Kategori
Uncategorized

Kur rresht llogjika, hyn në lojë Forca. Duhen ndaluar përplasja dhe viktimat!

Me sa duket jemi në Fund! Llogjika dhe urtësia kanë dështuar deri tani. Po i vjen rradha përplasjes, në rrugë apo kudo qoftë. Me 24 Prill, Opozita ka kërkuar nga mbështetësit e saj, që të bllokohen akset kryesore të Vendit dhe të zbritet në rrugë, për të kërkuar me protest, që të dëgjohen dhe të merren parasysh kërkesat e tyre.

Askush nuk do ta dëshironte këtë gjë dhe pasojat që kjo përplasje sjell. Kryeministri u nxitua të nxjerrë në foltore, zv drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Qato. Me një fjalë posaçërisht kërcënuese për protestuesit. Përmëndi filmime dhe nënkuptoi arrestime, sepse protesta do të trajtohet si e paligjshme.

Thuhet se dikur Lenini, pasi bërë një marrëveshje me borgjezinë, fill pas Revolucionit të Tetorit, sepse Rusia e asaj kohe po vdiste për bukë deklaroi: “Çdo kompromis vjen era mut! Por është i nevojshëm për Rusinë!”

Kjo shprehje e famshme, nga njeriu i Revolucionit më të famshëm në Botë, që ndryshoi përfundimisht Botën, për 100 vitet në vazhdim, duhet ndoshta rikujtuar sot, në Shqipëri, ky fshat i egër i Botës së madhe. “Kompromisi” vjen erë të keqe, kur je në situatë radikale, por ndoshta bën mirë për shqiptarët, sepse zjarret dhe përleshjet e vitit 1997 apo të 21 janarit të vitit 2011, e zbythin Shqipërinë, përsëri 10 vite pas.

Kryeministri ynë, nuk tërhiqet nga pushteti dhe ka edhe ai, “hallet” dhe “arësyet” e tij. Sepse ka frikë nga miqtë e “fortë”, që e ndihmojnë të rrinë në pushtet. Sepse nëse ikën nga pushteti, ata e rrzikojnë më shumë se të gjithë.

Sipas parimit të xhunglës, nëse ai që prin lukuninë e ujqërve plagoset ose dobësohet, ujqërit e shqyejnë dhe zgjedhin një kryetar lukunie tjetër.

Por gjithësesi, Paqja dhe Arësyeja, Marrëveshjet dhe tryezat, janë më frutdhënëset nga të gjitha, pamvarsisht se “kompromisi mund të vijë era mut”, si ka thënë Vladimir Iliçi Lenini, 100 vjet më parë.

Mos ia jepni këtë “alibi” kryeministrit, Opozitarë, protestoni por vetëpërmbahuni, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Rama do të kishte dëshirë që Opozita të degradonte në veprimet e rrugës dhe të dërgonte në Europë, kartolina të shëmtuara “destabilizuese”, pikërisht atë që ka frikë më shumë se kurrë sot BE, që është sot një shtet federal më i dobët se asnjëherë. Më i përçarë se kurrë më parë.

Por edhe “superpolicët” që fabrikoi me pathos Rilindja, duhet të mbajnë siguresat e mbërthyera dhe shkopinjtë në brez, sa më shumë që të jetë e mundur. Shkarpat janë të thata dhe zjarri merr flakë shumë shpejt.
Trafikantët e drogës, do të jenë padyshim më të fituarit nga një përplasje e ashpër popull-qeveri, nëse ajo ndodh. /360grade.al/

Kategori
Uncategorized

Po tani?

Kjo është pyetja e parë që gjithsecili i ka bërë vetes kur ka dëgjuar lajmin e dështimit të negociatave Rama-Basha në selinë e Presidentit Nishani! Jo sepse kishte ndonjë deklaratë konkrete, por sepse mënyra se si u rrit pritshmëria dje dhe se si u lexuan lajmet dhe lëvizjet politike, thuajse krijoi bindjen tek shumë vetë që takimi tek Presidenti ishte thjeshtë zyrtarizimi i një marrëveshjeje të negociuar më parë.

Për fat të keq, nuk kishte pasur asnjë të tillë, me gjithë lajmet që mbytën shtypin dhe me gjithë protagonizmin e disa politikanëve të dorës së dytë që flisnin deri për detaje të marrëveshjes. Pak a shumë ndodhi ajo që Basha kishte premtuar që nuk do të ndodhte më, por që këtë moment e pranoi: një takim i pa parapërgatitur, një takim ku të dyja palët i kanë qëndruar pozicioneve të tyre fillestare dhe që pasi i kanë mbajtur për thuajse 2 orë fjalime njëri tjetrit janë larguar pa arritur asgjë.

