Kategori
Uncategorized

Heroi që parandaloi një tragjedi më të madhe në Suedi.

Roja 27-vjeçar, Santiago Cueva, me një akt heroik ka parandaluar pasoja më të mëdha të sulmit terrorist të së premtes në kryeqytetin e Suedisë, kur një uzbek që simpatizon ISIS-in, me mjet të fuqishëm kaloi në turmën e kalimtarëve. Katër persona vdiqën e 15 u plagosën me këtë rast.
Cueva me siguri deri në fund të jetës do të pyes se çfarë do të ndodhte nëse në drekë me kolegun e tij do të rrinte disa minuta më shumë, për çka nuk do ta vërente me kohë kamionin në hov.
“Kam parë njerëzit duke fluturuar në ajër. Ndjeva se kamioni me siguri po shkon drejtë ndërtesës së Parlamentit”, ka thënë ai.
Mendimi i tij i parë ishte ta mbronte Parlamentin suedez i cili ndodhet 500 metra larg, kështu që me furgonin e tij u nis t’i dalë para kamionit.
“Nuk kisha frikë. Ishte një ndjenjë e çuditshme. Kamioni vinte drejtë meje e unë veç doja të mbroja disi njerëzit. Kështu e çova furgonin para kamionit që ta ndalja të mos shkonte tutje”, tha ky ekuadoras i cili që nga viti 1996 jeton në Suedi.
Ky veprim e pengoi terroristin, meqë e humbi kontrollin e timonit. Kamioni në fund shkoi te një qendre tregtare ku u kaplua nga zjarri.
Santiago kërceu nga furgonin dhe nxitoi të ndihmonte viktimat.
“Terroristi ndoshta e shfrytëzoi turmën dhe panikun për të ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai. “Ishte detyra ime kjo. Isha i veshur me uniformë dhe njerëzit presin diçka nga dikush që ka uniformë. Jo njëjtë si nga polici, por dëgjojnë p.sh. kur u them të largohen. Ndjehem mirë.

 

http://www.expressen.se/nyheter/santiago-27-forsokte-blockera-terrorlastbilen/

Kategori
Uncategorized

A do të harrohet edhe kjo histori ?

A do të harrohet edhe kjo histori ?

Ditën e djeshme, HEC Devolli nxori lajmin se “tuneli i gjatë i Moglicës përfundoi pa vonesa.”

Përfundoi më në fund ai tuneli famëkeq brenda të cilit u gjetën shkëmbinj azbesti. Po po, Azbesti, ai të cilin e gjithë bota e ka klasifikuar si “material kancerogjen i klasit të parë”, sepse hyn fare kollaj në mushkëritë e atyre fatkeqëve që bien në kontakt me të, dhe ua shfaq kancerin pas 10 a 20 vjetësh e ua merr jetën brenda 2-3 muajsh.

E tani që punimet përfunduan duket se kjo histori morri rrugën e harresës.

Askush nuk do të flasë më për të. Për ata puntorë fatkeqë që punuan aty. Për ato inerte që nuk dihet ku përfunduan. Asnjë informacion.
Fundja fundit populli ska asgjë në dorë pasi ata që vendosin janë pushtetarët. Ajo çfarë ka në dorë qytetari është vetëm vota.

Kryeministri i ftoi investitorët e huaj para disa vjetësh të investonin në Shqipëri, “Ua hapi syrin” ,- thotë populli.
E ky investitor “me syrin e hapur” bën çtë dojë me puntorin e vet.

Puntorët në tunelin e Hec-it të Moglicës ishin ata që patën fatin e keq të përballeshin me këtë problem. Unë personalisht kam qënë aty ditën kur puntorët ishin tmerruar për zbulimin e materialeve të Azbestit në një pjesë të tunelit dhe kishin braktisur punimet për t’ju kërkuar llogari drejtuesve. Kërkonin llogari për fatin e jetës së tyre.

Por, pas asaj dite gjithçka iu kthye normalitetit. Kompania i dërgoi për të bërë grafi të mushkërive në Gramsh, e ndërsa të gjithë e dinë se fibrat e Azbestit janë aq të imëta, saqë në mushkëri nuk munden të shihen me një grafi të thjeshtë.

Më vonë doli tek-tuk një lajm se kompania po fillonte studimet për problemin, histori kjo që u mbyll me kaq, pa asnjë informacion shtesë deri më sot.

Ndërsa vjen këto ditë një lajm dhe të thërret : “Hej mik përfundoi tuneli i Moglicës pa asnjë vonesë.” Dhe ti e kupton se në Shqipëri jeta vlen sa një grusht me para.

Më poshtë një reportazh i asaj dite, në Moglicë, kur puntorët kishin lënë punimet pasi morrën vesh për Azbestin.


Reportazh :

Të punosh në HEC-in e Moglicës, jetë apo vdekje ?

Nëntor, një mjegull e dendur kishte zaptuar vendin prej dy ditësh. Por gjithsesi kjo nuk më pengonte të nisja udhëtimin tim drejt Moglicës. Fshatit që vitet e demokracisë e zhdukën në harresë.

Projekti i ndërtimit të Hidrocentralit të lumit Devoll aty, më nxiti të nisem për të parë ndryshimet.
Dita nisi rreth orës shtatë në mëngjes. U nisëm me një shokun tim me makinë nga Korça drejt qytetit të Maliqit e kur arritëm në Maliq, morrëm rrugën drejt Lozhanit. Lumi Devoll ishte udhërefyesi jonë, rrjedha e të cilit ecte krah me rrugën.
Deri pa arritur në komunën e Lozhanit, rruga ishte me gropa, baltë dhe vërehej lehtas mungesa e sinjalistikës rrugore.
Në një pjesë të saj kishte rrëshkitur dheu dhe tabelat rrugore që tregojnë rrezikun i zvëndësonin disa gurë që e rrethonin gropën e krijuar.

Pasi lamë Lozhanin filloi të dukej një tjetër rrugë, jo një tjetër drejtim, por një tjetër asfalt.
Makina ishte veshur e gjitha me baltë. “Eh rrugët e shtetit tonë” –thotë shoku im:- “si na e katandisën makinën, ska lavazh që e merr në dorëzim, ka lezet këtej nga këto që ka bërë norvegjezi ska pikë balte në asfaltin e ri.”
Ndërtimi i Hidrocentralit i kishte shtrirë tentakulat e tij transformuese që tej larg Moglicës. Rrugët ishin të reja të pajisuara me sinjalistikë të rregullt dhe kthesat shoqëroheshin nga pasqyrat qe rinin roje për t’u shërbyer udhëtarëve e t’ju tregonin pjesën tjetër të këthesës të rrugës.
Në brigjet e lumit gjendeshin të vendosura tubo gjigande. Më andej mijëra pllaka betoni dhe disa makineri të mëdha qe i prodhonin.
Screenshot_13.png

Arritëm në fshat, Moglicë. Kafenetë ishin të stërmbushura nga puntorët që kishin ardhur për të marrë kafe. Të tjerë për të ngrënë mëngjes. E të tjerë për ndonjë luajtur ndonjë lloto.
Kjo ishte një bingo për banorët e vendas. E kujt nga ata do ia kishte marrë mëndja se pronat e tyre do i kishin shndëruar në restorante dhe kafene që nuk u shterojnë klientët ?

Deri tani po shihnim vetëm gjëra të mira, zhvillim, infrastrukturë e re, gjallëri etj.

Screenshot_11.png

Hyjme tek zona ku ponohej për ndërtimin e traut të digës e teksa futemi në kantier na afrohet nje djalosh që si duket ishte roja, : “Po ju ç’doni këtu e dini që nuk lejohen makinat private dhe njerëz të paautorizuar ? Se keni parë tabelën?” –na flet me zë të lartë.
“Iç po shikojmë”,- iu përgjigja unë, : “por pa merak, qetësohu se do ikim !”

Largohemi nga aty me urdherin e tij dhe marrim rrugë për të parë çbëhej nga tuneli 11 kilometërsh që po ndërtohej për të kaluar ujin.
Rrugës për tek hyrja e tunelit shohim kampin e puntorëve. Kishte nga e githë Shqipëria, madje dhe të huaj. Flinin, hanin dhe punonin në kete vend. Larg familjeve .

Atë ditë ata i kishin braktisur punimet dhe ishin mbledhur në një “kryengritje” ku po diskutonin me drejtuesit për një problem që ishte shfaqur këto ditët e fundit. Bëhej fjalë për një lloj shkëmbi të quajtur Azbest, i cili ishte zbuluar në atë fazë të punimeve brenda tunelit. Një lloj shkëmbi ky, i gjendur në thellësitë e tokës, shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut.
Screenshot_6.png
(Foto/ Pjesa me të kuqe, vendi ku ishin mbledhur puntorët për të diskutuar me drejtuesit për problemin.)

Mes puntorëve të tjerë ishin dhe dy të njohurit e mi, të cilët ma shpjeguan gjithë këtë mesele që më shtangu në vend. Njëri prej tyre, një djalë pak i hequr në fytyrë, rreth të njëzetepestave-puntor i thjeshte në tunel – filloi po më tregonte : “Ditët e fundit flitet se në këtë fazë të punës në tunel kemi hasur një lloj shkëmbi që quhet Azbest. Thonë se po re në kontakt me të, mushkëria e përthith shumë shpejt, e të shfaqen sëmundje kanceroze. Na ka ikur truri. Thonë se maksimumi 3 vjet jetë ka njeriu po e thithi mushkëria këtë substancë. Jemi gjysma e puntorëve që duam të largohemi.”

E pyeta për masat që kishte marrë kompania dhe tha se do i çonin në Gramsh të bënin analizat nëse ishin prekur apo jo.
Mbeta i shtangur nga ajo që dëgjova dhe për me tepër i habitur nga mungesa e transparencës së asaj çka zhvillohej në atë vend.
Djemtë treguan se ata (drejtuesit) nuk duan të dalë informacioni jashtë.
“Edhe disa ditë më parë kanë qënë njady televizione, por i kanë kthyer mbrapsht e nuk i lanë të futeshin,”- vazhdoi tjetri.

Me aq u mbyll biseda me ata. Kishte kaluar dreka dhe ne duhej të ktheheshim për në shtëpi Morëm rrjedhën e Devollit mbrapsht nga erdhëm. Ndërkohë që unë po largohesha ata djem do të riktheheshin sërisht të nesërmen brenda tunelit.
Por, tani kishin hapur një luftë të re me të ashtuquajturin Azbest.
I ktheheshin punës duke dyshuar për jetën . Me afro 15 mijë lekë në ditë ata mund të kenë blerë mirëqënien apo fundin e tyre ? Një fund që shpresojmë që kurrë te mos jetë i vërtetë. Të ikë me ujërat e lumit.

Nga Denis Manoku

/360grade.al/

Kategori
Uncategorized

Rama ka prekur fundin, “gjen” shpëtim tek varret…

Nga Reldar DEDAJ/

Gjithmonë marrëzia ka magjepsur njerëzinë. Në Gjirokastër, Sokakut të të Marrëve i vunë emrin Rruga e Pionerëve; por emri i ri nuk jetoi gjatë. Sokaku i të Marrëve nuk do të vdesë kurrë. Kudo në botë marrëzia ka lënë shenja të pashlyeshme: Ka mbetur emërtimi Anija e të Marrëve, Margoja e të Marrëve, Vallja e të Marrëve. Marrëzia ka fituar hierarki. Ajo ka dal sheshit; në bulevard, në kafen e lagjes, në mes të fshatit. Disa tremben, disa nuk tremben aspak por vetëm tregojnë me gisht, disa të tjerë sjellin në kujtesë të shkuarën. Tani në demokraci edhe marrëzia ka fituar lirinë. Tani ndodhet kudo, aty ku ndodhesh ti dhe ku ndodhemi të gjithë.

Po cila është marrëzia, për atë që po flitet gjithë këto ditë?

Një prej të shumave ose më e shpeshta nga ato, është ajo që ka vendosur të bëjë qeveria prej kohësh: hapja e “varreve politike”, sot dhe dje, ka bërë të njëjtën gjë. Me siguri, “varret politike” janë e vetmja dëshmi e gjallë nga kapen dhe nga ku mund të pritet të nxirret diçka.

Në fillim, mbi varr nxorën diktatorin Hoxha, të shkretin Olldash që nga vdekja e deri sot e kanë lënë buzë varrit e fusin dhe e nxjerrin mbi dhe, sa herë t’u duhet. Viktimat e ’97 dhe tragjedia e Otrantos po atë vit u rikthye edhe njëherë. U kthyen të gjallurit, por që u pandehën të vdekur me dëshmi dhe rrëfime rrënqethëse.

Duket se qeveria është në grahmat e fundit të saj, ajo po bie? Për këtë arsye po bëhet gjithë kjo zhurmë. Qeveria ka menduar të gjejë shpëtim tek të vdekurit. Ndoshta, nuk ka ku kapet tjetër. E majta nuk dorëzohet kollaj, edhe e mbytur- diku kapet…te rrënjet e pemës. Por kur vjen koha, vjen.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama shkoi në Vlorë për të kujtuar tragjedinë e Otrantos. Ishte kohë lufte atëherë dhe njerëzit me të drejtë kishin marrë rrugët për t’u larguar nga vendi, si nga toka, deti dhe ajri. Sot, Shqipëria nuk është në luftë, por si atëherë mos më shumë shqiptarët po largohen nga të gjitha anët. Mirëpo, Rama nuk mjaftohet me kaq, nisi gërmimin e varrit në fund të detit në kanalin e Otrantos ku u mbytën 105 njerëz që po tentonin të linin vendin, shtëpitë dhe gjithçka. Kjo tragjedi ka ndodhur para 20 vitesh, që nga ajo kohë e deri sot mund të kishin ndryshuar shumë gjëra, por përsëri Shqipëria renditet në vendin e dytë mes vendeve emigruese në botë, me më shumë azilkërkues në dyert e Europës.

Çfarë marrëzie. Në të njëjtën ditë në Durrës u zbuluan dy varre antike, por u zbuluan në pjesën ku qeveria ka vendosur t’a betonojë përjetë, për të ndërtuar një mbulesë betoni që do të quhet Veleria, ose kapaku përfundimtar i mbylljes së këtyre varreve. Mirëpo, marrëzia e qeverisë qëndron në faktin se aty ku duhej të ekzistonte interesi për të shkuarën për historinë, e mbyll përfundimisht dhe aty ku s’duhej e hap.

Shkatërron antikitetin dhe hap kutinë e Pandorës, kujton krimet e ’97 dhe ka alergji nga trashëgimia jonë historike dhe kulturore. A nuk është marrëzi fakti se shkon në një qytet bregdetar për të hap një varr dhe po në një qytet tjetër bregdetar mbyll një varr? Pse është kaq i vështirë ky njeri, duke hapur varrin e vitit 1997, jep argument politik që secili të bëjë krahasim me emigrimin në masë të shqiptarëve kohët e fundit. Dhe e dyta, pse ka kaq alergji nga antikiteti; a nuk është ai një e dhënë e rëndësishme qytetërimi?

Por, sigurisht, në rastin e Durrësit antik, qeveria ka zero interes. Madje ka një urrejtje të pashoqe ndaj trashëgimisë dhe dëshmisë historike, pasi sikur të mos ishin zbuluar ato dëshmi, qeveria do të ndërtonte “për qejf” pa prishur gjakun fare, madje ku t’ia dojë zemra. Në daçi edhe në fushën e stadiumit romak, a në daçi tjetër edhe mbi gërmadhat e qytetit antik të Epidamnos.

Mediat, nga ora në orë, shfaqen më të lodhura. Spikeret e televizioneve, si disa shitëse në fund të kohës së komunizmit, presin më kot mall të ri. Asnjë lajm politik. Gjithçka duket një lojë. Marrëzia nuk ka shenjë tjetër dalluese. Pikërisht atëherë kur po ndodh e papritura, duket se asgjë nuk po ndodh. Të gjithë ndjehen të lodhur nga pritja…

Ja që vjen një rast si ky, kur historia parashekullore e marrëzisë sillet rrotull si fantazmë.

Marrëzia edhe në shekullin 14-17, kur e mbyllën, u kthye në një rrezik të madh për Kontinentin Evropian. Edhe sikur në dryrë t’a mbyllësh marrëzinë, ajo bëhet shumë e rrezikshme dhe aq më shumë në kohën tonë moderne, katër shekuj pasi marrëzia u lirua nga muret në Evropë. Njerëzit sot e shikojnë marrëzinë kudo në rrugë, e ndjekin përmes ekraneve, e shikojnë në podiume e tribuna dhe megjithatë dyshojnë sa te vetja aq edhe te vetë marrëzia.

A nuk dyshuan mijëra njerëz cila ishte marrëzia në momentin kur dëgjuan se 600 policë po kërkonin “fundin e marrëzisë” që rezultoi në një flluskë sapuni?

