh se mund të ekzistojë një shoqëri e tillë kur vetë njeriu është me të meta. Si mund të besosh atëherë se u dashka vënë interesi i përgjithshëm mbi atë personal?

-Stalini ka bërë krime të rënda. Në fillim vrau shokët e tij dhe prapë kohë pas kohe eliminoi të tjerë me radhë. Stalinit i kishte hyrë frika në palcë dhe 15 vjetët e fundit jetoi në një dhomë pa dritare.

-Një sistem i tillë nuk mund të ndërtohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë vend se s’ka asgjë njerëzore. Sot ka diferenca në mënyrën e të jetuarit, ato nuk eliminohen po sa vijnë e thellohen. Ç’janë ato gjepura që trumbetohen se gjoja u vënka interesoi i përgjithshëm mbi atë personal, këtë nuk e ha as bufi.

-Sa të pashpirt janë këta. Pse nuk u prononcuan zyrtarisht për vrasjen e Galip Hatibit. Këtu ka diçka që s’vete. Galipi me siguri do të ketë qenë në dijeni të ndonjë të fshehte të dikujt nga kryesorët, prandaj duhej zhdukur.

Pas arrestimit të Asamblesë, Kadria shprehet:
-Jemi tmerruar të gjithë në Institutin Bujqësor, këtë gjë po diskutonim vazhdimisht, po çmendemi.

-Boll me temat e luftës nacionalçlirimtare, i pamë e i stërpamë, kaq e pati edhe ajo, a ka ndonjë gjë të re? Unë jam kurioze të di çfarë do ndodhi te pas vdekjes së udhëheqësve, pasi edhe të moshuar dhe të sëmurë janë. A do ta mbajnë vallë linjë të tillë apo do të divijonë? Dhe po ta kesh vënë re me vdekjen e njerëzve të mëdhenj ndryshojnë situatat: vdiq Stalini, ndryshoi vija, vdiq Mao Ce Duni, ndryshoi situata.

-Populli popull është, ku merr vesh se ç’bëhet, udhëheqësit i dinë gjërat, të lidhemi me këtë apo të prishemi me atë. Unë mendoj se shtetet e mëdha nuk do të rrinë pa na u afruar se kanë interes për pozitën tonë strategjike. Do të na afrohet ndonjë, do të na bëjë lajka dhe ne do të afrohemi, pastaj prapë do prishemi me ta. Nuk e di, nuk e di, por se si do të bëhet pas vdekjes së udhëheqësve tanë, unë nuk e imagjinoj dot. Pa lëre pastaj për komunizmin që unë nuk besoj fare. Më duket se komunizmi është vetëm një frazë e thjeshtë. Ku arrihet të edukohet ndërgjegjja e njerëzve ashtu siç thuhet.

Nëser: Deklarimet e Asamble Hatibit për jetën e E.Hoxhës dhe dy vrasjet e kryera për të mbuluar vesin e diktatorit.

Kategori
Uncategorized

Vdiq e shqyer nga macja e egër brenda një thesi’ – vdekja tragjike e martires katolike Marie Tuci

Nuk janë të paktë ato shqiptarë që guxuan dhe ngritën kokë kundër diktaturës dhe komunizmit në Shqipëri. Shumë intelektualë dhe fetarë dolën kundër sistemit të egër, por fati i tyre dihej.

Ato masakruan dhe u pushkatuan. Më me fat ishin ata që u burgosen për vite ose u internuan në kampe të ndryshme.

Mbase tortura e tyre ishte më e madhe se atyre që vdiqen, sepse në burgjet e kominizmit u kryenin krime të tmerrshme. Një prej emrave që ngriti kokën kundër komunizmit ishte Marie Tuci.

Marija ishte vajza e re nga Mirdita që sfidoi xhelatët e diktaturës komuniste, në emër të Zotit, përmes besimit katolik. Pas përmbysjes së komunizmit, hitoria e saj e trishtë u njoh në të gjithë vendin dhe më gjërë.

Maria, vdiq masakruar nga torturat e xhelatëve të diktaturës duke dhënë shpirt mes mundimeve të jashtëzakonshme.

Marie Tuçi lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë, si e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës.

Ajo ishte nxënëse e shkollës së mesme të motrave Stigmatine në Shkodër.

Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Marie Tuçi u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë.

Vdiq në spitalin e Shkodrës pas torturave çnjerëzore, më 20 shtator të vitit 1950.

Sakrifica e saj u vlerësua edhe nga Papa dhe nga Vatikani. Ajo renditet ndër 38 martirët e Kishës Katolike.

Për ta torturuar deri në vdekje, xhelatët e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace e egër. Hetuesit e godisnin macen e egër me gjëra të forta duke e ëgërsuar më shumë. Maria vdiq duke u masakruar u shqye nga macja e egër, shkruan konica.al. Historia e saj u bë edhe më shumë e njohur përmes poezisë së Meti Fidanit.

Po vdes nanë, sot po vdes

Nan’ e dashtun, sot po vdes

më kanë futur, në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti

po ma merr nan’, shef Seiti

jashtë thesit, shqip po flasin

më shqelmojn’, e më godasin

ligësia, nuk ka ngjyrë

shqelm në bark, shqelm në fytyrë

Po vdes nanë, sot po vdes

një lëmsh gjaku, brenda n’ thes

nuk ka vend imagjinata

kriminel, shpirtzinj si nata

më kanë ça, bark e zorrë

hajde nan, e ver’ një dorë

Mbaju nan’, mbaju burrneshë

më sill teshat, e m’vish murgeshë

mos qaj nan, jam bij Mirdite

s’na kanë mposht, tash ndër vite

as dhe shkau, as dhe turku

as Enveri, as dhe burgu

as bollshik, e as titista

as hetues, as komunista

Po vdes nanë, moj un’ e zeza

shko më sill, një palë ndresa

njëzet e dy, sapo kam mbush

nuk du’ nan’, me m’qa kurkush

as n’ Orrosh, e as Ndërfush

as në bjeshkë, atje thellë

as në Fan, e as në Kthellë

as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë

as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë

më ka dërgu, të vdes e lirë

më sill ndresat, po të pres

po vdes nanë, sot po vdes