Asnjë nga palët nuk ka dhënë më shumë detaje nga takimi, por opinion.al ka arritur të zbulojë pak a shumë thelbin e tij. Basha i ka qëndruar tezës së tij për një Qeveri Teknike pa Ramën Kryeministër dhe zhvillimit të zgjedhjeve në Dhjetor, mundësisht me një votim elektronik, ose minimalisht një votim me identifikim elektronik. Pra, Basha nuk ka pasur lëvizje nga qëndrimi tij. Ndërkohë Rama ka bërë disa propozime për të përmirësuar standartin e zgjedhjeve dhe për të garantuar ato, por ka refuzuar kategorikisht Qeverinë Teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Këtu gjithçka është bllokuar dhe palët janë kthyer në selitë e tyre. Ajo që të bie në sy nuk është vetëm mungesa e një zgjidhjeje, por edhe fakti që sot, Rama ka pasur një pozicion më të tërhequr dhe më pak ofertues se sa ai që mbajti në takimet me Mekallister dhe Filkenshtajn.

Nëse në 25 Prill ai ishte i gatshëm të fliste për datën e zgjedhjeve deri në 16 Korrik, sot ai nuk ka lëshuar asgjë nga 18 Qershori. Nëse me 25 prill foli për ndryshime thelbësore në Qeveri sot duket se ka ofruar një Ministër për zgjedhjet i cili do të merret me reformën për zgjedhjet lokale të 2019. Pra, Rama ka lëvizur nga lëshimet politike në ato teknike. Dhe sot në takim, Rama ka dashur ta manifestojë faktin që koha ka punuar në favor të tij dhe që kushtet e 10 ditëve më parë nuk janë më të vlefshme.

Një analizë e thjeshtë, të bën të kuptosh se më 25 Prill, Rama ka pasur po aq sa shqetësimin e PD edhe atë të Metës. Sot, ai beson se Meta është jashtë loje personalisht dhe LSI ka hyrë në zgjedhje. Ai ka arritur madje t’i dërgojë gjithë formacionet e tjera politike që janë regjistruar, të vetme në zgjedhje, duke besuar se në këto rrethana s’ka nevojë për asnjë prej tyre. Ai e di tani që betejën e ka me PD, siç e di që PD ka vetëm dy mënyra për t’u imponuar pas dështimit të negociatave: Ose konsensus ndërkombëtar, ose revoltë masive popullore. Nuk duket se Rama ju ndruhet ndërkombëtarëve, përkundrazi.

Dhe pse PD ka arritur të gjejë konsensus për denoncimin e kanabisit në vend, ajo nuk ka marrë deklarata inkurajuese për shtyrjen e zgjedhjeve. Atëherë mbetet rruga e dytë, ajo e një revolte masive popullore. Duket qartë, ashtu siç edhe shprehet, që Rama nuk beson tek një zemërim popullor, madje as e pranon. Ai e konsideron gjithë kontestimin të mbledhur vetëm tek çadra përballë kryeministrisë. Ndërkohë PD beson se protesta 70 e ca ditore e ka ndërgjegjësuar publikun dhe po ashtu shpreson që në protestën e Kavajës mbështetësve të saj do t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë. Duket se zhvillimet e ardhshme politike kanë mbetur peng në datën 7 maj. Të dyja palët janë duke bërë kalkulimet atje dhe vetëm pas zhvillimeve në Kavajë, ne do të kuptojmë realisht se kush do të jetë më i favorizuar në negociata. Pra cila nga forcat politike do t’i imponohet tjetrës! Dhe vetëm pas të henës do të shohim nëse do të ketë më negociata.

Nga Bledi Fevziu.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria është pranë Luftës Civile, nëse Zgjedhjet Parlamentare bëhen pa Opozitën!