Por marrëzia nuk ka fund. Përsëri, në fund të mandatit qeverisës, socialistët kanë vendosur t’i paraqesin popullit ofertën për lumturi. Edouard Herriot, kryeministër francez, kur pat vizituar Ukraninën në kohën e urisë së madhe, pat takuar vetëm “fëmijë që qeshnin e që i thoshin atij se hanin pite me mish çdo ditë”.

Edhe në Shqipëri gjithnjë po ndodh që Edi Rama të thotë se po ju sjell lumturinë. Për katër vite, asnjëherë nuk ndodhi që në fjalimin e fundit të tij, Edi Rama të thotë: Ja ku e keni, ua solla.

Kudo po shpaloset lumturia për popullin… Nuk e dimë a e kuptojnë njerëzit se sa e keqe është kjo? Popullit që i premtojnë lumturinë, po i sjellin iluzionin për herë të dytë. Lumturia, një fjalë aq e thjeshtë për t’u thënë dhe aq joshëse për njerëzit mesatarë, përbën rrezik shumë të madh për shoqërinë.

Qeveria e drejtuar nga Rama, me shumë gjasa, e ka humbur forcën për të ndryshuar, për t’u riafirmuar. Ajo është shumë e dobët, është kulturalisht shumë e dobët. Mjafton të shikosh sesi gazetarët dhe qarqet e saj propagandistike diskutojnë për problemet e Shqipërisë, askush se njeh më këtë qeveri. Mendimi qëndron në nivelin më të ulët të mundshëm. Qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama u prit se mund të ishte atdheu i dijes, i intelektit, i mendimit, por sot është një karikaturë e vetvetes. Qeveria Rama është e dobët shpirtërisht dhe mendërisht. Nuk është e mundur të shërohet, pasi lidhjet e saj të errëta nuk do ta lejonin./Opinion.al

Kategori
Uncategorized

D U E L I dhe K A N U N I.

 

 

Meditim

 

Këto ditë të ngarkuara me shumë shqetësime, pamvarësisht se ku ndodhesh, në rrugë, në kafe, në punë apo edhe në familje, duke biseduar me miq, pikërisht, për këto shqetësime që, në përgjithësi, nuk ju japin dot shpegim se përse ne, shqiptarët, nuk po “ngremë kokë”, të vijnë nëpër mënd, copëza të historis së popullit tone.  Edhe të historis së popujve të tjerë europiane. Të dyja këto copëza historie i kemi studijuar, në shumicë, në shkolla, sidomos  historin e popullit tonë. Ndërsa për popujt e tjerë europianë, në shumicën e rasteve, e kemi mësuar historinë e tyre, nëpërmjet librave dhe romaneve që kemi lexuar.

 

Nga historia e popujve të kulturuar europianë, si popujt britanikë, populli francez, populli gjerman, popujt e rusisë e ndonjë tjetër, të cilët kanë influencuar,  ndjeshëm në   kulturën botërore dhe mbi të gjitha kanë ndikuar në ndërtimin e shtetit, si  në vëndet e tyre, por edhe në vëndet e tjera, më pak të kulturuara, mendoi se është edhe një elementë shoqëror, apo një dukuri shoqërore, i cili, tani, pothuajse është harruar. Kjo harresë vihet re në ato vënde dhe popuj, që e kanë patur këtë dukuri shoqërore, ndërsa tek popujt e tjerë, si p.sh. këtu tek ne, as që bëhet fjalë se njihet, jo më të kujtohet.

Bëhet fjalë për DUELIN.

 

Kjo dukuri shoqërore, në vëndet që përmënda më sipër, në periudha të caktuara, ka qënë masive, në zgjidhjen e problemeve që shqetësonin individët e shoqërisë. Ky veprim, në dukje kriminal, ka patur oshilacionet e veta, në lidhje me shtetin dhe ligjet në fuqi, të cilat herë e ndalonin dhe e denonin rreptësishtë dhe herë herë, bënin sikur nuk e merrnin vesht dhe e kalonin gjëndjen me më pak problem.

Dueli, në përgjithësi ishte dukuri e shtresës së lartë të shoqërisë, të këtyre vëndeve. Me anë të duelit, zgjidheshin probleme të mëdhaja shoqërore dhe individuale. Për këtë dukuri, janë shkruar shumë libra historike dhe në letërsin artistike dhe shumë të suksesëshme.

Në duele janë vrarë shumë personalitete të kulturës, por edhe të politikës botërore të asaj kohe. Megjithse nuk është shumë e largët ajo kohë. Duelet bëheshin në bazë të disa rregullave strikte dhe  me synime të mëdha. Fyerje të rënda publike, fyerje të rënda të familjarëve, sidomos të seksit të dobët, marrjen nëpër këmbë të dinjitetit dhe personalitetit të individit dhe të kolektivit, krijimi, me qëllime të këqija të pengesave të mëdha për individin dhe komunitetin dhe ndalimin e ecjes së tyre përpara,  fyerje të ndryshme që mund ti bëhej individit dhe kolektivit dhe shumë srësye të tjera të dërgonin në duele.

Edhe në atë periudhë, duelet ishin të dënueshme nga ligji i atyre vëndeve që e kishin atë dukuri, por nga njërëzia, individët që bënin duelin, ishin shumë të respektuar e të nderuar. Për shumë nga ata që binin në duele, historia i ka bërë pjesë të saja dhe për ata janë shkruar shumë libra, që edhe sot  zënë vënd të nderuar nëpër biblioteka.

Dhe ky përkushtim i historisë dhe letërsisë, për këta njërëz, vinte se ata, me veprimin që bënin, duelin, tregonin dinjitet, nderim për vlerat e tyre si individë dhe të shoqërisë ku jetonin,  tregonin  trimëri dhe burrëri, pamvarësishtë se ishin të prirur ta zgjidhnin vetë problemin e madhë të krijuar midis individësh apo grupe shoqërore dhe nuk i linin radhë ligjit të vepronte. Edhe kjo e ka shpegimin e vetë. Forca e ligjit nuk ndihej aq e fortë dhe kështu, problemet zgjidheshin në mënyra të tilla, me vetë gjyqësi, thonë tani.

*              *              *

Personalisht, me dhimbje konstatoj se ne si popull, nuk hyjmë në atë grupim popujsh që e kishin traditë, zgjidhjen e problemeve dhe mbrojtjen e dinjitetit, individual, familjarë apo shoqërore, me anë të duelit.

Ne

D U E L I            dhe          K A N U N I

i kemi zgjidhur, por edhe vazhdojmë ti zgjidhim, mosmarrveshjet, me prita, me vrasje nga mbrapa gardhit, apo me vrasës të paguar dhe e quajmë, vetëgjyqësi. Edhe këtu tek ne, akoma vrehet dobësia e forcës së ligjit. Kjo vjen nga mos vendosja, në formë dhe permbajtje, e shtetit ligjor, por edhe nga inkriminimi dhe korrupsioni, aktiv dhe pasiv, i asaj pjese të shoqërisë që shërben në të gjitha ato institucione që përbëjnë atë që qyhet  DREJTESI.

Megjithatë, kur popujtë e tjerë, i zgjidhnin problemet e tyre në Duele, ne bënim Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Kanuni, i linte shumë gjëra zvarrë, nuk u jepte zgjidhje dhe mbas shekujsh, na del që gjak marrja, është edhe sot problem i madh i shoqërisë tonë. Arrihet deri aty sa një djalë, fare i ri, vret një njëri të moshës së vetë sepse gjyshi i tijë, që ka vdekur shum e shum vite përpara se të lindnin këta  dy të mjerët, ka vrarë gjyshin e atij që sotë…… njëri vrasës dhe tjetri i vrarë. Deri ku do të shkoi rrëkeja e gjakut? Këtë e le mangut Kanuni. Shikoni se sa familje, tani në kohët moderne, janë të ngujuara dhe nga casti në castë, presin krismën vrastare, për një pjestar të familjes së tyre.

Ndërsa, dueli e mbyllte aty gjithcka, me shumë nder dhe dinjitet, përpara një komisioni, të ligjshëm apo jo, këtë nuk dua ta diskutoj, por që ishte i moralshëm,….ishte.  Jo vetëm që ndaheshin, palët apo individët, të nderuar, por, mbi të gjitha nuk u linin trashëgimtarëve, gjëmën apo varrin të hapur, si po ndodh akoma tek ne. Duke mos i bërë gjërat dhe punët, në bazë të ligjit, por as edhe me Kanun,  pabesia, fyerja masive, keqpërdorimi i njërëzve, ngritja e pengesave të mëdhaja dhe prishja apo shkatërrimi i arritjeve të qëllimeve jetike, të cilat kanë dashur sakrifica të shumë brezave, të një populli, nga individë apo edhe një grup personash të papërgjegjshëm, në interesa vetëm personale, në mes të ditës dhe në mes të sheshit, e nuk u hyn gjëmb në këmbë. Këtu kam parasysh, situatën e rëndë, që aktualisht është prezente, por, kam parasysh edhe individët, që e kanë krijuar dhe arësyet që udhëhiqen për krijimin e kësaj situate. Si popull, kemi një jetë të tërë, që po punojmë,  të arrijmë në ditën e madhe të bashkimit, si të barabartë, me popujt europianë. Të lëvizim edhe ne me dinjitet, nëpër Europë, por mbi të gjitha, tu largohemi rradhave të pafundme për një vizë, e cila na bën të ndihemi shum të fyer dhe pa dinjitet. Por për të arritur deri në këtë ditë, janë shumë të rrallë ata popuj, që kanë bërë sakrificat, që kemi bërë ne.

 

*                   *                  *

Për 50 vjet, prindërit, por edhe disa nga këta që po na pengojnë, sotë, na kanë vrarë, na kanë dhunuar, na kanë fyer, na kanë tërhequr zvarrë me tela me gjëmba, na kanë mbajtur të izoluar aq shumë sa izolimi na u bë pjesë e jetës së përditëshme. U ndamë nga familjarët se kishim  shumë frikë  nga spiunllëqet që do të na kalbnin nëpër burgje dhe internime të pafundme. Dhe kjo situatë që ka vetëm për qëllim, fyerjen, marrjen peng, izolimin, talljen, pengimin për të qënë i lirë dhe me dinjitet, bëhet nga një individ i mbushur me vese, nga më perverset, i cili gjen mbështetjen e disa dhjetra njërëzve, një pjesë e të cilëve janë, po me ato vese si edhe ai, kryetari i tyre dhe tallen me të gjithë popullin, sepse i është mbushur mëndja  që të bëhet kryeministër. Ky njëri, i pashkolluar dhe për më tepër, i edukuar me frymën kriminale komuniste, të prindërve të vetë, që gjithë jeten e tij, është marrë me punët, nga më të ndyrat, që kënaqësinë e gjen poshtë urave të lumit Sena, në Paris, në orgjitë mashkullore, por që kënaqet edhe kur të tjerët i shqetëson, i dhunon, i fyen, i mashtron, i merr pengë, deri sa ju vë njollën e turpit të Kombit.

E pra, nga një krijesë e tillë, po na vijnë të gjitha këto të këqija, po na hidhen poshtë dhe po na përbalten të gjitha ato sakrifica, me jetë njërëzore që kemi bërë, po fyhemi dhe po tallemi, si popull, po na fyen dhe po na tall edhe krenarinë kombëtarë, itelektualët e vërtetë, artistët e vërtetë, në mënyrë sistematike.

Këtu, unë vecoj intelektualë të tipit Agolli apo Dokle, që gjatë gjithë jetës së tyre, i kanë ngritur hymne diktatorit dhe diktaturës, më kriminale në Europë, sepse nuk kanë ditur të bënin gjë tjetër. Dhe për habi, ligji nuk gjen hapësirë për të vepruar, ndaj këtij individi pervers, që po shin lëmin në trojet e të tjerëve. Por nuk gjen hapësirë as kanuni, megjithse motivet për të cilat është bërë, janë prezente!

 

*                          *                        *

Për të dalë, atje ku e filluam, për të shtjelluar më mirë idene, pra, tek dueli. Duke ju referuar copëzave të historisë së popujve, që e kanë patur si traditë, duelin, a mund të gjejmë një shëmbull të barabartë, në historinë e tyre, me këtë që tani po ndodh këtu tek ne? A mund të gjëndet një kryetar Bashkie, i ngjashëm me këtë ? A mund të gjëndet një ministër kulture, që nxjerr me shkelma nga greva e urisë, artistët e një vëndi dhe ngre cadrat e grevës së urisë, ( për të tjerët, ndërsa  për vehte, për tu kënaqur në  orgjitë mashkullore, shkon në Parisë), në mes të kryeqytetit duke afruar kaosin e turpit përfundimtar për të gjithë Kombin?

Personalisht, e kam të vështirë të gjej një të ngjashëm, duke e filluar kërkimin nga mesjeta dhe duke dalë në historinë moderne, një drejtues krahine apo formacioni politikë, të tillë. Këtë krijesë perverse, e krahasoj vetëm me drejtuesit e disa nga sekteve fetare, që kanë në themel të bindjeve të tyre, vetvrasjet massive. Se si u binden ata njërëz,  atyre sekteve fetare, që bëjnë vetvrasje, por edhe këta njërëz që janë brënda në ato cadra të turpit, këtyre krijesave të djallit, është për tu habitur!!!

Arrijë në përfundimin se,   D U E L I   e  ka dhënë kontributin më të mirë në eliminimin apo bërjen, të pa dëmshëm, për të tjerët, të krijesave të tilla, të ngarkuara me vese dhe që bëjnë dëmin më të madh të mundshëm, për popullin e tyre.

Tani, këtë veprim burrëror, dinjitoz, trimëror, e në shumë raste, shpëtimtar për shoqërinë, nga krijesa të dëmshme, e gjejmë nëpër librat e historisë dhe të letërsisë botërore.

Gjykoi se po të ishte në traditën e popullit tonë, një veprim i tillë, qysh herët, ne do të kishim shpëtuar nga krijesa të tilla, por edhe nga pasardhës të tyre të përcudnuar dhe perverse, të tipit Rama. Unë do të isha një nga ata njërëz që do të jepja kontributin tim, në shpëtimin e shoqërisë shqiptare nga këta  sojë njërëzish që e duan popullin e tyre të kthyer në skllevër të ideve dhe bindjeve të tyre skllavëruese, që e duan të izoluar nga qytetërimi, të pacivilizuar, të shtypur, pa ide dhe mendime.

 

 

 

Konstandin      KOLIQI

 

Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama të burgos, nëse proteston kundër tij, sepse në Shqipëri nuk ka Demokraci.

Jakup B. GJOÇA/
Nuk ka Demokraci, kur burgoset student që proteston kundër çdo Pushteti!
Dje, qytetarët francezë miellosën publikisht të tërin, nga koka deri te këmbët kandidatin për President Fijion, për të shprehur zemërimin e tyre ndaj korrupsionit të gruas së tij, e cila abuzoi me fondet publike!
Policia e Francës as që mori mundimin që të arrestonte qytetarët, por, përkundrazi, kandidati për President Fijion, i turpëruar, u fsheh!!!
Presidenti i Francës, para disa javësh dekoroi Kryeministrin Edi Rama, me medaljen “Komandant i Legjionit të Nderit”. (Ky President i tanishëm në Francë, Fransua Olland, është i vetmi President në Historinë e Francës, që ka reputacionin më të ulët popullor, pikërisht për Keqqeverisje, aq sa nuk guxoi as të rikandidonte për herë të dytë, sepse qytetarët francezë nuk do ta rivotonin kurrë). Kjo është një arësye më tepër, për ta kuptuar sa qesharak është edhe dekorimi I tij që I bëri kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Francezët, as që e referuan si lajm, duke e shpërfillë. Ndoshta, ndonjë parizian, mund ta kujtojë Edi Ramën si emigrant në vitet e para të ’90-s, që shiste ndonjë pikturë, për të blerë sanduiçin e ditës….
Shqiptarët, veçse u tallën kësaj here, jo aq me kryeministrin Rama, por me Presidentin e Francës, i cili nuk shpjegoi as motivacionin e këtij dekorimi, por asnjë njeri në Botë, madje as Taulant Balla, nuk është në gjendje që të shpjegohet nëse kryeministri Rama ka bërë ndonjë Akt Heroizmi, apo nëse ka dëftuar ndonjë “Trimëri”, sa të mallëngjehet Presidenti i Francës për ta bërë “Komandant të Legjionit të Nderit”!
E vetmja “Trimëri” e kryeministrit Edi Rama është se arriti që të burgosë studentët, të cilët e gjuajtën me vezë, në shenjë proteste, për të ashtuquajturën “Reformë në Arsimin e Lartë”.
Studentët e gjuajtën me vezë kryeministrin Edi Rama, sepse ai, u imponoi studentëve një reformë arsimore, pa I pyetur, pa u konsultuar me studentët.
Madje, edhe më keq!
Kryeministri Edi Rama, me “Trimërinë” e pushtetit, u imponoi studentëve, me të ashtuquajturën “Reformë arsimore” kushte ekonomike më të rënda për buxhetin familjar, sa tani, me koston ekonomike të lartë, e kanë të pamundur që të ndjekin Universitetin Publik.
Po, në kë Demokraci, mund të burgoset student, edhe nëse gjuan me vezë kryeministrin?
Historikisht, në ASNJË VEND DEMOKRATIK, nuk ka ndodhur KURRË, që TË ARRESTOHEN STUDENTË, për çfarëdo proteste demokratike ndaj Kryeministrit, ndaj Presidentit!
Madje, kur Studentët protestojnë, JANË RRËZUAR EDHE QEVERITË!
Kur Studentët Protestojnë, JANË RRËZUAR EDHE RENDE KUSHTETUESE!!!
Kryeministri Rama “dëftoi” “Trimëri”, kur burgosi studentët që e qëlluan me vezë.
Vetëm ky akt dictatorial, mjafton që të karakterizosh edhe Pushtetin e kryeministrit Rama.
Dje, në Francë, qytetarët francesë gjuajtën me miell kandidatin për President Fijion!
E gjuajtën, për të demonstruar Protestën demokratike kundër korrupsionit të gruas të kandidatit për President në Francë!
Asnjë qytetar në Francë nuk u burgos, ngaqë miellosi kandidatin për President.
Çdo protestë qytetare edhe ndaj Presidentit, edhe ndaj Kryeministrit është demokratike (kur nuk rrezikohet Jeta, natyrisht)!
Imazhi politik, imazhi moral ( është e kotë të përmendim imazhin demokratik, të një Diktatori të Pushtetit) i çdo Presidenti dhe i çdo kryeministri ËSHTË GRISUR, në momentin kur qytetarët protestojnë ndaj tij Publikisht, qoftë edhe duke e goditur me vezë, me domate, me kos, me miell!!
Ky është standarti i Demokracisë!!!
Nuk ka Demokraci, kur burgoset student që proteston kundër çdo Pushteti!
Në Shqipëri nuk ka asnjë standart Demokracie, qëkur Kryeministri Rama burgos studentët ngaqë e qëlluan me vezë!
Në Shqipëri nuk ka asnjë Standart as Drejtësia, derisa Gjykata dënon studentët me burg, vetëm e vetëm ngaqë guxuan dhe qëlluan me vezë kryeministrin!!!
Kryeministri Rama, duke dënuar me Burg studentët që e qëlluan me vezë, demonstroi që nuk ka asnjë Vullnet Politik të zbatojë Reformë në Drejtësi me standarte Demokratike, por kërkon një Drejtësi, që të mbrojë Pushtetin e tij Absolut, edhe ndaj atyre studentëve që protestojnë!!!

Kategori
Uncategorized

Pse u krijua “Fronti anti-Rama?” A është Rama një person i rrezikshëm?

360grade.al/Analiza/Pse u krijua “Fronti anti-Rama?” A është Rama një person i rrezikshëm?

Kriza politike e sotme, është në të vërtetë një “Front i përgjithshëm anti-Rama”. Ky “front” shtrihet nga Koço Kokëdhima, Ben Blushi dhe disa deputetë aktualë që janë gati të dalin hapur në momentin e duhur, brenda vetë Grupit parlamentar të PS. Ky “front” përfshin natyrshëm Opozitën dhe është duke tërhequr në brendësi të vet, edhe LSI-në e Ilir Metës.

Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Përse Rama, konsiderohet jo thjesht një kundërshtar i talentuar politik, por një “personazh i rrezikshëm”? Në pak rreshta, kjo është e vështirë, por mjaftojnë pak “kujtesa” për ta vënë në sprovë këtë tezë.

1. Mungesë e plotë qëndrueshmërie dhe luajaliteti ndaj miqve politikë dhe personalë. Lubonja, Blushi, Kokëdhima, Meta, Nano….

2. Mungesë e plotë qëndrueshmërie në parimet politike: “rikthimi i Ligjit të Plehrave” është njolla më e turpshme. Mbrojtja in ekstremis e të korruptuarve dhe sidomos të të inkriminuarve, në rradhët e stafit të vet parlamentar apo në postet kryesore, të cilët kanë rënë një e nga një, falë dokumentacioneve ndërkombëtare, të bëmave dhe krimeve të tyre të kaluara.

3. Mungesa e skrupujve dhe kapërcimi i “Linjës së Kuqe” në lidhjet me përdorimin politik dhe ekonomik të bandave dhe personave me të kaluar të errët dhe të tmerrshme kriminale. Për një grusht votash më shumë dhe si një kërcënim real për kundërshtërët apo konkurentët e tij politikë. Si vrasës potencialë.

4. Mendjelehtësia kriminale e një mendjeje të paekuilibruar, që planifikoi dhe zbatoi kanabizimin total të Shqipërisë, duke përdorur strukturat shtetërore si instrument planifikues, kontrollues apo nxitës. Me të vetmin qëllim, krijimin e një perandorie influencash politike dhe ekonomike, udhëhequr nga pikësynimi i qartë, për kapjen e të gjitha pushteteve të mundshme, në një dorë të vetme, në dorën e tij.

5. Përdorimi mendjelehtë dhe me pasoja të rënda ekonomike, i parave të buxhetit të shtetit, duke e përdorur këtë buxhet si një portofol personal nderesh, rryshfetesh, me qëllim krijimin e aleancave të forta korruptive me biznesin e madh vendas. Për të patur kësisoj, burime të bollshme dhe të lira financiare, për të “sponsorizuar” me shifra të mëdha që nuk lenë gjurmë, nëpërmjetë bizneseve të parapaguara në formë “konçesionesh”, eskponentë të politikës së brendshme dhe madje edhe eskponentë të huaj të rëndësishëm, në raportimet e tyre për Shqipërinë.

Këtu pra nuk bëhet fjalë për një korrupsion episodik individësh me pushtet, por për shumë më tepër, bëhet fjalë për një skemë dhe një projekt të mirëfilltë politik dhe financiar, që synon krijimin e një “principate” të gjithëkontrolluar, me një despot të vetëm në krye, që është pra sipas këtij “projekti”, Edi Rama. Dhe sigurisht kjo skemë e përligj padyshim “Frontin e përgjithshëm anti-Rama”. /360grade.al/

Kategori
Uncategorized

Meta paralajmëron rrezikun: Nuk duhet të rrëzohen zgjedhjet. Qeveria më pak e rëndësishme se zgjedhjet.

Meta paralajmëron rrezikun: Nuk duhet të rrëzohen zgjedhjet. Qeveria më pak e rëndësishme se zgjedhjet

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se mazhoranca duhet të tolerojë dhe të mos bëjë retorikë politike me opozitën.

Duke komentuar kërkesën e opozitës për rrëzimin e Qeverisë, Meta tha se duhet të shmanget rrëzimi i zgjedhjeve.

Sipas kryeparlamentarit, Qeveria është më pak e rëndësishme se sa zgjedhjet dhe nuk ka asgjë të keqe largimi i saj për t’i hapur rrugë një qeverie besimi.

Këto deklarata Ilir Meta i bëri në studion Arena të Dritan Hilës në Ora News

Kategori
Uncategorized

“Çadra në bulevard” -Politikë pacifiste.

Haberet e Mitros 5.4/

“Çadra në bulevartd”! A mund të krahësohet me politikën e “Ping Pongut”, që i hapi rrugën takimit të Mao Ce Dunit me presidentin Nikson në vitin 1972? Ja vlen të bëjmë analizë.
1.Çadra e ngriti Bashën në rolin e liderit. Sot janë venitur zërat: Basha është patericë e Berishës.
2.Kryesi e PD-së ka pranuar shkopin e dirigjentit të Bashës. Nuk ka shkelma. As nga Majlinda. As nga Selami. As nga Jozefina. As nga Patosi. As nga Ruli.
3.Rreth Bashës u bashkua opozita. Nuk bëjnë naze. As Nardi. As Dashi. As Vangjeli. As Dukën. Një bashkim që kujton vitin 2005, kur Berisha mundi Nanon.
4.Duke qënë “motorri” i çadrës, Basha po bën edhe fushatë ndërkombëtare. Në SHBA. Në Bruksel. Me ambasadorët. Me partitë aleate në Evropë. Vlen të theksohet, se diplomacia e Bashës
, është një element që i ka munguar Berishës.
5.Çadra tronditi marveshjen Rama – Meta. A. Qeveri e besimit. B. Bashkoj votat me PD-në. Tha Meta. Doni më shumë për Belulin?
6.Çadra “frymëzoi” Idrizin, Tahirin, Dodën të lëvizin nga istikami.
7.Rama sot të kujton personazhin e filmit sovjetik: “Dhe u vetëm trim në luftë.”Ka kundra edhe Blushin. Edhe Kokëdhimën. Edhe të tjerë nën rrogos.
Pse “Çadra në bulevard” u kthye në simbol, si politika e “Ping Pongut”?Askush nuk e kuptoi se çadra nisi si lëvizje pacifiste. Në kohët moderne , sukseset e lëvizjeve pacifiste, vonojnë, por janë të sigurta. Rasti i Rugovës në Kosovë. Më tipik, rasti i Gandit në Indi.
Çfarë ndodhi në qëndrimet e liderëve? Bashi pati besim në fitore e çadrës edhe kur shumica e analistëve dhe partiakëve, ishin skeptikë.
Rama. Ironik. Okatar. Hidh e prit në FB. Gabi për një lider i cili duhet të shohi mbi turmën; mbi lajkatarët; mbi servilët. Rama duhet të kishte vendosur mbi istiktet e liderit?Pritshmëria. Besimi i verbër e vënë në gjumë liderin.
Po sot?…Do kërcejë prifti nga belaja?!

Kategori
Uncategorized

Ramush Haradinaj flet për arrestimin, vrasjet politike, ushtrinë dhe ‘Syrin e Popullit’.

Një ditë para gjykimit të tij në Francë, ish- Kryeministri i Kosovës dhe tashmë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në një intervistë ekskluzive për “Presheva jonë”

Në këtë intervistë Haradinaj përpos procesit gjyqësor që do të zhvillohet në Gjykatën Colmar të Francës, ai flet gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, dialogun me Serbinë, ushtrinë e Kosovës, demarkacionin me Malin e Zi, shqiptarët e Luginës së Preshevës, fushatën e Hashim Thaçit me ushtrinë.

Haradinaj gjithashtu flet edhe për organizatën “Syri i popullit”, vrasjet e pas luftës ndaj kundërshtarëve politik të pavarësisë së Kosovës presidentit historik Rugovës, vrasjet e gazetarëve dhe për shumë gjëra tjera.

Z. Haradinaj, janë bërë 3 muaj që kur në një lloj forme privoheni nga liria duke u mbajtur në Francë, çfarë është duke ndodhur realisht?

Ramush Haradinaj: Statusin e kam i mbrojtur në liri deri në një vendim të ardhshëm të gjykatës së Kolmarit në Francë, deri më tani kemi pasur disa séance, disa vonesa të habitshme në të gjitha aspektet, do ta quaja një situatë e konspiracioneve politike, them kështu pasi që kërkesa e Serbisë nuk është aspak e bazuar në ligj, por në motive politike.

Ne si gazetarë rastin tuaj iozlimin nga qarqet franko-serbe e kemi hulumtuar me Interpolin, këta thonë se ai nuk është arrestuar me “izen” tonë. Ndërsa, ata nga Tribunali i Hagës ICTY dhe Gjykata tjetër Speciale thonë se Ramushin nuk e kemi mbi “krye”, meqenëse ai e ka përfunduar me gjykata ndërkombëtare. Dhe tash shtrohet pyetja kush fshihet prapa arrestimit dhe izolimit të juaj këtu në Francë?

Ramush Haradinaj: Edhe vetë unë jam i habitur me këtë qëndrim të autoriteteve franceze, për shkak se gjykata për ish-Jugosllavi (Tribunali i Hagës) është një instancë e lartë e ligjit ndërkombëtar dhe epilogu i proceseve atje dihet botërisht. Kuptohet nuk jam i habitur me Beogradin, ata dikur në mungesë e kanë dënuar edhe Shirakun, Bler, Olbrajt e Clinton dhe logjika e tyre po vazhdon edhe me mua, por nuk ka diçka që është e vërtetë, shqiptarë jemi, jemi në të drejtën tonë, kemi pasur sfida të mëdha karshi fqinjëve tanë lakmitarë, por kanë ndryshuar gjërat. Ne bijtë e shqipes i kemi dhënë fund kohës kur ata mund të marrin diçka prej shqiptarëve, me këtë realitet duhet të mësohen të jetojnë.

Z. Haradinaj, pas 99-tës mesa dimë nuk ka pasur luftë mes Kosovës, a mos vallë, pas luftës keni shkuar në Serbi të bëni ndonjë masakër në Nish apo në Beograd, që ne nuk e dimë dhe ju ngarkojnë me akuza ?

Ramush Haradinaj: Po e pashë intervistën e znj. Delponte, vërtet çdo të dhënë, çdo informatë, çdo dyshim që ka ekzistuar rreth meje e luftës në Kosovë, që nga fillet e saj deri pas lufte është shqyrtuar në tribunalin e Hagës. Gjithçka që ka qenë relevante është shtjerrë, këto tani janë lojëra të Beogradit që abuzon me mundësitë që ka, me lidhjet politike ose diplomatike që ka dhe qëllimi është të mos më lejojnë të jem në Kosovë në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi, por nuk na zmbrapsin, vetëm sa na forcojnë besnikërinë ndaj të drejtës tonë shqiptare në Ballkan.

Kryetar, ju keni qenë më parë në Zvicër por edhe në Francë verën e kaluar, pse pikërisht në këtë kohë u arrestuat , pse nuk u arrestuat më parë?

Ramush Haradinaj: Është i dyshimtë legjitimiteti i këtij fletarresti dhe vende kredibile si Gjermania, Austria, Zvicra, Anglia e Amerika nuk i kanë dhënë zbatim sepse unë kam udhëtuar në këto vende dhe jam i habitur me këtë respektim të këtij urdhër-arresti të Serbisë dhe Crna Gorës që daton që atëherë nga ana e autoriteteve franceze, pra jam tepër i habitur me situatën e krijuar.

Kur i anashkalojmë të gjitha mundësit e arrestimit tuaj, atëherë kush mund të jetë prapa i nderuar, a ka mundësi dikush nga Prishtina të ketë gisht në këtë punë?

Ramush Haradinaj: Vështir të definoj ashtu. Unë jam atje pjesë e garës politike e konkurrencës, megjithatë burimi i parë i tragjedive tona mbetet Serbia e Beogradi natyrisht me masat tyre në Paris dhe Prishtinë, këta nuk po hejkin dorë prej lakmisë së tyre që janë mësuar të marrin prej shqiptarëve. Kuptohet me kompromis me serbët nuk bën askush as brezat e rinj që e kuptojnë se janë në të drejtën e tyre universale në Ballkan, në tokat e veta, pra këtu duhet të jemi jo vetëm besnikë, por edhe nuk do të ndalemi në realizimin e drejtave tona.

Në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet demarkacioni, të cilin ju e keni kundërshtuar vazhdimisht, derisa ju qëndroni këtu në Francë. A shihni diçka të dyshimtë?

Ramush Haradinaj: Është me rëndësi që në me Malin e Zi të kemi një fqinjësi të mirë, jemi aleat në plot interesa, integrimet euroatlantike ku jemi mbështetur ndërsjelltë e synimi i tashëm i këtij lloj demarkacioni me Malin e Zi është gabim. Gabim nga pala e Kosovës në këtë rast nga komisioni ynë, kufiri nuk është në Kuqisht, pra në pjesën më të ulët të Rugovës, por është në Cakorr, shkon drejt majave të larta kalon nëpër kullë dhe vazhdon drejt majave të larta në “podgur” që i themi ne. Me këtë version të gabuar humbim shumë territor, hupim edhe pika strategjike për Kosovës, burime të ujit e burime tjera të rëndësishme për Kosovën, unë e kam ngrit me kohë zërin me kohë për ata që kanë atdhe, kufiri është kufi dhe nuk bëhet lojë me të, nuk është lojë as nga ana ime as nga qytetarët kundërshtimi. Unë besoj se ka brenda territorit të Kosovës mjaft deputetë me integritetin e vet me ndjenjën e vet që mos ta lejojnë një gabim të tillë, që do të ishte i rëndë, e i keq për Kosovë. Pra si do që të jetë nëse koincidojnë ose janë datat, mua do të më kishte ardhur shumë mirë nëse parlamenti e rrëzon këtë version të gabuar dhe këtë do të vazhdojmë ta kërkojmë nga të gjithë, të mos lejojnë të bëhet ky gabim.