Jakup B. GJOÇA
Demokraci pa Opozitë, në zgjedhje parlamentare, nuk ka. Ajo qeveri e dalë nga zgjedhjet parlamentare, ku nuk merr pjesë Opozita, çfarëdo emri dhe etikete të ketë, qoftë “Komuniste”, “Monarki”, “Diktaturë” kanë një emërues politik: QEVERI MONISTE!
Në rendet kushtetuese, ku qeveria është Moniste, për popullin 2 rrugë ka:
1. Ose të pranojë kokëulur dhe gojëmbyllur qeverinë Moniste!
2. Nëse reagon, nëse proteston, do të Burgoset!!! Dhe, nëse Populli Burgoset nga Qeveria kur proteston, kjo është sipari I Luftës Civile!​
NUK KA RRUGË TË TRETË, as për Popullin, as për Qeverinë Moniste!!!
ABC-ja e Demokracisë, është që qeveria e zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare, edhe pse mund të dalë nga një shumicë e thjeshtë 50 % + 1 votues më shumë, sërish është Përfaqësuese e gjithë Popullit dhe shpreh vullnetin e të të gjithë votuesve. Prandaj, në Demokraci, të gjithë janë të detyruar të respektojnë çfarëdo qeveri që përfaqëson 50 % + 1 votues në zgjedhjet parlamentare!
Kur kryeministri aktual Edi Rama metodikisht punon që në Shqipëri të zgjillohen zgjedhje parlamentare në 18 qershor 2017 pa Opozitën, sejcili duhet të pyesë vetveten:
– A mund të quhet Qeveri Demokratike ajo qeveri që do të dalë nga zgjedhjet paralementare, ku Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?
– A do të njihet nga të gjithë shqiptarët në Shqipëri, kjo qeveri e dalë nga zgjedhjet parlamentare, ku Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?
– A do të funksionojë Demokracia, kur gjysma e Popullit nuk e njeh Qeverinë e dalë nga zgjedhjet parlamentare, ku Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?
Dhe, si shumë e këtyre pyetjeve, sejcili mund të fantazojë dot pyetjen më Fatale:
-Cilat do të jenë pasojat politike, shoqërore, penale, kur gjysma e popullit NUK E NJEH QEVERINË MONISTE, e dalë nga zgjedhjet Moniste?
– E dini që pasojat politike, shoqërore, penale të MOSBINDJES CIVILE ndaj Qeverisë Moniste janë ANARSHIA, DHUNA, VARFËRIA, RRËMUJA dhe është kaq afër edhe ….Lufta Civile!!!
-A mund të ligjërohen nga Qeveria Moniste pasojat e MOSBINDJES CIVILE?
Një Qeveri e dalë nga Zgjedhjet Parlamentare MONISTE, ku Opozita nuk merr pjesë dhe Parlamenti nuk do të ketë asnjë Deputet të Opozitës, kryeministri do të emërojë të gjithë Moneklaturën e Drejtësisë, dhe kësisoj Drejtësia do të jetë jo vetëm PENG, por do të jetë Mashë e Kryeministrit ndaj çdo kundërshtari të tij politik!
A do të kenë Mirëbesimin e shqiptarëve Institucionet e reja të Drejtësisë, kur kryeministri I emëruar nga zgjedhjet parlamentare ku Opozita nuk merr pjesë dhe Parlamenti Monist do të emërojnë të gjithë drejtuesit dhe anëtarët?
– A mundet Drejtësia, Paskëtaj, që të gjykojë dhe dënojë çdo akt Anarshie, Dhune, Rëmuje që është pasojë e MOSBINDJES CIVILE ndaj Qeverisë Moniste?
– A mund të Funksionojë Demokracia në Shqipëri, nëse Drejtësi dënon me BURG cilido qytetar për shkak të veprimeve që ndodhin nga MOSBINDJA CIVILE ndaj Qeverisë Moniste?