Z. Haradinaj, kohët e fundit në Kosovë është ngritur shumë pluhur për ushtrinë. Mbase edhe është tepruar kur e dijmë se nuk ka asnjë shqiptarë në Kosovë e jashtë saj që është kundër ushtrisë, si e vlerësoni situatën e krijuar pas një sërë deklaratash, premtimesh madje edhe kundërshtimeve mes miqve , aleatëve tanë SHBA-ve dhe NATO-s?

Ramush Haradinaj: Ne kemi një simpati të madhe në Kosovë popullore për prezencën e KFORIT e Amerikës në Kosovë, domethënë besimi në NATO është 100% ashtu siç është edhe besimi në Ushtrinë e Kosovës. Kërkesa e Kosovës për ushtri është legjitime që t’i bashkohet misionit të NATO-së në Kosovë e botë, që edhe ne ta japim kontributin tonë. Mendoj që qëllimi për ushtri është i mirë edhe për rajonin për shkak se armiqtë e paqes, jo vetëm të rajonit, por edhe të atyre që vijnë nga larg i shfrytëzojnë vakuumet, Kosova nuk e ka përmbyllur ombrellën e vet të sigurisë e me ushtrinë e përmbyllë. Sigurisht se ka ende shumë punë edhe me organet e tjera, por ushtria nuk duhet të kuptohet si diçka e njëanshme ose kundër dikujt, por në fakt është kontribut për paqen në rajon sepse e përmbyllë edhe një vend që ka mbetur pa e përmbyllur ombrellën e vet të sigurisë. Në këtë aspekt, unë nuk i kam marrë të rëndësishme se nga kush dhe si vjen iniciativa, por jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për ushtri. Në fakt ne e kemi ushtrinë, e kemi edhe projektin e ushtrisë në të cilin kolegu gjenerali Rrustem Berisha ka përgatitur elaboratet në të kaluarën për ushtrinë. Ne po hetojmë se jemi në procese zgjedhore në vend dhe për fat të keq debatet po marrin karakter të çuditshëm jo rrallë, nuk do të ishte dashtë që për ushtrinë të kalojnë në ndërlikime shoqërore të çfarëdo natyre, sepse është interes i të gjitha komuniteteve, edhe i serbëve. Zakonisht një vend kur ka pasiguri, të gjithë shqetësohen për gjendjen e pakicave dhe sigurisht se ushtria do të ndihmonte në këtë drejtim.

Z. Haradinaj, deri sa jeni këtu besojmë jeni të informuar për rritjen e Aleancës, kur e kemi këtë parasysh z.Haradinaj, çka mund të na thuani për procesin e bisedimeve me Serbinë? A do t’u prini, a keni diçka kundër të biseduarit me Serbinë?

Ramush Haradinaj: Është një ndjenjë e mirë, diçka sublime shumë e çmuar. Një dashuri e përkrahje kaq vëllazërore që më kanë dhënë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare kudo që jetojnë edhe në trojet tona edhe në mërgim, është diçka e jashtëzakonshme e pa shpjegushme edhe për mua, është një tregues se e drejta jonë do të dalë në dritë. Tani se çka janë dëshirat e Beogradit unë nuk jam i ngarkuar të mendoj për to. Domethënë unë kam vetëm një obligim, të ju përgjigjem besnikërisht të drejtës tonë shqiptare, pra nuk e mendoj dhe nuk jetoj me idenë se çka ata duan, unë i takoj, jam shqiptar, i takoj shqiptarëve dhe detyra ime është t’i jem besnik interesave tona në Ballkan. Me fqinjtë duhet të bisedojmë, është e pamundur të mos bisedojmë, por jo një dialog i pa barabartë, një reciprocitet duhet. Kur e them fjalën reciprocitet jo vetem fjalë, por një dialog për njohje. Fqinjët dialogojnë nuk ka mundësi të mos dialogojnë në çfardo kohe, apo etape, por jo kështu si deri më sot.

Z. Haradinaj, ditëve të fundit në Kosovë është shfaqur “fenomeni” “SYRI I POPULLIT” në emër të së cilit u plagos Azem Vllasi, çka mendoni?

Ramush Haradinaj: E përcolla aq sa kam pasur mundësi situatën përmes mediave, shikoni është e dhimbshme nëse një logjikë e tillë fillon të ndodh në vendin tone, duke vrarë njerëz nuk zgjidhen problemet. Duke vrarë dikë në emër të çfarëdo të drejte nuk zgjidhen problemet. Unë pajtohem më ato vlerësime se vërtet kemi udhëheqës jo aq besnikë ndaj obligimeve ndaj atdheut, që ka keqpërdoruar, është korrupsioni dhe vetitë e këqija. Por, zgjidhja nuk gjendet duke ia shtuar edhe një problem, pra duke vrarë njerëz edhe për faktin se dënimi për dikë të ndodh duke e vrarë është i pa pranueshëm, aq më pak ai vendim të ndodh përmes grupacioneve e individëve të caktuara. Unë kam bërë thirrje që kjo të ndalet, që të punojnë logjikshëm se atdheun e kemi të lodhur, popullin e kemi të lodhur mos t’ia shtojmë edhe një telashe, në vend se të ndihmojmë ta zgjidhim një listë problemesh të shqiptarëve, nuk duhet t’ia shtojmë edhe këtë. Ndej dhembje dhe respekt për familjarët e dëshmorëve, për vëllain e dëshmorit Ismet Jasharit-Kumanovës dhe më vjen keq që kjo po thirret si në emër të tij, i bëj thirrje që të hjekin dorë nga veprim i tillë, sepse nuk zgjidhen probleme tona kështu, përkundrazi e shtojmë dhimbjen për shqiptarët dhe në fakt përfitues do të jenë armiqët e shqiptarëve.

Çka mendoni për vrasjet politike të pas luftës zotëri Haradinaj?

Ramush Haradinaj: Është e dhimbshme që është lënë kaq kohë pa u ditë e vërteta, pa u kuptuar thelbi se nga burojnë këto zhvillime. Në fakt ka plot viktima që ndoshta nuk kanë qenë pjesë e kurrfarë projekteve të tilla. Unë vetë jam viktimë, kam të vrarë një vëlla pas luftës. Atëherë kam qenë në koalicion me presidentin Rugova, kam qenë në Hagë, jam kthyer është shpallur ditëzi. Kurrë nuk e kam marrë flamurin e kësaj teme që do të ishte dukur se po kërkoj zbardhjen e të vërtetës vetëm për vëllain tim i cili ka qenë luftëtar i plagosur, unë nuk e kam bërë këtë. Mendoj që është mirë të dihet e vërteta e secilës ndodhi e vrasje, jo vetëm për hatër të familjes, por le të dihet për hir të vërtetës, njerëzit duhet të jetojnë me të vërtetën, nuk duhet ta marrim ligjin në dorë, por le të dihet e vërteta. Keq është për të thënë, por e vërteta është se arrestimet e liderëve, komandantëve të UÇK-së dhe mosarrestimi i vrasësve të kundërshtarëve politik dhe gazetarëve janë disa dëshmi elementare se në Kosovë nuk funksionon shteti juridik. Bashkë me këto edhe krimi i organizuar, korrupsioni jane çështjet kryesore që e pengojnë avancimin e Kosovës, integrimet, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin tonë në Interpol.

Z.Haradinaj , para sjelljes se marrëveshjes për demarkacion ne kuvend, a mendoni “mazhoranca” e LDK-së e PDK-së do të marrin më në fund vendimin të cilët që disa herë kanë pohuar se “në seancën e ardhshme do të votohet demarkacioni” por deri tani as pas 2 vitesh e përpjekjesh nuk ndodhi, pse?

Ramush Haradinaj: Nuk besoj se edhe kësaj here do të ndodh diçka, do të caktohet besoj edhe një datë e ardhshme për vendim. Shikoni unë e di cili është vendimi, unë jam shqiptar i Kosovës jam në të drejtën time. Kam respektu ligjin e vendit tim, kam respektu ligjin botëror, nuk kam me asnjë vend konflikt, as në Francë nuk kam konflikt me ligjin këtu. Jam në konflikt me Serbinë, nuk më mërzit kjo, duhet ta keni parasysh nëse kam pasur kurajon e guximin t’i vihem përball forcave të regjimit të Millosheviqit që nuk kanë qenë pak e jo njerëzore, si i tillë në çdo etap do t’i qëndroj besnik të drejtës time. Edhe këta sot Vuçiqi e Daçiqi, këta do ta shohin se shqiptari është më i zoti se sa që kujtojnë, do të binden. Do të ndryshojnë shumë rrethana, shqiptari është shkolluar, e njeh konceptin universal të lirisë e të drejtës, është demokrat i orientuar pro perëndimor dhe nuk është shqiptari pa mundësi. Pra, kushdo që provon t’i shkaktojë fatkeqësi shqiptari, të njejtën kohë i shkakton fatkeqësi vetes dhe popullit të vet, nëse Serbia ka ndërmend të vazhdojë të tentoj t’i shkaktoj fatkeqësi shqiptarit, me nëpërkëmbje e ka keq. Kam thënë disa herë se duart i këputen atyre që i fusin tek shqiptarët dhe kjo është e vërteta.

Kategori
Uncategorized

Nuk ka zgjedhje të ndershme, pa gjykuar (dhe sekuestruar) pasurimin me miliarda lekë të deputetit socialist Alfred Peza.

Jakup B. GJOÇA/
Kanë kaluar më shumë se 4 muaj, që u “zbulua” se deputeti socialist Alfred Peza ka blerë në 2015-n 1.2 miliardë lekë aksione bankare.
Deputeti socialist Alfred Peza nuk mundi të justifikojë dot burimin e të ardhurave të 1.2 miliardë lekëve që bleu aksione bankare, as publikisht dhe as në prokurori (ku u thirr për …kafen e mëngjezit).
Përkundrazi.
Gazetari, që publikoi zbardhjen e blerjes të 1.2 miliardë lekë të aksioneve bankare nga deputeti socialist, u dhunua fizikisht, në mes të ditës në rrugët e Tiranës.
Dhunimi I gazetarit që denoncoi pastrimin e parave nga deputeti socialist Alfred Peza, NATYRISHT, është reagimi verbal I terrorit që ushtron Pushteti ndaj kritikëve të vet!!!
Ky fakt përforcohet edhe nga mosreagimi I prokurorisë, e cila nuk ka bërë ndjekje penale ndaj deputetit socialist Alfred Peza, për pastrim parash, për pasurim me burime të paligjshme të të ardhurave, si edhe nuk ka kërkuar nga KQZ-ja që deputetit socialist t’i hiqet mandate.
Çfarë duhet që Prokuroria të hetojë pasurimin e deputetit socialist Alfred Peza me miliarda lekë, vetëm për 2 vitet që është deputet?
-Duhet Reformë në Drejtësi, që të hetohet dhe gjykohet për pastrim parash deputeti socialist Alfred Peza?
-Duhet të ngrihen paraprakisht Byroja Kombëtare e Hetimit, që të hetojë si mundi deputeti socialist Alfred Peza të pasurohet me 1.2 miliardë lekë vetëm në 2 vitet që është deputet I mazhorancës, kur në 2010 deklaron zyrtarisht në Gjykatë se paguhet vetëm me 700 euro në muaj dhe nuk ka të ardhura që të paguajë detyrimin financiar që ka ndaj djalit të vet?
– Duhet të ngrihen paraprakisht Byroja Kombëtare e Hetimit, që të hetojë nëse deputeti socialist Alfred Peza në 2 vjet si gazetar televiziv mundi të fitojë 1.2 miliardë lekë me honarare?
– – Duhet të ngrihen paraprakisht Byroja Kombëtare e Hetimit, që të hetojë nëse deputeti socialist me rrogë deputeti mundi që në 2 vjet, nga 2013-2015, kur bleu edhe aksionet bankare, të pasurohet me 1.2 miliardë lekë?
– Duhet të miratohet nga Parlamenti Vettingu për gjyqtarët, që të fillojë zyrtarisht hetimi ndaj pasurimit të deputetit socialist Alfred Peza?
Hetimi dhe gjykimi I pasurimit të deputetit socialist Alfred Peza është Çështje Politike, në rradhë të parë!
Nuk mundet kryeministri Edi Rama të pretendojë se ka vullnet politik për të bërë reformë në drejtësi, nëse nuk hetohet deputeti socialist Alfred Peza për pastrim parash.
Nuk mundet të pretendojë kryeministri Edi Rama se ka vullnet për Transparencë dhe të luftojë Korrupsionin, nëse ai, si kryetar I PS dhe Kryeministër, nuk u zbardh shqiptarëve TË VËRTETËN, ku I gjeti deputeti socialist 1,2 miliardë lekë, që bleu aksione bankare.
Deputeti socialist, Alfred Peza, mos vallë 1,2 miliardë lekë I morri rrushfet nga klientët e mazhorancës, të cilëve u dha privilegje ekonomike me votën dhe duke shpërdoruar edhe detyrën e tij si deputet?
Asnjë ligj nuk ka vlerë kushtetuese, kur është miratuar me votën edhe të deputetit socialist Alfred Peza, sa kohë që ky është I akuzuar për pasurim të paligjshëm dhe për pastrim parash në shuma miliarda lekë!
Kryeministri Edi Rama është akuzuar se edhe zgjedhjet parlamentare të 2013-s I fitoi duke u mbështetur në financimin e Botës së Krimit, derisa bëri deputetë persona me rekorde kriminale.
Kryeministri Edi Rama, duke heshtur, duke mos këmbëngulur që, deputeti I tij Alfred Peza të argumentojë MORALISHT dhe Ligjërisht burimin e miliardave lëkë të pasurimit personal, sërish të bën të mendosh, që edhe në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 kryeminsitri Edi Rama do të mundohet të fitojë zgjedhjet me financimet e personave që kanë rekorde kriminale.
Të gjithë faktorët politikë, vendas dhe ndërkombëtarë, por edhe vetë shqiptarët pranojnë që zgjedhjet në Shqipëri kanë kosto shumë të lartë financiare. Të gjithë pranojmë që në fushatat elektorale shpenzohet miliarda lekë, nga kandidatët për deputetë, nga partitë politike, por edhe nga bizneset në mbështetje të partive politike.
Të gjithë në Shqipëri e dimë që edhe Krimi I Organizuar në fushata elektorale financon parti politike.
Asnjëherë në Shqipëri ASKUSH nuk ka hetuar burimin e financimit të fushatave elektorale, edhe pse e dinë, cilët janë financuesit, të gjithë e dinë se çfarë përfitimi material paszgjedhor, do të kenë nga partitë politike, financuesit elektoralë!
Ndoshta kryeministri Edi Rama, duke heshtur ndaj pasurimit me miliarda lekë të deputetit të tij Alfred Peza, NJËFARËSOJ, do të përdorë nga miliardat e lëkëve që është pasuruar deputeti I tij për financimin e fushatës të Partisë Socialiste.
Kjo është!
Kryeministri Rama, nëse është Transparent, nëse ka vullnet politik për luftë kundër Korrupsionit, më e pakta që do të bënte, DO TË PËRJASHTONTE NGA PS deputetin Alfred Peza.
Të paktën, derisa Drejtësia të vendoste!
Së dyti, do të kërkonte dhe do të këmbëngulte që Prokuroria të hetonte EKSPRES çështjen e zbardhjes së burimeve të miliradave lekë të deputeti socialist Alfred Peza.
Por kryeministri, NDOSHTA është PENG edhe I miliardave lekë që deputetit socialist Afred Peza, ndaj HESH, ndaj EDHE E MERR NË MBROJTJE!!!
Nuk ka logjikë, që kryeministri Edi Rama, të mos ketë edhe ai vetë, interesa të përfitimit nga miliardat e lekëve që është pasuruar deputeti I tij Alfred Peza, DERISA HESHT dhe nuk kërkon as zbardhjen dhe as Treansparencën e miliardave lekë që deputeti I tij bleu aksione bankare!
Pra, logjika është se deputeti socialist mundet të jetë një nga financuesit e Partisë Socialiste me miliardat e lekëve që ka përfituar, prandaj edhe kryeministri Rama e merr në mbrojtje, derisa jo vetëm hesht, por e ka emëruar deputetin Alfred Peza edhe si drejtues të fushatës elektorale të PS për Median!!!
Atëhere…
-Sa të ndershme mund të jenë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, kur kryeministri Edi Rama mbështetet pikërisht te deputetët që janë pasuruar në miliarderë me rrogën e deputetit?
– Sa të ndershme mund të jenë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, kur deputetë si Alfred Peza, pasi u bënë miliarderë me …rrogën e deputeti, tani, do të financojnë me miliardat e tyre, edhe fushatën elektorale të Partisë Socialiste?
– Deputeti Socialist Alfted Peza, në zgjedhjet parlamentare të 2013 dhe 2015, financonte banorë- votuesë, duke u ndërtuar shtëpi.
Asnjë hetues dhe gjykatës nuk hetoi, se ku I gjeti paratë Alfred Peza që “ndihmonte” me para banorët-votuesë?
Kjo është blerja e votës! Paratë Alfred Peza nuk I gjeti nga rroga e tij, por nga burime të paligjshme! Ua dha banorëve-votuesë në fushatë elektorale, dhe u mori atyre, si shpërblim, VOTAT.
Keni në faqet sociale të Alfred Pezës, “kontributin” ekonomik që u dha banorëve të zonës së tij elektorale. Por, që më vonë, deputeti Alfred Peza, as që është parë më në zonën e tij elektorale!!!
Paskëtaj, me mandatin e deputetit, që e bleu nga votuesit, Deputeti Alfred Peza u bë miliarder dhe bleu aksine bankare!!!
Nuk mund të ketë zgjedhje parlamentare të NDERSHME më 18 qershor 2017:
-Nëse edhe Alfred Peza është akoma deputet dhe nuk gjykohet për pasurim të paligjshëm, për pastrim të parave, për shpërdorim të mandatit të deputetit, për korrupsion aktiv.
– Kryeministri Edi Rama, nuk mund të garantojë zgjedhje të Ndershme, sepse – ME MOSVEPRIMIN, është bashkëpunëtor dhe përfituesi I drejtëpërdrejtë me pasurimin e paligjshëm dhe me pastrimin e parave të deputetit socialist Alfred Peza!

Kategori
Uncategorized

E vërteta e ngjarjes së dhjetorit 1943, kur për hasmëri u vranë 10 këshilltarët e Hekalit.

Nga Kastriot Dervishi

Filmi “Këshilltarët”, “bazuar në ngjarje të vërtetë”, është një falsifikimeve artistike të realizuara gjatë kohës së diktaturës komuniste. Në këtë film paraqitet një batalion gjermanësh me ndihmës disa ballistë në kërkim të disa këshilltarëve komunistë të fshatit Hekal të Mallakastrës. D.m.th. ushtria gjermane dilte si forcë policore në ndihmë të kërkesave të ballistëve për të zgjidhur çështjet e tyre. Në fund të filmit, në zbatim të “porosive” të ballistëve, gjermanët pushkatojnë 10 këshilltarë të Hekalit. Filmi nëpërmjet falsifikimit, jep mesazhin e dasisë kombëtare duke qenë i dëmshëm si për njohjen e të vërtetës ashtu edhe për edukimin patriotik të brezave. Ngjarja në të vërtetë është krejt tjetër me atë që ka manipuluar prej vitesh filmi në fjalë i realizuar në vitin 1979.

Në vitin 1982 gjatë një hetimi që ndërmorën organet e punëve të brendshme dolën disa të vërteta të cilat verifikonin se kjo ishte një ngjarje që nuk lidhej me funksionin e këshilltarëve që nuk kishte gjermanë fare dhe që ato që i vranë këshilltarët nuk ishin aq ballistë sa dukeshin, madje disa ishin edhe me lidhje të majta. Nuk ka kënduar njeri para pushkatimit, as është bërë teatër si ai i filmit.

Ngjarja në të vërtetë ka ndodhur për një shkak të thjeshtë. Një person i quajtur Isuf Hasani, nga Rromsi i Mallakastrës, pasi mësoi vrasjen e dy vëllezërve të tij nga disa hekaliotë vendosi të hakmerrej. Paqartësia që i shkaktonte emri i saktë i vrasësve, e detyroi të ndërmerrte vrasjen e 10 personave të cilët ishin këshilltarë të fshatit Hekal. Isufi, që vrau 3 këshilltarë, u arratis nga Shqipëri. 7 këshilltarët e tjerë i vranë shokët e tij. Rezultonte se në dhjetor 1943 Isuf Hasan i ka kapur 10 personat dhe të lidhur i ka çuar të shoqëruar në Romës, e më pas në shkollën e Gorishovës. Isufi thërret tre këshilltarë: Isa Zeqirin, Ali Ismailin dhe Ahmet Shenën, të cilët pasi i nxjerr mbrapa shkollës i vret. Më pas, të 7 personat e tjerë i vranë ato të skuadrës së pushkatimit.

Regjimi komunist, megjithëse i njihte, nuk akuzoi asnjëherë personat e tjerë sepse ato kishin farefis e lidhje të majta. Personat që shëronin Isufin, janë 6. Për Osman Y. dhe Safet D., nuk ka aspekte biografike, ndërsa për të tjerët, jepen këto të dhëna:

1-Izet D., lindur e banues në Varibob, bujk. Vlerësoheshin se “nuk kishin mbajtur qëndrim të mirë politik”, sepse ishin lidhur me Ballin së bashku me të vëllanë e tij Rrapon. Mirëpo Rrapoja ishte bërë komunist dhe në vitin 1949 ishte përjashtuar nga partia për “mossinqeritet”. Izeti ishte martuar në një familje ku të gjithë ishin komunistë, kishte 5 fëmijë, ndërsa njëra nga vajzat e tij (Izetit) ishte edhe komuniste.

2-Shaban Rr., lindur e banues në Varibob, bujk, fshatar i mesëm. Për të në raport thuhet: “Para çlirimit familja e tij ka mbajtur qëndrim të mirë politik, kurse gjatë luftës, prindërit e tij kanë vdekur dhe ky është rritur te xhaxhai i tij. Shabani u inkuadrua në çetën e Rrapush Isuf Sh. dhe ka luftuar kundër partizanëve, duke bërë edhe krime. Pas çlirimit, familjarisht kanë mbajtur qëndrim të mirë politik, dy kushërinjtë e parë të tij Luto e Hekuran Rr. janë anëtarë partie, i pari me punë nënoficer në shkollën e lirë Cakran dhe i dyti kooperativist”.

3-Hamit S., i vitlindjes 1925, lindur e banues në Varibop, fshatar i mesëm. Për të thuhej: “Familjarisht para luftës kanë mbajtur qëndrim të mirë politik, kurse gjatë luftës nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë, mbasi vetë Hamiti ka marrë pjesë në çetën balliste të Rrapush Isa Sherifit. Mbas çlirimit qëndrimi politik i pjesëtarëve të familjes është karakterizuar i mirë. Hamiti ka motër Idajeten të martuar në Kreshpan me Bajram Y., i cili ka qenë oficer dhe është përjashtuar nga partia për mossinqeritet. Ka vajzë Fatimen të martuar në Buzëmadh me Asqeri L., i cili është anëtar partie”.

4-Shahin L., i vitlindjes 1920, lindur e banues në Varibop, fshatar i mesëm. Në raport për të thuhet: “Prindërit e tij gjatë regjimit antipopullor të Zogut kanë mbajtur qëndrim të mirë, kurse gjatë luftës kanë simpatizuar e ndihmuar Ballin Kombëtar. Vetë Shahini është inkuadruar në çetën e bashkëfshatarit të tij Rrapush Sh. Po kështu edhe vëllai i tij Faslliu, ka qenë 2 muaj me Ballin dhe është përjashtuar nga partia (Komuniste-shënim) për mossinqeritet. Pas çlirimit ka mbajtur qëndrim të mirë. Është i martuar me Xhevo L. me qëndrim të mirë politik, me të cilën ka 6 fëmijë. Ka nip (djalë vëllai) Qani L. me detyrë oficer dhe i organizuar në parti, si dhe djalin e motrës Pajtim Xh., i cili banon në Cakran dhe është anëtar partie”.

Nessun testo alternativo automatico disponibile.
Kategori
Uncategorized

Shkollat e Para në Gjuhën Shqipe u hapën nga klerikët katolikë në Shqipni në 1258.

Posted by Administratori/
Deshmitë e pafundme të shkollave jezuite-françeskane n’Shkodër

Po sjellë në mesin e mijrave studentë që u arsimuen n’shkollat klerikale katolike n’Shkodër dy pika ujë në atë oaz gjigand:
Faik Konica
Faik Konica: “…Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to…”

– Prof. Sami Repishti
Për të argumentuar këtë fakt jam i bindur që do të mjaftojë një dëshmi e Prof. Sami Repishtit, ish nxënës i kësaj shkolle, dhënë në teatrin “Migjeni” pas viteve ‘90, në një takim me intelektualët e qytetit, tek i cili kam qënë i pranishëm:
“…Kur mbërrita në Francë, kërkuan të dinin arsimimin tim. Iu tregova dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin dhe për të cilin më thanë se ishte i vlerësuar njësoj me Liceu Klasik francez…”

Bahet fjalë për Shkollat e para në 1258 në Gjuhën Shqipe në veri të Shqipnisë nga klerikët katolikë
“Françeskanёt albanezë dhe ata italianё, qё njihnin gjuhën tonë, hapën shkollat në gjuhën albaneze pranë kishave dhe kuvendeve, duke filluar me
– shkollёn nё Ulqin (1258) dhe nё vazhdim
– nё Durrёs (1278), dy shkolla
– nё Shkodёr (1345 dhe 1395),
– Tivar (1349),
– Pult (1367),
– Drisht (1396), duke vazhduar
– nё shekujt XV-XVIII me shkolla tё tjera nё Shkodёr, Lezhё,
– Stubёl (1584), Trafandinё, Kunavi, Dibёr, Prizren, Shkup, Elbasan, Ohёr etj.
Kёto tё dhёna dёshmojnё se nё ato shekuj tё shkuar, kisha katolike albaneze me françeskanёt nё vijёn e parё, i zhvillonin tё gjitha ritet fetare nё gjuhёn albaneze, andaj populli i frekuentonte kishat e kuvendet me dёshirё, duke marrё pjesё aktive nё meshat, pagёzimet, katekizmat, kresmat, nё celebrimin e martesave etj. Jo vetёm kaq, por françeskanёt kontribuan dhe nё hapjen e shkollave nё gjuhёn albaneze. “ Sipas shkrimit: “URDHËRI FRANÇESKAN NË SHQIPËRI ”– 4, Nga Prof Dr Lutfi ALIA

– 1416 shkolla në Shkodër.
“ Shkolla te tilla p.sh. ka pasur disa në Shkodër në vitin 1416: “ la scuola overo frataglia de Santa Barbara; la scuola overo frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce.(shkolla e vllaznve të ”Shen Barbara”; shkolla e vllaznve të ”Shen Merkurit”; shkolla e vllaznve ” Kryqi i Shenjtë” – e përshtati nga italishtja në shqip – Bep Martin Pjetri). Sipas ”KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES” NGA DR. ETLEVA LALA

– Në vjetin 1584 u themelue Shkolla shqiptare nga klerikë katolikë në Stubllë(afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë.
– Në vitin 1632 – Hapja e shkollës shqipe të Kurbinit nga Imzot Gjon Kolesi.
– Në vitin 1638 – Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë.
– Në vitin 1639 – Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij (të shkruem në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve.
– 1698 – Padër Filip Shkodra çelë shkollë në familjen Kamsi, në Shkoder.
– Në vitin 1885 në Prizren, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.
– 1858 – Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.
– Në vj. 1861 françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër.
– 10.1874 – Çelet shkolla e Parë LAIKE e Kohës së Rilindjes, ku mësohet Gjuha Shqipe E Arithmetike e Shirokës nga Dom Zef Ashta.
Në- vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.
Këto shkolla mund të thuhët, se poqën mendimin me thëmelue një shkollë publike femnore.
– Në vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.
Duhët pasë përparasyshë edhe, se, që
– në vj. 1882, françeskanët kanë pasë çilë një kolegjë për me rritë e me mësue ata që dëshronin m’ u ba fretën. Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të gjimnazëve t’Austrisë e në vj. 1905, shkolla u ba krejt në gjuhë shqipe.
– Në vj. 1885 ase aty pranë, në Prizrend, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.
– N’ at kohë dihët e thëmelueme edhe ajo e Shkupit.
– Në vj. 1890-1903 Motrat Stigmatine shkojnë në Durrës, e aty mbajnë për 13 vjet një shkollë fillore për vajza e një shkollë për punëdore.
– Në vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal për 50 nëxanësa.
– Në vjetin 1893 – Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot Traboinë.
– Në 1896 (?) në Kallmet Motrat e Mëshirës, kishin shkollë fillore për vajza e djelmë.
– Në vj. 1902 zgjidhët Drejtor i kësajë shkolle P. Gjergj Fishta O. F. M., i cilli patjetër vuni porsi gjuhë mësimi ndër të gjitha landët gjuhën shqipe.
– Në vj. 1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M. u ep mësim fëmijve në kuvend të Troshanit.
– Në vj. 1898 D. Ndoc Mjedja çilë një shkollë në Pëdhanë,
– Në 1898 hapët një shkollë në kuvend të fretënve të katundit Rrubikut.
– Në vj. 1901 edhe Biza ka shkollën e vet, ku mëson P. Severin Lushaj O. F. M.
– Në 1904 me P. T. Bicaj O.F.M.
– Në vj. 1907, Shiroka ka shkollën e vet për varza.
– Në vj. 1907 P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. çilë shkollën në Gomsiqe.
– Në vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M. mban n’ Iballe një shkollë në gjuhë shqipe.
– Në 1908, Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dërgohen: At Gjergj Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi.
Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër.
– Në vj. 1909 P. Engjëll Vjeshta O. F. M. fëmijët e Bazit i mëson me këndue e me shkrue.
– Prej vj. 1916-1929 katolikët kanë pasë shkolla, të thuesh, ndër shumë katunde të Shqipnisë së Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila katolikë. U ndihmonin pjesërisht prej mbretnisë Austro-Hungare e ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar.
Në ketë përiudhë veç famullitarët françeskanë, kanë
– pasë 17 shkolla katundit. Malësorët e largtë s’ mujshin me pasë shkolla, por edhe ata kishin të drejtë me kërkue zhvillim. Me ndihmë të Mbretnisë Austro-Hungareze kje mendue me u çilë një konvikt i madh për djelmë të malëve. Kjo u – realizue në 1907 e, u kje lanë Vëllazënve (Schulbruder), që i çonin fëmijët në Shkollën françeskane. Shumë ndër oficerat, mësuesit e nëpunësit me fis prej malësh, do t’i kujtojnë me andje ata vjetë, që kaluen n’ atë konvikt të rregulluem në çdo pikëpamje.
– Në vj. 1924 në vend të klasave plotore e qytetëse kje ngritë prej Motrave Stigmatine normalja.
– Në vj. 1925 çilin një shkollë në Dajç, për djelmë e për varza; kështu edhe – në 1927, në Nënshat.
Në vj. 1930 çilët një shkollë për vajza në Tiranë.
Prej këtyne vërejtjeve të shpejta mund të shihët se gjatë pushtimit otoman d.m.th deri në 1911, katolikët kanë hapë ndër kohë të ndryshme 47 shkolla shqipe, ndër ta 10 shkolla për varza.
Në vitin 1933 me urdhën të Ahmet Zogut u mbyllën 74 % e shkollave fetare katolike dhe
në 1945 e mbylli plotsishtë diktatura komuniste me përkrahjen e projektit absurdë të Jaltës 4-11 shkurt 1945 të anglo-amerikane-sovjetike.
Faik Konica e ka vlersue me këto fjalë nivelin e shkollave fetare katolike: “Me këto e të tjera, Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to”.
Sot ajo çmohët ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet seksit femnuer, në kontrast me robni e poshtnim të pagajve e të popujve të paqytetnuem. Edhe në këte pikë katolikët kanë parapri.
Qyshë në fillim të shek. XIX e deri sa s’ kje çilë shkolla e Stigmatinëve, vemë re një të nxitun e një zellë për me ngritë shkolla femnore. Varzat mblidheshin nëpër shtëpi private e aty u mësohej me këndue e me shkrue si edhe punëdore. Këta vlejnë mjaft sa me i diftue rracës shqiptare, se këto shkolla primitive ishin nji hap heroik kah kultura.
Kontribute të shënueme dhanë përfaqësuesit klerikë katolikë si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota në Kongresin e Manastirit dhe në Komisinë letrare të Shkodrës. DON NDOC Nikaj,Justin Rrota, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci, Kolë Kamsi ishin gjuhëtarë. Ashtu si edhe vlerat e gjuhës saj, gegnishtes, që i japin dore gjuhësisë krahasuese për me u shndërrue në një disiplinë të parë për me hulumtue thellë në prehistorine e popujve. Por edhe me vlerat e të sotmes saj të mohueme padrejtësisht përmes politizimit të Standardit Gjuhësor të atij Kongresi antishkencor të 1972-shit…..

Kategori
Uncategorized

Zyrtarisht: Qeveria e kryeministrit Rama shpallet “Qeveri e Mosbesimit”!