Sot, në Velezuelën e Madhuros, NUK KA DEMOKRACI! Presidenti Madhuro ka anulluar Zgjedhjet, ka burgosur Kryetarin e Opozitës. MOSBINDJA CIVILE e qytetarëve është e përditshme me protesta në rrugë dhe me dhunën që ushtron Policia dhe Ushtria e shtetit të Madhuros kundër qytetarëve protestuesë. Viktimat e kësaj dhune politcore dhe ushtarake të Shtetit të Madhuros kundër qytetarëve rriten në progress gjeromertik. Varfëria, gjithashtu, rrit në progress gjeometrik edhe viktimat nga Uria!!! Dhe, megjithëkëto, Presidenti Madhuro, ​NUK PRANON ZGJEDHJE TË LIRA dhe sakrifikon, kështu, popullin për të mbajtur me dhunë dhe gjak Pushtetin e vet!!!
Kryeministri Edi Rama, mbase ka Pasqyrë, mbase ka Shembëlltirë, mbase do të bëhet një Madhuro në Shqipëri, derisa me Arrogancë NUK PRANON ZGJEDHJE TË LIRA në Shqipëri.
Qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka humbur Votbesimin edhe të 1 milion votuesve të vet, derisa Kryetari i PS bëri deputetë persona me rekorde kriminale! Në Demokraci Funksionale, ai qeveri që kriminalizon Parlamentin, ai kryeministër që bën deputetë persona me rekorde kriminale, KA RËNË!!!
Mjafton kjo, që kryeministri Rama ËSHTË I PABESUESHËM, që Qeveria e tij të organizojë Zgjedhje Parlamentare!!!
Opozita KËRKON ZGJEDHJE TË LIRA PARLAMENTARE.
Zgjedhjet e lira Parlamentare, në kushtet konkrete të Shqipërisë, bëhen vetëm me një Qeveri Teknike, ku Edi Rama të mos jetë Kryeministër!
Nëse Edi Rama e ndjen se Ai ka punuar për të mirën e Popullit në 4 vjetët që qeverisi si Kryeministër, përse trembet, që zgjedhjet parlamentare të bëhen me një qeveri Teknike, që do të ketë mirëbesimin e gjithë Popullit?
Nëse Edi Rama e ndjen veten sado demokrat, duhet të ndjejë edhe përgjegjësi politike ndaj Popullit, nuk duhet të mos lejojë që shqiptarët të përçahen, në palë armike, por duhet të pranojë një Qeveri Teknike!!!
Nëse Edi Rama I fiton zgjedhjet e reja parlamentare, të zhvilluara me Qeveri Teknike, atëhere Rifiton Mirëbesimin e Shqipëtarëve dhe Të drejtën Kushtetuese të Qeverisë!
Kaq e thjeshtë është, Demokraqcia Funksionale! E hapur, e drejtë dhe e barabartë për të gjithë, veçse kur populli e jap Votbesimin I lirë në zgjedhjet e ndershme parlamentare!!!
Është Arrogancë, Tallje qëndrimi politik i Kryeministrit Rama, I cili PRANON QEVERI TEKNIKE, por që Ai të jetë Kryeministër!
Në Demokraci Funksionale, çdo Qeveri Teknike krijohet pa Kryeministrin aktual!
Cameron dha dorëheqjen si kryeministër, ngaqë humbi votbesimin të kryesojë Ai qeverinë, në Referendumin që zhvilloi për Brexit!
Renci dha dorëheqjen si kryeministër, ngaqë humbi Votbesimin të kryesojë Ai qeverinë në Referendumin që zhvilloi.
Por, në të dy rastet në Britani dhe Itali, Qeveria nuk ra, por kryeministri i dorëhequr u zëvendësuan nga persona të së njëjtës parti të kryeministrit!
Kryeministrat në fjalë dhanë dorëheqje, që Qeveria të mos humbtëte Mirëbesimin e popullit! Kjo është Demokracia Funksionale.
Në Demokracitë Funksionale MIRËBESIMI I POPULLIT NDAJ QEVERISË SË ZGJEDHUR ME VOTË TË LIRË ËSHTË MBI ÇDO INTERES POLITIK TË KRYEMINISTRIT!
Në Shqipëri, Edi Rama mbivendos Karriken e tij kryeministror edhe kur Ai e ka Humbur Mirëbesimin e Popullit!!! Kjo mjafton që të kuptosh se Demokracia në Shqipëri NUK FUNKSIONON.
Ose, Kryeministri Rama e përdor Demokracinë si Fasadë, për të madhështuar Pushtetin e tij, dhe jo që Demokracia t’i shërbejë Shqipërisë dhe Popullit!