Jakup B. GJOÇA/
Organizata për të Drejtat e Njeriut, me seli në SHBA Fredoom Huose vlerëson në projektin e saj “Vendet në Tranzicion”, se Shqipëria në vitin e fundit 2016 nuk ka bërë asnjë përparim në DEMOKRACI.
Ky vlerësim bëhet mbi bazën e reformave demokratike që nuk janë ndërmarrë në Shqipëri.
Krejt e kundërta me Shqipërinë ndodh me vendet e tjera ballkanike, sikundër Kosova dhe Mali I Zi, të cilat, sipas të njëjtin projekt të Fredoom Huose, kanë bërë përparime të dukshme në Demokraci.
Qeveria e Kryeministrit Rama e ka humbur besimin të qeverisë, e deklaroi edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili deklaroi se duhet një “Qeveri e Besimit”. Pra, më shkoqur, edhe Ilir Meta pranoi publikisht, që kryeministri Rama e ka humbur Besimin, që Shqipëria të bëjë zgjedhje parlamentare me Qeverinë aktuale të Rilindjes Socialiste.
Qeveria e Kryeministrit Rama, në 4 vjetët e saj, nuk ka përmbushur ANJË PREMTIM, qoftë elektoral, por edhe qeveritar.
Qeveria DËSHTOI në zotimin për të bërë SHTET, derisa Administrata Publike u mbush me militantët partiakë, ku Buxheti i Shtetit u detyrua të paguajë dëmshpërblim miliona euro, me vendimet e gjykatave, të cilat u dhanë të drejtë, të mijëra nëpunësve të Administratës Publike, që u zbuan nga vendi I punës, nga Qeveria e Kryeministrit Rama, pikërisht për shkak të spastrimeve politike të nëpunësve. Mijëra shqiptarë u dënuan, sepse ndërtuan pa leje një çati për familjen, që lidhën pa leje energjinë elektrike, që u ishte prerë ngaqë nuk kanë lekë ta paguajnë, ndërkohë që ministrat e akuzuar për korrupsion, nuk preken fare nga Ligji!
Qeveria DËSHTOI të luftonte Korrupsionin, derisa deputetët socialistë u pasuruan në vitet që ushtruan mandatin si deputetë, në miliarderë, dhe shëmbulli më tipik është deputeti socialist Alfred Peza, që bleu aksione bankare në 2015 me vlerë 1,2 miliardë lekë dhe deri tani asnjë prokuror dhe gjykatë jo vetëm nuk e kanë hetuar, nuk janë sekuestruar aksionet bankare të blera me para të pajustifikuara, por kryeministri Rama e ka marrë në mbrojtje deputetin socialist të akuzuar për korrupsion.
Qeveria e kryeministrit Rama DËSHTOI në zotimin për 300.000 vende të reja pune. Vetëm në 2016 u detyruan të braktisin Shqipërinë 100.000 shqiptarë për t’u katandisur azilkërkues nëpër Europë, për shkak të papunësisë dhe varfërisë në Shqipëri.
Qeveria e Kryeministrit Rama DËSHTOI në zotimin për rritjen e mirëqënies, derisa në 4 vjetët e qeverisjes së saj NUK RRITI ASNJËHERË RROGAT dhe Pensionet, ka shkurtuar 50 % ndihmesat ekonomike për familjet e varfëra, ndërkohë që vetëm për bileta avioni të qeveritarëve që bredhin nëpër Botë qeveria shpenzon 10 milionë euro. Qindra shqiptarë janë vetëvrarë, sepse qeveria e Kryeministrit Rama u vrau edhe shprësën e mbijetesës, derisa rriti papunësinë, u ndërpreu çdo ndihmë ekonomike!!! Ndërkohë, që ministrat e Rilindjes Socialiste, ndërtojnë për familjet e tyre vila shumë milionëshe euro, pa dhënë aspak llogari, ku I gjetën milionat euro!
Qeveria e kryeministrit Rama DËSHTOI në zotimin për shërbim Falas të Shëndetësisë publike, aq sa, edhe pse ka rritur 3 herë fondet për Shëndetësinë Publike, në spitalet publike ka mungesa të ilaçeve, të mjekëve dhe të materialeve spitalore, sepse fondet publike paguajnë qindra koncensione që dha qeveria e Ramës për shërbimet shëndetësore.
Kryeministri Rama DËSHTOI që do të zbatonte politikën e bashkëpunimit dhe të konsensusit, derisa Faktorizoi kriminalitetin në Parlament dhe në Pushtetin Vendor, duke u dhënë mandate deputetë dhe kryebashkiakë personave me rekorde kriminale.
Kryeministri Rama DËSHTOI të luftonte Krimin, dhe e katandisi Shqipërinë në Canabistan, ku tashmë në gjithë territorin e Shqipërisë, NË 2 VITET E FUNDIT, kultivohet vetëm Canabis dhe “eksporti” I Canabis nga Shqipëria drejt Europës tashmë bëhet me tonelata, të cilat dalin nga doganat e Shqipërisë me kamionë, thua se transportohet ….jonxhë!!!
Kryeministri Rama, edhe pse mazhoranca në zgjedhjet e 2013-s nuk kishte më shumë se 80 vota, arriti të “blejë” edhe deputetë të Opozitës, dhe me diktaturën e kartonëve në Parlament, u mundua të kalojë çdo reformë kushtetuese, çdo reformë të integrimit të Shqipërisë, pa asnjë konsensus politik me Opozitën, sepse qëllimi politik I kryeministrit Rama ishte forcimi I Pushtetit të tij Absolut dhe jo Përparimi I Demokracisë në Shqipëri.
Kjo është arësyeja që akoma nuk është miratuar Reforma në Drejtësi, Vettingu, por ndodhi maskarada politike e rradhës, edhe në seancën e fundit paralmentare të enjten e javës së shkuar, ku ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi u miratuan me …88 vota, ndërkohë që Opozita e ka bokjkotuar Parlamentin!!!
A kanë vlerë për Demokracinë në Shqipëri, reformat kushtetuese të Reformës në Drejtësi, qoftë 88 votat, që siguroi kryeministri Rama në parlament, (shumëkush e di që shumë deputetë opozitarë janë bashkuar me Ramën, për shkak të interesave vetiake), kur Opozita bojkoton parlamentin, pikërisht se qeveria e Kryeministrit Rama e ka humbur besimin?
Kurrsesi!
Ndoshta 88 votat (edhe të depuetëve opozitarë që bashkëpunojnë tashmë me Ramën, pavarësisht se votat ne zgjedhje ua dha elektorati I Djathtë) mund të fuqizojmë Pushtetin e Kryeministrit, por kërcënojnë Demokracinë e Shqipërisë.
Nuk mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor 2017 këto 88 vota që ka sot në parlament Kryeministri Rama, kur Kryeministri Rama edhe fitoren elektorale në 2013 e garantoi me persona me rekorde kriminale, të cilët e financuan PS dhe kryetari I PS I bëri deputetë.
Nuk mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor 2017 këto 88 vota që ka sot në parlament Kryeministri Rama, kur deputetët opozitarë kryeministri Rama “I bleu” duke u premtuar privilegje personale.
Nuk mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor 2017 këto 88 vota që ka sot në parlament Kryeministri Rama, kur nga kultivimi dhe trafikimi i Kanabis në Shqipëri (Europa e cilësoi edhe “Kolumbia e Canabis në Europë”) kërcënon blerjen edhe të votës dhe të mandateve të deputetëve në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, siç deklaroi edhe ambasadori i ri i OSBE në Tiranë!
Qeveria e Kryeministrit Rama e ka humbur besimin të qeverisë, e deklaroi edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili deklaroi se duhet një “Qeveri e Besimit”. Pra, më shkoqur, edhe Ilir Meta pranoi publikisht, që kryeministri Rama e ka humbur Besimin, që Shqipëria të bëjë zgjedhje parlamentare me Qeverinë aktuale të Rilindjes Socialiste.
Pak rëndësi ka sesi Shqipëria kur dhe si duhet të shkojë në zgjedhje parlamentare:
– Me Qeveri Teknike, apo Teknokratike?
Por, një gjë dihet:
-Qeveria e Besimit nuk duhet të ketë Kryeministër Edi Ramën, I cili e katandisi Rilindjen Socialiste “Qeveri të Mosbesimit”!
Shqiptarët duhet të vendosin me votë Fatin e Demokracisë!
Do të rivotojnë sërish Edi Ramën, kur, ndërkohë, qeveria e tij aktuale është Qeveri e Mosbesimit?
Apeli ndaj elektoratit shqiptar është:
– Do të votoni Fatin e Demokracisë në Shqipëri?
– Do të votoni Fatin e Edi Ramës, për Qeverinë e Mosbesimit?

Kategori
Uncategorized

Kur qeveria legalizon edhe Zotin.

Kemi ardhur në një pikë ku qeveria kërkon të flitet për të edhe në marrëdhëniet me Zotin. Kryeministri i dha dje trajta satire dorëzimit një leje legalizimi për Kishën e Shën Athanasit në Selenicë. Një humor i pa vend që u ngjan batutave të ish-Kinostudios për të cilat sot ka një debat tejet të rëndësishëm.                                 Kryeministri ndoshta i pëlqen të duket si një prej atyre personazheve duke kënaqur egon e spektatorëve që votojnë edhe për arsye që lidhen me “vlerat” kulturore dhe kombëtare të ish-Kinostudios.
“Erdhëm t’i japim lejen e legalizimit edhe kishës suaj. Kemi mbi 1 mijë objekte kulti që janë pa letra. Habitem se mund të kishin bërë edhe ndonjë legalizim kishe a xhamie, që të paktën të lanin shpirtin për nja një javë, se iu bë katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet.                                                     Por nuk i bënë ato. Urdhëro ja ku e ke!

Tani, sot në darkë, thuaji Zotit, që qeveria e bëri punën e vet”- u shpreh Rama në Selenicë.
Ndërsa siç thotë njoftimi i qeverisë në dyert e kishës kryeministrin doli ta priste Atë Spiro Bulika, që i foli kryeministrit për shkatërrimin e kishës në komunizëm. Kuptohet fushata do na reservojë  lloj lloj shfaqjesh, edhe histori me Zotin, qeverinë dhe priftirinjtë. Humor me të cilin nuk argetohet vetëm i pari i vendit, por egoja e slloganit “o sa mirë me qenë shqiptar”.                                                     Ka diçka të ngjashme në këtë Inspirim që mund të ketë si personazhe një herë Ahmed Kalënë dhe njëherë kryeministrin e Shqipërisë, autosatirën e karagjozëve që flasin në emër të Zotit në qiell dhe Zotit në tokë.

Kategori
Uncategorized

Projekti i USAID ‘Drejtësi për të gjithë’, 9 milion USD dhe 0 rezultate. Dy gra dhe fijet e ‘pushtetit socialist’.

Projekti i USAID ‘Drejtësi për të gjithë’, 9 milion USD dhe 0 rezultate. Dy gra dhe fijet e ‘pushtetit socialist’  

Më 16 maj 2016, me një ceremoni madhështore, u prezantua projekti më i ri i USAID, i quajtur “Justice for All” (Drejtësi për të Gjithë). Sot, pothuaj në vigjilje të 1-vjetorit të këtij projekti, praktikisht, përveç punësimit me rroga të majme të disa individëve të lidhur me qeverinë, projekti është pothuajse i dështuar.

Mbi 9 milion dollarë nga taksat e qytetarëve amerikanë, janë vënë në dispozicion të projektit “Drejtësi për të Gjithë”, i cili do të fokusohej në 3 komponentë: rritjen e transparencës në sistemin gjyqësor, mbështetje të organizatave të shoqërisë civile, dhe zhvillimin e medias së lirë e të paanshme.

Por, teksa në sistemin gjyqësor transparenca është përkeqësuar (së fundmi me fshehjen e të dhënave të vendimeve gjyqësore), në dy komponentët e tjerë, ajo për shoqërinë civile dhe media, thjesht ka mbetur në vend.

Nuk dihet se me çfarë argumenti i justifikojnë pagat e tyre të majme te donatori, por drejtuesit e projektit “Drejtësi për të Gjithë” përpilojnë çdo muaj raporte me arritje imagjinare ose me suksese të fryra.

Kjo shihet qartë te të gjithë komponentët e këtij projekti. Në veçanti tek ai i medias. Përveç disa takimeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ky komponent, i cili udhëhiqet nga Iris Luarasi dhe drejtoresha e Përgjithshme e “Drejtësi për të Gjithë”, Anne Trice, nuk ka arritur të prodhojë asnjë rezultat.

Komponenti i medias në projektin “Drejtësi për të Gjithë” ishte parashikuar që të mbështeste fillimisht Shoqatën e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD), një media e pavarur investigative e krijuar nga vetë USAID, ku ishin të anëtarësuar gazetarë profesionistë. Projekti synonte ngritjen e gazetarisë investigative, të pakapur nga politika, biznesi apo individë të lidhur me ta.

Por, pas pengesave artificiale, presioneve dhe ndërhyrjeve për të kontrolluar Shoqatën e Gazetarëve për Drejtësi, komponenti i medias vendosi që të pezullojë fondet. Edhe pse SHGD kishte një eksperiencë tepër të sukseshme nga projekti JuST/USAID në menaxhimin fondeve dhe realizimin e artikujve investigativ, asnjë arsye nuk u bë e ditur për ndërprerjen e mbështetjes financiare.

Të mbetur në udhëkryq dhe pa asnjë alternativë, drejtuesit e projektit “Drejtësi për të Gjithë”,  rendën për të lidhur një marrëveshje për transferim fondesh tek BIRN, një tjetër agjenci lajmesh investigative. Mes intrigave dhe prapaskenave të krijuara në korridoret diplomatike nga drejtuesit e projektit “Drejtësi për të Gjithë”, këto fonde nuk arritën të përdoreshin as nga BIRN. Edhe pse projekti quhet i dështuar, tashmë në vitin e parë të saj, eksperimentet e drejtuesve nuk mungojnë.

Pas dështimeve me SHGD dhe BIRN, dhe në një përpjekje të fundit për të justifikuar pagat mijëra dollarëshe të vendosura për veten, projekti “Drejtësi për të Gjithë” së fundmi shpalli një thirrje për aplikime individuale për artikuj investigativ. Projekti planifikon të akordojë grante të vogla, 2000 dollarë, dhe të mesme, 5000 dollarë, për gazetarët të cilët do të realizojnë artikuj investigativ.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 15 gushti, pra pak më shumë se 15 muaj nga fillimi i projektit “Drejtësi për të Gjithë”. Me këtë ritëm, artikulli i parë investigativ pritet të jetë për publikun në fund të këtij viti dhe me gjasë do të shitet si një sukses i drejtuesve të projektit. Ndërkohë entuziasmi nuk mungon! Pas pak javësh, një mbrëmje festive pritet të organizohet nga “Drejtësi për të Gjithë” në 1-vjetorin e krijimit. Lind pyetja: Për çfarë arritjesh në këta 12 muaj do të festohet?!

Heshtja e USAID përballë kësaj situate mbetet ende e pashpjegueshme, ku përveç propogandës dhe manipulimeve, duket qartë se nuk ka asnjë rezultat që prej fillimit të projektit “Drejtësi për të Gjithë”.

Çfarë është për “Drejtësi për të Gjithë”

Me seli pranë Bllokut të Ambasadave në Tiranë, projekti “Drejtësi për të Gjithë” zbatohet nga kompania amerikane East West Management Institute (EWMI) dhe monitorohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Pjesë e EWMI me bazë në Washington është edhe Delina Fico, si drejtuese e Programit të Shoqërisë Civile. Fico është bashkëshortja e ish Ministrit i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, ndërsa njihet edhe për lidhjet e saj me kryeministrin, Edi Rama.

Mediat maqedonase raportojnë se Delina Fico është drejtuese, në Shkup, e një projekti të ngjashëm me “Drejtësi për të Gjithë”. Sipas tyre nuk kanë munguar akuzat ndaj saj për shpërdorim fondesh, ose orientim të tyre në intersa të caktuara.

Në administratën e kaluar të USAID, një projekt i ngjashëm me “Drejtësi për të Gjithë”, por i quajtuar “JuST” u arritën shumë rezultate, nga regjistrimi i seancave gjyqësore me audio, mbështetjen e fortë të shoqërisë civile, e deri te krijimi i Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi (SHGD). Mjafton të thuhet se në harkun e 3 viteve u shkruan mbi 600 artikuj investigativ.

*Të drejtat: Politiko.al. Merre, por na cito!

Kategori
Uncategorized

Shqipëria në Luftë me mullinjtë e erës.

Karl-Peter Schwarz/

Në mars u bënë tre vjet që Shqipëria është kandidate për në BE, por hapja e negociatave shkon vetëm duke u shtyrë. Një ndër problemet kryesore janë deficitet në shtetin ligjor dhe kapja e instiucioneve nga krimi i organizuar.