Kategori
Uncategorized

“Morali” i pamoralshem i korbave.

 

Regjizor/ Ilirjan Fatkoja.

 

Ngritja e Cadres ne bulevardin kryesor, mu perballe kryeministrise u pa si perpjekje qytetare dhe demokratike per te kundershtuar privatizimin e shtetit nga nje qeveri e korruptuar, nga nje kryeminister pordhaman dhe teresisht i paafte dhe per me teper si i dyshuar per lidhje me krimin.
Ky kryeminister, qe per fatin e keq te shqiptareve u aka kercy ne shpine qytetareve, ne vend qe te ishte sherbyes i durueshem dhe i mencur na tregoi se formimi i tij arsimor e kulturor ishin aq te percipta, sa nuk mund te krahesohet as me nje shqiptar te mesem. Koha provoi se ky deshtak, i pasuruar ne rruge kriminale (pasi ne periudhen e sundimit te tij 13 vjecar e betonizoi Tiranen duke u vene ne shpine ndertuesve edhe nje gjobe-takse prej 20 perqind) po pergatiste ardhjen ne pushtet duke bere aleance me kriminele duke ju ofruar atyr mandate deputetesh ne kembim te sigurimit te votave te mbledhura ne rruge te pandershme. Anetaret e kabinetit shume shpejt u hapen si vaji ne lakra dhe u shnderruan ne trajten e nje lukunie te uritur per vjedhje e zhvatje sa qe u kthyen ne “gjah te majme” per mediat por dhe per qytetaret, qe neper blogjet nisen te stigmatizojne megavjedhjet e tyre.
Ministrat Beqaj e Tahiri, ishin ne krye te Top-listes dhe fama e tyre shpesh here kaloi mbi te gjithe artistet turq te telenovelave, te marre se bashku!
Qeveria u kthye ne nje kosh plehrash ku gjithsejcili kishte dore te lire te punonte per vete dhe per shefin. Madje eshte kjo qeveri qe i jep shansin personazheve me dhe pa emer nga bota e krimit qe te jene prezente ne serialin kriminal te zhvatjes se qytetareve qe po xhirohej nga kjo qeveri e bekuar nga parlamentare te krimit. Si per t’i vene tortes se ligesive edhe te quajturen qershi, qeveria u kujdes per te bere kanabizimin total te vendit. Per te siguruar nje prodhim te madh dhe cilesor ngarkoi me detyra te vecante Policine e Shtetit. Fakti qe u shkarkua Ministri i “sukseshem” i Brendshem dhe me pas 12 Drejtoret e Policise se Qarqeve, provuan vertetesine e kesaj qe po them. Dhe per te lare mutin me shurre kjo palo qeveri na mer persiper te beje Vettingun dhe organizimin e Zgjedhjeve te lira. Kjo eshte njelloj si t’i besosh ujkut melcine e qengjit! Ketu ngjizet aksioma politike e PD-se dhe kryetarit Basha me vullnetin e lire te qytetareve qe e shikojne Ramen dhe qeverine e tij sit e pa besueshme per te bere zgjedhje. Slogani per “Republiken e Re” ne fund te fundit nuk eshte asgje me shume se sa kerkesa legjitime e qytetareve shqiptar per ti dhene FUND keq qeverisjes. Armata e shtetareve te lire ashtu si dhe politkanet me te shendetshem moralisht te PD e konceptuan Cadren si pike pjekje qytetare pa dallime ideologjike, si vend per te shkembyer mesazhe paqe dhe gjetje mundesish per tu cliruar nga barra e frikes dhe e kercenimeve qe prodhonte fabrika e ndryshkur e Republikes se vjeter, muret e te ciles kishi rene para njezet e gjashte vjetesh, por qe ende e ndynin ajrin e shqiperise demokratike. Nga Cadra qytetaret u ndjene me te motivuar per tu perballur me situaten e rende qe po i ofronte qeveria e diskretituar. Qytetaret hyne ne Cadres PD ne mbrojtje te vlerave, te dinjitetit dhe lirise se tyre.
Qeveria kishte dhene prova se kishte braktisur misionin e saj si sherbyese e interesave popullore dhe ishte shnderruar ne protektore te antivlerave.
Largimi i se keqes behet me vote, por ceshtja ishte ne se qeveria e Rames do te garantonte ose jo zhvillimin e zgjedhjeve te Lira dhe te Ndershme.
E kam te fresket vitin 2003 kur Rama vodhi ne menyren me bastarde rezultatet zgjedhore. Edhe atehere faktori nderkombetar ishte skeptic ndaj akuzave tone, por qofte Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, Ambasadorin David Barry. u thyen kur ju vune provat e vjedhjeve. U kthye per rivotim gati 40 % e qendrave te votimit dhe bandat e paguara serish e vodhen rezultatin. Kete e di po kaq mire edhe Spartak Ngjala qe sot i ben “hosanna” Edvinit, por kjo eshte pune e tij, eshte ceshtje morali dhe jo perceptimi.
Po deputeti Selami, qe mban ende siglen e PD-se a ka moral kur kerkon te beje diferencuesin me vijen e qytetareve te zhgenjyer dhe te kryetarit Basha ?
“ Kam vënë re se zoti Basha e përdori çadrën, jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet, dhe më keq akoma, për të bojkotuar parlamentin, në një moment shumë të rëndësishëm, siç është Reforma në Drejtësi, e cila është e lidhur me rrugën integruese në Europë.
Filozofi i marksizem leninizmit Selami, nuk ka hallin se qytetareve shqiptare u ka vajtur thika ne palce, se kanabisi i Rames u ka nxjerre policive europiane me shume se terroristet islamike. Per shokun ne fjale gjerat po ecin fjolle, si tymi qe le hashashi i Rames.
Mos pjesëmarrjen në zgjedhje e konsideron një gabim të rëndë, kundër vullnetit të ndërkombëtarëve që propozuan platformat e tyre të zgjidhjes së krizës.
Selami e di dhe vete se po genjen diten me diell kur thote qe “Zëri i ambasadorit Lu që është zëri i drejtpërdejtë i Presidentit Trump.”

Ka patur një përpjekje ndërkombëtare për të ndërmjetësuar zgjidhjen e kësaj situate. Madje javën e shkuar edhe përpjekja e dy eurodeputetëve McAllister dhe Fleckenstein dështoi. A ishte ky një shans i humbur dhe a mendoni se ende ka një hapësirë për zgjidhje?
Ne intervisten e tij Selami eshte konfuz me veten kur thote: “ Kurrkush nuk është në kundërshtim me nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me shqetësimin që ka PD dhe që ka ngritur zoti Basha për zgjedhje të lira e të ndershme. Po kështu dhe me influencën e drogës në politikën shqiptare. Por nga ana tjetër ne duhet ta zgjidhim këtë problem. Nuk mundet papritur ne të marrim pozicionet sikur ky problem është shfaqur sot.”
Ja ke future kot z. Selami, pasi situate e sotme e kanabizimit total te vendit nuk eshte e njellojte me shfaqjen e tij ne nje njesi te vogel gjeografike te vetmuar qofte ky dhe i quajtur fshati Lazarat.
Prandaj perrallat e Selamit, Majlindes dhe Jozefines, une po i quaj thjesht klithma inatcoresh, pa cka se me mend e zemer vleresoj gjykimin e mijra e mijra qytetare, anetare apo jot e partise demokratike, te cilet kane etiketuar keto kerkellima si gjera vulgare, te shpifta, te perngjashme me te vjella pijanecesh.

Kategori
Uncategorized

Nuk është pronë posti i deputetit. As profesion.

Ikniiiiii !

Po pse mo i trashëgueshëm dhe i përjetshëm është posti i deputetit?

Dinjitozë ata deputetë a deputete që ikin në punë të tyre pa bërë zë, ose thonë se mjaft ndejtën.

Pse mo me mijra vite të njejtët deputetë të PS dhe PD, PRUT, PRSD, LSGCPF, MUCBRSQP do të durojmë ne?

I hoqi? Do i heqin? E cfarë pastaj?

Po përse tre dekada deputetë do vazhdojnë disa?

Dhjetra vite deputetë, ministra, kryebashkiakë, hryeministra do të vazhdojnë?

Pse mbretër janë, që lindin mbretër dhe vdesin mbretër.

Ikni në punën tuaj! Mjaft! Falenderime për aq sa keni bërë.

Pse me tapi e keni?

Politika nuk bëhet vetëm në Kuvend.

Mësojuni të jeni në opozitë dhe pa qenë në karrike deputetësh.

Nuk është pronë posti i deputetit.

As profesion.

As i trashëgueshëm nga i ati te biri, nga biri te stërbiri.

Se opozita e ngrohtë në Kuvend u pa se çfarë prodhon!

Me lluks, vetura dhjetra mijra eurosh, shishe alkooli qindra euroshe, çanta mijra dollarësh, do bëhet opozitë mo?

Njerën dorë në revani, tjetrën në bakllava!!!

Ca që nuk i dëgjuam kurrë, dhe i dëgjojmë te qajnë për një copë magazinë!

Asgjë, pikë gjëje, gjë pe gjëje!

Vetëm pret radhën për të kap përsëri pushtetin, tenderat, postet, avionat, pronat, rrogat, privilegjet!

Ikni! Mjaft!

A e kishin lënë gjithë pushtetin në duart e kryetarit! A ishin dakord të zgjidheshin e të kënaqeshin duke i vënë ai në lista dhe duke iu fshehur popullit! Tani i hoqi, kur i vinte iu pëlqente! Apo jo!

Ore a ka më etikë ky vend!

A Fuga.