Problem është edhe korrupsioni në gjyqësor.                                                     Në Shqipëri, gjyqtarët dhe prokurorët janë të detyruar të bëjnë publike të ardhurat e tyre. Komisioni i BE, ka kritikuar se shkeljet e ketij detyrimi nuk janë ndëshkuar. Në dhjetorin e vititi të shkuar u publikuan të ardhuart e 81 gjyqtarëve të apelit, të cilat u pesëfishuan. Njëri syresh, tregoi se e kishte shtuar pasurinë me 1,5 milione euro.
Shqipëria është ndër vendet më të varfëra në Europe. E ardhura mesatare vjetore është 3800 euro. Qe nga 1 Janari, një ligj detyron vleresimin e përgjithshem të gjyqësorit. Afro 800 gjykates e prokurore duhet të verfikohen për profesionalitetin, integritetin, pavarësinë politike e lidhjet me krimin. Për këtë, qellim do te formohet një komision me 27 antare të cilët emërohen nga Kuvendi. Veprimtaria e tye do të mbikqyret nga vezhgues ndërkombëtare. Akti i parë i tyre është perpilimi i një liste të zezë për të penguar që persona të dyshimtë të emërohen në këtë komision. Vezhguesit udhehiqen nga Genoveva Ruiz Calavera një funksionare e Komisionit Europian. Shpallja e kesaj procedure shkaktoi doreheqjen e disa magjistrateve. Konsiderohet se dy të tretat e magjistratevë, gjyqtare e prokurore, nuk do ta  kalojnë klasën.
Asnjë nga vendet ish komuniste nuk ka ndërmarreënjë reforme kaq radikale, ftesa e vëzhguesve të huaj tregon paqufinë e vendit për të çliruar drejtësinë nga prangat e korrupsionit dhe instrumentalizimit politik. Megjithëse vezhguesit ndërkombetare nuk kane fuqi ekzekutive, zor se mund të kundershohen nga instancat shqiptare. Qe vlerësimi të mos përdoret politikisht duhet qe integriteti i të gjithe atyre që perfshihen ne të, të jete mbi çdo dyshim.

Përfaqësia e BE është me rendesi pasi bën ndërmjetësuesen ndërmjet vëzhguesve të huaj dhe zyrtarëve të Tiranës. Pikërisht ambasadorja e BE kroatja Romana Vllahutin është përballuar me një afere korrupsioni të zbuluar nga mediat shqiptare, në lidhje me vilën pompoze 600 metra katror që u mor nga EAD si rezidence për të. Vila  u ble nga me një cmim prej 1,65 milion euro në rezidencën ekskluzive, Rolling Hills. Cmim, i cili është dyfish më i shtrenjtë se i tregut të asaj zone.

Ingeborg Gresle (CDU) kryetare  e komisionit për mbikqyerjne e buxhetore në Parlamentin Europian po heton blerjen e viles. Ajo shprehet se rasti në fjalë e ka dëmtuar rëndë imazhin e BE –së.
Opozita shqiptare dyshon për ish punonjësen e presidentit socialist, Ivo Josipovic të Kroacisë, se ajo po punon nën rrogozë  me kryeministrin socialist, Edi Rama për të  deformuar reformën në drejtësi në favor të Edi Ramës. Në qershor mbahen zgjedhjet në Shqipëri, opozita e ka braktisur parlamentin me argumentin se zgjedhjet janë në rrezik dhe kërkon një qeveri teknike. Rama në të kundërtën akuzon se opozita kërkon ti shpëtojë reformës në drejtësi e të bllokojë integrimin e vendit në BE (përsa kohe opozita është jashte parlamentit Komisoni i vleresimit nuk mund të formohet).  Konfrontimet janë rritur edhe brenda koalicionit; ministri i drejtësisë Ylli Manjani duhet të jepte dorëheqjen, kur akuzoi haptazi se socialistët janë mbrojtësit e baronëve të drogës.
Krimi i organizuar dhe droga kanë rrënjë të thella në politikën shqiptare. Përfaqësuesi i OSBE-së  Bernd Borchard deklaroi se më shumë se 2 miliard euro nga paratë e drogës mund të përdoren për të manipuluar zgjedhjet. Nga ligji i dekriminilazimit jane prekur afro 30 deputetë e të tjerë, së fundmi edhe deputeti socialist Armando Prenga, por sukseset të mëdha në luftë kundër krimit të organziuar nuk ka.

Një urdher arresti nderkombetar për Klement Balilin, i cili cilësohet si Eskobari Ballkanit u injorua nga policia shqiptare derisa ai mundi të fshihej. Nën rrjetën e hetuesve bien vetëm peshqit e vegjël. E cuditshme është që kanabisi nga Shqipëria ka mbytur tregun, ndërsa policia krenare deklaron se ka shkatërruar 99 përqind të territorit të mbjellur me drogë. Vetëm në shkurt policia italiane arriti të kapte shumë tonelata drogë. Prokurori i antimafies italiane Franko Roberti, deklaroi në Tiranë se prodhimi i kanabisit është trefishuar. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me kolegët në Tiranë për të gjetur arsyen.

Frankfurter Allgemeine Zeitung

Kategori
Uncategorized

Rama i “shkruan” popullit tonë: Siriano-shakë!

SIRIANO-SHAKË!
– E perse ikni? Sepse s’keni pune?

– Paranojak!! 300.000 vende pune jane hapur keto 45 muaj .

– Po ti si popull s’ke pare gje me sy? – Kush ta ka fajin qe je qorr ti? Ti s’ke nevoje per pune, ti ke nevoje per syze. Qeveria te hap vendet e punes, syzet per t’i gjetur duhet t’i blesh vete.

 

Qysh ne krye te heres kemi dashur si Qeveri te te nisim nje email, po s’ta kemi pasur adresen.

Shyqyr qe ta gjetem..

Nuk mund te rrime pa t’i shkruar dy gisht leter per rrezikun nr.1 qe i kanoset popujve si puna jote qe eshte Paranoja. Paranoja per shpresen qe ka humbur dhe nuk kthehet nga humbetira, ku shpresa vdes e fundit, se nga te humburit s’ka mbetur asnje tjeter gjalle per t’u kthyer. (Lexoje prape! Mos bej sikur e kuptove me te paren..)

Po ti z.Popull duhet ta kuptosh, ne kohet qe jetojme shpresa nuk kthehet aq shpejt. Mos e ngaterro me …… ti, qe kthehet me 4G.

Po ti z.Popull ke filluar je kthyer ne paranojak. Po ta shpjegojme me poshte pse.

Jo pa shqetesim kemi vene re qe entuziazmi dhe lumturia qe ngazellente shpirtin tend ne ditet e para te Rilindjes, ia ka lene vendin sirian-lleqeve, me udhetime drejt Gjermanise.

Aty si siriano-shak me rrobat zhul, me bluza te grisura, rrini kampeve. Njeri kishte dale ne nje TV jepte interviste pa kepuce veshur, si cuni i Hirushes qe ruan traditen e familjes. Turp. Late nam.

– E perse ikni? Sepse s’keni pune?

– Paranojak!! 450.000 vende pune jane hapur keto 69 muaj .

– Po ti si popull s’ke pare gje me sy? – Kush ta ka fajin qe je qorr ti? Ti s’ke nevoje per pune, ti ke nevoje per syze. Qeveria te hap vendet e punes, syzet per t’i gjetur duhet t’i blesh vete.

Dhe mos u anko shume per taksat. Pse ben sikur do te besh namin po te shkurtuam taksat? Ca do te besh he? Kot per leke xhepi do t’i mbash, nga nje kafe ne dite do t’i besh dy. E c’fitove? Sa demtove shendetin kot.

…Aman mos fillo me keto “Me duhen per buke, drita, ilace” se i thoni kaq shume here bashke keto, saqe me duket vetja si pronar furre buke qe me eshte semurur elektricisti. Buke, drita, ilace..na lojtet mendsh. Te llastuar.

Dhe tjetra mos u anko per taksat e reja qe vendosim. Se ne jemi qeveri e majte. Ti e di z.Popull qe ne ua marrim te pasurve e ua japim te varferve. Ja per shembull taksen e Rruges se Kombit, 5 euro. Kuksianet punojne te gjithe ne Gjermani, ca i kane ata 5 Euro per rrugen..

Degjo mua, kur t’i merr Qeveria leket me taksa jane te gjithe te fituar, se edhe qeveria ha ndonje cope buke (Kryeministri, ministrat, deputet, drejtoret etj.etj.), por edhe ti si popull e ndjen qe dicka po leviz. Natyrisht ajo qe do te ndjesh ti nuk eshte dora e Qeverise… se si eshte ajo shprehja “Qe baba duret” (slang;-)), por gjithsesi ti kot ben sikur e ke per here te pare. Tani je bere profesionist ne kete sportin e te ndjerit dicka qe te leviz, vajte 26 vjet, mos thuaj qe s’te lezeton fare. Se si i tha ai “Po me tre here quhesh?”. Keshtu je pak a shume dhe ti o popull.

Prandaj po te themi qe me mire t’i marri shteti ato leke. Bejme qejf te dyja palet bashke.

He, do fillosh prape me kete historine “Mire na merr taksat, po rrogat dhe pensionet pse rrine ne vend?”

E ke vene re qe jeni bere te gjithe si Flutura Maji, i doni te gjitha ne nje dite?

Po keto gjera duan kohen e vet. Ne sapo kaluam 45 muajt e pare te qeverise se re. Madje keshtu me letra 300 dite kemi. Ti prit sa te shkojme 30.000 dite, sac na duhet per te permbushur reformat dhe patjeter qe do t’i rrisim dhe rrogat dhe pensionet.

Por deri atehere… Durim e ka emrin… Derri, mbiemrin.

Prandaj donim te te shkruanim o popull.

Ah se desh harruam. Lejtmotivi i jetes tende me pak fjale z.Popull:

Nese ke ne plan mos paguash dritat – Me mire merru me droge. Ke me shume lehtesira ne gjykim.

Terhiq gjithmone kuponin tatimor – Edhe sikur kjo te te kushtoje 4 brinje te thyera. Dikush do te te falenderoje ate dite.

Kur je i stresuar nga hallet, ndiq telenovelen politike se do kemi seri te reja. Meta, Rama, Basha, Berisha etj do te shfaqen ndryshe nga sa jeni mesuar ti shihni.

Nese semuresh dhe vendos te shkosh ne spital – Ben mire te marresh dhe krevatin me vete, per cdo eventualitet.

Boll I re daulleve per cmimin e naftes. Do hame edhe ne ndonje gje.

Te fala,

Kryeministri

Kategori
Uncategorized

Hijenat e nates.

Avatari i @gjata.comAL in Sweden.

Te kerkosh doreheqjen e nje kryetari qe ka fituar zgjedhjet lokale, eshte jo vetem nje anadollek por dhe nje abuzim i hapur me voten qytetare  brenda Partise Demokratike.

Te kerkosh doreheqjen e Renato Prezes, kryetarit te ri te deges se Partise Demokratike Pogradec, ne nje kohe kur Partia Demokratike  e drejtuar nga ky kryetar dege, arriti te fitoje ne bashkine e Pogradecit mbas 15 vitesh, eshte jo vetem nje loje e ndyre shtrigash dhe hijenash nate, por dhe nje perpjekje per ta ri-care dhe shkaterruar perseri kete dege.

Humbesit apo perfituesit, cakejte brenda dhe jashte deges se PD_se Pogradec duhet ta dine apo ta marrin vesh se partia demokratike, nuk eshte as prone private, as dhe nje lope qe duan ta mjelin dhe kur ajo eshte e ngordhur.

Matrapaslleqet dhe shitja e votes duhet te marrin fund, te pakten brenda kesaj dege, shefat e Tiranes, Korces, apo dikush tjeter duhet ti largojne duart…

Shihni postimin origjinal 454 fjalë më tepër

Kategori
Uncategorized

“Amnistia” që shpëton politikanët, drejtësia e re nuk rigjykon pafajësitë e blera.

 

Pa zhurmë dhe larg vëmendjes së mediave, Parlamenti Shqiptar i ka hapur rrugë një ‘amnistie’, nga e cila përfitojnë pikësëpari politikanët dhe njerëzit e drejtësisë, por edhe mijëra qytetarë të zakonshëm.

Dosjet e pushtetarëve dhe të çdo qytetari të thjeshtë, të cilët kanë blerë pafajësinë tek gjykatat dhe prokuroritë e korruptuara, nuk mund të rihapem më kurrë, me qëllim për të rënduar pozitat e tyre.

Po ashtu, kush është dënuar një herë nga gjykata për një vepër të caktuar penale, pavarësisht zbulimit të provave dhe fakteve të reja, vendimi i gjykatës nuk mund të rishikohet më, me qëllim rëndimin e pozitës së të dënuarit.

Pra, kush ka blerë drejtësinë dhe është shpallur i pafajshëm nuk mund të dënohet më, ndërsa kush është dënuar një herë nuk mund të dënohet më tepër, edhe nëse dalin prova dhe fakte të reja për atë vepër penale. Kështu parashikojnë ndryshimet në nenin 449 të Kodin e Procedurës Penale të miratuara nga Parlamenti në datën 30 mars.

Me këtë pikë, të gjithë personazhet e përfshirë në ngjarjet e mëdha, ku është implikuar politika, që janë shpallur të pafajshëm apo që kanë marrë një dënim modest në raport me përgjegjësinë, nuk mund dalim më para drejtësisë së re pas shembjes së sistemit aktual të drejtësisë. Konkretisht, mbyllet çdo shteg për të çuar para drejtësisë të gjykuarit për ngjarjet e bujshme.

Ndryshimi/ Ligji i miratuar nga Parlamenti ndryshon pikën 2 të nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale. Varianti i miratuar parashikon që nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit. Ndërkaq, pika e parë e këtij neni saktëson se, rishikimi i vendimeve që kanë marrë formë të prerë lejohet në çdo kohë, edhe kur dënimi është ekzekutuar ose shuar, por me kushtin që të mos synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit. Ndërsa varianti në fuqi parashikonte që vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit. Ky ndryshim tingëllon si një lloj amnistie politike, pasi shumë politikanë që i kanë shpëtuar drejtësisë apo që kanë ia kanë ‘hedhur’ me një dënim minimal, nuk do të rrezikohen më nga drejtësia e re. Ndryshimi favorizon të gjithë zyrtarët dhe pushtetarët, të të gjithë krahëve politikë në Shqipëri, të cilët kanë blerë drejtësinë e korruptuar ndër vite, duke marrë pafajësi apo dënime modeste. Ndryshimi në KPP, në një farë mënyrë, vendos edhe një vit zero, sa i takon luftës kundër korrupsionit, me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

PS-LSI-PDIU përmbysin propozimin e ndërkombëtarëve

Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU kanë përmbysur propozimin e ndërkombëtarëve në favor të njerëzve që kanë blerë pafajësinë tek drejtësia aktuale. Ndryshe nga ekspertët e huaj, PS, LSI dhe PDIU kanë vendosur që vendimet e gjykatave të korruptuara të mos rishikohen, për të vendosur drejtësinë në vend për shumë ngjarje dhe abuzimeve në historinë e pluralizmit. Çfarë ka ndodhur? Për hartimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale është ngritur një grup pune, në kuadër të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Në përbërje të këtij grupi pune kanë qenë ekspertë të nivelit të lartë, përfaqësues të misionit EURALIUS, konsulentë dhe ekspertë të fushës. Grupi i punës është asistuar nga sekretariati teknik, i përbërë nga juristë dhe përfaqësues nga Kuvendi, misioni EURALIUS dhe eksperte të fushës. Ky grup pune ka propozuar ashpërsimin e pikës 2 të nenit 449 të KKP, duke hequr kufizimin kohor (brenda 5 viteve) për rishikimin e vendimeve të gjykatave. “Në rastet dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod dhe me kërkesë, lejohet rishikimi i vendimeve të dënimit që kanë marrë formë të prerë”, thuhet në propozimin e ndërkombëtarëve. Por, ky propozim është hedhur poshtë nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas nga Parlamenti. Komisioni i Ligjeve, pa praninë e Partisë Demokratike, jo vetëm ka hedhur poshtë propozimin e grupit të punës, por e ka përkeqësuar pikën dy të nenit 449 të KKP, duke ndaluar rishikimin e vendimeve të gjykatave të korruptuara. Referuar procesverbalit të votimit, rezulton se ndryshimi i bërë nga Komisioni i Ligjeve është votuar në parlament nga deputetët e PS, LSI dhe PDIU, shkruan shqiptarja.com. Edhe pse ky ndryshim favorizon shumë njerëz të Partisë Demokratike, kjo e fundit, për shkak të bojkotit të Kuvendit, nuk ka marrë pjesë në këtë proces.

Amnisti/ Pa zhurmë dhe larg vëmendjes së mediave, Parlamenti Shqiptar i ka hapur rrugë një amnistie, nga e cila përfitojnë pikësëpari politikanët dhe njerëzit e drejtësisë, por edhe mijëra qytetarë të zakonshëm.

Ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale, në një farë mënyrë, vendos edhe një vit zero, sa i takon luftës kundër korrupsionit, me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Varianti i miratuar nga Parlamenti

Neni 256

Neni 449 ndryshon si më poshtë:

Nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit.”

Varianti i dorëzuar nga hartuesit

Neni 256

Neni 449 ndryshon si vijon:

Në rastet dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod dhe me kërkesë, lejohet rishikimi i vendimeve të dënimit që kane marrë formë të prerë.

Varianti që ishte në fuqi

Neni 449

Vendimet që mund të rishikohen

…Vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit.

Deputetët që ndryshuan nenin në Komisionin e Ligjeve

Vasilika Hysi

Dashamir Peza

Pandeli Majko

Ulsi Manja

Vexhi Muçmataj

Luan Rama

Silva Çaka

Anila Agalliu

Edmond Leka

Tahir Muhedini

Adelina Rista

Kodi i ri, kush bashkëpunon me drejtësinë i shpëton dënimit

Neni 31. Neni 37/a ndryshohet si më poshtë̈:

“Neni 37/a

Bashkëpunimi me drejtësinë

1. I pandehuri që akuzohet për një krim që dënohet në maksimum jo më pak se 7 vjet burgim, të kryer në bashkëpunim ose për një nga veprat penale të parashikuara nga shkronja a) e paragrafit 1 të nenit 75/a, mund të fitojë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me prokurorin. Marrëveshja që përmban kushtet e bashkëpunimit mund të lidhet në çdo gjendje dhe fazë të procedimit, edhe pasi vendimi penal ka marrë formë të prerë dhe është vënë në ekzekutim.

2. Marrëveshja nënshkruhet kur i pandehuri dëshmon pa asnjë rezervë apo kusht për të gjitha faktet dhe rrethanat që ka dijeni për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtarinë kriminale. Dëshmia e tij duhet të jetë provë vendimtare fajësie, në drejtim të provueshmërisë së fakteve dhe të autorësisë së tyre, si dhe për parandalimin e krimeve të rënda dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre. I pandehuri, në dëshminë e tij, duhet të identifikojë të gjitha pasuritë me origjinë kriminale në posedim të tij dhe të bashkëpunëtorëve. Të dhënat e mësipërme duhet të jepen brenda 30 ditëve nga data e nënshkrimit të marrëveshjes.

3. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka të drejtë të kërkojë mbrojtje të posaçme për vete dhe për familjen e tij, sipas legjislacionit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

4. Në rastet e bashkëpunimit me drejtësinë, prokurori i kërkon gjykatës uljen e masës së dënimit ose përjashtimin e bashkëpunëtorit të drejtësisë nga dënimi. Kur marrëveshja lidhet në fazën e ekzekutimit të vendimit, kompetenca për të shqyrtuar kërkesën e prokurorit i përket gjykatës që ka dhënë vendimin. Ulja e masës së dënimit ose përjashtimi prej tij çmohen në përpjesëtim me kontributin e dhënë nga bashkëpunëtori i drejtësisë për faktet dhe rrethanat që tregohen në paragrafin 2 të këtij neni. Zbatohen rregullimet e paragrafit 7 të nenit 28 të Kodit Penal, si dhe rregullat e paragrafit 1 të nenit 480 të këtij Kodi.

Marrëveshja e bashkëpunimit revokohet kur bashkëpunëtori i drejtësisë shkel kushtet e marrëveshjes së bashkëpunimit, fsheh të dhëna pasurore ose fakte me interes për drejtësinë, ose bën deklarime apo dëshmi të rreme. Zbatohen për aq sa janë të pajtueshme rregullat e paragrafit 1 të nenit 480 të këtij Kodi”

Kategori
Uncategorized

Suedia mendon largimin nga BE, ndjek shembullin e Britanisë.

suedi

Një tjetër vend europian është gati të ndjekë shembullin e Britanisë dhe të largohet nga BE deri në fund të kësaj dekade. Bëhet fjalë për Suedinë, e cila për shkak të pakënaqësive të mëdha për drejtimin që po ndjek projekti evropian, mendon daljen nga zona euro, thotë një deputet euroskeptik për mediat britanike.

Peter Lundgren, nga partia e djathtë demokratët suedezë tha se forcat anti-BE po shtohen në Stokholm dhe parashikon se do të ketë një referendum të stilit të Brexit-it për vendin e Suedisë në bllok, brenda pak vitesh.

Partia e tij, kryeson aktualisht në sondazhet e opinionit publik dhe planifikon të rinegociojë kushtet e anëtarësimit të Suedisë para se të shkojë drejt një vote publike, nëse do të marrë pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. Ai thotë se shumë zgjedhës në vendin skandinav, që i ka rezistuar apeleve për t’iu bashkuar euros, janë të alarmuar nga drejtimi që ka marrë BE dhe duan të shkëputen.

Një sondazh i kryer në janar tregonte se 39 për qind e suedezëve janë aktualisht në favor të daljes nga blloku, numër ky pothuajse i barabartë me britanikët që kanë mbështetur Brexit-in para se David Cameron të shpallte referendumin. Zgjedhjet e përgjithshme në Suedi, që do të mbahen në ose para 9 shtatorit të vitit të ardhshëm, do të jenë kështu një test i rëndësishëm për bashkimin evropian, që po përballet me një rritje frenetike të forcave populiste.

3

Kategori
Uncategorized

E frikshme/ Ja emrat e policëve të lartë të përfshirë në tafikun e drogës.

Disa ditë më parë u kap në Triport të Vlorës një sasi e konsiderueshme rreth 1 ton drogë, por asnjë nuk u arrestua.

Sipas një denoncimi në Facebook të ish-Kryeministrit Sali Berisha, në këtë trafik droge ishin implikuar disa punonjës policie në Vlorë.

Denoncimi i ish-Kryeministrit Berisha:

Trafikun e droges e ben qeveria!

Oficeri dixhital informon:
– Droga e kapur ne Teiport -Zvernec tre dite me pare ishte ishte e Leart Çeles, drejtorit te policise se Vlores.
Lexoni me poshte mesazhin e orficerit dixhital! sb

“Pershendetje doktorr!Jam oficer ne Komisaritin e policise Vlore.Disa ditë më parë Policia e Shtetit (Policia Vendore Vlorë) ka kapur në zonën e Triport-Zvërnec në një furgoni 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive me hashash si dhe një Fuoristrada që transportonte një gomone me 3 motorra e cila do të shërbente për transportin e ngarkesës.
Theksohet se ngarkesa ka qënë e “Jaert Çelës” – Drejtorit te Policisë Vendore të Qarkut Vlorë dhe organizimin e saj e bënte në terren “Gjergj Koila” – Shefi Krimit të Organizuar në këtë Drejtori. Ngarkesa e këtij transporti ka qenë e mirë organizuar dhe me dijeni të plotë të strukturave vendore të SHKB-së dhe konkretisht të Drejtorit të SHKB-së Vendore “Endri Mema” lidhje e “Arben Skëndo”. Kapja e kësaj ngarkese është bërë fare rastësisht nga ana e strukturave të Komisaritit të Policisë Vlorë dhe konkretisht nga shefi i këtij komisariati “Behar Caka”.

Ky i fundit nuk ka pasur dijeni lidhur me këtë ngarkesë pasi Drejtori i Vlorës “Jaert Çela” ka kërkuar nga Shefi i Krimit të Organizuar të Policisë Vlorë “Gjergj Koila” të përjashtonte shefin e Komisaritit “Behar Caka” duke bërë një pagesë tek SHKB Vendore e Vlorës për të qenë të sigurt për çdo eventualitet. Theksohet se personat që do të bënin transportin janë kapur por pas marrjes dijeni të shërbimeve të Policisë se cilit i përkiste kjo si ngarkesë, janë lënë të lirë të ikin duke proçeduar më tej sikur Trafikuesit janë larguar përpara se të konstatoheshin nga Policia e Shtetit… Mes Drejtorit Jaert Çela dhe Shefit të Kom Berar Caka ka nisur një debat i rëndë i cili kë tej ka degraduat rëndë…”

Kategori
Uncategorized

Mbaje celularin hapur se do kesh një telefonatë…e di vetë ti!

Bogdani – Ramës: Boll me Fake News në TVSH po mbaje celularin hapur se do kesh një telefonatë…e di vetë ti!

20:57, 01/04/2017
Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ka reaguar ndaj lajmit në RTSH për takimin e Lulzim Bashës me eurokomisionerin Johannes Hahn.

Në një status në Facebook, Bogdani e quan Fake News lajmin e RTSH-së dhe sqaron Kryeministrin se çfarë ndodhi në takimin e Bashës me Hahn, ku vet deputeti Gerti Bogdani ishte i pranishëm.

Deputeti i PD ka edhe një mesazh për Edi Ramën, që gjatë ditëve në vijim të bëhet gati të presë telefonata nga Brukseli.

Mesazhi në Facebook i deputetit të PD Gerti Bogdani:

Nje sqarim per ‘fake news’ nga RTSH-ja dhe nga ‘ngazellimin’ e Kryeministrit sot per takimin e Bashes me Hahn!

E para – Ne pjesen me te madhe te takimit me Bashen, komisioneri Hahn ishte i vetem, i pa shoqeruar nga staf.
E dyta – Maja Kociancic nuk eshte zedhenese e tij, por zedhenese e Mogherinit, ish komuniste, sot socialiste, qe per rrjedhoje nuk mund te ishte prezente ne Kongresin e te Djathtes Europiane, EPP, ne Malte. Shefja e strategjise per mediat e komisionerit Hahn, eshte Annemarie Huber.
E treta, e verteta – lajmi i vetem ne kete rast, eshte fakti qe fatkeqesisht gazetare/korrespondente ‘mercenare’ te pushtetit u paguankan edhe nga taksat e shqiptareve si punonjes te RTSH!!!

PS. Mbase Rama kete e ka patur si lajm 1 Prilli, megjithese 1 Prill i ka patur te 4 vitet e qeverisjes!!! E kush genjen atehere?!?!

Edhe se fundmi, nje keshille per kryeministrin e 1 Prillit, le ta mbaje cel afer keto dite, jo per te porositur lajm te mercenaret, as per te pritur ‘fake neës’, por nga… e di vete ai!!!

Kategori
Uncategorized

Shpërthen Kastriot Myftaraj/ ‘Fred Eunuku’ nuk është gazetar, polici ishte palaço…

Shpërthen Kastriot Myftaraj/ ‘Fred Eunuku’ nuk është gazetar, polici ishte palaço...

Nuk kam ndonjë simpati, as respekt si politikan për deputetin Myslim Murrizi, por në incidentin që ai ka pasur me një polic të qarkullimit rrugor, ka mbështetjen time.

Nga dialogu që pamë në videoregjistrim del se polici Agron Voga nuk ka vepruar aspak ligjërisht, ndonëse çdo moment pretendon se vepron në emër të ligjit. Në emër të cilit ligj vepron ky polic kur ai demonstron se nuk njeh as rreshtin e parë të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Kodi Rrugor, që në nenin 1 të tij bën fjalë dhe sanksionon rregullat e qarkullimit (rrugor), jo të trafikut, siç flet ky injoranti me uniformë.

Për “trafik” flet një tjetër kod ligjor i Republikës së Shqipërisë, që është Kodi Penal, por në këtë rast bëhet fjalë për trafikun e drogës.

Polici i shtetit ka detyrim të flasë në gjuhë ligjore dhe këtë gjë e pretendon ky polic injorant, por megjithatë flet në terma informale, në zhargon. Nuk është polic, por palaço-polic. Le të shkojë në cirkus, le të shkojë në “Portokalli” për ta treguar talentin e vet, por nuk ka vend në rrugë, si përfaqësues i ligjit.

Kur një polic nuk flet as minimalisht në gjuhën e ligjit, atëherë është i pabesueshëm në gjithçka që thotë. Gjithçka mbaron këtu. Është si ajo barcaleta ku “kirurgu” i thoshte bisturisë “brisk”.

Kur një polic flet për “trafik” atje ku ligji flet për “qarkullim”, atëherë qytetari ka të drejtë të thotë se mos e kanë ndaluar trafikantët e drogës të veshur si policë të shtetit.

Nga dialogu, shihet se konflikti ka ardhur për shkakun se polici i thotë qytetarit që ky është në shkelje të rregullave, pa rrip sigurimi, por megjithatë i thotë se këtë informacion e ka nga komandanti i trafikut! Domethënë këtë konstatim nuk e bën polici Agron Voga. Që do të thotë se qytetari Murrizi është në rregull në momentin e ndalimit nga ky polic.

Polici Agron Voga i shmanget pyetjes së qytetarit-deputet që kërkon të sqarojë pikërisht këtë çështje, madje e kërcënon qytetarin me sanksione nëse ky do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij të ligjshme për të kërkuar sqarime. Merret vesh, polici është trembur kur ka parë se po filmohej.

Sipas ligjit, qytetari nuk duhet të debatojë me policin, por t’ i bindet atij. Por ky detyrim ligjor i qytetarit vjen pasi polici të ketë përmbushur detyrimin ligjor që të komunikojë me qytetarin sipas ligjit. Domethënë, polici Agron Voga duhet të kishte komunikuar me qytetarin deputet Myslim Murrizi kështu:

“Përshëndetje zotëri, unë jam polici i qarkullimit rrugor Agron Voga, dhe ju kam ndaluar për arsye se kam një të dhënë nga eprori im, shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, që ju sot në x vend dhe në x kohë, keni kryer një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke mos e pasur të vendosur rripin e sigurimit gjatë lëvizjes me automjetin tuaj.”

Pas kësaj qytetari i ndaluar kishte të drejtë t’ i kërkonte policit që të saktësonte nëse ky vetë kishte konstatuar ndonjë shkelje të rregullave në momentin e ndalimit.

Polici duhet t’ i përgjigjej kësaj pyetjeje me sinqeritet dhe përgjegjshmëri.

Gjithashtu, meqenëse polici e ndaloi qytetarin kishte detyrim ta sqaronte se kush dhe si e kishte konstatuar shkeljen. Për mund ta vinte në kontakt edhe me shefin e tij i cili u kuptua se po e ndiqte ngjarjen në radio, madje ndërhyri disa herë duke komunikuar me vartësin e tij.

Nuk kishte asgjë të keqe që shefi të kishte komunikuar drejtpërdrejt me qytetarin-deputet dhe t’ i kishte dhënë sqarime. Meqenëse Policia Rrugore zgjodhi ta ndalonte qytetarin në rrugë, për një ngjarje jo të atypëratyshme, atëherë kishte detyrim t’ i jepte sqarime të atypëratyshme.

Z. Murrizi ka bërë gabim që ka dëgjuar këshillat juridike të atyre që i kanë thënë ta heqë videon. Ai jo vetëm nuk duhet ta hiqte videon me sharje, por duhet t’ i shumëfishonte ato. Sepse ai, as si deputet, as si qytetar, nuk ka detyrim të përballet me njerëzit e trafikut, por me ata të qarkullimit rrugor.

Kur Policia e Shtetit keqtrajton kështu një deputet, i cili për më tepër po e filmon ngjarjen, imagjinoni si sillet me një qytetar të çfarëdoshëm. Çfarë duhet të bëjnë qytetarët atëherë kur ndalohen në rrugë nga policë të qarkullimit rrugor si ky Agron Voga, t’ i trajtojnë këta policë sikur t’ i ketë ndaluar një bandit me fytyrën e mbuluar me maskë ndaj të cilit kanë të drejtën e vetëmbrojtjes, nëse kanë guxim dhe fuqi. Domethënë t’ i kapin për fyti dhe t’ ua thyejnë kokën në vendngjarje, atje te rrota e parë e makinës. Sepse duket se nuk i ka mbetur tjetër mënyrë qytetarët për t’ u mbrojtur nga banditët e uniformuar.

Z. Murrizi duhet të bëjë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe kryerje të veprimeve arbitrare ndaj policit dhe shefit të tij “komandantit të trafikut”.

Është e neveritshme sjellja e Fred Eunukut që vetëm me gazetarinë nuk ka të bëjë, i cili i kërkon Lulzim Bashës që ta dënojë sjelljen e deputetit të vet. Fred Eunuku është qytetar amerikan dhe mund të na ndriçojë për atë nëse kjo video do të ishte shfaqur në SHBA, cili do të dënohej, polici apo deputeti?

Këtë Agron Vogën bëjnë mirë ta kthejnë atje në fshatin Halilaj të Krujës nga ku ka ardhur, të ruajë delet. Në mos qoftë edhe atje ilegal, sepse origjinën e ka nga katundi Kroi i Fokës.

Marrë nga FB e autorit